Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 27 February 2013

Ky Ndriçim i Madh i Ndërgjegjes do të ndodhi pasi Famulltari Im i Shenjtë është larguar nga Roma

E Mërkurë, 20 Shkurt 2013, 19:30

Bija Ime fort e dashur, nd
ërsa mund të duket e padrejtë që fëmijët e Hyjit duhet të vuajnë nën sundimin e profetit të rremë dhe antikrishtit, dije këtë. Të gjithë shpirtrat në botë duhet të durojnë dhimbjen e refuzimit dhe të vuajtjes, të cilat Unë i durova, në një farë mase, me qëllim që të pastrohen.

Unë, përmes Mëshirës Sime të Madhe, do të siguroj që ky pastrim të ndodhi shpejt
ë. Pastaj, ndjekësit e Mi do të shtohen në numër, në gadishmëri për Ardhjen Time të Dytë. Ati Im do t'i vëzhgoj të gjitha sprovat, që do të ndjehen nga të gjithë fëmijët e Tij, me butësinë e madhe të Zemrës.

Ai do të ndërhyj kur veprat djallëzore të persekutimit, të shkaktuara mbi t
ë Krishterët, ta tejkalojnë çfarë është e lejuar dhe Ai do t'i shkatërroj njerëz të tillë djallëzorë.

Ju duhet të prisni tani Veprën e Mëshirës Sime Hyjnore, sepse ajo do të nxjerri të mirët nga të liqtë. Ky Ndriçim i madh i Ndërgjegjes do të ndodhi pasi Famulltari Im i Shenjtë është larguar nga Roma.

Pregatituni për t
ë shpëtuar shpirtrat tuaj. Atyre shpirtrave kokëfortë mes jush, juve do t'ju jepet një kohë shumë e shkurtër për t'u përulur në gjunjë, me përulësi, për të kërkuar Mëshirën Time. Dhe pastaj trumpetat do të shpalosen, dhe profecitë, që çojnë drejt fundit do të zbulohen, ashtu si është parathënë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/02/20/this-great-illumination-of-conscience-will-take-place-after-my-holy-vicar-has-left-rome/