Kerko Mesazhet ketu

Saturday 27 April 2013

Këto vepra të këqija duhet të ndodhin, ndërsa Toka po pastrohet

E Mërkurë, 24 Prill 2013, ora 14:40

Bija Ime e dashur, ndërsa Unë vazhdoj ta pastroj botën me Dhuratën Time të Shpirtit të Shenjtë, aq më e madhe urrejtja do të shtohet për Mua, Jezu Krishtin.

Ndërsa Prania Ime rritet brënda zemrave të njerëzve, sasia e urrejtjes do të shihet mes veprave të atyre që e kundërshtojnë Fjalën Time Më Të Shenjtë.

Ata që vazhdojnë të sjellin ligje, që blasfemojnë kundër Hyjit, do të shtojnë çdo përpjekje për të njollosur Fjalën e Hyjit. Këto vepra të këqija duhet të ndodhin, ndërsa Toka po pastrohet. Ndërsa pastrimi intensifikohet, po ashtu edhe ligësia e mëkatit do t’ju ekspozohet. Ju do të vini re se çdo vepër e imagjinueshme, që është kundër Hyjit, do të reklamohet nga ata armiqtë e Mi.

Shumë do të pohojnë pafajësinë e tyre, por këto vepra nuk do të pranohen nga ata të Mitë, që e njohin të Vërtetën. Dhurata e dijes, të cilën Unë e dhuroj tek shumë shpirtra, do të thotë se këto vepra të liga të kryera nga ata në postet në fuqi, që kontrollojnë shtetet, do të shihen për çfarë janë – vepra e Satanit.

Shpirtrat djall
ëzor të Satanit e kanë shtuar praninë e tyre në shpirtrat e atyre që nuk besojnë në Zot. Të pakënaqur janë ata që shpirtra të tillë i kanë kthyer shpinën Hyjit, këta shpirtra të liq i shtyjnë këta njerëz të kryejnë mëkatet më të turpshme. Me kalimin e kohës, këta shpirtra bëhen kaq të korruptuar dhe të mbushur me urrejtje për Hyjin, sa do të zhyten në një errësirë, e cila kurrë nuk do ta toleroj Dritën e Hyjit.

Dijeni se Mëshira Ime është e madhe. Do të jetë vetëm prej Mëshirës Sime që këta njerëz do të mund të shpëtohen. Nuk ka anjë shpresë tjetër për ata, sepse shumë nga këta shpirtra të torturuar nuk janë të aftë që sipas vullnetit të tyre të lirë – kaq të infektuar janë – të kërkojnë Dorën Time të Mëshirës. Ata prej jush që më njohin Mua dhe që më duan Mua duhet t’i ndihmojnë këta njerëz të gjorë duke lypur për shpëtimin e shpirtrave të tyre. Ju duhet të kërkoni që ata të kthehen tek Unë tani, që Unë të mund të ndërhyj për të ndaluar persekutimin që ata kanë për qëllim të shkaktojnë mbi botë.

Ju duhet të më luteni Mua, përmes sakrificave tuaja personale, që ata të ndalojnë genocidin që janë duke e planifikuar. Forma më e keqe e genocidit do të shikohet përmes luftrave të padrejta dhe vrasjes së të pafajshmëve në barkun e nënës.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/24/these-vile-acts-must-come-to-pass-as-the-earth-is-being-purified/