Kerko Mesazhet ketu

Monday 29 April 2013

Antikrishti do të jetë nga Lindja, jo nga Perëndimi

E Premte, 26 Prill 2013, ora 12:30

Bija Ime fort e dashur, bota po pregatitet për futjen e antikrishtit. Ai është pregatitur nga një numër forcash politike të fuqishme për të bërë hyrjen e tij madhështore.

Antikrishti do të jetë nga Lindja, jo nga Perëndimi, por do të pëlqehet, nderohet dhe vlerësohet nga të dy dhe në çdo skaj të Tokës. Kjo do të filloj si më poshtë.

Antikrishti shpejt do të shkaktoj, me ndihmën e armiqve të Hyjit, një luftë mes dy shteteve të udhëhequra nga dy udh
ëheqës të fuqishëm dhe kokfortë. Këto luftra do të shtohen dhe pastaj do të përhapen në vënde të tjera. Kur kërcënimi të bëhet aq serioz sa të filloj të ndikoj shtetet më të fuqishme, atëherë negociatat e paqes do të fillojnë.

Papritur, do të futet bisha. Dhe me një aftësi që do të lërë përshtypje në botë, ai do të sjelli fundin e luftrave. Ai do të ketë një zë të fuqishëm. Ai do të jetë tepër inteligjent dhe do të krijoj një imazh tërheqës të jashtëzakonshëm. Paraqitja e tij e pamshme, tërheqja dhe sensi i humorit, do të jenë si një magnet hipnotizues i fuqishëm. Ai do të marri lavdërime të mëdha nga 
udhëheqësit botëror të mirënjohur dhe media, dhe ai do të bëhet një njeri i famshëm. Sjella e tij do të tërheqi lidera biznesi, të cilët do ta shikojnë atë si instrument për të krijuar pasuri, ndërsa ekonomia të filloj të rritet.

Kaq i veçantë do të shfaqet antikrtishti, sa shtetet do të bërtasin ndaj njëra tjetrës për ta inkurajuar atë të vizitoj vëndet e tyre.
Ai do të pëlqehet dhe do të kopjoj deri në detajet e fundit, çdo moment të Misionit Tim, kur Unë erdha në Tokë. Duke predikuar mbi rëndësinë e dashurisë, paqes dhe rëndësinë e bashkimit mes kombeve, ai do të shihet të kryej mrekulli të mëdha, kudo që shkon. 

Ky nuk është një njeri si të tjerët. Ky nuk është një njeri si kokat e tjera tërheqëse. Ylli i tij do të shkëlqej dhe të ndriçoj, si askush tjetër para tij. Ai do të shihet si kreu i fesë humanitare mbarë botërore. I ashtu-quajturi sukses i këtij turpi do t’i bashkangjitet atij.

Gjithkush do të bier në këmbët e tij. Imazhet e fytyrës së tij do të jenë ngado. Ai do të shihet me krerët e shumë besimeve fetare. Shpejt do të thuhet se njerëzit do të shërohen spontanisht në praninë e tij. Përmes fuqisë së Satanit, ai do të jetë i aftë të kryej akte, që do të trondisin shumë dhe që do të besohen të jenë mrekulli.

Në atë kohë, tek të paditurit, ai do të shihet si Mesia. Ai pastaj do të hedhë fjalë se është dërguar nga Zoti për të shpëtuar botën. Shumë, përfshi ata në botë që nuk e pranojnë Ekzistencën Time, do të binden se ky njeri është Biri i njeriut, Jezu Krishti.

Ata që e nderojnë, i binden çfarë ai ju kërkon, dhe ata që e adhurojnë atë, do të infektohen me djajë të tillë sa shpirtrat e tyre do të zhyten në një boshllëk, nga e cila do ta kenë të pamundur të shpëtojnë.

Ata që e njohin të Vërtetën e Mësimeve të Mia do ta njohin mashtruesin, që është vendosur para racës njerëzore dhe ata do t’i rezistojnë këti turpi. Ata që thonë se e njohin Hyjin, dhe janë t
ë Krishterë të devotshëm, do të dështojnë të kuptojnë Premtimin Tim për t’u kthyer. Kur Unë të vij përsëri, do të jetë për të Gjykuar.

Unë kurrë nuk do të eci në Tokë herën e dytë. Për gjithë njohurinë e tyre ndaj Mësimeve të Mia ata nuk e kuptojnë atë që Unë ju kam thënë. Unë po i kujtoj ata tani. Unë nuk do të vij me trup. Çdo njeri që thotë se ai jam Unë, është një gënjeshtar.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/26/the-antichrist-will-be-from-the-east-not-the-west/

Sunday 28 April 2013

Ata do të gënjejnë vazhdimisht, dhe predikimet e tyre publike do të jenë një mashtrim në Sytë e Hyjit

E Enjte, 25 Prill 2013, ora 10:30

Bija Ime fort e dashur, nuk do të jetë gjatë para se disidentët brënda Kishës Katolike, që e kanë braktisur bindjen e tyre ndaj Hyjit, do të mblidhen së bashku për të nisur një sulm të ashpër mbi ata shërbëtorë të shenjtë që janë besnik ndaj të Vërtetës.

Ata të pabesë ndaj Trupit Tim do të ndryshojnë shumë ligje dhe do të krijojnë interpretime të reja mbi rëndësinë e Eukaristisë së Shenjtë. Shumë shërbëtorë të shenjtë të Hyjit, dhe besimtarë nëpër të gjitha fetë e Krishtera, do të shikojnë ndërsa Shpirti I Shenjtë do të sulmohet. Shumë do të tronditen nga mënyra në të cilën Emri Im dhe Mësimet e Mia do të ri-interpretohen, ku theksi do të bier mbi detyrimet e njeriut ndaj njeriut. Njeriu do të inkurajohet të dojë njëri tjetrin, dhe të vërë nevojat e tyre, para altarit të Zotit.

Nga jashtë, kjo lëvizje ndaj Krishtërimit do të duket si një gjë e mirë. Ajo do të reklamoj rëndësinë e dashurisë, por jo në një mënyrë që është e shprehur nga Zoti. Njerëzit në vëndet e larta do të shikohen të lavdërojnë publikisht njëri tjetrin ndërsa kryejnë ceremoni fetare. Ata do të përulen ndaj njëri tjetrit me respekt dhe do ta hedhin veten, në adhurim, në këmbët e armiqve të Hyjit.

Të gjitha këto rite madhështore do ta gënjejnë botën dhe shumë nuk do ta kuptojnë qëllimin e këtyre ceremonive. Këto vepra, këto predikime dhe ceremoni të reja, që mendohet se më nderojnë Mua, Jezu Krishtin, në të kundërt do të jenë të zeza sipas llojit, sepse ato do të lavdërojnë bishën.

Mbreti i errësirës po lëviz shpejt me shpirtrat e tij djallëzor, brënda zemrave të shumë prej atyre që kanë përgjegjësi të udhëheqin ndjekësit e Mi. Disa nga këta shërbëtorë nuk e kuptojnë se po tundohen nga i ligu. Unë ju them atyre – ejani tani. Ejani tek Unë përmes Sakramentit të Rrëfimit. Nëse jeni të shqetësuar për besimin tuaj, Unë do t’ju ndriçoj, por ju duhet të pastroni shpirtin tuaj nga krenaria. Është krenaria, ajo që ju gënjen të besoni se intelekti juaj është superior ndaj atij të Hyjit.

Të tjerët, si ujqër të veshur si dele, i kanë shitur shpirtrat e tyre tek Satani. Dhe ashtu si ai vepron, ata do të jenë dinak në mënyrën me të cilën do t’i mashtrojnë fëmijët e Hyjit. Ata do të tundojnë të tjerët duke i lavdëruar shërbëtorët e tyre për shenjtërinë e tyre dhe kjo do të tërheqi ata shërbëtorë, me një dashuri për vetveten, të mbushur me krenari, të cilët do të ndjekin nga pas si delet.

Ata do të gënjejnë vazhdimisht, dhe predikimet e tyre publike do të jenë një mashtrim në Sytë e Hyjit. As edhe një grimcë e përulësisë së vërtetë nuk do të shikohet në ndonjë nga fjalët e tyre, edhe pse ata do të bëjnë të pamundurën të sigurojnë që ata sillen publikisht si shërbëtorë të përulët të Hyjit. Fuqia e Shpirtit të Shenjtë do të mungoj në praninë e tyre, dhe ata të Mitë, që me të vërtetë më njohin Mua, do të jenë dëshmitar të kësaj.

Sa shumë nga shërbëtorët e Mi të shkretë do të fundosen në këto gënjeshtra, që do të çojnë në dhunimin e Trupit Tim, dhe shumë prej tyre që mburren për dashurinë e tyre për Mua, do të jenë të parët të ngulin gozhdën tjetër ndërsa më kryqëzojnë Mua përsëri.

Bija Ime, urrejtja që tregohet ndaj teje do të vij nga dy anë, si rezultat direkt i rënies së Kishës Sime në Tokë. Njëra anë do të jenë ata që thonë se përfaqësojnë Kishën Time në Tokë, por që nuk janë të tillë, sepse ata përfaqësojnë një doktrinë tjetër. Ana tjetër do të jenë shërbëtorët e Mi besnik, që nuk do të besojnë ty.

Ti duhet ta dish se e Vërteta shkakton frikë dhe zemërim. E Vërteta e dhënë profetëve të vërtetë të Hyjit nuk shkakton vetëm zemërim – për arsye të frikës, ajo shkakton tërbim. Tërbimi dhe zemërimi vijnë nga shpirti djallëzor. I ligu, përmes zemrave të njerëzve, do të bëj të pamundurën për të ndaluar Fjalën e Hyjit.

Zemërimi kundër profetëve është një urrejtje për Hyjin.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/25/they-will-lie-continuously-and-their-public-homilies-will-be-a-nonsense-in-the-eyes-of-god/

Saturday 27 April 2013

Këto vepra të këqija duhet të ndodhin, ndërsa Toka po pastrohet

E Mërkurë, 24 Prill 2013, ora 14:40

Bija Ime e dashur, ndërsa Unë vazhdoj ta pastroj botën me Dhuratën Time të Shpirtit të Shenjtë, aq më e madhe urrejtja do të shtohet për Mua, Jezu Krishtin.

Ndërsa Prania Ime rritet brënda zemrave të njerëzve, sasia e urrejtjes do të shihet mes veprave të atyre që e kundërshtojnë Fjalën Time Më Të Shenjtë.

Ata që vazhdojnë të sjellin ligje, që blasfemojnë kundër Hyjit, do të shtojnë çdo përpjekje për të njollosur Fjalën e Hyjit. Këto vepra të këqija duhet të ndodhin, ndërsa Toka po pastrohet. Ndërsa pastrimi intensifikohet, po ashtu edhe ligësia e mëkatit do t’ju ekspozohet. Ju do të vini re se çdo vepër e imagjinueshme, që është kundër Hyjit, do të reklamohet nga ata armiqtë e Mi.

Shumë do të pohojnë pafajësinë e tyre, por këto vepra nuk do të pranohen nga ata të Mitë, që e njohin të Vërtetën. Dhurata e dijes, të cilën Unë e dhuroj tek shumë shpirtra, do të thotë se këto vepra të liga të kryera nga ata në postet në fuqi, që kontrollojnë shtetet, do të shihen për çfarë janë – vepra e Satanit.

Shpirtrat djall
ëzor të Satanit e kanë shtuar praninë e tyre në shpirtrat e atyre që nuk besojnë në Zot. Të pakënaqur janë ata që shpirtra të tillë i kanë kthyer shpinën Hyjit, këta shpirtra të liq i shtyjnë këta njerëz të kryejnë mëkatet më të turpshme. Me kalimin e kohës, këta shpirtra bëhen kaq të korruptuar dhe të mbushur me urrejtje për Hyjin, sa do të zhyten në një errësirë, e cila kurrë nuk do ta toleroj Dritën e Hyjit.

Dijeni se Mëshira Ime është e madhe. Do të jetë vetëm prej Mëshirës Sime që këta njerëz do të mund të shpëtohen. Nuk ka anjë shpresë tjetër për ata, sepse shumë nga këta shpirtra të torturuar nuk janë të aftë që sipas vullnetit të tyre të lirë – kaq të infektuar janë – të kërkojnë Dorën Time të Mëshirës. Ata prej jush që më njohin Mua dhe që më duan Mua duhet t’i ndihmojnë këta njerëz të gjorë duke lypur për shpëtimin e shpirtrave të tyre. Ju duhet të kërkoni që ata të kthehen tek Unë tani, që Unë të mund të ndërhyj për të ndaluar persekutimin që ata kanë për qëllim të shkaktojnë mbi botë.

Ju duhet të më luteni Mua, përmes sakrificave tuaja personale, që ata të ndalojnë genocidin që janë duke e planifikuar. Forma më e keqe e genocidit do të shikohet përmes luftrave të padrejta dhe vrasjes së të pafajshmëve në barkun e nënës.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/24/these-vile-acts-must-come-to-pass-as-the-earth-is-being-purified/

Friday 26 April 2013

Nëna e Hyjit: Këtë herë, Ai nuk do të vij si njeri me trup

E Mërkurë, 24 Prill 2013, ora 14:15

Bija Ime e dashur, prej Dashurisë së Tij të madhe për njerëzimin, Biri im po ju pregatit tani për Ardhjen e Tij të Dytë. Është për arsyen se Ai ju do që ju flet tani, përmes profetëve të Tij, për të siguruar që asnjë të mos i shpëtoj Mëshirës së Tij. Ashtu si Hyji dërgoi Gjon Pagëzorin për të pregatitur botën për Birin tim – Biri i vetëm i Hyjit, Mesia – Biri im tani ju zbulon planin final. Ky plan final i shpëtimit do të jetë i ngjajshëm me ardhjen e Tij të parë, por me një ndryshim. Këtë herë, Ai nuk do të vij si njeri me trup.

Tani që e Vërteta po ju zbulohet përsëri, Biri im ju kujton për të gjitha që vijnë nga Hyji përmes Fjalës së Tij të Shenjtë, ndërsa Ai pregatit etapat finale. Fëmijve të Hyjit ju dha e Vërteta kur Biri im erdhi në Tokë. Tani, po ju jepet e Vërteta e plotë, përfshi zbulimet mbi punën e armiqve të Hyjit, për të mirën tuaj, që të mos mashtroheni.

Ju duhet të jeni bujarë në zemër kur Biri im t’ju sjelli këto Dhurata, të cilat do t’i ushqejnë shpirtrat tuaj.

Kur unë ju shfaqja vizionareve të zgjedhura të Hyjit, nëpër vite, ishte për t’i pregatitur shpirtrat për këto kohë. 

Tani, kur ju pregatiteni për persekutimin, që do të kryhet mbi t
ë Krishterët, do të jetë jashtëzakonisht e vështirë, sepse do të jetë një thyerje e shpirtit dhe kjo do të shkaktojë lëndimin më të madh. 

Kur ju e dini të Vërtetën e Fjalës së Hyjit, dhe kur ju e dini se si ta njihni punën e mashtruesit, ju do të bëheni më të fortë. Është më e rëndësishme të qëndroni të vërtetë ndaj Fjalës së Hyjit, sesa të pranoni gënjeshtrat që do t’ju paraqiten nga ata që nuk vijnë nga Hyji.

Biri im do t’ju ngre ju në lavdi të madhe kur ju i bindeni Fjalës së Tij të Shenjtë dhe i mbështesni Mësimet e Tij. Unë ju kërkoj që ju t’i tregoni Birit tim respektin që Ai meriton. Ata që e refuzuan Atë kur Ai eci në Tokë, më në fund e pranuan të Vërtetën se Kush ishte Ai kur Ai vdiq në Kryq. Ata që e refuzojnë Fjalën e Tij sot, më në fund do ta kuptojnë të Vërtetën në ditën që Ai vjen për të Gjykuar. Për shumë do të jetë tepër vonë.

Lutuni që të gjithë shpirtrat të mbeten besnik ndaj trashëgimisë së Birit tim të dashur, Jezu Krisht, sepse vetëm ata që e pranojnë Atë mund të çohen në Mbretërinë e Tij.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/24/mother-of-god-this-time-he-will-not-come-as-man-in-the-flesh/

Të gjithë profetët e rremë do të dëbohen nga Unë dhe ndëshkohen rëndë

E Martë, 23 Prill 2013, ora 16:55

Bija Ime fort e dashur, vizionarët e Mi, në mbarë botën po kalojnë vuajtje të mëdha në këtë kohë, ndërsa durojnë dhimbjen që kërkohet për të shpëtuar shpirtrat e njerëzimit. Ata, pasi e kanë ofruar veten e tyre në shërbimin Tim, do të ecin të vetëm, ashtu si bëra Unë kur u ngjita në Malin e Kalvarit, vetëm me fare pak veta që do t’ju vijnë atyre në ndihmë.

Ashtu si ata shpirtat e Mi të vërtetë kalojnë dhimbjen, talljen dhe refuzimin, po ashtu edhe ata profetët dhe vizionarët e rremë do të lavdërohen dhe do të gënjejnë shumë. Profetët e rremë do të ngrihen mes jush dhe do të tërheqin lavdërime dhe lavdi. Pas shfaqjes së tyre të përulësisë dhe fjalëve të ëmbla, do të ketë një boshllëk të krijuar nga shpirti djall
ëzor.

Unë e paralajmëroj botën të mos i ndjeki ata profetët e rremë, që kërkojnë lavdi, adhurim dhe lavdërime për veten e tyre, në Emrin Tim të Shenjtë. Asnjë njeri, i dërguar nga Unë, Jezu Krishti, nuk do ta lartësoj veten me qëllim që t’ju bëj ju të bini tek këmbët e tyre. Asnjë profet i Imi nuk do të qëndroj në një pjedestal dhe të thotë se ai është më i madh se ju. Ai nuk duhet të thotë se është më i madh se vëllezrit dhe motrat e tij për ta bërë këtë.

Gjith
çka që ai duhet të bëj është të predikoj fjalët e të ashtu-quajturës mënçuri në një mënyrë, që do t’ju bëj të besoni se ai duhet lavdëruar, për besnikërinë e tij të vetë shpallur ndaj Zotit. Në vënd që të inkurajoj lutje dhe afrimin tuaj tek Zoti, ai do të urdhëroj dhe do të kërkoj respektin tuaj, në fillim.

Ai do ta bëj këtë duke ju treguar atë lloj të cilësive që ju do ta shoqëroni me njerëzit e devotshëm. Këta profetë të rremë do t’i tërheqin shpirtrat drejt tyre përmes mëkatit të krenarisë. Krenaria, tek një profet i rremë, do të tërheqi krenarinë tek shpirtrat e tjerë. Njëri lavdëron tjetrin duke përdorur Emrin e Zotit për të shpallur madhështinë e tyre.

Kini kujdes nga ata që do t’ju kërkojnë të mbuloni veten, me ato që ata i referohen si, dhurata të veçanta, që tërheqin botën shpirtërore. Ju duhet t’i shmangni ata, që në Emrin Tim, ju ftojnë të merreni me shpirtrat, që ata thonë se do t’ju sjellin paqje dhe rehati të madhe, por kur Zoti nuk është përmëndur. Nëse nuk ju ftojnë të përkuleni me përulësi para Zotit, por në të kundërt, ju kërkojnë të vini veten tuaj dhe mirqënien tuaj të parën dhe përpara nevojave të të tjerëve, atëherë ju duhet ta dini se ata kurrë nuk vijnë nga Zoti. Ju kurrë nuk duhet të vini interesat tuaja, apo të të tjerëve, para Zotit. Gjithçka që ju kërkoni duhet të jetë sipas Vullnetit Hyjnor të Hyjit.

Shumë nga profetët e rremë të botës po punojnë me shpirtrat, që nuk vijnë nga Unë. Ata do të reklamojnë rëndësinë e shërimit të brëndshëm, mendimit pozitiv dhe metafizike, të gjitha këto çojnë në një gjë.

Njeriu do të inkurajohet të lartësoj veten e tij para Zotit.

Të gjithë profetët e rremë do të dëbohen nga Unë dhe do të ndëshkohen rëndë. Ndëshkimet e tyre do t’ja kalojnë ato të njerëzve të zakonshëm, sepse ata do të jenë përgjegjës për humbjen e kaq shumë shpirtrave.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/23/all-false-prophets-will-be-cast-out-by-me-and-punished-severely/

Wednesday 24 April 2013

Nëna e Hyjit: Për t’u bërë të denjë për Mbretërinë e Tij, ata duhet të jenë të zhveshur nga influencat e botës

E Hënë, 22 Prill 2013, ora 16:00

Bija ime, me qëllim që fëmijët e Hyjit të shpëtohen, ata duhet të ndjekin udhën e Birit tim. Ata duhet ta pranojnë se, për t’u bërë të denjë për Mbretërinë e Tij, ata duhet të zhvishen nga influencat e botës, të cilat i largojnë ata nga Hyji.

Ata që kthehen tek Biri im, ndërsa përpiqen të kapin të Vërtetën, do të shikojnë një numër ndryshimesh të ndodhin në jetën e tyre. Për ata që nuk e njohin Atë dhe që i hapin zemrat e tyre tek Ai për herën e parë, ata do të derdhin lotë.

Këto lotë do të jenë si rezultat i dashurisë që Ai do të fusi në zemrat e tyre dhe ata do të ngashërehen. Këto janë lotët e kthimit në besim.

Zemrat dhe shpirtrat e tyre do të mbushen me një dashuri, të cilën ata nuk e kanë njohur kurrë më parë. Kjo është Dashuria e Hyjit dhe ajo është një Dhuratë nga Qielli.

Pastaj menjëherë, të mbushur me Dritën e Hyjit, ata do të tërheqin errësirën e të ligut, i cili kërkon shpirtrat që janë të mbushur me këtë Dritë. Kjo do të jetë kur ata të vuajnë në duart e të tjerëve, që janë përdorur nga i ligu, për të sulmuar besimin dhe besnikërinë e tyre ndaj Hyjit.

Ata me një dashuri të thjeshtë për Birin tim, të zbrazët nga gjithë arroganca dhe krenaria njerëzore – që nuk dorëzohen ndaj presionit të atyre që e mohojnë Birin tim – do të vuajnë ashtu si Ai vuajti. Ata do të ndjejnë dhimbje kur të dëshmojnë mëkatin, sepse ata ndjejnë të njëjtën dhimbje ashtu si Biri im. Ata do të pengohen dhe do të bien, ashtu si bëri Biri im në Udhën e Kalvarit. Sepse për sa kohë të jetojnë, ata do të ndjejnë dhimbjen e vuajtjes së Birit tim. Kjo do të qëndroj me ata deri kur pastrimi final i botës të përfundoj.

Kurrë mos mendoni se kjo besnikëri ndaj Birit tim është e ndërthurur përgjithmonë vetëm me dhimbjen, sepse ajo sjell gjithashtu një gëzim, një paqe dhe një shpresë, që sjellin jetën e përjetshme. Ju kurrë nuk duhet ta lejoni dashurinë tuaj për Birin tim t’ju ndaj nga të gjithë fëmijët e Hyjit. Por ju duhet të arrini tek çdo njeri, sidomos ata që kurrë nuk i kanë hapur zemrat e tyre tek Biri im. Ata kanë nevojë për ndihmën tuaj.

Përmes Dhuratës së kthimit në besim, ju janë dhënë Hiret që ju duhen për t’i sjellë këta shpirtra tek Biri im. Ju duhet ta bëni këtë përmes pranimit të dhimbjes që ju duhet të duroni, si një ushtar i Krishtit, dhe sipas lutjeve dhe sakrificave për të tjerët.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/22/mother-of-god-to-be-made-worthy-of-his-kingdom-they-must-be-stripped-bare-of-worldly-influences/

Tuesday 23 April 2013

Kulla e Babelit, edhe njëherë, do të ngrihet dhe do të paraqitet si një tempull i Hyjit

E Dielë, 21 Prill 2013, ora 14:45

Bija Ime fort e dashur, kush mund ta mohoj vdekjen Time në Kryq? Kush mund ta mohoj se Unë dhashë Jetën Time që e Vërteta të shpëtonte mëkatarët ngado? Atëherë kush mes jush, kur të vij koha, ta mohoj të Vërtetën e Kishës Sime në tokë kur ajo të bier gurë për gurë?

Juve ju është dhënë e Vërteta. Ju i njihni Mësimet e Mia. Prandaj, ju do ta njihni Kishën Time nga Mësimet e Mia. Kisha Ime në Tokë është e Vërteta. Kisha Ime në Tokë është Trupi Im. Prandaj nëse njëri prej jush e fshikullon Trupin Tim, pastaj i ri-krijon Mësimet e Mia dhe më pas i paraqet ato tek ju si gënjeshtra, a do të më mohoni Mua atëherë?

Unë, Jezu Krishti, nuk ja u tregoj këtë për t’ju ndarë.

Unë ju tregoj këto gjëra me qëllim që ju t’i nderoni Mësimet e Mia, të mbështesni Sakramentet e Shenjta dhe të qëndroni të vendosur ndaj të Vërtetës.

Asnjë njeri në tokë nuk mund t’i ndryshoj Mësimet e Kishës Sime. Asnjë njeri. As edhe njërit mes jush nuk i është dhënë ky autoritet të deklaroj doktrina të reja dhe t’i paraqesi ato si të Miat.

Prapë, shumë prej jush do të më mohojnë Mua duke e mohuar të Vërtetën, që ju është dhënë 2,000 vjet më parë. Kaq ju mungojnë njohuritë për gjërat e shenjta, sa do të jeni të paditur ndaj ligjeve të reja, të cilat do të blasfemojnë kundër Meje, kur ato të futen në Kishën Time në Tokë.

Ashtu si ishte më parë, Kulla e Babelit, edhe njëherë, do të ngrihet dhe do të paraqitet si një tempull i Hyjit. Ajo do të jetë e vendosur në Romë dhe do të shfaqi simbolin e ri të fesë së re mbarë botërore. Ky simbol do të shihet mbi çati, tek hyrja, dhe do të ketë prioritet nga brënda altarit të lartë.

Tabernakulli Im i shtrenjtë në flori, i njollosur në gjithë Lavdinë e vet, do të qëndroj në qëndër të altarit për t'u par
ë nga të gjithë. Kjo fyerje do të thotë se bishës do t’i jepet dera e hapur për ta pushtuar Tabernakullin Tim. Prania Ime, në këtë kohë, do të zhduket.

Miliona njerëz – shumë prej të cilëve nuk do ta njohin rëndësinë e kësaj paturp
ësie – do të bëjnë gjithçka që ju kërkohet dhe ata do të luten para bishës. Veshje të reja, të krijuara me emblema të arta, që do të kenë pamjen e rrobës së përulët, do të vishen nga ata që shërbejnë në këtë të ashtu-quajtur tempull.

Emblema e artë, që do të shfaqet në një mënyrë të paturpshme, do të jetë simboli i fesë së re botërore.

Kryqet do të zhduken. Kryqi Im nuk do të duket askund. Pastaj, atje ku ato shihen, në disa vënde publike, njerëzit do të detyrohen, me ligj, t’i heqin ato.

Kulla e re, e cila do të nderoj Satanin, do të replikohet në shumë vënde dhe më pas pjesa e dytë e mashtrimit do të bëhet e njohur. Ekzistenca e Ferrit do të deklarohet publikisht, nga kisha, të jetë një marrëzi. Njerëzit do të joshen drejt një ndjenje të rreme sigurie kur kjo gënjeshtër e qartë të pranohet nga të gjitha kishat. Do të argumentohet se Hyji kurrë nuk do të lejonte që një vënd i tillë të ekzistonte. Se Ai i do të gjithë dhe se ekzistenca e Ferrit u përhap nga fanatikët fetarë nëpër shekuj.

Dhe prandaj, njerëzit do të shpërfillin madje dhe ekzistencën e mëkatit mortor. Mëkati do të pranohet kaq gjerësisht sa njerëzit nuk do të luten më apo të kërkojnë Mëshirë, sepse nuk do të jetë Hyji që ata do të pranojnë. Do të jetë bisha tek e cila ata do të dorëzojnë shpirtrat e tyre dhe çdo hap i udhës së tyre do të orkestrohet me kujdes nga armiqtë e Hyjit.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/21/the-tower-of-babel-will-once-again-be-erected-and-presented-as-a-temple-of-god/

Kur njeriu nuk beson në Zot, ai nuk e pranon ndryshimin midis të drejtës dhe të gabuarës

E Shtunë, 20 Prill 2013, ora 16:45

Bija Ime fort e dashur, Qielli është plot me trishtim për shkak të dhimbjes që ndjekësit e Mi të dashur do të duhet të durojnë në Tokë. Të gjithë engjëjt dhe shenjtor
ët bashkohen në një për t’u lutur për njerëzimin, ndërsa ai duron një sulm të tillë të ligë nga Satani dhe të gjithë shpirtrat e tij djallëzor.

Ndërsa lutjet e tyre pranohen nga Unë dhe zbatohen, Unë i kërkoj të gjithë atyre që e deklarojnë veten të jenë t
ë Krishterë të luten si kurrë më parë.

Lutjet e ofruara çdo ditë për mbrojtjen kundër forcave djallëzore, që e kanë pllakosur Tokën, do të ndihmojnë për pastrimin e saj nga shpirtrat djallëzorë.

Ju duhet të qëndroni me shpresë, dhe kur mbeteni besnik ndaj Meje, ju do të bëheni akoma më të fortë.

Forca e t
ë Krishterëve, të bashkuar në të Vërtetën e Hyjit, do të paraqesi një mur mbrojtës të fuqishëm kundrejt bishës, planet e të cilës për të lënduar fëmijët e Hyjit sa vjen e po shfaqen në këtë kohë. Ju duhet të qëndroni para Meje, të deklaroni dashurinë tuaj të pafund për Mua dhe Unë do t’ju udhëheq në ushtrinë Time, e cila kurrë nuk do të mposhtet. Ndërsa ushtria Ime shtohet në numër dhe kur miliarda më shumë kthehen dhe më pranojnë Mua, kjo do të ndihmoj në vrasjen e bishës.

Detyra juaj, ndjekësit e Mi të dashur, është të përqëndroheni tek ata që do ta refuzojnë Dorën Time të Mëshirës. Pavarësisht se ju talleni në Emrin Tim, e gjitha që ju duhet të bëni është të luteni për shpëtimin e shpirtrave. Dijeni se ushtrisë së Hyjit në Tokë do t’i dhurohen hire të veçanta për ta bërë të aftë të sjelli me vete shpirtrat e atyre që e dyshojnë Fjalën Time të Shenjtë.

Dyshimet, kur lejohen të keqësohen, e largojn
ë njeriun nga Hyji. Dyshimet vihen në zemrat e njerëzve nga Satani me qëllim që t’i mashtroj fëmijët e Hyjit të besojnë se Ai, Hyji, nuk Ekziston.

Kur njeriu nuk beson në Zot, ai nuk e pranon ndryshimin midis të drejtës dhe të gabuarës. Pa udhëzim nga Zoti, ai do të bier në çdo kurth të ngritur para tij nga Satani. Sa shumë urrejtje pastaj shfaqet në zemrat e njerëzve, sepse menjëherë sa ata e lënë veten të ekspozuar ndaj të ligut, zemrat e tyre mbushen me zemërim. Zemërimi më i madh do të drejtohet tek t
ë Krishterët, dhe prapë këta njerëz nuk do ta kuptojnë përse ndjehen në këtë mënyrë. Prandaj dhe ata që pohojnë se nuk besojnë në Zot kalojnë më shumë kohë duke i kritikuar ata që besojnë.

Lutuni, lutuni, lutuni për shpirtrat e tyre.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/20/when-man-does-not-believe-in-god-he-does-not-accept-the-difference-between-right-and-wrong/

Monday 22 April 2013

Unë kërkoj që ata prej jush që janë të frikësuar dhe në mëdyshje për këto Mesazhe të më dëgjojnë Mua tani

E Premte, 19 Prill 2013, ora 17:00

Bija Ime fort e dashur, sa i vetmuar është ky Mision, pavarësisht nga qindra e mijra që të rrethojnë ty me dashurinë dhe lutjet e tyre.

Kur ti punon për Mua dhe e braktis veten, në dorëzim të plotë tek Këmbët e Mia, ti do të ndjehesh shumë e vetmuar. Ti do të përballesh me zemërimin e armiqve të Mi, të cilët nuk do të japin as edhe një moment qetësie.

Ti, bija Ime, duhet të dëgjosh tani ndërsa Unë i ofroj të gjithë atyre që më refuzojnë Mua, në këto Fjalë që Unë i dhuroj fëmijve të Hyjit, një Dhuratë të veçantë.

Unë kërkoj që ata prej jush që janë të frikësuar dhe në mëdyshje për këto Mesazhe të më dëgjojnë Mua tani. A nuk e dini se sa Unë ju dua edhe kur më urreni Mua? A nuk e dini se Unë kurrë nuk do t’ju ndëshkoja për mos pranimin e këtyre Mesazheve, që po ju jepen vetëm që Unë të mund t’ju pregatis dhe t’ju forcoj për sprovat që vijojnë?

A nuk më njihni Mua, Jezusin tuaj të dashur, kur Unë ju bëj thirrje tani?

Unë Jam Shpëtimtari juaj dhe Unë kurrë nuk do t’ju lija mënjanë kur ka dyshime në mëndjen tuaj. Si mund të jem Unë i Zemëruar me ju kur ju më doni Mua dhe vetëm merakoseni për të Vërtetën? Unë tani ju pregatis për sfidat që do t’ju duhen të përballeni tani, ashtu si e tregojnë profecitë, për persekutimin e Kishës Sime në Tokë, të ndodhi.

Për t’ju tërhequr drejt Mëshirës së Dashurisë Sime dhe për t’i ndriçuar zemrat tuaja, Unë ju jap këtë Dhuratë. Unë ju Premtoj se kur ju më thërrisni Mua në këtë mënyrë, përmes kësaj Lutje, se dyshimet tuaja se Kush Jam Unë, që po flet me ju tani, do të zhduken. Unë ju ofroj këtë Dhuratë që ju, përmes Lutjeve që Unë i jap botës në këtë kohë, të mund të shpëtoni gjithë njerëzimin.

Nëse ju vini tek Unë, të çliruar nga krenaria dhe me një ndërgjegje të hapur dhe të pastër, ju do ta kuptoni në çast se ju është dhënë kjo Dhuratë. Ajo është Dhurata e Kthimit n
ë besim për të tjerët.

Lutja e Kryqëzatës (105) Dhurata e Kthimit në besim për të tjerët

O Jezusi im më i dashur, me dashurinë time për Ty, të lutem pranoje shpirtin tim në bashkim me Ty.

Merre shpirtin tim, mbuloje atë me Shpirtin Tënd të Shenjtë dhe më ndihmo, përmes kësaj Lutjeje, të shpëtoj të gjithë ata me të cilët unë bie në kontakt.


Pushtoje çdo shpirt që unë takoj me Mëshirën Tënde të Shenjtë dhe ofroi atyre Shpëtimin që iu nevojitet për të hyrë në Mbretërinë Tënde.

Dëgjoji lutjet e mia. Dëgjoji thirrjet e mia dhe përmes Mëshirës Tënde, shpëtoji shpirtrat e të gjithë njerëzimit. Amen.

Ata prej jush që hedhin fjalë të këqija mbi këto Mesazhe dhe që i refuzojnë ato, Unë kërkoj që ju të vini tek Unë.

Unë do t’ju tregoj të Vërtetën. Unë do t’ju marr dhe do t’ju jap ngushëllim. Unë gjithmonë do t’ju dua pavarësisht se sa më fyeni Mua.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/19/i-ask-that-those-of-you-who-are-frightened-and-confused-by-these-messages-to-hear-me-now/

Saturday 20 April 2013

Kjo shenjë, të mos ngatërrohet me Shenjën e Bishës, do të jetë për të simbolizuar Fenë e re Mbarë Botërore

E Mërkurë, 17 Prill 2013, ora 20:00

Bija Ime fort e dashur, Zemra Ime rënkon ndërsa Unë duhet të duroj mjerimin dhe vuajtjen që mbarë njerëzimit do t’i duhet të duroj. Nuk është Dora Ime ajo që do ta shkaktoj këtë por mallkimi i Satanit, ndërsa shpirti i tij endet dhe mbërthen shpirtrat përgjatë udhës së tij.

Aq të padyshimtë janë ata ndaj kësaj influence të së ligut sa njerëzit bëjnë me faj gjithçka tjetër për vuajtjet e tyre. Ata e vënë fajin e mundimeve të tyre mbi të tjerët dhe nuk arrijnë të kuptojnë se është mungesa e besimit në Zot ajo që krijon rrëmujë të tillë në jetën e tyre.

Ndërsa shpirti i ligësisë e mbërthen njerëzimin, Drita e Hyjit do të përplaset me atë në mënyra që do të dëshmohen nga një numër gjërash.

Stuhitë do të shtohen dhe trazira do të ndjehen në kaq shumë vënde. Trazira do të shikohen nëpër shtete, ndërsa fuqia e qeverive e heq lirinë e atyre popujve që ata qeverisin. Pastaj, kishat, përfshi të gjitha ato që e duan Hyjin, Hyji i vetëm në Trini, do të fillojnë të tërheqin shërbimet e tyre dhe të mbyllin dyert.

Numri i kishave që do të mbyllen, do të shihen, në të gjitha vëndet perëndimore. Së shpejti shenja e komunizmit do të shihet nga një shenjë e veçantë e cila do të shfaqet në kishat që mbeten të hapura; në media; në artikujt e veshjes; në filma dhe kjo shenjë do të mbahet me krenari nga ata në vëndet e larta. Ajo do të shikohet si një simbol nderi dhe do të shpaloset nga anëtarët e hierarkive në të gjitha kishat kryesore dhe besimet fetare. Ju do ta shikoni këtë simbol në vëndet publike; mbi altare; në aeroporte dhe në veshjet e mbajtura nga liderat nëpër kisha.

Kjo shenjë, të mos ngatërrohet me Shenjën e Bishës, do të jetë për të simbolizuar Fenë e re Mbarë Botërore. Ata përgjegjës për këtë nuk do të kenë më frikë ta tregojnë këtë shenjë, e cila është një simbol për kontroll dhe besnikëri ndaj bishës.

Ditën që Sakrifica ditore e Meshës të ndaloj, në formatin me të cilin ato duhet të ofrohen në Emrin Tim të Shenjtë, do të jetë dita kur ky simbol të shfaqet nëpër altare dhe para të gjitha tabernakullave në botë.

Lutuni, ndjekësit e Mi të dashur, që ju të gjeni ngushëllim në ata shërbëtorët e Mi të shenjtë që mbeten besnik ndaj Meje, sepse ju do të keni nevojë për ngushëllim gjatë këtyre sprovave. Unë gjithmonë do t’ju ngre dhe do t’ju mbaj. Unë kurrë nuk do t’ju braktis, por ju kurrë nuk duhet të devijoni nga Mësimet e Mia, apo të pranoni praktikat pagane si një zëvendësim për të Vërtetën.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/17/this-sign-not-to-be-confused-with-the-mark-of-the-beast-will-be-to-symbolise-the-new-one-world-religion/

Friday 19 April 2013

Fjala në përputhje me Hyjin do të zbërthehet ndërsa paganizmi përfshin Tokën

E Martë, 16 Prill 2013, ora 20:45

Bija Ime fort e dashur, ngjitja drejt Malit të Kalvarit që Kisha Ime në Tokë duhet të durojë ka filluar, ashtu si është parathënë. Të gjithë ata që flasin në Emrin Tim, që më duan Mua dhe që i nderojnë Mësimet e Mia, do t’ju duhet tani të përballen me këtë udhëtim të mundimshëm për të mbështetur Fjalën Time të Shenjtë.

Fjala në përputhje me Hyjin do të zbërthehet ndërsa paganizmi e përfshin Tokën. Të gjithë atyre që më ndjekin Mua, Unë ju them të ecin me kokën e mbajtur lart. Kurrë mos u lëkundni nga e Vërteta kur ata, përfshi familjen dhe miqtë tuaj, ju luten të largoheni nga Fjala Ime e Shenjtë, e cila ju është dhënë gjatë kohës Sime në Tokë. Ju nuk duhet ta dobësoni vendosmërinë tuaj për të qëndruar besnik ndaj Meje.

Disa prej jush do të jenë të fortë gjatë udhës së persekutimit. Të tjerët do të bien. Disa do të heqin dorë. Të tjerët do të vendosin të pranojnë gënjeshtrat e paraqitura si Doktrinë e Shenjtë dhe do të shkëputen nga Unë.

Unë do t’i mbaj mbi Supet e Mia të gjithë ata që besojnë tek Unë plotësisht. Unë do t’i dhuroj mbrojtje të gjithë atyre që janë mjaft të guximshëm të vazhdojnë të ofrojnë Meshën e Shenjtë në mënyrën me të cilën duhet të kryhet. Unë do t'i mbroj Sakramentet e paraqitura nga ata shërbëtorët e Mi të shenjtë që refuzojnë të lëvizin apo të lënë Shërbimin Tim.

Ata që e lënë veten nën Kujdesin Tim nuk do të kenë asgjë për t’u shqetësuar. Atyre që ju është dhënë e Vërteta gjatë gjithë jetës së tyre, dhe refuzojnë Mësimet e Mia, në favor të gënjeshtrave, do të flaken tutje nga Unë. Drejtësia Ime është për t’u patur frikë, sepse asnjë njeri të mos besoj se mund të përfshihet në një humnerë mashtrimi pa asnjë pendesë në shpirt dhe të mos vuaj pasojat.

Dashuria Ime do të jetë mjaft e fortë për t’i përqafuar ata që do të jenë të paqartë gjatë këtyre kohëve. Unë do të arrij tek të gjithë fëmijët e Hyjit që më kërkojnë Mua, pavarësisht se sa të errët janë shpirtrat e tyre. Në mes të rrëmujës, Unë do ta shfaq veten më në fund dhe Shpirti Im do të përfshij Tokën pikërisht atëherë kur njerëzit besojnë se nuk mund të durojnë më.

Dijeni se Unë Jam I Pari dhe I Fundit, asgjë nuk më mposht Mua, Unë Jam I Gjithë-Pushtetshëm dhe kur e ndjeni se ligësia e hedhur mbi botën nga armiqtë e Hyjit është e pakapërcyshme, Unë Jam këtu. Unë e lejoj këtë vuajtje, këtë persekutim final, sepse është arma finale kundër bishës. Pa atë, ai do të vidhte shpirtrat e shumicës së popullsisë së botës.

Kjo betejë për shpirtrat do të trondisi ata që me të vërtetë më njohin Mua sepse ligësia që ju duhet të dëshmoni do të shikohet tek njerëzit që ju besoni se janë të mirë. Satani nuk do të lër asnjë gur pa lëvizur dhe ai do të përdori çdo shpirt, sidomos ata që janë pranë Meje, me qëllim që të kthejnë shpinën ndaj Mësimeve të Mia. Ndërsa beteja do të egërsohet për një kohë, Unë, përmes këtij Misioni do të shpëtoj miliarda përmes kthimit n
ë besim.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/16/the-word-according-to-god-will-be-pulled-apart-as-paganism-sweeps-the-earth/

Thursday 18 April 2013

Shumë nuk do të jenë mjaft të fortë të luftojnë kundër abortit, vrasjes së vullnetshme dhe martesës me të njëjtin seks

E Hënë, 15 Prill 2013, ora 18:20

Bija Ime fort e dashur, armiqtë e Hyjit tani ngrihen në numër të madh, në çdo shtet, për të hedhur poshtë Ligjet e Hyjit.

Do të ketë shumë ligje të reja të futura në çdo vënd dhe në çdo kishë. Shumë nga ligjet do të jenë kundër Mësimeve të dhëna në Biblën e Shenjtë. Çdo lloj mëkati do të miratohet me ligj dhe errësira e bishës do të mbuloj botën. Ata që i kundërshtojnë këto ligje do të trajtohen si të sëmurë nga mëntë dhe të zaptuar nga djalli.

Zërat e tyre do të mbyten nga ata që e përkrahin skepticizmin fetar, sikur të ishte një fe e vërtetë. Ata do të përdorin çdo argument intelektual për të ushtruar ligjet e tyre të liga dhe do të mashtrojnë shumë, sepse ata do të përdorin të drejtat e njeriut si mjet për të kontrolluar të tjerët.

Shumë nuk do të jenë mjaft të fortë të luftojnë kundër abortit, vrasjes së vullnetshme dhe martesës me të njëjtin seks. Pastaj, atëherë kur ligjet janë krijuar, Kisha Katolike do të shpalli reformimin për të pranuar të gjitha të drejtat njerëzore dhe të gjitha fetë. Kjo do të ndiqet nga një përçarje e tmerrshme mes atyre që janë të bekuar me dhuratën e dijes, e dhënë atyre nga Shpirti I Shenjtë, dhe atyre dëshira e vetme e të cilëve është dashuria për vetveten dhe që e refuzojnë Hyjin. Ata e shohin Hyjin, dhe Mësimet e Mia, si një pengesë për të bërë një jetë që ata besojnë të jetë e lirë.

Organizata e fuqishme e elitës globale, e cila ka infiltruar në çdo cep të botës, do të planifikoj ligje të reja të Kishës dhe do të komplomentoj të rrëzoj lidera, ndërsa në të njëjtën kohë, do të krijoj luftra, që do të sjellin shkatërrim. Sa krenarë janë ata dhe shkalla e besnikërisë së tyre ndaj adhurimit të Satanit është e tillë sa ata besojnë se janë të pazëvendësueshëm. Sa do t’ju duhet të vuajnë për veprat e tyre të liga. Ashtu si ata besojnë se mund të kontrollojnë të tjerët dhe të ushtrojnë planet e tyre djallëzore mbi të tjerët, ata do të goditen nga Dora e Atit Tim. Atyre do t’ju jepet aq kohë sa vetëm të kthehen.

Më pas, ata do të ngrihen kundër njëri tjetrit dhe do ta shkatërrojnë njëri tjetrin. Niveli i vuajtjes së tyre do të jetë i tillë sa madje edhe drejt fundit nuk do të jetë e mjaftueshme për t’i bërë ata të shikojnë se çfarë i pret nëse vazhdojnë të bashkohen me të ligun.

Shumë njerëz, jo nga Hyji, do t’i vënë re pak nga këto ngjarje si fillim. Do të jetë vetëm kur liria e tyre do të kufizohet që ata do të revoltohen haptazi kundër padrejtësive nëpër shtetet e tyre. Atëherë ata do ta kuptojnë tmerrin që do të jetë krijuar sepse Drita e Hyjit do të jetë shuar. Në vënd të saj do të jetë errësira, boshllëku, uria dhe mungesa e dashurisë. Vetëm atëherë njeriu do të kërkoj Mëshirën e Hyjit. Unë do të jem atje duke pritur për t’ju dhënë atyre ngushëllim dhe t’i shpëtoj shpirtrat e tyre të gjorë të trëmbur.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/15/many-will-not-be-strong-enough-to-fight-against-abortion-euthanasia-and-same-sex-marriage/

Wednesday 17 April 2013

Nëna e Hyjit: Kur fëmijët e Hyjit mashtrohen nga gënjeshtrat, ata do të ndahen prej Atij

E Dielë, 14 Prill 2013, ora 14:00

Bija ime e dashur, më lejo të sjell ty ngushëllim në këtë kohë. Më lejo të mbaj ty pranë meje, që të mund të jap forcë ndërsa vazhdon të përhapësh Fjalën e Shenjtë të Hyjit në këto kohë të vështira.

Kur ata që e persekutuan Birin tim, dhe pastaj e vranë Atë, u pyetën – “Përse e bëtë ju këtë?”- ata u përgjigjën – “Për të mbrojtur Fjalën e Hyjit.” Kur ata u pyetën nëse Hyji do ta pranonte vrasjen e një njeriu tjetër, ata argumentuan se kjo ishte në përputhje me Mësimet e Kishës. Po kështu do të jetë edhe në ditët e fundit. Njerëzit do t’i shtrembërojnë Mësimet e Hyjit me qëllim që të justifikojnë refuzimin e tyre ndaj Fjalës së Tij të Shenjtë.

Biri im i jep botës këto Mesazhe që ju t’i mbështesni Mësimet e Tij. Ai e bën këtë që asnjë njeri të mos e refuzoj gabimisht Fjalën e Tij të Shenjtë, kur Mësimet e Kishës së Tij të Shenjtë në tokë të p
ërpunohen dhe të bëhen mëkatare. Fjala e Hyjit kurrë nuk duhet të ndryshoj, dhe prapë profecitë i kanë treguar pikërisht këto ditë kur kjo të ndodhi, kur ajo të kryhet nga Kisha e themeluar mbi Shkëmbin e Pjetrit.

Biri im është Fjala. Fjala e Hyjit duhet të nderohet nga çdo fëmij i Hyjit. Kur fëmijët e Hyjit mashtrohen nga gënjeshtrat, ata do të ndahen prej Atij. Kur ju pranoni gjithçka tjetër përveç se të Vërtetës së Hyjit, kur ju pranoni mëkatin, dhe pastaj bëheni pjestar në të, ju do të krijoni një hendek midis jush dhe Birit tim.

Dijeni se unë, Nëna e Hyjit, i mbroj të gjithë ata që më thërrasin mua. Mbrojtja ime është për të gjithë njerëzit, të gjitha fetë. Kur ju thoni Rruzaren time të Shenjtë për ditë, ju jepet çdo lloj mbrojtje dhe ju do të jeni të aftë të mbështesni të Vërtetën, Fjalën e Shenjtë të Hyjit.

Kushdo në Kishën e Birit tim në tokë, që drejton njerëzit, dhe që nuk mund të thotë Rruzaren e Shenjtë para kongregacionit të tij, nuk vjen nga Hyji.

Tuesday 16 April 2013

Kisha Katolike është tani gati të hyj në persekutimin më të keq në historinë e saj

E Shtunë, 13 Prill 2013, ora 23:50

Bija Ime fort e dashur, Unë dëshiroj t’ju jap kurajo të gjithë juve që besoni tek Unë dhe Mesazhet e Mia të përmbajtura brënda këtij Libri – Libri i të Vërtetës.

Kur njeriu më ndjek Mua dhe e ofron veten e tij tek Unë, ai duhet të imitoj të gjitha Cilësitë e Mia. Kjo do të thotë se ai duhet t’i dojë të gjithë në Emrin Tim dhe të trajtoj çdo njeri ashtu si ai do të donte të trajtohej vetë. Megjithatë, kur ju me të vërtetë e braktisni vetveten nën Kujdesin Tim, ju do të vuani për këtë. Ju do të trajtoheni me brutalitet dhe çdo përpjekje do të bëhet për të hedhur përbuzje mbi ju.

Unë e them këtë tek të gjithë fëmijët e Hyjit dhe tek të Krishterët, në veçanti, sepse barra juaj është më e rënda. Unë i bëj thirrje të gjithë atyre në botë që besojnë tek Unë, pavarësisht nëse besojnë apo jo që Unë ju flas atyre përmes këtyre Mesazheve.

Të Krishterët gjithmonë do të jenë shënjestër e atyre që duan të ndryshojnë Ligjet e Hyjit për t’ju përshtatur ndjekjeve të tyre mëkatare të kënaqësive dhe dëshirave egoiste. Kisha Katolike është tani gati të hyj në persekutimin më të keq në historinë e saj dhe ajo do të kthehet përmbys dhe mbrapsht. Sulmi ka qënë i planifikuar për dekada dhe i ndërtuar me kujdes. Sa lotojnë shenjtorët në Qiell për ngjarjet katastrofike që do të shpalosen tani me një shpejtësi që do të trondisi madje edhe ata që nuk besojnë në këto Mesazhe.

Rrëmujë do të krijohet, pasi shumë shërbëtorë të shenjtë do të jenë të pafuqishëm kur gjithçka që ata e mbanin të shtrenjtë do të vihet në pyetje dhe pastaj do të përmbyset. Ata do të sfidohen dhe do të persekutohen në Emrin Tim nga brënda radhëve të tyre.

Për ata prej jush që janë besnik ndaj Kishës Sime në tokë, Unë ju bëj thirrje të jeni vigjëlent dhe të mbështesni Mësimet e Mia nëse dëshironi të qëndroni besnik ndaj Meje. Ju kurrë nuk duhet të pranoni asgjë tjetër përveç se të Vërtetës që ju është mësuar. Së shpejti ju do të ndjeheni shumë të vetmuar dhe shërbëtorët e Mi të shenjtë do të shqetësohen sepse besnikëria e tyre ndaj Meje dhe Kishës së ngritur nga Pjetri do të hiqet prej tyre.

Të gjithë ata që janë të Krishterë 
tradicional besnik, ju duhet të qëndroni të fortë dhe ju nuk duhet të pranoni asnjë përpjekje për t’ju inkurajuar të braktisni besimin tuaj. Ju do të shtyheni mënjanë dhe do të detyroheni të bini dakord të edukoni fëmijët tuaj në një doktrinë të rreme, jo nga Zoti.

Këto ngjarje tani do të fillojnë dhe Unë ju paralajmëroj për këto me qëllim që t’ju udhëzoj. Kushdo që më akuzon Mua, përmes këtij Misioni, për inkurajimin e shpirtrave të braktisin Kishën Time në tokë nuk i kupton Udhëzimet e Mia.

Unë Jam thjesht duke ju kërkuar të qëndroni besnik ndaj Mësimeve të Mia kur ta shikoni se do të detyroheni të pranoni një version të ri të Kishës. Ky version i ri nuk do të pranohet ndonjëherë në Sytë e Hyjit.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/13/the-catholic-church-is-now-about-to-enter-the-worst-persecution-in-its-history/

Të bekuar janë ata me zemër të përulët, krenaria e të cilëve është hequr prej tyre përmes Hirit të Zotit

E Premte, 12 Prill 2013, ora 23:55

Bija Ime fort e dashur, kush mes jush, që me të vërtetë më do Mua, mund të dali p
ërpara Meje dhe të shtrihet tek Këmbët e Mia në dorëzim të plotë?

Kush mes jush, që me të vërtetë më nderon Mua dhe i ndjek Mësimet e Mia, mund ta përuli veten para Meje pa asnjë konsideratë për veten e vet? Nëse ju mund ta hidhni veten tek Mëshira Ime, në shërbim të përulët, Unë do t’ju ngre dhe do t’ju lartësoj. Por kur ju e lartësoni veten, në Emrin Tim, dhe thoni se më njihni Mua më nga afër se të tjerët, Unë do t’ju hedh në tokë poshtë Këmbëve të Mia.

Përse kaq shumë, të cilëve ju është dhënë e Vërteta, akoma e keqkuptojnë të Vërtetën e Mësimeve të Mia? Njeriu, prej njollës së mëkatit, nuk është i denjë të qëndroj p
ërpara Meje. Por ata që e kuptojnë dobësinë e shpirtit njerëzor duhet ta dinë, se ata që e marrin vetë përsipër të deklarojnë njohuritë e tyre superiore mbi çështjet shpirtërore të krijuara sipas Mësimeve të Hyjit, me anë të profetëve, duhet të kenë shumë kujdes.

Kur shpirtra të tillë deklarojnë të ashtu-quajtura njohuri të tyre, duke u mburrur për vlerësimin e tyre inteligjent të Doktrinës së Shenjtë, në vënd që të përqëndrohen mbi rëndësinë e përulësisë, ata më fyejnë Mua. Kur ata përdorin njohuritë e tyre për të shtrëmbëruar të Vërtetën për t’ju përshtatur planit të tyre, për të tërhequr shpirtrat drejt një versioni artificial të Mësimeve të Mia, Unë Jam thellësisht i fyer dhe Unë do t’i ndëshkoj shpirtrat fajtor për këtë krim kundër Hyjit.

Ata mes jush që krijojnë kulte, lëvizje fetare, të gjitha të krijuara nga ju, dijeni se kur ju manipuloni Fjalën e Hyjit, ju jeni fajtor të mëkatit të rëndë. Zërat tuaj, që shpallin Fjalën e Hyjit dhe gjithë Lavdinë e Tij, nga njëra anë, dëgjohen sepse ato përmbajnë të Vërtetën. Por kur ju i shtoni Fjalës së Hyjit, me interpretimin tuaj dhe kur e përdorni këtë për të sulmuar të tjerët në Emrin Tim të Shenjtë duke i akuzuar ata për keqbërje, ju kryeni mëkat.

Të bekuar janë ata me zemër të përulët, krenaria e të cilëve është hequr prej tyre përmes hirit të Zotit, sepse ata do të drejtojnë si mbretër në Parajsën e Re.

Të bekuar janë ata, besimi i plotë i të cilëve tek Unë, do të thotë se ata predikojnë dhe e përhapin Fjalën Time të Shenjtë pa asnjë qëllim për të kërkuar vëmëndje personale për vetë-lavdi, sepse edhe ata do të gjejnë strehim në Mbretërinë Time.

Ata që deklarojnë se janë ndjekësit e Mi të dedikuar, por që besojnë se janë të kualifikuar të gjykojnë të tjerët, të analizojnë besimet e të tjerëve, besimi në Zot i të cilëve shkakton fyerje dhe që publikisht i kritikojnë shpirtrat e shenjtë që vijnë në Emrin Tim, nuk janë pjesë e Mbretërisë Sime. Ju i përkisni të ligut, sepse ju nuk përgjigjeni tek Unë, Jezu Krishti. Unë nuk ju kam thirrur ju, as edhe nuk ju kam dhënë lejën të reklamoni çdo lloj forme të grupeve të veçanta, të ngritura për të tallur një grup tjetër.

Të gjithë ata që me krenari mburren për aftësitë e tyre intelektuale, të shoqëruara me Mësimet e Mia, me qëllim që të nënvlerësojnë një fëmij tjetër të Hyjit, sidomos shpirtrat e zgjedhur, dijeni se ditët tuaja janë të numëruara. Në të shkuarën, Durimi Im mund të më ndalonte Mua të ndërhyrja në misione të tilla të keq-udhëzuara. Tani, në këto koh
ët e fundit, Unë nuk do ta toleroj mënyrën me të cilën ju përpiqeni të bllokoni Ardhjen Time të Dytë.

Kaq pak nga ju do ta pranojnë planin Tim për t’ju pregatitur për Herën e Dytë të Ardhjes Sime – këtë herë për t’ju sjellë në Epokën e Re të Paqes. Ju tashmë e dini të Vërtetën. Ju e dini se Unë do të vij përsëri, por ashtu si ishte më parë, ju nuk do ta pranoni se jam Unë, Mbreti i të gjithëve, Ai që po ju thërret për të pregatitur shpirtrat tuaj.

Dy mijë vjet për Mua janë asgjë. Duket sikur ishte dje. Prandaj sot, Unë Jam duke ju thirrur të gjithëve ju. Ajo që më trishton Mua është se ata që thonë se më duan Mua, dhe publikisht më pranojnë Mua, me të vërtetë nuk më njohin Mua. Ata kanë pranuar zbukurimet e feve të organizuara, politikat internacionale, madhështitë e ekzagjeruara dhe ceremonitë të fshihen nga Unë.

Unë Jam i thjeshtë në mëndje, trup dhe shpirt, dhe prandaj i përqafoj të parët ata që vijnë para Meje në këtë mënyrë. Kur një baba e mirëpret në shtëpi një fëmijë, që ka qënë jashtë vëndit për pak kohë, ai nuk i vë re rrobat e tij, këpucët, bizhuteritë apo valixhen e tij. Ai shikon vetëm birin e tij, fytyrën e tij dhe dashurinë që ka ekzistuar në zemrën e tij që kur mori frymë për herë të parë kur doli nga barku i nënës. Ai nuk është i interesuar për pasurinë e tij, pikpamjet, opinionet apo thashethemet e tij për të tjerët – gjithçka që ai di është dashuria, që ai ndjen për fëmijën e tij dhe dashuria që fëmija e tij ndjen për të.

Dashuria është e thjeshtë. Ajo është pa komplikime. Ajo nuk vjen nga urrejtja. Ju nuk mund të doni dikë kur shpirti juaj është i mbushur me zemërim dhe urrejtje.

Kur ju më doni Mua, ju duhet të doni të gjithë ata që më ndjekin Mua, pavarësisht se cila është dobësia e tyre. Ju duhet të doni madje edhe ata që janë fajtorë për mëkate të tmerrshme, sepse Unë mund të fal më të keqen nga të gjitha mëkatet. Gjëja që duhet të kujtoni është se, as edhe një njeri nuk e ka të drejtën të kritikoj një tjetër në Emrin Tim. Kjo mund të vij vetëm nga Unë.

Dijeni këtë, se kur vjen për të paralajmëruar botën për mëkatarët, që janë armiqtë e Hyjit, Unë e kam këtë të drejtë. Por në çdo rast, Unë do të kërkoj lutje për shpirtrat e tyre. Do të ketë vetëm një përjashtim. Unë kurrë nuk mund t’ju kërkoj të luteni për antikrishtin, sepse ai nuk vjen nga Hyji.

Sunday 14 April 2013

Për çdo shpirt që ju e dedikoni ndaj Mëshirës Sime, Unë do të shpëtoj 100 më tepër

E Enjte, 11 Prill 2013, ora 21:20

Bija Ime fort e dashur, ti duhet të ecësh përpara dhe të përqëndrohesh tek ata shpirtra të shkretë që nuk besojnë aspak në Zot. Unë i referohem atyre që kurrë nuk ju është dhënë e Vërteta për Ekzistencën e Hyjit, Krijuesit të tyre.

Ka miliarda njerëz që nuk kanë asnjë dijeni për Trininë e Shenjtë, sepse iu ishte fshehur atyre. Këta janë shpirtrat që do t’ju dhurohet Mëshira e madhe nga Unë dhe ata duhet të bëhen të ditur mbi këto, Mesazhet e Mia për botën.

Shpirtrat e tjerë për të cilët Unë shqetësohem janë ata që ishin të vakët në besimin e tyre dhe që tani refuzojnë të pranojnë të Vërtetën e jetës së përjetshme. Shumë njerëz që janë të pasigurtë mbi Krijimin e tyre, apo Ekzistencën e Hyjit, shpejt do t’ju tregohet e Vërteta. Përsëri Unë do t’ju tregoj atyre Mëshirë të madhe dhe Dashuria Time do t’i preki zemrat e tyre dhe ata do të shpëtohen.

Por pastaj janë ata që do të vazhdojnë t’i rezistojnë Ndërhyrjes Sime. Ata do të kundërshtojnë çdo përpjekje për t'u dhënë të Vërtetën, dhe prova e dhënë atyre për Mëshirën Time, do të hidhet mbrapsh në Fytyrën Time. Përsëri, Unë do të ndërhyj dhe do të vazhdoj të luftoj për shpirtrat e tyre.

Përfundimisht, janë ata që dinë gjithçka rreth Meje dhe faktin se Unë Jam Mesia. Asnjë mrekulli apo vepër dashurie nuk do t’i sjelli ata tek Unë, sepse ata e kanë braktisur veten e tyre tek Satani. Këta shpirtra do të përlahen nga bisha dhe ai nuk do t’i lër ata të lirë sepse ata nuk më shohin mua si Shpëtimtarin e tyre. Ata akoma nuk e dinë të vërtetën e planit të bishës.

Me qëllim që t’i shpëtoj ata, ju, ndjekësit e Mi të dashur, duhet të më dhuroni Mua besnikërinë tuaj duke i sjellë shpirtrat e tyre tek Unë gjatë lutjeve tuaja dhe kur ju merrni Eukaristinë e Shenjtë. Ju duhet t’i ofroni ata tek Unë çdo ditë dhe për çdo shpirt që ju e dedikoni ndaj Mëshirës Sime, Unë do të shpëtoj 100 më tepër.

Bëheni këtë çdo ditë të vetme. 

Në fund të çdo muaji ju do të jeni të mbushur me gëzim sepse do ta dini se sa shumë shpirtrave të tillë ju është dhënë kjo Mëshirë e Madhe. 

Kjo është një Dhuratë tjetër me të cilën Unë ju bekoj dhe hiret që ju do të merrni kur të thoni këtë Kryqëzatë Lutje do të jenë me bollëk.

Lutja e Kryqëzatës (104) Çliroje këtë shpirt nga skllavëria

Më i dashuri Jezus, unë të paraqes Ty shpirtin e vëllait dhe motrës sime, që e ka braktisur shpirtin e vet tek Satani. Merre këtë shpirt dhe shëlboje atë në Sytë e Tu të Shenjtë. Çliroje këtë shpirt nga skllavëria ndaj bishës dhe silli atij Shpëtimin e Përjetshëm. Amen.

Mëshira Ime do të vazhdoj t’i jepet njerëzimit, dhe sidomos, çdo shpirti të vetëm që e refuzon Fjalën e Hyjit.

Unë ju bekoj, dishepujt e Mi besnik, dhe Unë vazhdoj të hedh mbi ju Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/11/for-every-soul-you-dedicate-to-my-mercy-i-will-save-a-hundred-more-3/

Friday 12 April 2013

Hyji Atë: Lutje për Çelësin drejt Parajsës së Re

E Mërkurë, 10 Prill 2013, ora 16:45

Bija Ime e dashur, ndërsa Flaka e Shpirtit të Shenjtë i pushton ata shpirtra të përulët që i lexojnë këto Mesazhe, po ashtu do të përhapet edhe konvertimi global. Fjala e Shenjtë e Hyjit është si një shpërthim i fuqishëm ere, që sjell me vete dhe tek të gjithë ata shpirtra në zgjimin e vet, frytet e bollëkshme.

Prej atyre farave t
ë para të mbjellura, një mori frytesh janë rritur, të cilat mbulojnë çdo komb, përfshi edhe ato nën regjimin komunist.

Bija Ime, ndërsa Fjala Ime e Shenjtë mbërthen mëndjet dhe shpirtrat e çdo besimi, ajo do të presi si një shpatë përmes atyre kombeve që më kthejnë Mua shpinën, Atit tuaj të dashur. Prandaj, kur urrejtja të shtohet kundër jush, dijeni se Fjala Ime e Shenjtë, për të ndihmuar në shpëtimin e shpirtrave, po kryhet me sukses.

Ti, lajmëtarja Ime, je vetëm një instrument. Ky Mision nuk është rreth teje. Ai nuk është për ndriçimin e shpirtit tënd, sepse ky nuk është qëllimi Im, edhe pse është i kënaqshëm për Mua. Ti, bija Ime, si lajmëtare e fundit, duhet vetëm t’i komunikosh botës Mesazhet që po të jepen, për të mirën e njerëzimit. Opinionet e tua, dhe këshilla jote ndaj të tjerëve, nuk kanë rëndësi dhe ti nuk e ke autoritetin të ndash ndonj
ë pikëpamje njerëzore me të tjerët.

Kur Zëri i Hyjit arrin tek zemrat e njerëzve, ai shumfishohet brënda shpirtrave të shumë vetave. Është Mirësia Ime, si Ati i Dashur i gjithë njerëzimit, që lejon për këto bekime të mëdha.

Ashtu si është parathënë, mrekulli të mëdha do të dëshmohen prej atyre që ju është dhënë Dhurata e Shpirtit të Shenjtë përmes këtij Misioni. Unë i bekoj të gjithë ata që i shpërndajnë dhe i përhapin Mesazhet e Mia, sepse përpjekjet e tyre do ta hedhin Fjalën Time si një perde, e cila do të mbuloj Tokën.

Ata që kanë pritur për Dhuratën e Kthimit n
ë Besim – ata shpirtrat e Mi të gjorë e të boshatisur – Unë ju them tani. Unë, Ati Juaj i Dashur, ju premtoj se Unë do t’ju pushtoj dhe do t’ju hap zemrat kur të thoni këtë lutje.

Hyji Atë: Lutje për Çelësin për në Parajsën e Re

"I dashur Atë, jam unë, fëmija Yt i humbur, që, kaq i ngatërruar dhe i verbër, saqë pa Ndihmën Tënde, Dashurinë Tënde, unë s’jam askush. Më shpëto mua përmes Dashurisë se Birit Tënd, Jezu Krishtit, dhe më jep Çelësin për në Parajsën Tënde të Re në Tokë. Amen."

Fëmijë, Unë do t’ju bekoj dhe mbroj ju. Ju jeni të Mitë – të gjithë ju.

Ndërsa Unë dëshiroj për ju dhe derdh lotë për ata prej jush që më urrejnë Mua, Unë do të përdor Forcën Time të Gjithpushtetshme për t’i çliruar zemrat tuaja të ngurtësuara me qëllim që Unë të mund t’ju dhuroj trashëgiminë, të cilën Unë e kam krijuar me dashuri.

Ndërhyrja Ime, duke ju zbuluar ngjarjet që do vijnë, do t’ju ndihmoj të kuptoni se sa shumë Unë ju dua. Kur këto ngjarje të shpalosen para syve tuaj, Unë do të jem duke pritur për ju të vini tek Unë me dashuri dhe besim në shpirtrat tuaj.

Ati juaj i dashur
Hyji Më I Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/10/god-the-father-prayer-for-the-key-to-the-new-paradise/

Thursday 11 April 2013

Kaq shumë priftërinj të mirë dhe të shenjtë që janë bashkuar për t'i kundërshtuar këto Mesazhe

E Martë, 9 Prill 2013, ora 23:00

Bija Ime fort e dashur, ka kaq shumë priftërinj të mirë dhe të shenjtë që janë bashkuar për t'i kundërshtuar këto Mesazhe, por ata nuk i kanë cilësitë dhe njohurinë ta bëjnë këtë.

Udha e tyre është t’i shërbejnë Hyjit.

Ata nuk duhet ta lejojnë veten të njollosen në këtë mënyrë, sepse kjo shkakton rrezik për shpirtrat e atyre që e njohin Zërin Tim në këto Mesazhe.

Ndërsa përdorin praktikat shpirtërore të Epokës së Re, shumë priftërinj besojnë se njohuritë e tyre fetare do të thotë se ata e kanë talentin të njohin një profet të vërtetë të Zotit. Sa shumë të larguar janë ata nga Unë, sa nuk mund ta njohin Fjalën Time të Shenjtë. Unë nuk ju kam dhënë atyre hire të tilla, sepse krenaria i ka penguar.

Për ju, shërbëtorët e Mi të shenjtë, që komplomentoni, thurni intriga dhe përdorni simbolin e pozitës suaj të shenjtë në shërbimin e Zotit, si një mjet për të larguar anëtarët e kishës nga Fjala Ime, dijeni se ju do të ndëshkoheni. Ju me të vërtetë nuk më njihni Mua. Ju nuk jeni besnik ndaj Meje. Ju jeni të paditur ndaj njohurive shpirtërore dhe ju nuk e keni autoritetin të turpëroni publikisht, të qortoni të tjerët apo të poshtëroni dikë në Emrin Tim.

Secili prej jush do t’i duhet të përgjigjet tek Unë. Unë do t’ju ndëshkoj, jo për mosbesimin tuaj, por për mëkatin e krenarisë, i cili ju bën të besoni se dini më shumë mbi çështjet shpirtërore se Unë, Jezu Krishti, Zotëria Juaj.

Sa më lëndoni Mua. Sa më zhgënjeni Mua, sepse tradhëtia juaj e ka lënduar Misionin Tim, të fundit të këtij lloji. Për çdo mëkatar që ju largoni nga Unë, ju do të mbani përgjegjësinë për shpirtrat e tyre. Dhe pastaj, me zemrën e rënduar, do t’ju duhet t’i përgjigjeni këtyre pyetjeve, kur e Vërteta t’ju bëhet e ditur.

Përse e refuzuat Kupën Time kur po ju jepej e Vërteta, me dashuri dhe besim, dhe kur ju e dinit në zemrat tuaja se ajo ishte nga Unë?

Përse atëherë u përpoqët të shkatërroni Mesazhet e Mia?

A e keni idenë mbi seriozitetin e betimeve të Shenjta që ju kryet në Emrin Tim?

Tani ju duhet të meditoni dhe të lexoni Lutjet e Kryqëzatës Sime. Nëse ju e bëni këtë, atëherë Unë do t’ju jap bekimin Tim dhe fuqinë e dijes. Por vetëm ata me zemër të përulur mund të vijnë tek Unë.

Kthehuni. Pastaj ejani tek Unë të zhveshur. Lërini mbrapa të gjitha pikpamjet tuaja cinike, mendimet tuaja të anëshme dhe vlerësimet tuaja për këto Mesazhe, të bazuara në thashetheme, fjalë dhe sygjerime. Kur ajo ditë të vijë, Unë do t’ju pagëzoj edhe njëherë dhe ju do të bëheni të pastër përsëri. Shpirtrat tuaj do të bëhen si ato të fëmijve dhe me një uri që kërkon Praninë Time.

Unë pres përgjigjen tuaj. Unë Jam gjithë Dashuri. Unë Jam gjithë Mëshirë. Ejani tek Unë. Unë Jam gjithçka që ju keni nevojë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/09/so-many-good-and-holy-priests-who-have-joined-together-to-pull-these-messages-apart/

Wednesday 10 April 2013

Ky tempull i ri, do t’ju thuhet se është një kishë, e cila i bashkon të gjithë sepse Hyji i do të gjithë fëmijët e Tij

E Dielë, 7 Prill 2013, ora 18:40

Bija Ime fort e dashur, çdo njëra nga kishat e Hyjit në tokë që më nderojnë Mua, Birin e Njeriut dhe ato që i bëjnë nderime Atit Tim, së shpejti do të ndahen. Shumë, brënda secilës kishë, do të rebelohen dhe përçarje të mëdha do të krijohen kur më shumë të gënjyer, mes radhëve të tyre, do të provojnë të fusin ligjet, që e pranojnë mëkatin.

Detyrimet morale që ndjehen nga ata që e duan dhe e njohin Fjalën e Shenjtë të Hyjit do të dënohen rëndë dhe do të akuzohen se janë mizorë dhe të pashpirt. Krimi i tyre do të jetë kundërshtimi i ligjeve mëkatare, të cilat do të dalin kur kishat të përçahen gjatë persekutimit të antikrishtit.

Kur ata të ndahen dhe të copëtohen, themelet e tyre do të lëkunden. Ata nuk do të jenë më në gjëndje të qëndrojnë të fortë përballë ligësisë dhe padrejtësisë. Atëherë do të ketë ardhur edhe koha që shumë shpirtra të çorjentuar, të cilët do të bëhen shumë të hutuar, të dëshmojnë një tempull tjetër të Hyjit.

Ky tempull i ri, do t’ju thuhet se është një kishë, e cila i bashkon të gjithë sepse Hyji i do të gjithë fëmijët e Tij. Dhe nëse Hyji i do të gjithë fëmijët e Tij, atëherë Ai do t’i donte ata të bashkuar në një; që ata ta mbështesin njëri tjetrin, pavarësisht nga besimi, feja, ngjyra e lëkurës, raca dhe ligjet e tyre. Të gjithë do të bashkohen, do t’ju thuhet atyre, në Pamjen e Hyjit, dhe atyre do t’ju kërkohet të dërgojnë përfaqësues në tempullin e ri, i cili do të vendoset në Romë. Atyre do t’ju thuhet se ky është Jeruzalemi i Ri, i profetizuar në Bibël dhe i mbrojtur nga lideri i zgjedhur i Hyjit – profeti i rremë.

Sa shumë do të mashtrohen nga kjo gënjeshtër e madhe, një shtrembërim i Fjalës së Shenjtë të Hyjit – e cila ju dha Gjon
 Ungjilltarit. Çdo Fjalë e dhënë këtij profeti, për kohët e fundit, do të hiqet, përpunohet dhe manipulohet për t’ju përshtatur programit të antikrishtit.

Ata që refuzojnë ta pranojnë këtë kishtë të re, të ashtu-quajtur inkluzive, do të konsiderohen si jo t
ë Krishterë. Ata do të ngacmohen dhe do të bëhen të duken si të marrë. Vetëm prej Shpirtit të Shenjtë, i cili i udhëheq ata, përndryshe ata do të fundoseshin në tempullin e rremë dhe të turpshëm, i cili fsheh të vërtetën e shëmtuar, që ndodhet nën sipërfaqen e saj.

Antikrishti është gati të bëj futjen e tij madhështore në skenën botërore dhe do të jetë ai, i cili jo vetëm që do të sundoj mbi këto kisha, por edhe do t’i gënjej njerëzit të besojnë se ai zotëron dhunti hyjnore të veçanta. Ai do të nderohet për shërbimin e tij të madh ndaj çështjeve humanitare. Ai, antikrishti, do të marri çmime ndërkombëtare për punën e tij bamirëse. Dhe pastaj ata do të thonë se ai zotëron personalitetin magjepës e shoqëruar kjo me njerëzit e shenjtë. Më pas nuk do të jetë gjatë kur mrekullitë do të njihen se vijnë prej tij, dhe më në fund, ai do të thotë se është një profet me një mision nga Hyji.

Shumë do të gënjehen nga ky mashtrim i tmerrshëm sepse ai do të mbështetet nga kishat e botës dhe atij do t’i jepet vula e aprovimit nga profeti i rremë.

Përfundimisht, bota do të besoj se ai jam Unë, Jezu Krishti. Fjala Ime do të bier në vesh të shurdhët ndërsa prania e tij mbërthen gjithë njerëzimin, duartrokitja e të cilëve do të heshti zërat që shpallin Fjalën e Vërtetë të Hyjit. Por, për arsye të Mëshirës Sime të madhe, Unë me Dorën e Atit Tim do të ndërhyj përgjatë çdo hapi të vetëm.

Mesazhet e Mia kurrë nuk do të ndalojnë deri në ditën e fundit. Zëri Im kurrë nuk do të shuhet. Fëmijët e Hyjit, që do të mbeten të vërtetë ndaj Fjalës së Tij të Shenjtë, kurrë nuk do të vdesin.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/07/this-new-temple-they-will-be-told-is-a-church-which-unites-all-because-god-loves-all-his-children/

Monday 8 April 2013

Koha për t’u shfaqur kometa, për të cilën Unë fola, kur njerëzit do të besojnë se ka diell të dytë, është afër

E Shtunë, 6 Prill 2013, ora 17:00

Bija Ime fort e dashur, yjet shpejt do të ndryshojnë dhe koha për shfaqjen e kometës, për të cilën Unë fola, kur njerëzit do të besojnë se ka diell të dytë, është afër. Së shpejti spektakli i mrekullueshëm do të shikohet nga njerëzimi, dhe do të dëgjohet zhurma e bubëllimës, dhe do të duket sikur dy diej do të përplasen.

Rrezet e Mia të Mëshirës do të bien mbi çdo shpirt njerëzor, përfshi edhe ata që do të verbohen nga Drita, kaq të errët janë shpirtrat e tyre.

Kur zhurma e bubëllimës 
të dëgjohet, një qetësi e plotë do të bier pastaj mbi tokë dhe qetësia do të jetë zhurdhuese. Asnjë tingull nuk do të dëgjohet – vetëm tingulli i Zërit Tim i gdhëndur në shpirtrat fatkeqe.

Unë do të jem si një rreze dielli, që do ta bëj çdo gabim të vetëm, çdo mëkat dhe çdo thirrje dëshpërimi, të duket qartë në sytë e mëkatarit.

Do të ketë vajtime dhe një ndjenjë e thellë trishtimi do të ndjehet brenda zemrave të njerëzve, kur të dalin ballë për ballë me gjëndjen e shpirtrave të tyre. Gjithçka do të mbetet palëvizur për 15 minuta, dhe pastaj jeta do të bëhet si më parë, sikur kjo mrekulli nuk ka ndodhur. Tek ata, shpirtrat e të cilëve u prekën nga e Vërteta, jeta nuk mund, dhe as nuk do të jetë e njëjtë përsëri.

Ata atëherë do të më ndjekin Mua, Mësimet e Mia dhe ata do të konvertohen në miliarda.

Mesazhet e Mia do të bëhen ushqimi i tyre i përditshëm dhe së bashku me Eukaristinë Time Më Të Shenjtë, ata nuk do të kenë nevojë për më tepër. Kaq të fortë do të bëhen ata sa asgjë nuk i pengon, asgjë nuk do t’i trëmbi, apo t’i ngadalësoj, ndërsa marshojnë në ushtrinë Time të mbetur drejt Parajsës Sime të Re.

Të tjerëve do t’ju thuhet se Paralajmërimi u shkaktua nga një ndërhyrje në atmosferën e tokës dhe ajo do të shpjegohet lehtë. Por ajo do të jetë një gënjeshtër, sepse ata nuk duan ta njohin Ekzistencën e Hyjit. Nëse do ta bënin këtë, ata nuk do të ishin në gjëndje të kryenin planin e tyre për të mashtruar botën të pranoj premtimet boshe të antikrishtit.

Kur mrekullitë e Hyjit dëshmohen në një shkallë të tillë madhështore, dijeni se plani Im për të sjellë njerëzimin në mbretërinë e shpëtimit është në fazat finale.

Shkoni, ndjekësit e Mi besnik, dhe gjithmonë besoni në premtimin Tim për të shpëtuar të gjithë shpirtrat. Mëshira Ime është e madhe dhe Fuqia Ime e gjithpushtetshme.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/06/the-time-for-the-comet-to-appear-of-which-i-spoke-when-people-will-believe-that-there-are-two-suns-is-close/

Sunday 7 April 2013

Nëna e Hyjit: Ti je dërguar për të pregatitur udhën për Ardhjen e Tij të Dytë

E Shtunë, 6 Prill 2013, ora 16:30

Bija Ime, pavarësisht se sa i vetmuar apo i vështirë është ky Mision, ti gjithmonë duhet të vazhdosh t’i bindesh Birit tim. Ti duhet të respektosh çdo kërkesë që të bëhet ty. Ti duhet të përgjigjesh ndaj çdo detyre që pritet nga ty, madje edhe kur kjo do të thotë të nxitësh zemërimin e të tjerëve.

Secili nga vizionarët e Hyjit, të cilëve unë ju shfaqja, vuajtën nga duart e atyre që i refuzonin ata mizorisht. Edhe pse shumë prej tyre me kalimin e kohës u besuan, ti, bija ime, do të vuash më shumë sepse ti je një profete e Hyjit. Profetët e Hyjit gjithmonë kanë nxitur urrejtje mes fëmijve të Tij, sepse Satani i ushtron goditjet e tij më të tmerrshme kundër atyre që flasin Fjalën e Hyjit.

Si profete e ditëve të fundit, armiqtë e tu do të konsistojnë, jo vetëm në ata që e refuzojnë dhe e urrejnë Birin tim, por edhe ata që e duan Atë. Armiqtë e tu do t’ja kalojnë në numër atyre që erdhën para teje. Prandaj dhe ti duhet t’i bindesh Birit tim gjatë gjithë kohës dhe t’i përgjigjesh Atij shpejt, sepse Ai i bën këto gjëra dhe të kërkon të ndjekësh udhëzimet e Tij, për të mbrojtur ty.

Ti je dërguar për të pregatitur udhën për Ardhjen e Tij të Dytë dhe me këtë përgjegjësi do të vij shumë hidhërim. Ndërsa gënjeshtrat, urrejtja dhe kundërshtimi i ashpër ndaj këtyre Mesazheve vazhdojnë, ti duhet ta ngushëllosh veten, sepse pa këtë Mision shumë më tepër shpirtra nuk do ta pranonin Mëshirën e Birit Tim.

Lutu për çdo person të vetëm që hedh abuzime mbi ty, sepse kur ti lutesh për ata, Biri im do t’i ndriçoj ata dhe shpejt ata do t’i hapin sytë ndaj të Vërtetës.

Unë, Nëna juaj e dashur, të mbuloj me Mantelin tim më të Shenjtë dhe unë e shtyp kokën e gjarprit sa herë që ai përpiqet të lëndoj ty. Prandaj shko tani, bija ime, në paqe. Ki besim tek unë, Nëna e Shpëtimit, gjatë gjithë kohës që unë e mbroj këtë Mision të veçantë. Ki besim në Birin tim, sepse Ai e di se çfarë po bën. Lëre gjithçka në Duart e Tij të Shenjta.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Hyjit
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/06/mother-of-god-you-have-been-sent-to-prepare-the-way-for-his-second-coming/

Saturday 6 April 2013

Asnjërit prej jush nuk do t’i jepej ndonjëherë autoriteti të gjykoj një tjetër në Emrin Tim, sepse kjo nuk është e mundur

E Premte, 5 Prill 2013, ora 12:50

Bija Ime fort e dashur, sipas betimit tënd të bindjes ndaj Meje, ti kurrë nuk duhet t’i mbrosh Mesazhet e Mia. As nuk e ke autoritetin të dënosh apo të kritikosh ndonjë vizionar tjetër, apo të vetë-shpallur profetë, të vërtetë apo të rremë, në Emrin Tim.

Ata që deklarojnë se flasin në Emrin Tim dhe që i dënojnë këto Mesazhe për botën, dijeni këtë. Ju nuk e keni, as edhe nuk e keni kërkuar, lejën Time të refuzoni, publikisht, këdo që deklaron se është një shpirt i zgjedhur. Kur ju i deklaroni këto Mesazhe të jenë të pavërteta, ju po thoni se ato janë gënjeshtra. Gënjeshtrat mund të vijnë vetëm nga Satani.

Këto, Mesazhet e Mia të Shenjta për botën, ju paralajmërojnë për gënjeshtrat e tmerrshme, që ai Satani, i ushqen në shpirtrat e të gjithë fëmijve të Hyjit. Sa jeni mashtruar të më refuzoni Mua, Jezusin tuaj të dashur, I Cili derdh lotë të hidhur prej trishtimit nga mënyra me të cilën Unë Jam duke u refuzuar.

Ata që thonë se çdo njeri mund t’i shkruaj këto Mesazhe nga Qielli më fyejnë Mua. Si mundet një njeri të shkruaj Fjalët nga Buzët e Mia, kur ato vijnë nga Unë? A besoni se Fjalë të Shenjta të tilla mund të krijoheshin nga dora e njeriut mortor? A besoni se çdo njeri, i njollosur me mëkat, mund të prodhonte Fjalën Time të Shenjtë, pa asnjë ndërhyrje nga Mbretëria Ime Qiellore? Nëse besoni këto, atëherë ju i jepni besushmëri aftësisë së njeriut të krijoj një udhë për kthimin n
ë besim në këtë mënyrë. Njeriu nuk është asgjë pa Hyjin. Ju nuk jeni të denjë të flisni me autoritet kur shpallni Fjalën e Hyjit. Nëse e shpallni Fjalën e Hyjit nga buzët tuaja, pa asnjë udhëzim nga Unë, atëherë ju jeni fajtor për gabime të rënda.

Bija ime, Unë duhet të të kujtoj ty, dhe të gjithë ata shpirtrat e zgjedhur, se asnjërit nga ju nuk do t’i jepej autoriteti të gjykoj një tjetër në Emrin Tim, sepse kjo nuk është e mundur.

Unë i bëj thirrje të gjithë atyre shpirtrave të Mi të zgjedhur tani. Kujtoni Premtimin Tim për ju se Unë do të vij përsëri. Dijeni tani, se ju të gjithëve u është dhënë një mision për të pregatitur zemrat e njerëzve për Ardhjen Time të Dytë. Dijeni tani, se ky është Misioni i fundit, i diktuar nga Trinia e Shenjtë. Asnjë nga ju nuk e ka Lejën Time të dënoj këtë, apo ndonjë mision tjetër. Bëheni këtë dhe ju do të hidheni tutje nga Unë.

O si mëkatet e shpirtrave të zgjedhur më copëtojnë Mua më thellë se ato të të tjerëve. Ata që janë pranë Meje, dhe pastaj më tradhëtojnë Mua, janë ata që më lëndojnë Mua më shumë. Kur ata ngrihen kundër Meje, ata shkaktojnë përçarje të tmerrshme dhe i pengojnë shpirtrat të ndjekin udhën e shpëtimit të përjetshëm.

Vetëm ata me Vulën e Hyjit të Gjallë do t’i shpëtojnë kësaj forme të genocidit të shpirtit

E Enjte, 4 Prill 2013, ora 19:45

Bija Ime fort e dashur, ti nuk duhet t’i dëgjosh ata që i vënë në pyetje, i sfidojnë dhe i përqeshin Mesazhet e Mia. Nuk është e nevojshme ta mbrosh Fjalën Time Më Të Shenjtë. Fjala Ime është përfundimtare dhe asnjë njeri nuk e ka autoritetin ta vërë atë në pyetje. Ju ose më pranoni Mua, ose nuk Më pranoni.

Ndërsa t
ë Krishterët zihen mes tyre mbi këto Mesazhe, të cilat u profetizuan kaq kohë më parë, ata e trajtojnë njëri tjetrin si armiq. Ju nuk mund të jeni një armik i vëllait apo i motrës suaj dhe ta quani veten dishepulli Im. Ndërsa ju jeni kaq të zënë duke bërtitur me jush, armiku më i madh, ushtritë e Satanit po planifikojnë masakrat më djallëzore, të dëshmuara ndonjëherë nga njerëzimi që nga krijimi i Adamit dhe i Evës.

Luftrat për të cilat Unë fola janë gati të fillojnë dhe plani do të jetë për të fshirë popullsitë. Ju mund të mendoni se këto luftra janë mes një shteti me një tjetër, por do ta kishit gabim. Armët do të vijnë vetëm nga një burim.

Fëmijët e Mi të gjorë të Hyjit, sa pak dini për veprat e tmerrshme, që po komplomentohen nga sektet Masonike në nivelet më të larta kundër fëmijve të Hyjit. Ligësia e tyre është e pamundur të imagjinohet nga ju, por dalloni këto shenja. Kur bankat tuaja ju heqin lirinë, shtëpitë dhe mundësinë për të ushqyer familjet tuaja, kjo do të jetë vetëm një pjesë e planit të tyre kundër njerëzimit. Ju do të bëheni skllevër, por ata që tregojn
ë besnikëri ndaj Meje dhe Mësimeve të Mia dhe që qëndrojnë besnik ndaj Meje, kurrë nuk duhet ta harrojnë Mëshirën Time.

Edhe pse këto zbulime mund të jenë të frikshme, ato janë e Vërteta. Duke qënë të pregatitur për këto akte kundër Krijimit të Hyjit, ju do të ndihmoni, përmes lutjeve tuaja, të lehtësoni shumë nga kjo vuajtje, që këto sekte të liga do të shkaktojnë mbi ju. Ndërsa lutjet tuaja do ta dobësojnë efetkin e mizorive të tilla, ato do të përdoren, nëse më dorëzohen Mua me dashuri në zemrat tuaja, për të shpëtuar ata që janë fajtor për vepra të tilla të tmerrshme. Dhe kur këta shpirtra të gabuar dhe me zemër të ftohtë të vazhdojnë të më kundërshtojnë Mua, duke u përpjekur të zhdukin popullsitë e botës, Unë do të provoj t’i ndriçoj zemrat e tyre me qëllim që ata të largohen nga kjo lidhje e tmerrshme me Satanin. Shumë janë plotësisht të zaptuar nga i ligu dhe për disa ka fare pak shpresë. Vetëm një mrekulli e dhënë sipas Mëshirës Sime, e bashkuar me ata që më ofrojnë Mua dhuratën e vuajtjes, mund t’i shpëtoj ata.

Ata mes jush që më shajnë Mua, përmes refuzimit tuaj të ashpër ndaj Meje, do të më lypni Mua për Mëshirë kur këto ngjarje të ndodhin.
Kur ju të detyroheni të vuani dhe të pranoni shenjën e bishës, apo të vdisni, ju do të ulërini për Mua. Pastaj ju do të nxitoni të gjeni Vulën e Hyjit të Gjallë, të cilën Unë i jap botës përmes Atit Tim në këto Mesazhe – por atëherë do të jetë tepër vonë. Vetëm ata që e pranojnë Vulën, e mbajnë në shtëpitë e tyre, apo e mbajnë atë me vete do të jenë të mbrojtur. Vetëm ata me Vulën e Hyjit të Gjallë do t’i shpëtojnë kësaj forme të genocidit të shpirtit.

Mos i dyshoni as edhe për një minutë, Mesazhet e Mia që po ju jepen tani. Pranojeni Ndërhyrjen Time Hyjnore, sepse Unë vetëm dua t’ju shpëtoj. Beteja për shpirtrat është e një madhësie të tillë, sa nëse Unë nuk ndërhyj, me anë të profetëve, shumë nga ju do të mbanit anën e bishës dhe të gjithë ndjekësit e tij, që ju shfaqen si ujqër të veshur si dele.

Satani është dinak në ekstrem, dhe kurrë nuk do t’i tregoj veprat e tij të liga për çfarë janë. Por, në të kundërt, ai do t’i paraqesi ato sikur janë të mira, frymëzuese dhe shumë sipas interesit tuaj. Ky është kurthi që ai ngre. Kështu ai i josh shpirtrat e pafajshëm mirëdashës drejt grackës së tij. Mënyra me të cilën Satani do ta zbuloj veten, përmes këtyre shpirtrave të gjorë që ai arrin t’i fitoj, do të jetë përmes mëkatit të krenarisë. Mëkati, në formën e vet më të keq, do të shfaqet brënda këtyre njerëzve në vëndet e larta, të cilët do t’i shkatërrojnë të tjerët për fitimet e tyre vetjake. Në shkallën e fundit mëkati i krenarisë do të dëshmohet mes jush kur ju gjykoni të tjerët, flisni keq për ata dhe pastaj përpiqeni të lëndoni karakterin e tyre, ashtu si edhe të dëmtoni emrin e tyre, në Emrin Tim.

Unë ju tregoj këto fakte të trishtuara, me qëllim që Unë t’ju pregatis, t’ju armatos me Mbrojtjen Time të Dashur, që të mund të shpëtoj madje edhe ata që do të marshojnë në tokë për ta shkatërruar atë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/04/only-those-with-the-seal-of-the-living-god-will-escape-this-form-of-genocide-of-the-soul/