Kerko Mesazhet ketu

Sunday 3 February 2013

Profecitë, e përmbajtura në Librin e Zbulesës, janë të njohura vetëm pjesërisht

E Diel, 27 Janar 2013, në 20:30

Bija Ime fort e dashur, Unë Jam i detyruar t'i informoj ndjekësit e Mi, se ju do të ndëshkoheni, nga disa shërbëtorë të Mi të shenjtë. Ju së shpejti do të udhëzoheni nga disa prej tyre, që të largoheni nga kjo Punë.

Ju do të trajtoheni ashtu siç qenë trajtuar dishepujt e Mi, nga priftërinjtë e kohës së tyre. Atyre, gjithashtu, iu tha që të largohen nga Unë dhe shumë prej tyre nuk u lejuan të hynin në tempuj për t'i bërë nderime Hyjit, Atit Tim të Përjetshëm.

Shumë keqkuptime të Premtimeve të Mia ndaj njerëzimit do të përdoren si një vegël për t’i inkurajuar të tjerët që të më refuzojnë Mua, ndërsa Unë e komunikoj Fjalën Time të Shenjtë në mbarë botën, në këtë kohë.

Ju, dishepujt e Mi, do të akuzoheni për herezi dhe do t'ju thuhet se nuk po ndiqni Doktrinën e Shenjtë.

Gabime të tmerrshme do të bëhen nga shërbëtorët e Mi të shenjtë kur ata të ndjekin drejtimin e gabuar në rrugën drejt Mbretërisë Sime. Ata do ta bëjnë këtë përmes paditurisë, sepse shumë prej tyre mendojnë se ata tashmë i njohin profecitë që Unë akoma Kam për t'ia treguar botës, përpara Ardhjes Sime të Dytë.

Oh sa do të ngatërrohen ata kur të udhëzohen për të bërë gjënë e gabuar duke i refuzuar paralajmërimet e Mia të dhëna për të gjithë, për shpëtimin e shpirtrave. Profecitë e përmbajtura në Librin e Zbulesës, janë të njohura vetëm pjesërisht.

Asnjë shërbëtor i shenjtë në Kishën Time nuk e kupton Librin e Zbulesës, akoma. Ata do të informohen, dhe këtë Unë do ta bëj pjesë-pjesë. Është vetëm për njohurinë tuaj kur Unë vendos që koha është e duhur.

Ju lutem hapini zemrat tuaja tek e Vërteta. Të jeni të kujdesshëm kur e gjykoni Fjalën e Hyjit, të dhënë profetëve të Tij të zgjedhur. Gjykojini ata me ashpërsi, dhe ju do të gjykoheni me po atë masë. Refuzojini ata me egërsi, dhe ju, po ashtu, do të refuzoheni nga Dora Ime e Drejtësisë. Pranojini ata me dashuri, dhe Unë do t'ju mbështjell në Krahët e Mi të Shenjtë.

Asgjë nga ato që Unë ju jap tani nuk bie në kontradiktë me Librin e Atit Tim, sepse kjo nuk është e mundur. Unë vij, tani, për t’i çuar në fund Mësimet e caktuara nga Unë gjatë kohës Sime në tokë. Kur Puna Ime të jetë kompletuar, Besëlidhja Ime do të jetë përmbushur përfundimisht. Pastaj, Unë do të sjell Dhuratën Tejet të Lavdishme të Jetës së Përjetshme.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/01/27/the-prophecies-contained-in-the-book-of-revelation-are-only-partially-known/