Kerko Mesazhet ketu

Thursday 7 February 2013

Ndërhyrja e Atit Tim tashmë ka filluar dhe zemërimi i Tij do ta tundë tokën

E Mërkurë, 30 Janar 2013, në 23:10

Bija Ime fort e dashur, shkatërrimi i jetës njerëzore, nga duart e atyre që nuk e nderojnë rëndësinë e kësaj Dhurate nga Hyji, po shtohet. 

Zemërimi i Atit Tim, për shkak të këtij mëkati të neveritshëm, ka arritur një pikë të tillë, sa britmat e Tij mund të dëgjohen përmes Qiellit.

Dora e Zemërimit të Tij do ta zhdukë këtë ligësi, kur Ai t'i shkulë ata njerëz të ligj dhe t'i shkatërrojë ata. Për çdo njeri të vrarë si një kafshë, Ati Im do ta hedhë vrasësin në zjarrin e Ferrit.

Ju lutem ta dini se ndërsa luftërat shtohen, të ligjtë mes atyre diktatorëve do të sfidohen. Ata do të shkulen nga rrënjët dhe do të ndeshen me Drejtësinë, të cilën do ta sjellin përmbi veten e tyre.

Njeriu nuk mund të shikojë 
çfarë Unë shoh. Ata nuk e dinë përhapjen e ligësisë, që çon në shkatërrimin e jetës, shkatërrimin e tokës dhe persekutimin e njeriut, nga vëllezërit dhe motrat e tyre.

Ndërhyrja e Atit Tim tashmë ka filluar dhe zemërimi i Tij do ta tundë tokën. Mjaft. Mospranimi i të Vërtetës së Ekzistencës së Hyjit nga njeriu është në themel të kësaj ligësie. Njeriu luan me jetën, sikur ai të kontrollonte gjithçka që është në tokë, mbi të cilën ai nuk ka asnjë autoritet. Kjo ligësi nuk mund të pranohet të vazhdojë. Asaj do t’i vijë fundi dhe frika e Hyjit do të ndjehet nga ata që nuk i pranojnë Ligjet e Tij.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/30/my-fathers-intervention-has-already-commenced-and-his-wrath-will-shake-the-earth/