Kerko Mesazhet ketu

Sunday 31 March 2013

Virgjëra Mari: Ringjallja e Birit tim të dashur është Dhurata më e rëndësishme, pasi ajo do të thotë se jeta e përjetshme mund t’i jepet të gjithë fëmijve të Hyjit

E Dielë, 31 Mars 2013, ora 13:13

Bijtë e mi, Ringjallja e Birit tim të dashur është Dhurata më e rëndësishme, pasi ajo do të thotë se jeta e përjetshme mund t'i jepet të gjithë fëmijve të Hyjit.

Duke u ringjallur së vdekuri, Biri im e shkatërroi vdekjen. Vdekja nuk ka më fuqi mbi ju, nëse e dëshironi kështu. Jeta, që ju është dhënë, shpejt do të ndryshoj, pasi do të ketë vetëm një Jetë në Hyjin.

Kur Qielli i Ri dhe Toka e Re të bashkohen do të ketë vetëm jetë të përjetshme. Vdekja e trupit, e mëndjes dhe e shpirtit nuk do të jetë më. Ju kurrë nuk duhet t'i trëmbeni kësaj Jete të re, pasi ajo do t'ju bëj të lirë. Shumë dashuri do ta përshkoj tokën, së shpejti, e hedhur prej Mëshirës së Birit tim. Ky hir i madh, i madh, do të jetë hapi tjetër i marrë nga Hyji për të shpëtuar fëmijët e Tij nga vdekja e shpirtit. Vdekja e trupit nuk do të jetë më kur Biri im të zbres me Jeruzalemin e Ri.

Ju duhet të tregoni guxim të madh gjatë këtyre kohëve të këqija, sepse këto sprova do të mbarojnë shpejt. Vetëm përqëndrohuni në Jetën e madhe që ju pret dhe lutuni që të gjithë shpirtrat ta pranojnë këtë Dhuratë të Mbrekullueshme.

Ata shpirtra, që refuzojnë ta pranojnë të Vërtetën e Jetës së Përjetshme, në të kundërt, do të zgjedhin mallkimin e përjetshëm. Ka vetëm dy zgjedhje dhe prapë shumë nga këta shpirta besojnë se ka edhe një të tretë. Ata që ndjekin sektet, e krijuara nga fuqia e të ligut, gabimisht besojnë në një jetë tjetër shpirtërore ku atyre do t’ju jepet fuqi e madhe.

Ata besojnë në ëngjëj të rremë. Ata adhurojnë ëngjëj të rremë, dhe për fat të keq, shumë prej tyre ekzistojnë, por ata nuk janë ëngjëjt e Zotit. Ata lëngojnë nën zinxhirët në humnerën e Ferrit dhe prapë arrijnë të mashtrojnë fëmijët e Hyjit të cilët besojnë se ata janë ëngjëjt e Dritës. E vetmja Dritë që ju duhet të ndiqni është Drita e Hyjit – e Vërteta.

Mbretëria, Parajsa e Re, e cila ju pret, është e vetmja e premtuar nga Hyji, mbi të cilën Biri im do të mbretëroj.

Pranojeni Dorën e Birit tim dhe ju do të hyni në Parajsë.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Zotit
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/30/14723/

Saturday 30 March 2013

Tek Këmbët e Mia ata nuk do të bien. Nuk do të jenë Këmbët e Mia që ata puthin, por të atyre shërbëtorëve të Mi, ndjekësve të Mi, mëkatarëve të Mi

E Premte, 29 Mars 2013, ora 19:00

Bija Ime fort e dashur kur Judas Iskariot më tradhëtoi Mua, ai e mbajti Kokën Time dhe më puthi në faqe. Kur ata që e udhëheqin Kishën Time thonë se më duan Mua, dhe pastaj më tradhëtojnë Mua, ju do ta shikoni, qartë, puthjen e tyre të tradhëtisë.

Tek Këmbët e Mia ata nuk do të bien. Nuk do të jenë Këmbët e Mia që ata puthin, por të atyre shërbëtorëve të Mi, ndjekësve të Mi, mëkatarëve të Mi.

Të tregosh shqetësim për nevojat e njerëzve është e admirueshme. Por kur ju përkrahni mirëqënien fizike të nevojave të njeriut mbi nevojat e tyre shpirtërore nuk jam Unë, Jezu Krishti, ai që ju ndiqni.

Humanizmi nuk është Krishtërim. Të jeni t
ë Krishterë do të thotë ta dorëzoni gjithçka tek Unë, ta braktisni veten në përulësi të plotë tek Këmbët e Mia. Kjo do të thotë të më lejoni Mua t'ju udhëheq. Kjo do të thotë bindje ndaj Ligjeve të Mia dhe të bëni gjithçka të mundeni për të treguar shëmbullin e Dashurisë Sime për ju të gjithë. Sot Unë u tradhëtova.

Nuk do të kaloj shumë kohë, kur ju mund, dhe do të mashtroheni sepse menjëherë sa Shtëpia e Hyjit të sulmohet nga brënda, asgjë tjetër veçse trazira do të pasojnë. Ju duhet të merrni Kryqin tuaj dhe të më ndiqni Mua sepse së shpejti do t'ju mbyllen sytë dhe do të pengoheni dhe do të bini në errësirë.

Pa Dritën e Hyjit ju nuk do të jeni në gjëndje të shikoni.


Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/29/not-at-my-feet-will-they-fall-it-will-not-be-my-feet-they-kiss-but-those-of-my-servants-my-followers-my-sinners/

Së shpejti Papa Im i Dashur Benedikti do t’i udhëzoj fëmijët e Hyjit nga vëndi i tij i dëbimit

E Premte, 29 Mars 2013, ora 08:45

Mesazhi i dytë për të Premten e Madhe

Bija Ime e dashur, historia do të bëhet sot. Ndërsa Vuajta Ime po  festohet, në të vërtetë, ajo përfaqëson Kryqëzimin e Kishës Katolike.

Në ditët që çuan drejt tradhëtisë Sime në Kohën Time në tokë, priftërinjtë e asaj dite u përpoqën me çdo mënyrë që mundeshin për të provuar dhe vërtetuar se Unë isha fajtor për herezi.

Ata morën çfarë Unë u kisha mësuar – Fjalën e Hyjit – dhe e shtrembëruan atë. Thashethemet që ata përhapnin më pas përmbanin gënjeshtra dhe ata thanë se Unë po përpiqesha t'i largoja njerëzit nga Mësimet e Vërteta të Kishës. Ata predikonin nëpër Tempuj për t'i paralajmëruar njerëzit të qëndronin larg nga Unë, nga frika se mos fyenin priftërinjtë e lartë. Ata ishin paralajmëruar se, nëse vazhdonin të përhapnin Mesazhet e Mia, ata do të flakeshin tutje, si leprozë, nga Tempulli I Shenjtë. Në disa raste, dishepujve të Mi ju thanë se do të pësonin ndëshkime fizike dhe se do të arrestoheshin.

Ndërsa ata blesfemonin kundër Shpirtit të Shenjtë – ata e mohonin se Unë flisja të Vërtetën dhe thanë se Fjala Ime ishte nga Satani – ata vazhdonin të adhuronin Zotin nëpër Tempujt. Të veshur me rrobat e Mbretërve, ata luftonin për vëndin e tyre mbi altar në Tempull. Të gjithë shërbëtorët e ulët detyroheshin të qëndronin në këmbë me orë të tëra ndërsa ata uleshin në karriget, që ishin të zbukuruara për Mbretër. Altari ishte kaq i mbushur me liderat në Kishë sa njerëzit e zakonshëm ishin të paqartë. Ata ishin të detyruar t'i bënin nderime Hyjit duke u imponuar të nderonin shërbëtorët e Hyjit me postet më të larta. Priftërinjtë e lartë, kërkonin respekt nga ata që vinin në Tempull. Nga jashtë ata shfaqnin të gjitha shenjat e dashurisë dhe përulësisë, të cilat priteshin prej tyre, dhe prapë, ata visheshin dhe silleshin si zotërinj në Shtëpinë e Atit Tim, në vënd të shërbëtorëve që ata duhej të ishin.

Njerëzit kishin frikë se fyenin Farizenjtë kur ata më ndiqnin Mua. Priftërinjtë kërcënoheshin dhe paralajmëroheshin se, nëse nuk ndalonin së përhapuri Fjalën Time, atyre do t'ju hiqeshin titujt e tyre. Njerëzit e zakonshëm e dinin se nëse do të kapeshin duke përhapur Mësimet e Mia fati i tyre do të ishte shumë më i keq.

Kryqëzimi i Trupit Tim në tokë përfundoi pjesën e parë të Besëlidhjes me Atin Tim për të shpëtuar njerëzimin.

Kryqëzimi i Trupit Tim Shpirtëror – Kisha Ime në Tokë – fillon sot, fillimin e persekutimit final, ndërsa plani Masonik për të shkatërruar Shtëpinë Time, tani do të bëhet i qartë tek të gjithë ata që e njohin të Vërtetën.

Historia tani do të përsëritet, por e Vërteta nuk do të mohoet. Ata që do të më mohojnë Mua, prapë do të kthehen tek Unë në kohë. Ata që e dinë se profecitë e parathëna – se Kisha Ime do të jetë shënjestra finale për të pastruar botën nga të gjitha gjurmët e Mia, Jezu Krishtit – po ndodhin tani, do të më ndjekin Mua në ushtrinë Time të mbetur. Ata do të qëndrojnë besnikë ndaj Mësimeve të Mia deri në ditët e fundit.

Askush nuk mund ta ndaloj përhapjen e Fjalës së Vërtetë të Hyjit. Askush.

Mbizotërimi në Shtëpinë e Pjetrit do të jetë i shkurtër dhe së shpejti Papa Im i Dashur Benedikti do t’i udhëzoj fëmijët e Hyjit nga vëndi i tij i dëbimit. Pjetri, Apostulli Im, themeluesi i Kishës Sime në tokë, do ta udhëzoj atë në ditët e fundit të vështira, kur Kisha Ime lufton për Jetën e saj.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/29/soon-my-beloved-pope-benedict-will-guide-gods-children-from-his-place-of-exile/

Friday 29 March 2013

Sot Kisha Ime në tokë do të Kryqëzohet. E sotmja shënon fillimin e ndryshimeve

E Premte, 29 Mars 2013, ora 12:15

E Premtja e Madhe

Bija Ime fort e dashur, sot Kisha Ime në tokë do të Kryqëzohet.


E sotmja shënon fillimin e ndryshimeve, që do të jenë të shpejta dhe që do të sjellin ndryshimin e pamjes së Kishës Katolike në botë.

Në fillimet e saj do të vijnë bashkimet e të gjitha doktrinave, të cilat do të shihen në çdo njoftim publik dhe do të demonstrohen qëllimisht për t'u dëshmuar nga publiku.

Vështroni tani, pasi gjithçka që Unë ju kam treguar do të dali në dritë. Unë kërkoj, për ata mes jush, ta mohojnë të vërtetën e tmerrshme kur të detyrohen të gëlltisin një gënjeshtër.

Ju, ndjekësit e Mi, duhet t'i mbroni Sakramentet e Mia dhe të jeni vigjëlentë. Ju, shërbëtorët e Mi të shenjtë, së shpejti do të viheni në sprovë, kur Hyjnia Ime do të sfidohet. Ligjet e Hyjit do të modifikohen, dhe menjëherë sa Sakramenti Im I Shenjtë të manipulohet, Dora e Hyjit do të bier me një forcë të tillë sa ju do ta dini, menjëherë, se këto Mesazhe vijnë nga Qielli.

Dhimbja Ime do të bëhet dhimbja juaj. Hidhërimi juaj, për arsye të njohurive tuaja mbi të Vërtetën, do ta bëj të pamundur për ju të pranoni blasfemitë, të cilat do të udhëzoheni t'i mbështesni.

Madje edhe atëherë, nëse ju nuk e pranoni profeten Time dhe Fjalët që Unë i jap asaj, Unë prapë do t'ju jap kohë. Sepse shumë shpejt do t'ju kërkohet të rinovoni betimin tuaj nga ata liderat mes jush. Do t'ju kërkohet të premtoni jetën tuaj përmes dëshmisë së betuar ndaj ligjeve të paganizmit. Nëse ju e bëni këtë, ju do të jeni nën influencën e të ligut dhe do të bëni betejë me Hyjin.

Ju duhet të këmbëngulni dhe të qëndroni besnik ndaj Meje dhe ju duhet të më lypni Mua për udhëzim në një kohë kur njeriu që ulet në Fronin e Pjetrit, që refuzon të ndjeki gjurmët e tij apo të bëj të njëjtën gjë, do ta shkatërroj besnikërinë tuaj ndaj Hyjit.

Ndërsa ju tani dëshmoni Kryqëzimin e Kishës Sime në tokë, Unë ju bëj thirrje të shpallni të Vërtetën e Hyjit. Unë do të vazhdoj t'ju bëj thirrje me qëllim që t'ju mbroj. Unë do të siguroj që Kisha Ime, ata që i përmbahen Mësimeve të Mia, Sakramenteve të Mia dhe Fjalës së Hyjit, jeton përmes atyre të mbeturve që kurrë nuk do të më braktisin Mua.

Do të jenë ata mes jush që do të më tradhëtojnë Mua sot. Të tjerët mes jush do të mohojnë së shpejti Sakramentet e Mia, pasi ju do të jeni tepër të dobët për të mbrojtur Fjalën e Hyjit. Ata mes jush që tashmë e dyshojnë të vërtetën dhe që përpiqen të përhapin Fjalën Time do të vuajnë sepse ju nuk do të keni guximin të ngriheni për të Vërtetën. Prapë, ju do të mbeteni akoma besnik ndaj Meje, pasi e dini se nuk mund të jetoni pa Dashurinë Time.

Dëgjojeni Zërin Tim. Vendoseni kokën tuaj të shqetësuar mbi Supet e Mia dhe më lejoni Mua të mbështjell Krahët e Mia rreth jush në këtë kohë. Unë gjithmonë do t'ju mbroj.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/29/today-my-church-on-earth-will-be-crucified-today-marks-the-beginning-of-the-changes/

Rreziku ndaj Ekzistencës së Eukaristisë së Shenjtë do t’ju tregohet

E Enjte, 28 Mars 2013, ora 21:30

Bija Ime fort e dashur, ti tani e kupton se sa shumë ky Mision po urrehet nga i ligu. Ju, megjithatë, duhet të ngriheni mbi pengesat mizore të vendosura para jush për të ngadalësuar Punën Time.

Rreziku ndaj Ekzistencës së Eukaristisë së Shenjtë do t'ju tregohet përmes arrogancës së atyre brënda Kishës Sime, plani i të cilëve për të ndryshuar të Vërtetën ka filluar seriozisht.

Nuk ka rëndësi se sa shumë mes jush tallen me Misionin Tim për të pregatitur shpirtrat tuaj për Ditën e Madhe. Me kalimin e kohës ju do ta dini me të vërtetë jam Unë, Jezu Krishti, I Cili vjen tek ju për t'ju shërbyer.

Unë Jam Zotëria juaj dhe Shërbyesi juaj. Ju, shërbëtorët e Mi të shenjtë, duhet ta kujtoni rolin tuaj dhe kurrë mos e harroni atë. Si shërbëtorë, ju nuk mund të jeni edhe zotërinj. Sepse nëse ju jeni një zotëri, ju nuk mund të më shërbeni Mua. Shumë nga ju brënda Kishës Sime kanë harruar se çfarë ju ishte mësuar. Ju e keni harruar Fjalën e Hyjit.

Premtimi Im është për t'ju dhënë Ushqimin e Jetës – Trupi dhe Gjaku Im – dhe prapë, ju do të më mohoni Mua, përsëri. Ju do ta bëni këtë duke hequr Eukaristinë e Shenjtë nga Tempulli I Hyjit dhe ju do ta zëvendësoni Atë me një kufomë. Zëvendësimi do të jetë gradual dhe do të marri pak kohë para se ju të kuptoni veprën djallëzore, e cila do të imponohet mbi ju.

Nd
ërsa Trupi Im, përmes Eukaristisë së Shenjtë, ju mban gjallë, vdekja e Trupit Tim, Kishës Sime, do të sjelli vdekjen e shpirtrave të atyre që më braktisin Mua.

Koha për ligësinë është shumë afër. Koha për të zgjedhur midis Udhës Sime, apo atë të profetit të rremë, është pothuajse gati. Vështroni, tani, kur e Vërteta të shtrëmbërohet nga mashtruesi. Shikoni se si ai do ta lartësoj veten e tij në Vëndin Tim, por do të refuzoj të eci në udhën e të Vërtetës si një shërbëtor i Hyjit.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/28/the-danger-to-the-existence-of-the-holy-eucharist-will-be-shown-to-you/

Kalimi juaj nga kjo tokë për në Mbretërinë Time të Re do të jetë pa dhimbje, i menjëhershëm dhe do të jetë kaq i papritur sa nuk do të jeni në gjëndje as të merrni frymë

E Mërkurë, 27 Mars 2013, ora 23:15

Bija Ime fort e dashur, ejani të gjithë ju dhe bashkohuni me Mua në përkujtim të ditës kur ju ishte dhënë Dhurata e madhe e Shpëtimit.

E Premtja e Madhe duhet të kujtohet si dita kur Portat e Parajsës përfundimisht u hapën për të mirëpritur fëmijët e Hyjit nga dëbimi i atyre prej Atij. Vdekja Ime siguroi për ju një të ardhme që ju kurrë nuk do ta kishit, nëse Ati Im nuk do të më kishte dërguar Mua si Mesia.

Trupi Im u kryqëzua por vdekja Ime ju solli jetë. Në këtë, kohë për Ardhjen Time të Dytë, Trupi Im do të duroj të njëjtin Kryqëzim – vetëm se këtë herë do të jetë Kisha Ime, Trupi Im Shpirtëror, ajo që do të vuaj. Ju duhet ta dini se Unë kurrë nuk do ta lejoja kryqëzimin e Kishës Sime të shkatërronte besimin e fëmijve të Hyjit. Prandaj tani, Unë i bëj thirrje çdo personi, çdo besimi, çdo ngjyre dhe çdo race të më dëgjoj Mua.

Ju së shpejti do të përjetoni të gjitha shenjat në tokë, të cilat do t'ju vërtetojnë se ju jeni Krijesa e Hyjit. Ju do ta dini së shpejti se ju kurrë nuk do të vdisni nëse e kërkoni Mëshirën e Hyjit. E ardhmja për të gjithë ju, që e pranoni se jeni një fëmijë i dashur i Hyjit, është e shkëlqyer. Unë ju ftoj ju, familjen dhe miqtë tuaj të bashkohen në Mbretërinë Time dhe të hanë nga Tryeza Ime.

Kalimi juaj nga kjo tokë për në Mbretërinë Time të Re do të jetë pa dhimbje, i menjëhershëm dhe do të jetë kaq i papritur sa nuk do të jeni në gjëndje as të merrni frymë para se bukuria e saj t'ju zbulohet. Ju lutem të mos i trëmbeni Ardhjes Sime të Dytë, nëse e doni Hyjin. Hyji ju do. Unë ju dua. Trinia e Shenjtë do të pushtoj tokën dhe të gjithë ata, që e pranojnë Dorën Time të Mëshirës dhe që tregojnë pendesë për jetët e tyre mëkatare, do të jenë të sigurtë.

Ata me besim të fortë, mes jush, do të merren rrëmbimthi. Koha për ata që mbeten mbrapa, që ju mungon besimi dhe që e kanë të pamundur të arrijnë tek Unë, do të jetë më e gjatë.

Ju, ndjekësit e Mi besnikë duhet të ndihmoni të dobëtit dhe ata që janë të humbur. Mëshira Ime është kaq e madhe sa Unë do t'i jap të gjithë atyre shpirtrave kohën që ju duhet për t'i marrë ata në jetën e përjetshme që Unë i kam premtuar të gjithëve. Kurrë mos u ndjeni të dëshpëruar kur gjithçka duket e pashpresë, ndërsa mëkati vazhdon të rrëmbej shpirtrat e dobët. Ne duhet të punojmë, të bashkuar, për të shpëtuar ata që janë kaq të larguar nga Unë sa fare pak mund t'i sjelli ata në Krahët e Mi.

Përmes dashurisë suaj për njëri tjetrin, mrekullitë do të përdoren për të kthyer në besim ata shpirtra të humbur. Ky është Premtimi Im për ju. Lutja, dhe shumë prej saj, do të jetë pjesa e detyrës suaj ndaj Meje për të shpëtuar ata shpirtra nga fundi i tmerrshëm, që po planifikohet nga Satani kundër fëmijve të Hyjit të cilët ai i urren. Atij nuk duhet t'i jepen këta shpirtra.

Thirrja Ime është për të gjithë. Këto Mesazhe nuk përjashtojnë asnjë fe. Por ato i jepen çdo fëmije të Hyjit me Dashuri të madhe, pasi ju jeni të gjithë të barabartë në Sytë e Tij.

Të keni paqen dhe besimin në Dashurinë e Hyjit.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/27/your-transition-from-this-earth-into-my-new-kingdom-will-be-painless-instant-and-will-be-so-sudden-that-you-will-barely-be-able-to-take-a-breath/

Thursday 28 March 2013

Ju duhet t’i mbani sytë hapur ndaj çdo gjëje, që e fyen Hyjninë Time

E Martë, 26 Mars 2013, ora 21:17

Bija Ime fort e dashur, ky Mesazh është për botën. Është për t
ë Krishterët e çdo besimi, për Hebrenjtë dhe të gjitha ato fe që deklarojnë Atin Tim të Gjithpushtetshëm, Hyji Më I Larti.

Ky Mesazh është gjithashtu edhe për ata që nuk besojnë në Hyjin Atë, apo Mua, Birin e Tij të vetëm lindur. Është gjithashtu edhe për ata që nuk duan t'ja dinë se çfarë jete vijon më pas dhe mospërfillja e të cilëve do të thotë se ata nuk mund ta pranojnë Ekzistencën e Hyjit.

Përmes këtyre Mesazheve ju po paralajmëroheni për rrezikun ndaj të ardhmes dhe mirëqënies tuaj, me qëllim që Unë t'ju sjell të gjithëve ju në Parajsën e Re, e cila u krijua për ju kur Qielli dhe Toka do të bashkohen në një. Kjo Mbretëri është e kompletuar dhe Portat do të hapen tek secili prej jush. Kjo Dhuratë e bukur, ku ju do të jetoni në trup të përkryer, mëndje dhe shpirt, vjen nga Hyji I Gjithpushtetshëm, I Cili e krijoi botën.

Koha për dëbimin tuaj në tokë është pothuajse drejt fundit. Nuk do t'ju duhet më të duroni dhimbjen e mëkatit, që krijon trazira në çdo pjesë të botës. Urrejtja, që mbahet e gjallë përmes infektimit të Satanit në botë, nuk do të ekzistoj më. Kur urrejtja të jetë zhdukur, i ligu nuk do ta njollosi më Krijesën e përkryer të Hyjit. Planeti i Tij, Dhuratat e Tij të Natyrës, Mbrojtja e Tij dhe Dashuria e Tij do të ripërtërihen për t'ju dhënë një jetë të përjetshme ku vdekja nuk është e mundur.

Jeta në tokë, ashtu si është tani, kurrë nuk do t'ju kënaqi ndërsa Satani sundon. Sundimi i tij është pothuajse drejt fundit, por ata që ai infekton do të vazhdojnë të përhapin mëkatin duke i tërhequr shpirtrat e pafajshëm, dhe ata jo aq të pafajshëm, në thellësitë e dëshpërimit. Ky infektim do të vazhdoj deri sa më shumë shpirtra të jetë e mundur të merren dhe t'i paraqiten bishës e cila do t'i konsumoj ata.

Unë do të vij së shpejti, më në fund, ashtu si është profetizuar herën e dytë, për t'ju sjellë shpëtimin final dhe t'ju dhuroj Çelësin e Mbretërisë Sime të Premtuar. Mbretëria Ime do të zbresi nga qiejtë për t'u parë nga bota para se të bier trumpeta finale. Kur trumpetat të bien, vetëm ata që më lejuan Mua t'i shpëtoj dhe ata që ishin të vërtetë ndaj Fjalës së Hyjit do të merren. Prandaj dhe ju nuk duhet ta lejoni krenarinë t'ju verboj ndaj Thirrjes së Hyjit në këtë kohë. Ky Mision u krijua nga profecitë e para fare të dhëna racës njerëzore nga Hyji. Të jeni mirënjohës që, prej Mëshirës së Hyjit, juve ju është dhënë kjo Dhuratë e Madhe. Kurrë mos e lejoni krenarinë t'ju verboj ndaj Pranisë Sime Hyjnore, sepse kjo do të jetë 
çfarë do t'ju shkëpusi nga Mëshira Ime.

Unë ju pregatis tani, vetëm që Unë të mund të shpëtoj gjithë njerëzimin dhe jo vetëm të zgjedhurit që më shërbejnë Mua me përulësi të madhe. Unë ju dua të gjithëve ju, pavarësisht se çfarë besoni. Ati Im e ka planifikuar këtë Mision me qëllim që të hapi zemrat tuaja që të mund t'ju tregohet e Vërteta në kohë, para Ditës së Madhe kur Unë të vij për të Gjykuar.

Dhurata e Shpirtit të Shenjtë vazhdon të hidhet mbi këtë Mision dhe të mbuloj të gjithë shpirtat – sidomos ata që me kokfortësi më kthjenë Mua shpinën. Beteja për shpirtat është mes Mbretërisë Sime dhe humnerës së tmerrshme mbi të cilën bisha sundon. Ju duhet t'i mbani sytë hapur ndaj çdo gjëje, që e fyen Hyjninë Time. Nuk ka rëndësi se nga dalin këto fyerje, por ju kurrë nuk duhet t'i pranoni ato në Emrin Tim të Shenjtë.

Tani është koha e mashtrimit të madh dhe Unë ju bëj thirrje t'i luteni Hyjit për mënçurinë për të kuptuar se çfarë vjen me të vërtetë nga Unë dhe çfarë nuk vjen.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/26/you-must-keep-your-eyes-open-to-anything-which-insults-my-divinity/

Wednesday 27 March 2013

Tmerri më i madh që Unë dëshmova në Kohën Time në Kopshtin e Ullinjve ishte fshikullimi i mëkatit në kohët e fundit

E Hënë, 25 Mars 2013, ora 14:50

Bija Ime fort e dashur, tmerri më i madh që Unë dëshmova në kohën Time në Kopshtin e Ullinjve ishte fshikullimi i mëkatit në kohët e fundit. Gjatë vizionit, që m'u tregua Mua nga Satani, Unë pashë largimin e njeriut të vdekshëm nga Ligjet e Hyjit. Ai, i ligu, më tregoi Mua pamje të tmerrshme; më tundoi Mua me çdo arsye se përse Unë duhej të largohesha nga Vullneti i Atit Tim. Ai donte të më mundonte Mua dhe kështu ai tregoi fuqinë që do ta kishte akoma, pavarësisht nga vdekja Ime në Kryq.

Mua m'u tregua shkatërrimi përfundimtar i Kishës Sime në tokë; marrja e pushtetit nga brënda saj prej sekteve masonike; imoraliteti i njeriut; mungesa e turpit nga ana e fëmijve të Hyjit, ndërsa ata përfshihen në mëkatet e turpshme të trupit; vrasja e të pafajshmëve dhe rënia në gabim e atyre që pohojnë se flasin në Emrin Tim.

Kaq i fuqishëm është Satani sa ai futi dyshime në Mëndjen Time rreth qënies Sime si Biri i njeriut. Unë, në Hyjninë Time, nuk mund të dorëzohesha ndaj mëkatit por Unë ju tregoj këtë, me qëllim që njerëzimi ta kuptoj se si i ligu mund t'ju tundoj për t'ju larguar nga Unë.

Satani nuk e paraqet të ligën në mënyrat më të dukshme. Në të kundërt ai e maskon të ligën si të mirë. Ai është dinak dhe mund të mashtroj madje edhe më të shenjtët mes jush, të besojnë se një gënjeshtër është e Vërteta.

Kur njerëzit largohen nga Mësimet e Mia ata do të mbështesin mëkatin me dëshirë dhe me lakmi në zemrat e tyre. Pa asnjë drejtim, ata gjithmonë do t'i humbasin hiret. Kur Emri Im të fshihet nga faqja e dheut, njeriu nuk do të jetë në gjëndje ta gjej Hyjin.

Çfarëdo besimi fetar ju ndiqni, nuk ka rëndësi sepse e vetmja udhë tek Hyji është përmes Meje, Birit të Tij të vetëm. Me vdekjen Time në Kryq, Unë ju shpëtova – përfshi çdo burrë, grua dhe fëmij të gjallë në botë sot – nga flakët e Ferrit. Nëse ju nuk e pranoni këtë atëherë ju nuk mund të hyni në Portat e Parajsës. Do të jetë vetëm përmes Birit që ju mund të paraqiteni tek Ati.

Më refuzoni Mua, Jezu Krishtin, dhe ju refuzoni shpëtimin tuaj.

Sa pak keni mësuar rreth mëkatit dhe mënyrën me të cilën ju ndan nga Hyji. Përhapja e mëkatit kurrë nuk ka qënë kaq e shfrenuar që kur Hyji e krijoi botën. Ju mëkatarët keni arritur thellësi të reja, të cilat më shkaktojnë Mua neveri. Ju keni ekspozuar madje dhe të vegjlit, të cilët ishin besuar në kujdesin tuaj, të sillen si djajtë. Ju mungon bamirësia, dashuria dhe dhembshuria për njëri tjetrin dhe prapë shumë nga ju i shfaqin veprat tuaja të besimit që bota t'i shikoj dhe t’i admiroj. Ashtu si Farizenjtë i diktonin Ligjet e Hyjit, por nuk i zbatonin ato, as edhe nuk tregonin përulësi, po kështu, dhe ju që thoni se vini në Emrin Tim dorëzoheni ndaj mëkatit të krenarisë.

Sa shumë akoma keni nevojë të mësoni rreth Zërit Tim dhe Mësimeve të Mia, të cilat prapë bien në vesh të shurthët. Pastaj janë ata që kalojnë gjithë kohën e tyre duke deklaruar njohuritë e tyre për Hyjin, që thonë se i dinë profecitë, që janë akoma për t'u zbuluar, por që nuk dinë asgjë.

Po të mos ishte për Mëshirën Time të madhe, ju do të ishit të padenj
ë të hynit të Mbretërinë Time.

Koha ka ardhur për të gjithë ata që pohojnë të drejtojnë fëmijët e Hyjit, sipas udhës së Hyjit, të më lypin Mua, Jezu Krishtit, Dhuratën e Përulësisë.

Është koha për ju të dëgjoni të Vërtetën, ashtu si ju është dhënë, sepse nuk keni shumë kohë për t'u shpenguar në Sytë e Mi.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/25/the-greatest-horror-i-witnessed-in-my-time-in-the-garden-of-olives-was-the-scourge-of-sin-in-the-time-of-the-end/

Misioni Im nuk është për t’ju dhënë një Bibël të re, sepse kjo nuk mund të jetë, pasi Libri i Atit Tim përmban gjithë të Vërtetën

E Dielë, 24 Mars 2013, ora 18:06

Bija Ime fort e dashur, kur ti pyetesh prej atyre që më duan Mua, se cili është qëllimi i Misionit tënd, përgjigja jote duhet të jetë – për të shpëtuar shpirtrat tuaj. Kur të përqeshin, të tallin dhe të pyesin se çfarë të jep ty të drejtën të shpallësh Fjalën e Hyjit – përgjigja është, që Jezusi të mund të shpëtoj shpirtrat tuaj.

Pastaj, kur ata që e shpallin tashmë Fjalën Time të Shenjtë, dhe që i ndjekin Mësimet e Mia, të akuzojnë ty për herezi – atëherë përgjigja për ata është kjo. Ju, që jeni besnikë ndaj Krishtit, a nuk mendoni se edhe ju, gjithashtu, jeni mëkatarë në Sytë e Hyjit? A nuk doni edhe ju, gjithashtu, të shpëtoni shpirtrat tuaj?

Mëkati gjithmonë do të qëndroj mes jush dhe Hyjit. Çdo shpirt i vetëm, përfshi edhe mëkatarët më të ngurtë dhe ata mes jush që janë shpirtra të zgjedhur, kurrë nuk do të jeni të lirë nga mëkati, deri kur Unë të vij përsëri. Ju mund të shpengoheni çdo herë që ju i rrëfeni mëkatet tuaja, por shpirti juaj do të mbetet i pastër vetëm për një kohë të shkurtër.

Kurrë mos u ndjeni se nuk keni nevojë për Ushqimin e Jetës. Drita Ime ju tërheq, tani, drejt Meje, përmes këtij Misioni shumë të veçantë. Unë ju dhuroj bekime të mëdha dhe hire të veçanta kur ju i përgjigjeni thirrjes Sime, ndërsa Unë ju drejtoj drejt Mbretërisë Sime të Re – Parajsa Ime e Re.

Ju mund të besoni se Hyji nuk do të kishte nevojë të dërgonte një tjetër profet – se njerëzimi u çlirua nga shtrëngimi i Satanit, pas vdekjes Sime në Kryq, se ju është dhënë tashmë e Vërteta përmes Mësimeve të Mia, dhe se e Vërteta është e përmbajtur në Librin e Atit Tim, Bibla më e Shenjtë. Dhe ju do të kishit të drejtë, por për këtë. Ka akoma më tepër që ju duhet t'i dini pasi profecitë e përmbajtura në Librin e Zbulesës nuk janë të njohura për ju. Juve ju është dhënë përmbledhja – dhe prapë shumë nga ju refuzojnë ta pranojnë përmbajtjen e saj. Ju e shpërfillni Librin e Zbulesës dhe nuk keni asnjë dëshirë ta kuptoni atë.

Misioni Im nuk është për t'ju dhënë një Bibël të re, sepse kjo nuk mund të jetë, pasi Libri i Atit Tim përmban gjithë të Vërtetën. Detyra Ime, në një botë, që është e zhytur në paganizëm, është që nga njëra atë t'ju kujtoj mbi të Vërtetën, dhe nga ana tjetër, është Dëshira Ime për t'i pregatitur shpirtrat tuaj, për kohën e Ardhjes Sime të Dytë.

Shumë nga ju thonë se më nderojnë Mua, por shumë janë larguar nga e Vërteta. Shumë nuk besojnë në Satan apo në ekzistencën e Ferrit, dhe si të tillë, nuk e marrin mëkatin seriozisht. Ju jeni çuar drejt një gabimi tepër të rëndë përmes tolerancës për mëkatin. Dhe tani gabimet më të rënda do të kryhen, përmes të gjitha Kishave t
ë Krishtere, kur mëkati do të hidhet mënjanë. Ju do të çoheni drejt një doktrine mashtrimi. Ky është një plan i sajuar nga i Ligu për t'ju larguar nga Unë.

Për arsyen se Prania Ime Hyjnore, Trupi Im dhe Gjaku Im, ndodhen në çdo Faltore në botë – ju keni qënë të aftë ta luftoni mëkatin. Por tani, kur plani për të hequr Eukaristinë e Shenjtë do të kryhet, ju do të mbeteni të pambrojtur.

Prandaj dhe Unë ju zbuloj të Vërtetën e asaj që do të vij, që Unë të mund t'ju pregatis. Për arsyen se Unë ju Dua, ju bëj thirrje tani.

Kur gabimet të ekspozohen, atëherë ju do ta kuptoni se sa shumë ju duhet të mësoni dhe se si krenaria ju ka penguar të pranoni Dorën Time të Mëshirës dhe se jeni asgjë pa Mua.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/24/my-mission-is-not-to-give-you-a-new-bible-for-that-could-never-be-as-my-fathers-book-contains-the-whole-truth/

Tuesday 26 March 2013

Nëna e Hyjit: Trupi i Birit tim u bë copë copë

E Shtunë, 23 Mars 2013, ora 23:45

Bija ime, shumë nuk e kuptojnë rolin tim si Bashkë-Shpenguese. As edhe nuk e dinë se përse është e tillë. Kur unë e pranova thirrjen të bëhesha Nëna e Hyjit, unë u bëra pjesë e Besëlidhjes së Shpëtimit të Hyjit për njerëzimin.

Kur unë e linda Birin tim, unë ndjeva të njëjtën dashuri, që çdo nënë e ka për fëmijën e saj. Ky djalë i vogël, i pastër dhe i bukur ishte pjesë e imja, vet
ë trupi dhe gjaku im. Por, unë isha gjithashtu e vetëdijshme se Ai nuk ishte thjesht ndonjë fëmijë. Shpirti i Tij depërtoi shpirtin tim menjëherë sa i hodha sytë tek Ai. Ai dhe unë ishim të ndërthurur në një, ku unë ndjeja çdo Emocion, Gëzim, Dhimbje dhe Dashuri, që vinte prej Tij. Unë gjithashtu e dija se Ai ishte Hyjnor dhe se unë isha, si e tillë, kryesisht shërbëtorja e Tij, edhe pse Ai kurrë nuk më bëri të ndjehesha e tillë.

Si një foshnje, ai do të vinte Kokën e Tij Hyjnore pranë gjirit tim dhe mërmëriste fjalë Dashurie me kaq emocion sa e mbushte Zemrën time dhe un
ë ndjehesha sikur ajo do të buçiste nga gëzimi. Ai, ky fëmija im i vogël, u bë gjithçka për të cilin unë jetova. Çdo prekje më mbushte me një ëmbëlsi të tillë të pabesueshme dhe me gëzim. Të gjithë ata që e shikonin Atë, madje edhe si një foshnje, do të më thonin mua se sa i veçantë ishte Ai. Sytë e Tij depërtues do të trazonin shpirtrat e tyre dhe shumë prej tyre nuk e dinin përse.

Kjo lidhje e veçantë mes meje dhe Birit tim të dashur kurrë nuk mund të thyhej. Unë e dija se kisha lindur vetëm që të bëhesha Nëna e Tij. Ky rol ishte e vetmja arsye për qënien time.

Dhe prandaj, unë ju përgjigja çdo nevoje të Tij, dhe Ai, me kaq Dashuri dhe Dhembshuri, i vuri të gjitha nevojat e mia para të Tijave. Dëshirat e Tij gjithmonë përputheshin me mua, Nënën e Tij, shërbëtorja e Tij e përulur.

Kur Ai nuk besohej të ishte Biri i njeriut, kur Ai shpallte të Vërtetën dhe vepronte ashtu si dëshironte Ati i Tij, unë derdhja lotë të hidhur. Sa u lëndova kur më duhej të dëshmoja persekutimin e Tij.

Unë e durova dhimbjen e Tij, jo si çdo nënë do ta b
ënte – po të shikonte dhimbjen e shkaktuar mbi fëmijën e saj – dhimbja e Tij u bë e imja, dhe dhimbja ime, e Tij.

Ata e detyruan Atë të ecte, duart e lidhura përpara me litarët rreth Belit të Tij, që do të thoshte se Ai mund të ecte – vetëm po të tërhiqte këmbët zvarrë, dhe pak nga pak. Kur Kryqi u hodh mbi Trupin e Tij të dërrmuar dhe të shkatërruar, dhimbja ime ishte kaq torturuese, sa më binte të fikët vazhdimisht.

Dhimbja ime nuk ishte vetëm fizike; hidhërimi im ma shponte Zemrën dhe ma copëtonte në dysh. Deri në këtë ditë, Zemra ime është e ndërthurur me atë të Birit tim, dhe prandaj, gjatë Javës së Shenjtë, unë e jetoj dhimbjen, mundimin dhe persekutimin me Birin tim përsëri.

Fëmijë, të shpjegoj egërsinë e shkaktuar mbi Birin tim do të ishte e pamundur për ju ta kuptoni; kaq mizore ishte goditja me kamzhik. Trupi i Birit tim u bë copë copë.

Kurrë mos harroni se Ai ishte Biri i njeriut, i dërguar për të shpenguar çdo shpirt në tokë, përfshi edhe ata që janë të gjallë në botë sot. Ai vdiq në agoni të tmerrshme, për të shpëtuar secilin dhe çdo njërin nga ju sot. Vuajtja e Tij nuk përfundoi në Kalvari. Ajo akoma do të durohet, nga Ai, deri në Ditën e Madhe të Ardhjes së Tij të Dytë.

Ata që i shpërfillin këto paralajmërime nga Qielli janë të lirë ta bëjnë këtë. Ata nuk do të gjykohen për shkak të këtij refuzimi. Por, ndërsa ata largohen më tej nga e Vërteta e këtyre zbulimeve nga Qielli, ata do të tundohen në mëkat. Mëkatet me të cilat ata do të tundohen, do të jenë ato që do të deklarohen të mos jenë më mëkate nga ata armiqtë në Kishën e Birit tim në tokë.

Ju faleminderit, fëmijë, që i hapni mëndjet, zemrat dhe shpirtrat tuaj ndaj kësaj thirrje nga Qielli, e dërguar tek ju prej Dashurisë, që Hyji mban për të gjithë fëmijët e Tij.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/23/mother-of-god-my-sons-body-was-torn-to-shreds/

Sunday 24 March 2013

Unë dëshiroj që të gjithë ndjekësit e Mi të kryejnë një kohë agjërimi nga e Hëna që vjen deri në orën 15:30 në të Premten e Madhe

E Premte, 22 Mars 2013, ora 21:45

Bija Ime fort e dashur, Unë dëshiroj që të gjithë ndjekësit e Mi të kryejnë një kohë agjërimi nga e Hëna që vjen deri në orën 15:30 në të Premten e Madhe.

Madje edhe një dhuratë e vogël agjërimi do të sjelli, për të gjithë ju, një kuptim të plotë mbi Planin Tim të Shpëtimit dhe se si ju mund të më ndihmoni Mua të shpëtoj shpirtrat e gjithë mëkatarëve.

Do të jetë përmes agjërimit që ju do të bëheni të plotë përsëri. Duke e pastruar trupin, shpirti juaj do të ripërtërihet. Unë gjithashtu dëshiroj që ju të merrni Sakramentin e Rrëfimit, apo çfarëdo lloj forme pendese që është e vlefshme për ju. Ju lutem, nëse ju nuk jeni në gjëndje të merrni këtë Sakrament, atëherë pranojeni Dhuratën 
që Unë ju kam dhënë për Faljen Time të Plotë të mëkateve disa kohë më parë.

(E Martë, 31 Janar 2012, ora 21:30

Ju duhet ta thoni këtë lutje për 7 ditë rresht që t'ju jepet dhurata e faljes së plotë dhe Fuqia e Shpirtit të Shenjtë.

“O Jezusi im, Ti je Drita e Tokës. Ti je Flaka që i prek të gjithë shpirtrat. Mëshira dhe Dashuria Jote nuk njohin kufi. Ne nuk jemi të denjë për Sakrificën që Ti bëre me vdekjen Tënde në Kryq, dhe prapë ne e dimë se Dashuria Jote për ne është më e madhe se dashuria që ne mbajmë për Ty. Na dhuro, O Zot, Dhuratën e përulësisë, që ne ta meritojmë Mbretërinë Tënde të Re. Na mbush me Shpirtin e Shenjtë, që ne të mund të marshojmë përpara dhe të udhëheqim Ushtrinë Tënde për të shpallur të Vërtetën e Fjalës Tënde të Shenjtë dhe të përgatisim vëllezërit dhe motrat tona për Lavdinë e Ardhjes Tënde të Dytë në Tokë. Ne të nderojmë Ty. Ne të Lavdërojmë Ty. Ne të ofrojmë veten tonë, shqetësimet tona dhe vuajtjet tona si një dhuratë për Ty, për të shpëtuar shpirtrat. Ne të duam Ty, Jezus. Ki Mëshirë për gjithë fëmijët e Tu, kudo që të jenë. Amen.”)

Pastaj në shpirt, Unë dëshiroj që ju të bashkoheni me Mua, sikur të ishit të pranishëm me apostujt e Mi në Darkën Time të Fundit. Ju do të ndani me Mua, bukën e pabrume dhe do të hani me Mua në tryezën Time. Ju, ndjekësit e Mi, mund të ndani me Mua, Kupën Time të Vuajtjes, sipas vullnetit tuaj të lirë, nëse e pranoni ofertën Time.

Nëse ju mund ta pranoni këtë, në shpërblim për mëkatet e njeriut mortor, ju do të shpëtoni miliona shpirtra. Unë do t'i dhuroj Mëshirë mëkatarëve më të ngurtë, si shpërblim për dhuratën tuaj të vuajtjes.

Këtu është Kryqëzata e Lutjes për ju nëse dëshironi të ndani Kupën Time të Vuajtjes. Recitojeni këtë, 3 herë, kur të mundeni, por mundësisht gjatë çdo kohe të agjërimit.

Lutja e Kryqëzatës (103) Për të ndarë Kupën e Vuajtjes bashkë me Krishtin

“Unë dergjem para Teje, i dashur Jezus, dhe tek Këmbët e Tua, për të bërë atë që Ti do për mua në të mirën e të gjithëve.
Më lejo të ndaj Kupën Tënde të Vuajtjes.
Merre këtë dhuratë nga unë, që Ti të mund të shpëtosh ato shpirtra të gjorë që janë të humbur dhe pa shpresë.
Më merr mua, në trup, që të mund ta ndaj Dhimbjen Tënde.
Mbaje zemrën time në Duart e Tua të Shenjta dhe sille shpirtin tim në bashkim me Ty.
Përmes dhuratës sime të vuajtjes, unë e lejoj Praninë Tënde Hyjnore ta pushtojë shpirtin tim, në mënyrë që Ti të mund t’i shëlbosh të gjithë mëkatarët dhe t’i bashkosh të gjithë fëmijët e Hyjit një herë e përgjithmonë. Amen.”

Kjo sakrificë nga ana juaj, e dhuruar tek Unë, Jezu Krishti, Shpenguesi i gjithë njerëzimit, do të më lejoj Mua të hedh Mëshirën Time të Madhe mbi mbarë botën.

Më e rëndësishmja është se, Unë do të shpëtoj madje edhe ata që më urrejnë Mua. Lutjet dhe sakrificat tuaja janë i vetmi hir shpëtimi për ata, sepse pa këtë, ata do të shkatërroheshin nga i ligu.

Nëse ju nuk dëshironi ta duroni këtë vuajtje, Unë do t'ju dhuroj bekime të mëdha dhe do t'ju kërkoj që të vazhdoni me Mua në udhëtimin Tim për të zgjuar botën nga dremitja dhe që Unë të ngre vellon e mashtrimit që e ka mbuluar atë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/22/i-desire-that-all-of-my-followers-conduct-a-time-of-fasting-from-next-monday-until-1530-hours-on-good-friday/

Saturday 23 March 2013

Koha për përçarjen është e shpejtë dhe ju duhet të pregatiteni

E Enjte, 21 Mars 2013, ora 20:00

Bija Ime fort e dashur, sa thyhet Zemra Ime për shkak të trishtimit, që po ndjehet nga shpirtrat që janë çorjentuar për shkak të largimit të papës Sim të fundit, Benedikti Im i dashur.

Ju, shpirtrat e Mi të dashur, ndjeheni kaq të hutuar dhe, disi, të vetmuar. Unë e ndjej dhimbjen tuaj dhe ju duhet të luteni fort për Dorën Time të Mëshirës, që Unë të mund të arrij të ngushëlloj zemrat tuaja të trishtuara.

Kjo do të jetë një kohë tradhëtie për ty, bija Ime, pasi shumë nga ata që kanë mbajtur anën e këtij Misioni të Shenjtë do të largohen. Ti duhet ta shtosh kohën që kalon në Adhurimin Eukaristik në 7 ditë në javë dhe vetëm atëherë do të jesh në gjëndje të ecësh e vetme dhe pa frikë, për të kryer detyrat, që Unë do të jap, shumë prej të cilave do të jenë jashtëzakonisht të vështira.

Ju duhet të qëndroni të fortë, të gjithë ju, në këtë kohë. Ju nuk duhet të dëgjoni ato zëra të mospranimit, që do t’i acarojnë nervat tuaja dhe që do të shtohen në numër të madh ndërsa vjen Java e Shenjtë.

Çdo fyerje, çdo gënjeshtër, çdo kundërshtim djallëzor ndaj këtyre, Mesazheve të Mia të Shenjta për botën, do të jenë kryqi yt për t'u mbajtur për 10 ditët e mëpasshme. As edhe për një moment nuk do të lejoheni ju, ndjekësit e Mi, të pushoni, të luteni, apo të meditoni mbi Fjalën Time Më Të Shenjtë.

Dijeni se pa mbrojtjen e Rruzares së Shenjtë, e cila duhet të thuhet përditë, ju do ta lini veten të hapur ndaj dyshimeve, që nuk vijnë nga Unë.

Koha për përçarjen është e shpejtë dhe ju duhet të pregatiteni. Unë dëshiroj t'ju jap një hir të veçantë për t'ju ndihmuar t'i bëni ballë persekutimit dhe presioneve, që do të vihen mbi ju, për t'ju inkurajuar të tërhiqeni nga Mesazhet e Mia. Do të duhet besim i madh, mirëbesim dhe nerva çeliku, për t'u përqëndruar në Fjalën Time të Shenjtë, dhe prandaj, ju duhet të thoni këtë Kryqëzatë Lutje, një herë në ditë, tani e tutje.

Lutja e Kryqëzatës (102) Për të mbështetur fenë dhe besimin në Mesazhin e Hyjit për botën

Më i dashuri Jezus, kur unë jam poshtë, më ngrit lart.
Kur kam dyshime, më ndriço.
Kur jam në hidhërim, më trego Dashurinë Tënde.
Kur unë kritikoj, më ndihmo të qëndroj i heshtur.
Kur unë gjykoj një tjetër në publik, vulosi buzët e mia.
Kur unë shpreh blasfemi, në Emrin Tënd, më shëlbo dhe më kthe në Mbrojtjen Tënde.
Kur më mungon guximi, më jep shpatën që më nevojitet për të bërë betejë dhe për të shpëtuar shpirtrat që Ti dëshiron.
Kur i rezistoj Dashurisë Tënde, më ndihmo të dorëzohem dhe ta braktis vetveten plotësisht nën Kujdesin Tënd dashamirës.
Kur unë largohem, më ndihmo që të gjej Udhën e së Vërtetës.
Kur e vë në pyetje Fjalën Tënde, më jep përgjigjet që unë kërkoj.
Më ndihmo të jem i duruar, i dashur dhe i sjellshëm edhe ndaj atyre që të mallkojnë Ty.
Më ndihmo të fal ata që më fyejnë dhe më jep Hirin e duhur për të të ndjekur Ty deri në skajet e Tokës. Amen.

Shkoni, ndjekësit e Mi të shtrenjtë, dhe dijeni se detyra juaj është ndaj Meje, Kishës suaj dhe Mësimeve të Mia. Merreni Shpatën e Shpëtimit dhe me atë luftoni me Mua për të marrë çdo shpirt të vetëm, përfshi edhe ata që mëkatojnë kundër Meje, në Mbretërinë Time.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/21/the-time-for-the-division-is-soon-and-you-must-prepare/

Friday 22 March 2013

Ashtu si i verbëri nuk mund të shikoj, do të ketë nga ata në mes të Kishës në Romë që mund të shikojnë, por që do të refuzojnë të pranojnë të Vërtetën

E Mërkurë, 20 Mars 2013, ora 19:15

Bija Ime fort e dashur, Kryqësimi Im po përjetohet përsëri dhe çdo pjesë është e lidhur me kohën që çon drejt Ardhjes Sime të Dytë.

Tani që Trupi Im – Kisha Ime – ka duruar fshikullimin, për kaq shumë vjet, për shkak të shpirtit djallëzor, Kurora e Gjëmbave tani po vendoset mbi udhëheqjen brënda Kishës Sime.

Kur gjëmbi i tretë e shpoi Syrin Tim të Djathtë, Unë nuk mund të shikoja më përmes Tij. Vetëm përmes Syrit Tim tjetër Unë mund të shikoja dhimbjen e tmerrshme, që po përjetohej nga Nëna Ime.

Tani që Kurora e Gjëmbave po e shpon Kokën e Kishës Sime në Romë, vetëm njëra-gjysëm do të dëshmoj të Vërtetën e profecive të parath
ëna. Gjysma tjetër do të jetë e verbuar dhe nuk do të arrijnë të shikojnë dëmin, që po kryhet mbi çdo pjesë të Trupit Tim – Kishës Sime – tek çdo komb në botë.

Ashtu si të verbërit nuk mund të shikojnë, do të ketë nga ata në mes të Kishës në Romë që mund të shikojnë, por që do të refuzojnë të pranojnë të Vërtetën. Kaq e dhimbshme do të jetë e Vërteta, sa do të jetë më e lehtë për ata shërbëtorët e Mi të shenjtë të ndjekin udhën e lehtë. Frikacakë, ata do të zgjedhin udhën e shkatërrimit sesa të marrin kryqin e tyre për Mua.

Pastaj do të jenë ata që më duan Mua dhe kjo përçarje nuk do t'i pengoj ata në planin për të më ndihmuar Mua të shpëtoj shpirtrat nga vdekja e sigurtë. Këta shpirtra të guximshëm, të mbushur me hirin e Shpirtit të Zjarrit, do të luftojnë për të ruajtur Sakramentet e Mia Më Të Shenjta. Këta janë klerikët që do të ushqejnë grigjën Time gjatë persekutimit. Çdo hir do të dhurohet mbi shpirtra të tillë të pastër dhe ata, si shpërblim, do të udhëheqin ushtrinë Time të mbetur, drejt portave të Qiellit të Ri dhe Tokës së Re.

Kërkohet guxim i madh për të pranuar Fjalën e profetëve të Hyjit. Nuk është kurrë e lehtë të dëgjosh Fjalët e profetëve, Fjalët e të cilëve i presin zemrat e njerëzve, si një shpatë me dy presa. Paralajmërimet e tyre janë të dhimbshme për t'u dëgjuar, por të ëmbla për shkak të fryteve që japin, sepse kur Fjala e Hyjit jepet si një Dhuratë, ajo ofron shpëtim. 

Rrëmbejeni Fjalën Time të Shenjtë, sepse Ajo është jeta juaj. Ju, ndjekësit e Mi të dashur, jeni të mbrojtur me Vulën e Hyjit të Gjallë dhe prandaj kurrë nuk duhet të keni frikë.

Armiqtë tuaj do t'ju shajnë, do t'ju fyejnë dhe mund t'ju persekutojnë, por do të jem Unë, Jezu Krishti, Ai që do të eci me ju. Ju, të zgjedhurit e Mi të paktë, që i përgjigjeni Thirrjes Sime, përmes vuajtjes suaj, do të shpengoni shumë nga njerëzimi, në Sytë e Mi.

Unë ju bekoj. Unë ju jap paqe dhe forcë, që të mund të më ndiqni Mua pa frikë në zemrat tuaja.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/20/just-as-the-blind-cannot-see-there-will-be-those-amongst-the-church-in-rome-who-can-see-but-who-will-refuse-to-acknowledge-the-truth/

Fletë për fletë, qëllimet e tyre djallëzore do të bëhen të qarta ndërsa ata pengohen

E Martë, 19 Mars 2013, ora 22:45

Bija Ime fort e dashur, Fjala Ime e Shenjtë përhapet si një erë e fuqishme nëpër gjithë botën, në këtë kohë, përmes këtyre Mesazheve.

Shumë do ta dëgjojnë Zërin Tim, nëse dëshirojnë ta bëjnë këtë apo jo, sepse Ai do të tingëlloj si një bubullimë para stuhisë. Disa do ta njohin Shpirtin e Shenjtë kur Ai do t'i përfshij shpirtrat e tyre. Të tjerët, për fat të keq, nuk do ta njohin, por Unë ju them këtë atyre. Ju e keni dëgjuar Zërin Tim. Ai e ka trazuar shpirtin tuaj dhe, prapë, ju më bllokoni Mua. Kështu, ju ktheni shpinën. Ju mund t'i trëmbeni Zërit Tim, pasi Ai mund të jetë i fuqishëm, por gjënë e vetme që ju nuk mund të bëni është të më shpërfillni Mua.

Kaq i fuqishëm është Shpirti Im I Shenjtë sa Ai do ta preki shpirtin tuaj, nëse e dëshironi ju këtë të jetë apo jo. Ata prej jush që vrapojnë, fshihen dhe pretendojnë se Unë nuk Jam i Pranishëm, duhet ta dini se do të jeni të paaftë të mohoni Praninë Time, pavarësisht se sa shumë ju përpiqeni.

Disa prej jush do t'i rezistojnë të Vërtetës pasi ju mungon besimi në Premtimin Tim për t'ju ofruar jetën e përjetshme. Shumë prej jush e shohin këtë të frikshme dhe do të preferonin të mendonin se Dita e Madhe e Zotit nuk do të ndodhi në jetën tuaj. Dhe prandaj ju i mbyllni sytë, i bllokoni veshët dhe kërkoni ngushëllim në gjëra të tjera.

Siguria që ju ndjeni në përpjekje për të gjetur paqe, atje ku mund të gjendet, do të jetë jetë-shkurtër. Së shpejti juve do t'ju mohoet Fjala e Hyjit. Fjalët që jeni mësuar t'i dëgjoni do të zhduken nga predikimet dhe letrat prej peshkopëve dhe kardinalëve, që ju dërgoheshin juve dhe të gjithë atyre ndjekësve të Mi që nuk dyshojnë.

Sektet masonike infiltrojnë Kishën në Romë. Mos u gënjeni – mund të jetë vetëm një papë në një periudhë jete.

Shumë nga ndjekësit e Mi do ta refuzojnë tani Fjalën Time të Shenjtë, të Vërtetën, ashtu si bënë gjatë vuajtjes Sime në tokë. Ti, bija Ime, do të refuzohesh si heretike, do të përqeshesh dhe tallesh. Ti do të bëhesh problem për profetin e rremë. Por së shpejti, të gjithë do të shikojnë veprat delikate dhe gjestet dinake të atyre mashtruesve të rremë që kontrollojnë Fronin Tim në Romë, sepse ato çojnë në sakrilegj.

Fletë për fletë, qëllimet e tyre djallëzore do të bëhen të qarta ndërsa ata pengohen dhe ata, që janë të bekuar me diturinë e hedhur atyre nga Unë, do ta njohin paturpësinë, që po lëshohet.

Bisha është tani gati dhe formon një rreth jo-besimtarësh, të përbërë nga disa lidera të botës, të bashkuar në një me të gjithë ata që janë kundër Mbretërisë së Hyjit. Shpirtra demonësh, që i sulmojnë këta shpirtra të gjorë, që prej krenarisë dhe arrogancës së tyre, do ta tregojnë veten që të gjithë t'i shohin përmes gjesteve të tyre, të cilat do të analizohen dhe vihen në pyetje deri kur përgjigjet përfundimtare të duken qartë tek ata që janë të bekuar me Dhuratën e Dijes.

Besoni tek Unë. Besoni në këtë Dhuratë të Besimit. Më lejoni Mua t'ju mbaj dhe t'ju drejtoj përmes kësaj xhungle të krijesave djallëzore që dëshirojnë të gllabërojnë shpirtrat tuaj.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/19/layer-by-layer-their-evil-intents-will-become-clear-as-they-trip-themselves-up/

Thursday 21 March 2013

Nëna e Hyjit: Përçarja në botë, e sjellë nga Gogë dhe Magogë, do t’i copëtoj familjet në dysh

E Hënë, 18 Mars 2013, ora 19:35

Bija Ime, ti kurrë nuk duhet ta vësh në dyshim rëndësinë e këtij Misioni apo të lejosh sulmet mbi ty që ta largojnë vëmëndjen nga Biri im i dashur.

Është prej Dashurisë dhe Mëshirës së Birit tim që Ai i zbulon botës planet e të ligut për të rrëmbyer shpirtrat para orës së fundit. Ky plan djallëzor është krijuar për një kohë shumë të gjatë dhe do të imponohet mbi fëmijët e Hyjit nga forcat Masonike, besnikëria e të cilëve është ndaj të ligut.

Askush të mos ketë ndonjë dyshim mbi profecitë e zbuluara nga unë, Nëna juaj, tek vizionarët dhe profetët nëpër shekuj. Fëmijë, ju nuk duhet të trëmbeni. Por ju duhet të jeni me shpresë dhe të gëzoni sepse koha për Qiellin e Ri dhe Tokën e Re është afër dhe fëmijët e Hyjit përfundimisht do ta heqin qafe të ligun, që secili prej jush e ka dëshmuar gjatë gjithë jetës suaj.

Kjo kohë është parathënë në Librin e Atit tim, dhe për këtë arsye, ju duhet ta pranoni të Vërtetën e përmbajtjeve të Librit të Zbulesës. Nëse ju nuk e pranoni Librin e Zbulesës, e dhënë Gjonit, atëherë ju nuk mund të thoni se e pranoni pjesën tjetër të Librit – Biblën Më Të Shenjtë.

Shumë prej çfarë do të vij do të jetë e vështirë dhe e dhimbshme, sepse përçarja në botë e sjellë nga Gogë dhe Magogë do t’i copëtoj familjet në dysh. Intrigat djallëzore dhe planet mashtruese, të krijuara nga profeti i rremë dhe antikrishti, do të jenë mashtrimi më i madh që kur Farizenjtë e mohuan Birin tim. Kur ata, Farizenjtë, e mohuan Birin tim, ata e penguan të Vërtetën t'ju jepej fëmijve të Hyjit. Kjo e zvogëloi numrin dhe ndjekësit e Birit tim, gjatë kohës së Tij në tokë, dhe i pengoi ata të bëheshin të Krishterë.

E njëjta gjë do të jetë e vërtetë për këta të dy që do të mbartin imazhin e mirësisë, por që do t'i çojnë shumë nga fëmijët e Hyjit në udhë të gabuar. Ata do të verbojnë shumë ndaj të Vërtetës, ndërsa ndryshimet e vrullshme, që ata do të krijojnë, përgjatë sundimit të tyre, do t'i shkëpusin njerëzit nga Ligjet e Hyjit.

Fëmijve të Hyjit do t'ju thuhet se ligësia është e pranueshme dhe se disa mëkate nuk janë fyese ndaj Hyjit. Njerëzit do t'i besojnë ata dhe, si rezultat, do t'i kthejnë shpinën Hyjit.

Lutuni, lutuni, lutuni që regjimi i tyre të jetë i shkurtër dhe se e Vërteta do të triumfoj, që Kisha e Birit tim në tokë të mbetet e pacënuar.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/18/mother-of-god-the-division-in-the-world-to-be-brought-about-by-gog-and-magog-will-split-families-in-two/

Wednesday 20 March 2013

Një mesazh për priftërinjtë dhe të gjithë ata shërbëtorët e Mi të shenjtë që kanë dhënë jetën e tyre ndaj Shërbimit Tim të Shenjtë

E Dielë, 17 Mars 2013, ora 18:50

Bija Ime fort e dashur, ky është një Mesazh për priftërinjtë dhe të gjithë ata shërbëtorët e Mi të shenjtë që kanë dhënë jetën e tyre ndaj Shërbimit Tim të Shenjtë.

Shërbëtorët e Mi të dashur, Unë dëshiroj që ju t'i bindeni Ligjeve të Kishës dhe atyre ndaj të cilëve ju duhet të tregoni bindje në Emrin Tim të Shenjtë. Ju kurrë nuk duhet të braktisni detyrat tuaja ndaj Kishës dhe ju duhet të vazhdoni të më shërbeni Mua si gjithmonë.

Ju lutem t'i administroni të gjitha Sakramentet, si më parë, por madje me më shumë kujdes. I kryeni, si gjithmonë, detyrat tuaja të shenjta. Detyra juaj është ndaj fëmijve të Hyjit dhe ju duhet ta udhëhiqni grigjën tuaj. Qëndroni besnik ndaj Mësimeve të Mia gjatë gjithë kohës.

Nuk do të jeni ju, shërbëtorët e Mi të shtrenjtë, të cil
ët do ta braktisin Kishën Time në tokë. Nuk do të jetë përmes veprimeve tuaja që Ligjet brënda Kishës Sime do të ndryshojnë për të mbështetur doktrinat e reja.

Ju do të qëndroni besnik ndaj shërbimeve të Kishës Sime dhe do të kryeni detyrat tuaja deri në ditën e tmerrshme. Kjo do të jetë dita kur Mesha Ime e Shenjtë do të ndryshoj përtej njohjes. Do të jenë armiqtë e Hyjit, të cil
ët e kanë infiltruar Kishën Time në tokë, ata që do t’ju shtyjnë ju larg Meje.

Kur ata të prezantojnë Meshën e re, atëherë ju do të mbeteni pa asnjë zgjedhje, sepse do ta dini se ajo nuk ofron më Eukaristinë Më Të Shenjtë. Do të jetë atëherë kur e Vërteta do t'ju zbulohet më në fund, edhe pse do të jeni të vetëdijshëm për shenjat para kësaj.

Shenjat do të përfshijnë mënyra të reja të çuditshme për përshtatjen e lutjeve; Satani nuk do të mohohet më dhe Sakramentet do të manipulohen për të përfshirë fe të tjera. Ju do të viheni në merak, por prapë ju do të ndjeni një detyrim për të qëndruar besnik ndaj Kishës Sime.

Do të jetë atëherë kur Ekzistenca e Kishës Sime në tokë do të jetë i vetmi mjet i mbijetesës suaj nëse do të mbeteni besnik ndaj Mësimeve të Mia. Kur Mësimet e Mia, Sakramentet e Mia dhe Mesha Ime e Shenjtë kanë ndryshuar, ju nuk duhet të mashtroheni. Nëse nuk i përmbaheni Ligjeve të Mia, atëherë ju do të më tradhëtoni Mua.

Për kishat e tjera t
ë Krishtere, Unë ju paralajmëroj se ky infektim do të përhapet gjithashtu edhe në kishat tuaja. Me kalimin e kohës, do të bëhet e vështirë për ju të nderoni Mësimet e Mia në mënyrën që ju dhanë botës. Të gjithë të Krishterët do të vuajnë nën sundimin e profetit të rremë dhe bashkpuntorit të tij, antikrishtit, fytyra e të cilit do të rrezatoj në mbarë botën së shpejti, si lideri me më influencë i të gjitha kohërave.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/17/a-message-for-priests-and-all-those-sacred-servants-of-mine-who-have-given-their-lives-to-my-sacred-service/

Tuesday 19 March 2013

Vula e Tretë do të zbulohet kur njeriu të mundohet për ushqim ndërsa zia e urisë e mbërthen njerëzimin

E Shtunë, 16 Mars 2013, ora 15:25

Bija Ime fort e dashur, dallgët do të lëshohen dhe shkatërrimi, i shkaktuar nga shumë luftra, do të filloj ashtu si është parath
ënë.

Koha për ardhjen e profetit të rremë do të korrespondoj me deklarimin e luftrave në mbarë botën. Këto luftra do të nxiten në çast dhe njeriu do të struket nga frika ndërsa pasojat bëhen të qarta. Luftrat do të zënë rrënjë dhe do të vërshojnë si stuhitë në shkretëtirë, ku ato do të fitojnë forcë dhe do të kapin të gjithë ata që ndjejnë se paqja e tyre është e garantuar, si një hajdut gjat
ë natës.

Kaq shumë vënde do të përfshihen sa do t’i habisi të gjithë. Menjëherë antikrishti do të deklarohet në mes të gjakderdhjes. Hutimi, frika dhe humbja e të mbjellave do ta dyfishojnë problemin. Jo më vonë se kjo, Vula e Tretë do të zbulohet kur njeriu të mundohet për ushqim ndërsa zia e urisë e mbërthen njerëzimin. Të uritur për bukë, të boshatisur në shpirt, të mbetur pa ndihmë, njerëzimi do të kapet pas gjithçkaje apo dikujt, që ofron lehtësim.

Skena do të jetë pregatitur për ardhjen e antikrishtit dhe shpalljen e tij në botë. Në këtë kohë, njerëzimi do të jetë kaq i lehtësuar sepse njeriu i paqes, që ofron kaq shumë shpresë, sa ata do të bëhen skllevërit e tij të vullnetshëm. Ata do të besojnë në planin e tij të detajuar për të rindërtuar botën dhe për t'i sjellë kombet së bashku. Plani, do t'ju thuhet atyre, do të jetë për të mirën e të gjithëve dhe do të pastroj botën nga terrorizmi. Armiqtë, që ai thotë se do të luftoj, dhe mbi të cilët ai do të ushtroj kontroll, janë viktima të pafajshëm të përdorur nga ai në mashtrimin, që ai do t'i tregoj botës.

Kur paqja, apo ajo që do të duket si armpushim, të kthehet, atëherë do të vijë faza tjetër, bashkimi i të gjitha kombeve, të gjitha feve, të gjitha vëndeve, në një. Kjo do të jetë kur bashkimi mes profetit të rremë dhe antikrishtit do të bëhet e qartë.

Atyre që ju është dhënë e Vërteta, dhe emrat e të cilëve janë në Librin e të Gjallëve, do ta dinë se çfarë po ndodh. Të tjerët, të verbuar ndaj të Vërtetës së Mësimeve të Mia, nuk do të jenë kaq fatlumë.

Pastaj do të jetë një moment pritje. Durimi Im do të thotë se Unë do të përpiqem të shpëtoj dhe të mbroj ata që nuk do të jenë të aftë të njohin të Vërtetën.

Durimi Im dhe Mëshira Ime do të çojnë në Ndërhyrje Hyjnore në një shkallë madhështore për të shpëtuar të gjithë fëmijët e Hyjit nga mbërthimi i bishës, qëllimi i vetëm i të cilës është të inkurajoj mëkatin.


Sepse ka vetëm një gjë që ju duhet ta dini; mbrapa joshjes magjepse të antikrishtit do të shtrihet plani për të inkurajuar mëkatin, që njerëzimi të bëj zgjedhjen finale – të mbaj anën e bishës në kundërshtim të hapur ndaj Hyjit.

Kur të vij koha dhe pasi çdo përpjekje është bërë nga Unë për të shpëtuar shpirtrat, ajo do të marri fund.

Vetëm të zgjedhurit do të çohen në Mbretërinë Time.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/16/the-third-seal-will-be-revealed-when-man-will-scramble-for-food-as-famines-grip-humanity/

Monday 18 March 2013

Agonia Ime po ndjehet nga të gjithë shenjtorët dhe engjëjt në Qiell, se koha për Apokalipsin është afër

E Shtunë, 16 Mars 2013, ora 12:40

Bija Ime fort e dashur, çfarë inati, çfarë zemërimi dhe çfarë frike po ndjehet nga ata që refuzojnë të pranojnë Kupën Time të Vuajtjes në këtë këtë kohë.

Egërsia e Satanit, kundër këtyre Mesazheve, do të rritet shpejt dhe çdo përpjekje do të bëhet për të dënuar ty, bija Ime.

Vuajtja duhet të pranohet nga ty, për arsye të dorëzimit tënd ndaj Vullnetit Tim të Shenjtë, i cili është sipas vullnetit tënd. Prandaj ti, bija Ime, duhet të qëndrosh e heshtur kur britmat e bishës dhe të atyre shpirtrave të shkretë që ai përdor për të sulmuar ty, do të vazhdojnë. Unë e them këtë tek të gjithë dishepujt e Mi të dashur besnik – qëndroni të palëkundur. Mbajeni kokën poshtë në shërbim të përulët dhe ofrojini vuajtjet tuaja për ata shpirtra që nuk do ta pranojnë Dhuratën e të Vërtetës.

Ata përgjegjës për infiltrimin e Kishës Sime në tokë zgjodhën kohën e Kreshmës, qëllimisht, për të më fyer Mua, Jezusin e tyre, që vdiq në agoni për të shpëtuar shpirtrat e tyre.

Kaq të infektuar janë ata, ata që enden korridoreve të Romës, sa shenja më e madhe do të duket në rrëmujën, që do të krijohet, ndërsa ata i përmbahen urdhërit të mashtruesit. Rrëmujë, trazira, përçarje dhe kontradikta do të shihen ngado në Romë. Kjo 
çoroditje vjen nga Satani sepse ajo nuk mund të vij nga Hyji.

Zemërimi vjen nga i ligu dhe egërsia e tij është intensive kur Drita Ime përhapet mes fëmijve të Hyjit. Bëje të ditur se kur sulmet e një natyre kaq të egër shkaktohen mbi një tjetër, në Emrin Tim, se është Prania Ime ajo që e provokon një reagim të tillë.

Vetëm Unë, Jezu Krishti, dhe ndjekësit e Mi mund të bëhemi objek i një abuzimi të tillë prandaj, kur ju e shikoni se kjo bëhet e padurueshme, ju lutem të thoni këtë lutje të shkurtër:

“Unë e ndaj këtë dhimbje me Ty, i dashur Jezus, dhe kërkoj që Ti t’i bekosh armiqtë e mi, dhe ata që të fshikullojn
ë Ty, me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë. Amen.”

Konflikti do të vazhdoj dhe Agonia Ime po ndjehet nga të gjithë shenjtorët dhe engjëjt në Qiell, se koha e Apokalipsit është afër.

Mbahuni tek Unë, Jezusi juaj, dhe vendoseni gjithë besimin tuaj tek Unë ndërsa Unë ngre Ushtrinë Time të Mbetur, në pregatitje për betejën e shëmtuar për shpirtrat që do të vijoj.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/16/my-agony-is-felt-by-all-the-saints-and-angels-in-heaven-for-the-time-of-the-apocalypse-is-near/

Nëna e Shpëtimit: Thoni Rruzaren time për të gjithë ata që drejtojnë në Romë

E Premte, 15 Mars 2013, ora 22:30

Bija ime e dashur, kjo është një kohë e trishtimit të madh, jo vetëm për ty, por për të gjithë ata që e duan Birin tim. Unë duhet t'ju kërkoj ju, fëmijve të mi, të qëndroni të fortë dhe me besim ndaj Fjalës së Shenjtë të Hyjit, për hir të Birit tim. Ai, Biri im i dashur, e var Kokën e Tij n
ë dhimbje ndërsa Ai shikon tmerrin ndërsa Kisha e Tij thërmohet para Tij.

Ju lutem të luteni për shpresë dhe të thoni Rruzaren time të Shenjtë çdo ditë për të gjithë ata që drejtojnë në Romë. Ju duhet të luteni për të gjithë ata që drejtojnë Kishën Katolike. Ju lutem të përfshini edhe njeriun që ulet në Fronin e Pjetrit, sepse ai ka shumë nevojë për lutjet tuaja.

Lutuni që ai ta pranojë të Vërtetën e vdekjes së Birit tim në Kryq dhe ta hapi zemrën e tij ndaj thirrjeve të Birit tim për mëshirë për të gjithë fëmijët e Hyjit.

Pavarësisht se sa të vështira janë këto kohë, në Kishën Katolike të Romës, i ligu nuk mund dhe nuk do të fitoj kundër Fuqisë së Hyjit.

Roli im si Ndërmjetëse e të gjitha Hireve së shpejti do të kuptohet, dhe si gruaja e zgjedhur e veshur me rrezet e diellit, koha ime ka ardhur për të ndihmuar Birin tim në planin e Tij final për shpëtim.

Unë i dua fort të gjithë fëmijët e Hyjit, përfshi edhe ata që i sjellin Atij turp dhe shqetësim të madh. Lutuni që lutjet e mia, të sjella tek Biri im dhe të paraqitura tek Ai në emrin tuaj, të mund të dobësojnë vuajtjet, që do të vijonë brënda Kishës Katolike.

Dashuria Ime, si Nëna e të gjithë fëmijve të Hyjit, po i mbështjell të gjithë dhe unë kurrë nuk do të ndaloj në përpjekjen time për t'ju sjellë shpresë, fëmijë të dashur.

Lutjet do të dëgjohen në Qiell dhe ju kurrë nuk duhet të humbisni shpresë, sepse Mëshira e Birit tim është më e madhe se sa mund ta dini ju.

Dashuria e Hyjit është e Gjithpushtetshme. Kërkoni dhe ju do të merrni bekime të mëdha, ndërsa pregatitjet kanë përfunduar në gadishmëri për Ditën e Madhe të Zotit.

Prisni me durim, dashuri dhe besim sepse të gjitha këto sprova do të kalojnë shpejt, dhe pastaj Qielli i Ri dhe Toka e Re do të dalin si një e vetme. Kjo është e gjitha që duhet t'ju interesoj – pregatitja e shpirtit tuaj dhe të atyre që kanë më shumë nevojë për lutjet tuaja. Vetëm atëherë, ju do të jeni në gjëndje të pranoni Dritën e Hyjit dhe të hyni në Parajsën e Re në tokë.

Të keni paqen dhe përqëndrohuni vetëm tek Biri im dhe dëshirës së Tij të vetme për të shpëtuar shpirtrat e çdo krijese të gjallë.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/15/mother-of-salvation-say-my-rosary-for-all-those-who-rule-in-rome/

Saturday 16 March 2013

Ky veprim djallëzor gjatë Javës së Shenjtë do të shihet nga ata që i mbajnë sytë hapur

E Enjte, 14 Mars 2013, ora 18:00

Bija Ime fort e dashur, sa vuajtje po përjetohet nga shërbëtorët e Mi të shenjtë të dashur, të afërt me Zemrën Time, të cilët e njohin të Vërtetën dhe që do t'ju duhet të dëshmojnë ligësinë në Kishën Time në tokë.

Do të jetë një fyerje e veçantë, që do të kryhet mbi Emrin Tim të Shenjtë, në një përpjekje për të më posht
ëruar Mua, gjatë Javës së Shenjtë. Ky veprim djallëzor, gjatë Javës së Shenjtë, do të shihet nga ata që i mbajnë sytë hapur dhe kjo do të jetë një nga shenjat prej të cilave ju do ta dini se mashtruesi, që ulet në fronin në Kishën Time në tokë, nuk vjen nga Unë.

Ndjekësit e Mi, ju duhet ta dini se profecitë e dhëna botës – paralajmërimin për kohën kur pushteti, brënda Kishës Sime, do të merret nga ata që janë besnik ndaj bishës – janë afër. Koha është tani.

Mbajeni mënd se ata që me krenari e shfaqin simbolin e përulësisë janë fajtor për krenarinë. Krenaria është një mëkat.

Ata që thonë se Kisha Ime duhet ta rip
ërtërij imazhin e vet, të ndryshoj doktrinën e Kishës Sime dhe që thonë se, duke e modernizuar atë, për t'u pranuar nga më shumë njerëz, atëherë dijeni këtë.

Ju që thoni se i ndiqni Mësimet e Mia, por që i doni ligjet të ndryshojnë për të toleruar vepra, që janë mëkatare në Sytë e Mi, dilni jashtë nga Kisha Ime tani. Ju nuk jeni të Mitë. Ju më keni kthyer Mua shpinën dhe nuk jeni të denjë të hyni në Shtëpinë Time. Prap
ë, kjo do të jetë çfarë do të ndodhi. Ju dhe të gjithë ata prej jush që kërkojnë ndryshime, të cilat mbështeten nga bota jobesimtare, do të jeni të kënaqur, sepse profeti i rremë do t'ju tërheqi drejt favorit të tij dhe ju do të duartrokisni në çdo moment të sundimit të tij jetë shkurtër. Por, nuk do të jem Unë, Jezu Krishti, Ai që ju do të ndiqni. Ju do të ndiqni një doktrinë të rreme, jo nga Zoti.

Sa shumë do ta mbështesin sundimin e profetit të rremë dhe do të më shtyjnë Mua në një anë me gëzim në zemrat e tyre. Pastaj kur gabimet e metodave të tij të bëhen të qarta, shërbëtorët e Mi të shenjtë të shkretë nuk do të kenë se ku të kthehen. Trishtimi i tyre do të kthehet në frikë dhe frika e tyre do të kthehet në dëshpërim. Ata nuk do të dinë se kujt t'i besojnë, por ata duhet ta kuptojnë këtë. Trupi Im, Kisha Ime, mund të fshikullohet dhe të dhunohet por Shpirti Im kurrë nuk mund të preket, sepse Ai kurrë nuk mund të vdesi.

Ju që e refuzoni Fjalën Time tani dhe të Vërtetën që ju jepet, si një Dhuratë e veçantë nga Qielli, Unë ju bekoj. Unë do të vazhdoj të hedh hiret e Mia mbi ju deri kur ju të ktheheni tek Unë. Unë kurrë nuk do të heq dorë deri sa të mund të shpëtoj shpirtrat tuaj të dëshpëruar.

Kisha Ime, ku Mësimet e Mia dhe Sakramentet mbeten të paprekura, do të jetoj dhe kurrë nuk do të vdesi. Ajo nuk ka nevojë për tulla dhe llaç të mbijetoj, sepse jam Unë, Jezu Krishti, Trupi i të Cilit është Kisha. Ju, priftërinjtë e Mi të dashur e besnik, shërbëtorë të shenjtë dhe ndjekësit jeni pjesë e Imja. Ju jeni bashkuar me Trupin Tim për të formuar Kishën Time në tokë. Prandaj ju duhet të mësoni të jeni të fortë, të guximshëm dhe besnik ndaj Fjalës Sime të Shenjtë, pavarësisht se çfarë argumentash ju paraqiten në të kundërt.

Koha që përçarja të zbulohet është afër, dhe tashmë, një situatë tmerrësisht e sikletshme po ndjehet në Romë. Kur Shpirti I Shenjtë të përplaset me shpirtin djallëzor, një vijë do të përshkoj mes për mes që të dy palët të krijohen. Ndarja e madhe do të bier shpejt. Pastaj shumë prej atyre që kanë qënë të mashtruar nga gënjeshtari do të vrapojnë në Krahët e Mi të Shenjtë për mbrojtje.

Unë ju drejtoj gjatë këtyre kohëve të trishtueshme dhe ju kërkoj që të gjithë ju të m'i dorëzoni Mua lotët tuaj dhe Unë do t'ju ngushëlloj në shpirt.

Unë ju bekoj. Unë ju sjell paqen e zemrës. Unë ju mbroj.

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/14/this-wicked-gesture-during-holy-week-will-be-seen-by-those-who-keep-their-eyes-open/

Froni i tij është vjedhur. Por jo fuqia e tij

E Mërkurë, 13 Mars 2013, ora 21:20

Bija Ime fort e dashur, Unë jam dënuar me vdekje për herën e dytë. Fyerja për vendimin e marrë në Romë, që ti e dëshmove sot, më copëton Mua në mes.

Kur Unë qëndrova para egzekutuesve të Mi, i akuzuar për herezi dhe që guxova të flisja të Vërtetën, apostujt e Mi ja mbathën dhe nuk mund të gjendeshin askund. Ata që më ndoq
ën Mua dhe i pranuan Mësimet e Mia më tradhëtuan Mua kur Fjala Ime u kundërshtua nga ata në pozitë. Ata filluan të humbisnin besimin tek Unë dhe filluan të kishin dyshime për Mua.

Disa prej ndjekësve t
ë Mi besuan në krimet e herezisë, për të cilat Unë u akuzova, dhe se ata ishin të justifikuar. Kaq të fuqishëm ishin akuzuesit e Mi – njerëz në vëndet e larta, të veshur me rroba joshëse dhe që ecnin dhe flisnin me një farë autoriteti të vërtetë – sa fare pak i dyshonin ata.

Unë u hetova, u sfidova, u talla, u poshtërova, u vura në lojë dhe u përqesha se flisja të Vërtetën. Njerëzit përuleshin para këtyre sunduesve – njerëz me zëra të fuqishëm dhe me një autoritet që kurrë nuk u vu në pyetje. Zëri Im u bë si një përshpërimë në mes ulërimave të akuzuesve të Mi.

“Heretik” – bërtisnin ata. Ata thoshin se Unë flisja me një gjuhë djallëzore, se Unë blasfemoja kundër Hyjit dhe se Unë doja të shkatërroja kishën e tyre. Dhe prandaj, ata më vranë Mua me gjakftohtësi.

Nuk do të jetë aspak ndryshe tani kur Unë provoj ta bëj Zërin Tim të dëgjohet, kur Unë p
ërpiqem të paralajmëroj të gjithë fëmijët e Hyjit për ngjarjet, për të cilat të kam folur ty, bija Ime, gjatë këtyre dy viteve të fundit. Fjala Ime do të trajtohet me përbuzje. Fjala Ime do të vihet në pyetje. Dyshimet do të dalin dhe, përsëri, apostujt e Mi do t’ja mbathin duke më lënë Mua tek ujqërit.

Mos u gënjeni, e Vërteta ju është zbuluar. Unë ju kam thënë ju, ndjekësit e Mi, se si do të mashtroheni. Kjo do të jetë shumë e vështirë për ju sepse ju do të vini në pyetje këtë mashtrues i cili ulet në Shtëpinë e Atit Tim.

Papa Benedikti XVI Im i dashur u persekutua dhe u largua, ashtu si ishte parath
ënë. Unë nuk e kam zgjedhur këtë person, i cili deklaron se vjen në Emrin Tim.

Ai, Papa Benedikti, do t'i udhëheqi ndjekësit e Mi drejt të Vërtetës. Unë nuk e kam braktisur atë dhe Unë do ta mbaj atë pranë Zemrës Sime dhe do t'i jap atij ngushëllimin që i duhet në këtë kohë të tmerrshme.

Froni i tij është vjedhur. Por jo fuqia e tij.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/13/his-throne-has-been-stolen-his-power-has-not/

Friday 15 March 2013

Hyji Atë: Beteja tani egërsohet mes Hierarkisë Sime dhe grupit të bishës

E Martë, 12 Mars 2013, ora 14:38

Bija Ime më e dashur, Qielli derdh lotë hidh
ërimi në këtë ditë të tmerrshme e parathënë kaq shumë kohë më parë.

I gjithë njerëzimi do të përballet tani me mashtrimin më të madh nga të gjithë, dhe që është kryer nga bisha.

Lotët e Birit Tim, vdekja në Kryq e të cilit i dha fëmijve të Mi lirinë, bien 
tani, mbi mbarë botën në këtë kohë, me dhimbje.

Zemërimi Im është i përmbajtur në këtë kohë, por Inati Im është i madh. Shumë shpejt mashtrimi do të dallohet qartë tek të gjithë ata që janë të zgjedhur nga Biri Im për të udhëhequr grigj
ën e Tij në tokë.

Beteja tani egërsohet mes Hierarkisë Sime dhe grupit të bishës. Ajo do të jetë e dhimbshme, por së shpejti, ndëshkimi, që do të vijoj pas persekutimit djallëzor, i komplomentuar nga armiku dhe bashkpunëtorët e tij, do ta fshij kalbësirën nga faqja e dheut.

Unë i bëj thirrje të gjithë fëmijve të Mi të kthehen tek Biri Im dhe të vendosni gjithë besimin tuaj tek Ai në këtë kohë. Qëndroni të fortë, të vegjëlit e Mi, sepse kjo dhimbje do të jetë afat-shkurtër.

Atyre që ndjekin bishën dhe profetin e rremë do t'ju jepen dije, sipas Fuqisë së Dorës Sime, për t'i kthyer ata në Zemrën e Birit Tim. Nëse ata e refuzojnë këtë Dhuratë, atëherë ata do të jenë të humbur dhe do të pësojnë të njëjtin mundim, që e pret mashtruesin i cili do të hidhet në humnerë përjetësisht.

Kurorëzimi i profetit të rremë do të festohet nga grupet Masonike në të gjitha skajet, të cilët planifikojnë fazën e fundit të persekutimit për të gjithë fëmijët e Mi.

Ata që do të festojnë me atë dhe që nuk dinë më tepër, me kalimin e kohës, do të ndjejnë akoma më shumë dhimbje se ata që tashmë e njohin të Vërtetën.

Prisni tani, me kurajo dhe shpresë, sepse e gjithë kjo duhet të ndodhi para se Mbretëria e Lavdishme e Birit Tim të shfaqet.

Ju duhet t'i premtoni besnikërinë tuaj Birit Tim të dashur gjatë gjithë kohës dhe të refuzoni pranimin e gënjeshtrave. Nëse, apo kur t'ju kërkojnë të merrni pjesë në një Meshë të re, dijeni se ai do të jetë mallkimi më i madh i shkaktuar ndonjëherë nga Satani kundër fëmijve të Mi.

Dijeni se Qielli do t'ju udhëheqi dhe se, duke e pranuar dhimbjen me dinjitet, ju do të ndihmoni Birin Tim të përmbushi besëlidhjen përfundimtare.

Ati juaj i Dashur
Hyji Më I Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/03/12/god-the-father-the-battle-now-rages-between-my-hierarchy-and-the-domain-of-the-beast/