Kerko Mesazhet ketu

Monday 11 February 2013

Nëna e Hyjit: Shumë do të jenë të vetmuar në kërkimet e tyre për të formuar grupe lutjesh

E Martë, 5 Shkurt 2013, ora 19:45

Bijtë e mi, ju duhet të kërkoni ngushëllimin e njëri tjetrit, ndërsa mblidheni, në çdo skaj të tokës, për të formuar Ushtrinë e Mbetur të Birit Tim.

Shumë do të jenë të vetmuar, në kërkimet e tyre për të formuar grupe lutjesh, dhe mund të ndjehen se ajo është e kotë, herë pas here. Për çdo Grup Lutje të ngritur, për të recituar Kryqëzatën e Lutjeve, një Hir i veçantë do t’ju jepet juve nga Biri im i shtrenjtë.

Ai është i pranishëm në çdo grup dhe Ai do t'ju bëj të vetëdijshëm për këtë.
Ju do ta ndjeni Dashurinë e Tij dhe pastaj ju do të dëshmoni frytet, ndërsa ato do të hidhen dhe do të shpërndajnë Fjalën e Tij Më Të Shenjtë.

Fëmijë, ju jeni të bekuar që po ju jepet Dhurata e përulësisë, sepse vetëm ata prej jush që e pranojnë Fjalën e Birit tim, pa asnjë dyshim, do të krijojnë shumë kthime në besim, prej Grupeve tuaja të Lutjes.

Shpirti i Shenjtë tani po lëviz, shpejt, mes jush, fëmijë të dashur, dhe më sjell mua kaq shumë gëzim kur shikoj se sa shumë Ai e trazon shpirtin tuaj.

Ju duhet të qëndroni të bashkuar, bijtë e mi, sepse Biri im ka nevojë për dashurinë dhe përkushtimin tuaj, që Ai të mund të shpëtoj njerëzimin. Megjithatë, ju do të bëheni një shënjestër për të ligun që do të ngrerë çdo demon, nën urdhrat e tij, për të infiltruar tek ju dhe për të shkaktuar përçarje. Dallojini këto përpjekje, për çfarë janë dhe besoni, plotësisht, tek Biri im. Më thërrisni mua, Nënën tuaj të dashur, për t'i mbajtur Grupet tuaja të Kryqëzatës së Lutjeve të bashkuara.

Lutja e Kryqëzatës (97): Për të bashkuar Grupet e Kryqëzatës së Lutjes

O Nëna e dashur e Shpëtimit, unë të lutem ty që të bashkosh, përmes lutjeve të tua, të gjithë Ushtrinë e Mbetur të Hyjit, në mbarë botën. Mbuloji të gjitha Grupet e Kryqëzatës së Lutjes me Hirin e Shpëtimit, që hidhet mbi ne, përmes Mëshirës së Birit tënd, Jezu Krishtit.

Dërgoi engjëjt e tu që të mbulojnë secilin nga ne, dhe sidomos, ato priftërinj që udhëheqin Grupet e Kryqëzatës së Lutjes. Na ndihmo t'i shmangim shpërqendrimet, të cilat shkaktojnë përçarje midis nesh, dhe na mbro me dhuratën tënde të mburojës, që të bëhemi të paprekshëm ndaj sulmeve, që do të na duhet të durojmë, për shkak të dashurisë sonë për Jezu Krishtin, në këtë Mision të Shenjtë për të shpëtuar shpirtrat. Amen.

Shkoni në paqe, fëmijët e mi të dashur, dhe dijeni se Ushtria e Mbetur e Hyjit, përmes Hirit të Birit tim, do ta ndihmoj Atë të shpëtoj miliarda shpirtra.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/02/05/mother-of-god-many-will-be-lonely-in-their-quest-to-form-prayer-groups/