Kerko Mesazhet ketu

Friday 31 May 2013

Ata që bërtasin tek Fjala Ime me zemërim dhe deklarojnë se Ajo vjen nga Satani do të banojnë me bishën përjetësisht

E Premte, 24 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, ngado që Zëri Im dëgjohet, në çdo vënd, dhe në çdo tempull të dedikuar për adhurimin e Hyjit, do të ketë trazira. Ndërsa shumë do të më bëjnë nderime Mua, Mësimeve të Mia, Kishës Sime, kur ata e dëgjojnë Zërin Tim, ndërsa Ai kërkon vëmëndje tani, ata do të mbulojnë veshët.

Zëri Im do të bier në shpirtra kokfortë dhe të shurdhët. Zëri Im, Fjala Ime dhe Thirrja Ime do të refuzohen me zemërim dhe do të pështyhen, ndërsa Unë Jam persekutuar për herën e fundit në Tokë. Kjo është thirrja finale për të sjellë fëmijët e Hyjit në Gjirin Tim, para Ardhjes Sime të Dytë dhe prapë, shumë njerëz, të hutuar nga gënjeshtrat e përhapura nga djajtë, do të largohen dhe do ta refuzojnë Mëshirën Time.

Unë edhe një herë do të refuzohem nga ata që banojnë në Shtëpinë e Zotit, priftërinjtë dhe të gjithë ata që nuk e pranojnë të Vërtetën. Fyerja përfundimtare ndaj Emrit Tim do të shihet nga të gjithë ju së shpejti. Ata prej jush që i mbulojnë sytë dhe ecin qorrazi, gradualisht, do ta shikojnë të Vërtetën ashtu si po ju jepet juve në këtë kohë.

Unë nuk mund të krijoj përçarje brënda Kishës Sime, sepse atëherë Unë do të mohoja Veten Time. Trupi Im është Kisha dhe Ajo kurrë nuk do të vdesi, por do të jenë ata brënda saj, që do të më refuzojnë Mua. Ashtu si Unë u refuzova herën e parë, ata do të përpiqen, këtë herë, të më shkatërrojnë Mua, para se Unë të vij p
ër të sjellë shpëtimin përfundimtar të premtuar njerëzimit.

Njeriu është i dobët. Njeriu është i paditur dhe nuk është i denjë për Mëshirën Time. Njeriu është kokfortë. Njeriut ju dha e Vërteta gjatë Kohës Sime në tokë, por prapë nuk e kupton Premtimin Tim. Kthimi Im, në Ardhjen e Dytë do të përshpejtohet prej refuzimit të profetes Sime të fundit. Profetja e cila është dërguar për t’ju dhënë Fjalën e fundit të Hyjit për të pregatitur shpirtrat tuaj, do të vuaj rëndë. Jam Unë, Jezu Krishti, që ju fyeni kur e tallni Fjalën Time të Shenjtë e dhënë profetes së Hyjit. Është Fjala e Hyjit, që po jepet për t’ju pregatitur për betejën me antikrishtin, të cilën ju e refuzoni. Duke bërë kështu, ju shkatërroni shpirtra. Ju i pengoni këta shpirtra të hyjnë në Parajsën Time.

Ata që thonë gjëra të këqija për Mesazhet e Mia nuk mund ta justifikojnë pakënaqësinë e tyre, zemërimin apo llogjikën e tyre, sepse ata janë të mbushur me gabime, që dalin prej mëkatit të krenarisë. Së shpejti e Vërteta do të jetë e vështirë të dallohet nga gënjeshtrat e organizatës për një botë të re, e cila do të fusi fenë pagane për një botë të re.

Nëse ju nuk më dëgjoni Mua tani, do të detyroheni të pranoni këtë zëvendësim djallëzor. Ajo do të zbukurohet me një pamje të jashtme vezulluese dhe të artë. Ajo do të lërë përshtypje madje edhe tek ata më të devotshmit mes jush dhe do ta shtrëmbëroj besnikërinë tuaj ndaj Meje dhe do të admirohet nga të gjithë. Kjo është feja që do të konvertoj ateistët të besojnë në një gënjeshtër të madhe. Paqje nuk do të ketë tek ata që e ndjekin këtë paturpësi pagane. Frika dhe urrejtja për njëri tjetrin do të shfaqet, ku vëllai do të luftoj vëllain dhe ku rraca njerëzore do të ndahet më dysh. Njëra gjysëm do të pranojë të vërtetën e shtrëmbëruar të kësaj feje për një botë të re, e cila do të kryesohet nga shumë kisha, shumë besime, si dhe një pjesë e madhe e Kishës Katolike. Gjysma tjetër do të përbëhet nga ata që me të vërtetë më duan Mua dhe që do të mbeten besnikë ndaj të Vërtetës.

Kur ju nuk e pranoni të Vërtetën - të Vërtetën e përmbajtur në Biblën e Shenjtë – ju do të jetoni një gënjeshtër. Ju nuk do të keni aspak dashuri për Mua të mbetur në shpirtin tuaj nëse ju pranoni gënjeshtrat që do t’ju ushqehen.

Dhe ndërsa Fjala Ime mund t’ju duket si herezi sot, ashtu si ishte gjatë kohës Sime në Tokë, shumë nga ju do t’i rrëmbejnë këto Mesazhe kur të jeni të uritur për të Vërtetën, kur antikrishti të kontrolloj vëndet tuaja. Ju do të zvarriteni barkas dhe do të më thërrisni Mua duke bërtitur. Ju, që blasfemuat kundër Meje, do të doni ta prisni gjuhën, sepse do ta kuptoni atëherë se si fjalët tuaja më kanë fyer Mua. Unë e pres këtë ditë me durim, por nëse ju qëndroni para Meje dhe më pengoni Mua të arrij shpirtrat, Unë do t’ju hedh poshtë. Nëse vazhdoni të blasfemoni kundër Meje, duke i deklaruar Mesazhet e Mia të jenë vepër e djallit, atëherë ju kurrë nuk do të faleni. Sepse ky është mëkati më i madh kundër Hyjit.

Dijeni se Unë vij tek fëmijët e Hyjit këtë herë të fundit me qëllim që të përmbush Besëlidhjen e Atit Tim. Vullneti I Tij, tani mund të kryhet në Tokë ashtu si është në Qiell. As edhe një mes jush nuk mund ta ndaloj këtë të ndodhi. As edhe një mes jush, edhe pse disa prej jush më urrejnë Mua, nuk mund ta pengojnë Ardhjen Time të Dytë. Ata që bërtasin tek Fjala Ime në zemërim dhe deklarojnë se ajo vjen nga Satani do të banojnë me bishën përjetësisht.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/24/those-who-scream-at-my-word-in-anger-and-declare-that-it-comes-from-satan-will-reside-with-the-beast-for-eternity/

Wednesday 29 May 2013

Ushtarët e Mi të Krishterë do të formojnë Ushtrinë më të madhe kundër antikrishtit

E Enjte, 23 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, ndjekësit e Mi të dashur, në mbarë botën, shpejt do ta ndjejnë Praninë Time, sepse Unë do ta bëj Veten Time të njohur brënda zemrave të tyre në një mënyrë që ata nuk e kanë përjetuar më parë. Kështu Unë do t’i pregatis të Krishterët të luftojnë, në emrin Tim, për të shpëtuar shpirtrat e gjithsecilit.

Ushtarët e Mi të Krishterë do të formojnë Ushtrinë më të madhe kundër antikrishtit. Unë i referohem të gjithë atyre që më njohin Mua dhe që mbeten besnikë ndaj Doktrinës Sime të Shenjtë, e pëmbajtur brënda Biblës më të Shenjtë. Unë i referohem gjithashtu edhe atyre që e praktikojnë besimin e tyre; atyre që besojnë tek Unë, por që nuk më vizitojnë Mua dhe të gjithë atyre që qëndrojnë besnikë ndaj të Vërtetës.

Ju do të mblidheni në çdo skaj të botës dhe, edhe pse ju do të bashkoheni me Ushtrinë Time të Mbetur duke folur në shumë gjuhë, ju do të bashkoheni në një me Mua.

Ata që i ndjekin këto Mesazhe do të formojnë thelbin dhe prej saj do të rriten filizat dhe më pas degët e Ushtrisë Sime të Mbetur në mbarë botën. Nuk do të mbetet as edhe një vënd pa u prekur nga Shpirti Im I Shenjtë përmes Librit të së Vërtetës.

Libri i të Vërtetës do t’ju bashkoj kur besimi juaj të vihet në provë. Kur besnikëria ndaj Meje të ndryshoj dhe kur Unë Jam i  hedhur jashtë kishave tuaja, i shkelur dhe i humbur larg syve – ju do të ngriheni dhe do të mbani të gjallë Fjalën Time. Flaka e Shpirtit të Shenjtë do t’ju udhëheqi në çdo hap të udhës. Ju do të ndjeni një forcë dhe kurajo, që do të çudisi madje dhe më të urtët mes jush. I dobëti do të bëhet i fortë. I trëmburi do të bëhet trim dhe të shtypurit do të marshojnë përpara si luftëtarët e të Vërtetës. Dhe ndërkohë, ndërsa Ushtria Ime e Mbetur të rritet dhe të shumohet në miliona, shumë pengesa do të vendosen para tyre.

Fyerje, akuza herezie, gënjeshtra, zemërim dhe urrejtje do të jenë për ata. 
Çoroditje do të shihet ngado mes kritikuesve, argumenti i të cilëve do të jetë i mbushur me pikpamje të pasakta, kontraditëse dhe të pakuptueshme. Influenca e Satanit gjithmonë do të krijoj rrëmujë, parregullsi dhe argumenta të pallogjikshme dhe dinake, dhe gjithmonë do të jenë të zbukuruara me urrejtjen kundër fëmijve të Hyjit. Ata që janë të bekuar me Dritën e Hyjit dhe Dritën e të Vërtetës do të tërheqin sulme të tmerrshme dhe me urrejtje. Sepse ku Unë Jam I Pranishëm, të jeni të sigurtë se persekutimi i atyre që shpallin Fjalën Time të Shenjtë do të jetë i madh. Sa më i keq persekutimi kundër çdo Misioni të Hyjit, të siguroheni se Satani është shumë i zemëruar.

Kur ju vuani, ashtu si do të ndodhi, prej urrejtjes e treguar ndaj jush për shkak se po e merrni Kryqin Tim për të më ndjekur Mua, aq më i shqetësuar do të bëhet bisha dhe më fortë do të punoj, përmes atyre shpirtrave të njollosur me mëkatin e krenarisë, për t’ju shkatërruar ju. Ju duhet t’i shpërfillni këto sulme. Të jeni të qetë, sepse ndërsa ato rriten me një urrejtje intensive kundër jush, ju do ta dini me siguri se jeni në bashkësi të vërtetë me Mua, Jezusin tuaj.

Shkoni në dashuri dhe paqe dhe dijeni se Unë jetoj në zemrat tuaja.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/23/my-christian-soldiers-will-form-the-biggest-army-against-the-antichrist/

Tuesday 28 May 2013

Kur të vij koha që bisha të ekspozoj antikrishtin, shenja të mëdha do të shihen

E Martë, 21 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, kur të vij koha që bisha të ekspozoj antikrishtin, shenja të mëdha do të shihen. Bubullima, të padëgjuara kurrë më parë, do të ndjehen në shumë pjesë të botës, por në veçanti, në pjesën ku antikrishti ka lindur.

Por atëherë Shpirti Im I Shenjtë, i dërguar mes ndjekësve të Mi, në të gjitha Kishat e Mia t
ë Krishtere, do të siguroj që ata të jenë gati. Ata, së bashku me dishepujt e Mi nga ky Mision do të formojnë Kishën e Mbetur. Fuqia e tyre do të jetë e madhe dhe asnjë e keqe nuk do të vij tek ata me Vulën e Hyjit të Gjallë. Fuqia e tyre do të vij nga Lutjet e dhëna atyre nga Nëna Ime dhe në Kryqëzatën e Lutjeve.

Antikrishti do ta filloj sundimin e tij me qetësi. Asnjë nuk do të dyshoj për qëllimin e tij për arsyen se një lloj paqe do të bier mbi Tokën.

Kjo kohë do të jetë shumë e rëndësishme për ju, Ushtria Ime e Mbetur, për tu mbledhur në Grupe Lutjesh. Unë solemnisht ju premtoj se këto Lutje do të dobësojnë shumë nga veprat e tmerrshme që ai, antikrishti, do të shkaktoj mbi kombet që mbulojnë të katër skajet e Tokës.

Unë do t’i dhuroj falje të gjithë atyre kombeve ku Grupet e Lutjes janë ngritur. Do të jetë prej devotshmërisë suaj ndaj Meje, Jezusit tuaj të dashur, që Unë do të shpëtoj shpirtrat dhe hedh më shumë Dhurata mbi njerëzimin, për t’i mbrojtur fëmijët e Hyjit kundër vuajtjes që bisha po komplomenton.

Besoni tek Unë. Të jeni të qetë me dijen se po udhëzoheni dhe po mbroheni.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/21/when-the-time-comes-for-the-beast-to-reveal-the-antichrist-great-signs-will-be-seen/

Monday 27 May 2013

Të gjithë ata mes Kishave të Krishtere do të vijnë tek Unë të parët. Pastaj Hebrenjtë do të kthehen, me kalimin e kohës, dhe do të më pranojnë Mua përfundimisht

E Hënë, 20 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, ndërsa ky Mision rritet, Fjala Ime do të flitet në shumë gjuhë. Mesazhet e Mia, të dhëna ty sot, e ndezin Fjalën Time të Shenjtë në Testamentin e Ri. Mesazhet e Mia gjithashtu i kujtojnë botës Fjalën e Hyjit, e cila është e përmbajtur në Biblën më të Shenjtë.

Unë nuk e rishkruaj Fjalën, Unë thjesht ju kujtoj se çfarë kuptimi ka ajo sot. Unë gjithashtu i flas botës për t’i pregatitur ata për Atdhjen Time të Dytë, sepse Unë nuk dua që ata të humbasin. Është me dashuri dhe gëzim të madh që Unë shikoj se si ndjekësit e Mi besnik më pranojnë Mua ashtu si Unë Jam. Ata që e dinin menjëherë se isha Unë, Jezu Krishi, I Cili ju foli atyre përmes këtyre Mesazheve, janë të bekuar.

Ata janë ata që kurrë nuk dyshuan. Ata mund ta ndjenin Praninë Time. Fjala Ime i shponte zemrat e tyre si një shpatë. Shpirti Im i preku zemrat e tyre. Ata e dinin. Ata më njohën Mua dhe sa vuajnë për këtë.

Ju, fëmijët e Mi të shtrenjtë, dijeni se kur ju u përgjigjët Thirrjes Sime, Unë ju dhurova një Dhuratë të veçantë, një bekim, i cili do t’ju ndihmoj të duroni këtë Udhë drejt Jetës së Përjetshme. Do t’ju duhen këto Dhurata, sepse ju do të jeni shtylla e Ushtrisë Sime të Mbetur, dhe ju do të udhëhiqni të tjerët, të cilët do t’ju ndjekin me kalimin e kohës.

Popuj prej të gjitha kombeve, do t’ju ndjekin ju kur nuk do të kenë askund se ku të kthehen dhe ju do ti ndani Mësimet e Mia me ata. Të gjithë ata që janë besnikë ndaj Meje, Jezu Krishtit, do t’ju jepen Dhurata të reja për t’i ndihmuar të bashkohen nëpër botë me Mua. Të gjithë ata mes Kishave t
ë Krishtere do të vijnë tek Unë të parët. Pastaj Hebrenjtë do të kthehen, me kalimin e kohës, dhe do të më pranojnë Mua përfundimisht. Të gjitha fetë e tjera do ta kuptojnë të Vërtetën e Mësimeve të Mia dhe ata gjithashtu do të më ndjekin Mua. Por jo të gjithë ata nuk do ta pranojnë të Vërtetën, madje edhe kur ajo t’ju paraqitet pikërisht para syve të tyre.

Pastaj janë jo-besimtarët, shumë prej tyre njerëz të mirë. Ata përdorin inteligjencën njerëzore për të paraqitur të gjitha arsyet se përse Hyji nuk Ekziston. Prapë ata, përfshi shumë nga homologët e tyre t
ë Krishterë që janë të vakët në besimin e tyre – do të vrapojnë drejt Meje të parët. Zemrat e tyre do të hapen dhe për arsyen se ata do të shikojnë vetëm çfarë dëshmie Unë sjell për ta pranuar, ata do ta dinë se Unë I Thërres ata. Ata nuk do të më rezistojë Mua, jo si ata shpirtrat kokfortë që mendojnë se dinë më tepër rreth premtimit që Unë bëra për t'u kthyer për të dhënë Beslidhjen e Fundit, më shumë se Unë.

Çdo detyrë që Unë ju jap, do të bëj që sa më shumë kombe që marrin Kryqin Tim të krijojnë udhën e vetme drejt Meje. Kurrë mos hezitoni të ecni krahë Meje kur Unë ju Thërras, sepse kur ju më përgjigjeni Mua, ju do të shkatërroni fuqinë e të ligut. I ligu mund t’ju shkaktoj dhimbje, por kur ju më lejoni Mua t’ju udhëheq, ju mund të kapërceni çdo pengesë në udhën tuaj.

Unë ju dua dhe Unë ju drejtoj, ashtu si Unë i mbroj Grupet e Mia të Lutjes nëpër botë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/20/all-those-amongst-the-christian-churches-will-come-to-me-first-then-the-jews-will-turn-in-time-and-accept-me-finally/

Friday 24 May 2013

Dhe atëherë, kur ata do të më kenë harruar Mua, Kisha Ime do të ngjallet së vdekuri, ashtu si bëra Unë

E Dielë, 19 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, vdekja nuk do të ketë më fuqi, mbi ata fëmijë të Hyjit që e duan Atë, në Parajsën Time të Re.

Këto Mesazhe, për fat të keq, do të shkaktojnë frikë të panevojshme, tek ata që besojnë se kur kjo Tokë të fshihet për të sjellë Qiellin dhe Tokën e Re, ata do të pësojnë vdekjen. Kjo nuk është e vërtetë. Ata që më mbështesin Mua dhe që e pranojnë Dorën Time të Mëshirës do t’ju jepet Dhurata e jetës.

Edhe ateistët, jobesimtarët, jo-Krishterët dhe ata të çdo besimi do të kthehen tek Unë dhe do të pranojnë Dhuratën Time, pasi të ndodhi Paralajmërimi. Atëherë Unë do ta mposht bishën, sepse Unë do t’i jap Jetën e Përjetshme miliarda shpirtrave që janë të gjallë në botë.

Mëkati, i futur tek Adami dhe Eva prej bishës, do të ndaloj së ekzistuari. Mëshira Ime do ta mposhti atë. Dhe ashtu si mëkati e shkatërron trupin, po ashtu dhe Drita Ime do t’i sjelli njerëzimit Jetën e Përjetshme. Vdekja, sëmundja, plakja, nuk do të ekzistojnë më në Parajsën Time të Re. Fëmijët e Mi të zgjedhur – miliarda prej tyre – do të kenë një trup dhe shpirt të përkryer, të bashkuar me Vullnetin Hyjnor të Atit Tim.

Ai, Ati Im, i dha Jetën e Përjetshme Adamit dhe Evës dhe ata e refuzuan atë. Dhe prandaj, atyre dhe të gjithë pasardhësve të tyre ju mohua Dhurata e Parajsës dhe Jeta e Përjetshme. Tani më në fund, kjo do të ndryshoj. Jeta Ime, Vdekja dhe Ringjallja Ime duhet të ri-përsëriten tani në këtë, pjesë finale të Besëlidhjes Sime. Kisha Ime, po ashtu si dhe Unë, është persekutuar dhe tani do të duroj një goditje mizore, një sulm të dhimbshëm dhe 
çfarë do të duket të jetë një humbje dërrmuese. Dhe kur të jetë kryqëzuar dhe të jetë hedhur tutje, do të duket sikur është djegur dhe harruar.

Paganizmi do të lulëzoj. Por për shkakun se ai do të influencohet dhe udhëhiqet nga i ligu, do të jetë i kujdesshëm të mos tregoj ngjyrat e vërteta të tij. Ai do t’i paraqitet botës si një formë e re e drejtësisë shoqërore – një formë e re e humanizmit, kur të gjitha nevojat e njeriut janë trajtuar. Këto nevoja do përfshijnë të drejtën e mëkatit, por këto mëkate, në kundërshtim me Hyjin, do të duken të jenë të drejtat morale të njeriut.

Sa e neveritshme do të jetë kjo fe mëkatare e një bote, për Mua, Jezu Krishtin. Jo vetëm që ata do të më kthejnë Mua shpinën, por ata do të përfshijnë simbole satanike ku Kryqi Im do të vendoset, në mënyrën më të shëmtuar. Trupi Im do të hiqet. Një lloj sakrifice e ndryshme do të bëhet mbi altarët e kishave. Do të jetë bisha që ata do të adhurojnë hapur, dhe si shpërblim, ajo do t’ju japi atyre shumë fuqi. Prandaj dhe shumë do të besojnë se ata që e drejtojnë këtë paturpësi do të kenë fuqi mahnitëse. Dhe ndërsa ata duken se ndjekin një kishë të mirë dhe të drejtë, ajo nuk do të dhuroj asgjë përveçse errësirë.

Festime dhe sjellje të pahijshme do të dëshmohen në këto kisha, të cilat u ndërtuan për të më nderuar Mua, Jezu Krishtin, por që Unë nuk do të jem i Pranishëm. Dhe atëherë, pikërisht kur ata do të më kenë harruar Mua, Kisha Ime do të ngjallet së vdekuri, ashtu si bëra Unë. Ajo do të ringjallet përsëri në vëndet publike. Pastaj Unë do të mbledh të gjithë fëmijët e Mi që mbetën besnikë ndaj Fjalës Sime dhe ata sytë e të cilëve u hapën ndaj të Vërtetës. Më pas ne do të ngjitemi, së bashku me ata që e kanë pritur Ditën e Madhe, por që janë të vdekur, në Parajsën e Re.

Ata që më refuzojnë Mua, pasi çdo përpjekje është bërë nga Unë për të shpëtuar shpirtrat e tyre, do të flaken tutje. Pastaj, Mbretërimi Im do të filloj dhe Mbretëria e premtuar tek Unë nga Ati Im do të formohet.

Kurrë mos ju trëmbni të ardhmes, sepse vetëm Mbretëria Ime e Re do t’i kënaqi zemrat tuaja të gjora, të trishtuara. Vetëm Mbretëria Ime e Re do ju japi Jetën e Përjetshme.

Ju duhet të luteni për secilin prej jush, për t’u bërë të denjë të merrni këtë Dhuratë të Madhe.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/19/and-then-just-as-they-will-have-forgotten-me-my-church-will-rise-from-the-dead-just-as-i-did/

Wednesday 22 May 2013

Kur Shpirti I Shenjtë është i pranishëm, Ai do të përhapet si zjarri dhe do të përsërisë Fjalën e Hyjit në shumë gjuhë

E Shtunë, 18 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, Dhurata e Shpirtit të Shenjtë është shumë e keqkuptuar. Ajo është një Dhuratë e çmuar dhe është hedhur mbi njerëzimin prej Bujarisë së Hyjit. Ajo është dhënë me dashuri të madhe tek të gjithë, por jo gjithkush e pranon atë. Jo gjithkush është në gjëndje ta marri këtë Dhuratë. Ata që besojnë se e meritojnë këtë Dhuratë sepse thonë se më njohin Mua, dhe që janë të arsimuar në çdo aspekt teologjik, nuk janë kryesisht të pregatitur të marrin këtë Dhuratë Më Të Shenjtë.

Gjatë 10 ditëve në Dhomën e Darkës së Fundit, Nëna Ime e dashur duhej t’ju shpjegonte me durim apostujve të Mi rëndësinë e përulësisë. Pa përulësi ju nuk mund të mbusheni me këtë Dhuratë nga Qielli. Disa nga apostujt e Mi mendonin si dishepuj të zgjedhur ata ishin më të mirë se njerëzit e zakonshëm, sepse ata ishin më pranë Meje dhe se të tjerët duhej që automatikisht të binin në këmbët e tyre. Por, sigurisht, kjo nuk është 
çfarë Unë ju mësova atyre. Nëna Ime kaloi shumë orë të gjata duke ju shpjeguar atyre se krenaria mund ta pengoj Shpirtin e Shenjtë të hyjë në shpirtrat e tyre.

Kur Shpirti I Shenjtë hyn tek një shpirt, Ai sjell me Vete shumë Dhurata. Mund të jetë Dhurata e Dijes, Dhurata e Gjuhëve, Dhurata e Mënçurisë, Dhurata e Dashurisë, Dhurata e Shërimit apo Dhurata e Profecisë. Në rastin e apostujve të Mi, ata shpejt e kuptuan se, menjëherë sa morën këtë Dhuratë, ata kurrë nuk mund ta lejonin mëkatin e krenarisë ta njolloste më pas Misionin e tyre. Sepse menjëherë sa krenaria ndërhyn tek një person, që e ka marrë Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, Shpirti I Hyjit zhduket dhe në vënd të Saj do të banoj shpirti i errësirës.

Një shpirt i errët nuk mund të hedhi Dritën e Shpirtit të Shenjtë mbi të tjerët. Ai mund të përhapi vetëm errësirë. Errësira e shpirtit i mashtron të tjerët. Është në veçanti mashtruese kur ajo vjen nga dikush që duket të jetë një dishepull i shenjtë apo një ekspert në Mësimet e Mia. Gjithçka që vjen prej kësaj është urrejtje, shqetësim dhe një ndjesi e pashpresë.

Për të marrë Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, shpirtrat tuaj duhet të jenë të pastër dhe të çliruar nga mëkati i krenarisë, përndryshe kurrë nuk do t’ju dhurohet. Kur Shpirti I Shenjtë është i pranishëm, Ai do të përhapet si zjarri dhe do të përsërisë Fjalën e Hyjit në shumë gjuhë. Ai do të sjelli shërimin e mëndjes, trupit dhe shpirtit dhe do të sjelli me vete mënçurinë, e cila mund të vij vetëm nga Hyji. Ai do të përhapi kthimin n
ë besim në mbarë botën.

Kjo pra do të jetë fryti sipas të cilit ju do ta dini kur Shpirti I Shenjtë është i pranishëm. Numri i madh i çdo Dhurate të mundshme, përfshi mrekullitë nga Qielli, tani janë shfaqur në Librin e të Vërtetës për të mirën e të gjithëve – Libri i premtuar gjithë njerëzimit për këto kohë. Pranojeni atë me një zemër të bardhë dhe jepini falenderime Hyjit për një nga Dhuratat e fundit nga Qielli para Ditës së Madhe.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/18/when-the-holy-spirit-is-present-it-will-spread-like-fire-and-will-replicate-the-word-of-god-in-many-tongues/

Tuesday 21 May 2013

Ata do të falen menjëherë nëse marrin guximin dhe më thërrasin Mua t’i ndihmoj të dalin nga dëshpërimi i tyre

E Premte, 17 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, ti duhet ta dish se të gjithë mëkatarët, sidomos ata që kanë bërë gjëra të tmerrshme, duhet të vijnë tek Unë. Unë kam mall për vëmëndjen e tyre dhe Unë dua t’i sjell ata në Zemrën Time, sepse Unë i dua.

Ata do të falen menjëherë nëse e marrin guximin dhe më thërrasin Mua t’i ndihmoj të dalin nga dëshpërimi i tyre. Ata kurrë nuk duhet të kenë frikë nga Unë, sepse Unë Jam Përherë I Mëshirshëm. Ata janë më pranë Meje sesa ata që pohojnë se më përfaqësojnë Mua në Tokë, por që janë hipokritë, ashtu si ishin Farizenjtë.

Më jepni Mua dorën tuaj. Pavarësisht se çfarë veprash keni kryer, Unë do vij tek ju. Lutja Ime, e dhënë juve tani, do t’ju sjelli në Zemrën Time dhe Unë do të banoj tek ju dhe ju do të shpëtoheni. 


Kryqëzata e Lutjes (107) Më shpëto nga zjarret e Ferrit

Unë jam një mëkatar i tmerrshëm, Jezus.
Me veprimet e mia, unë kam shkaktuar dhimbje dëshpëruese tek të tjerët.
Unë jam i flakur tutje si rezultat i kësaj.
Unë nuk jam më i toleruar askund në Tokë.
Më shpëto nga kjo shkretëtirë dhe më mbro nga mbërthimi i të ligut.
Më lejo që të pendohem.
Pranoje keqardhjen time.
Më mbush me Fuqinë Tënde dhe më ndihmo të ngrihem nga thellësitë e dëshpërimit.
Unë e dorëzoj tek Ti, i dashur Jezus, vullnetin tim të lirë, që të veprosh mbi mua ashtu si dëshiron Ti, që të mund të shpëtohem nga zjarret e Ferrit.
Amen.

Shko, bija Ime, në paqe, sepse Unë kurrë nuk do t'i braktis ata që më lypin Mua Mëshirë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/17/they-will-be-forgiven-immediately-if-they-would-pluck-up-the-courage-and-call-upon-me-to-help-them-out-of-their-misery/

Monday 20 May 2013

Bota do të gëzoj, sepse së bashku me Kishën Time në Romë, edhe kombet Hebrenj do të goditen

E Premte, 17 Maj 2013

Bija Ime m
ë e dashur, Unë të zbuloj nga afër dhimbjen dhe pikëllimin Tim ndërsa Unë e përjetoj, edhe njëherë, agoninë që Unë e durova në Kopshtin e Ullinjve.

Atëherë dhimbja Ime, e krijuar nga i ligu, i cili më tregoi Mua vizionet e të ardhmes, ishte shkaktuar nga paganizmi që do ta përfshinte Tokën në kohën tuaj. Unë e dija atëherë, ashtu si mund të shihet tani, urrejtja në botë që ekziston për Mua, Jezu Krishtin.

Vuajtja Ime është keqësuar për faktin se njerëzimi akoma nuk e kupton plotësisht Sakrificën, që u krye nga Unë për shpirtrat e tyre. Kryqëzimi Im ishte për të shpëtuar çdo brez, përfshi edhe ata në botë sot. Dhimbja Ime është e madhe në këtë kohë dhe vuajtja Ime po shfaqet brënda teje, bija Ime, dhe shpirtrave të tjerë që vuajnë, me qëllim që Unë të mund të shpëtoj më të dëmtuarit mes jush.

Unë derdh lotë të hidhur dhe Zemra Ime po rënkon ndërsa mëkati po përhapet mes ligjeve në vëndet tuaja, të cilat do t’i shtyjnë shpirtrat e pafajshëm drejt tundimit. Jo vetëm që ata do ta ndjejnë se mëkati mund të justifikohet tani, sepse ligjet në vëndet e tyre i pranojn
ë ato, por gjithashtu ata do të akuzohen se thyejnë ligjet e vëndit të tyre nëse e mbështesin Fjalën Time të Shenjtë.

Oh sa të mashtruar jeni ju. Sa larg keni ikur nga Unë. Sa shumë ju më fyeni Mua. Ata me përgjegjësinë për të shpallur Fjalën Time, më dëgjoni Mua tani. Detyra juaj është të ruani Fjalën Time të Shenjtë gjatë gjithë kohës. Betimi juaj është t’i bindeni Fjalës Sime dhe Mësimeve të Mia, ashtu si përmbaheshin në krijimin e Kishës Sime në Tokë. Kurrë mos devijoni nga e Vërteta. Pregatisni shpirtrat tuaj, sepse së shpejti ju do të detyroheni kundër vullnetit tuaj të më mohoni Mua përmes Sakramenteve. Ju duhet të jeni vigjëlent gjatë gjithë kohës për ndryshimet e mëdha, që shtrihen përpara.

Për gjithë njerëzimin, Unë ju bëj Thirrje t’i përgjigjeni Zërit Tim, Zërit të së Vërtetës, Zërit të Dashurisë, Zërit të Zotërisë suaj. Së shpejti, ju do të më shikoni Mua. Atëherë pëlhura do të fshihet nga sytë tuaj dhe pastaj e Vërteta do të bëhet e qartë. Kur Dita e Mëshirës Sime të agoj, ju duhet ta dini se Ardhja Ime e Dytë do të vijoj shumë shpejt më pas. Dhe ndërsa Unë dëshiroj që të gjithë ju të ktheheni tek Unë, Unë qaj me hidhërim për shpirtrat që janë të humbur për Mua.

Unë duhet t’i paralajmëroj ata që përpiqen të më ndalojnë Mua, në shpëtimin e shpirtrave, se Unë do t’ju ndëshkoj, nëse ju vazhdoni ta kundërshtoni Fjalën e Hyjit. Unë nuk i referohem këtyre Mesazheve, edhe pse Unë Jam i trishtuar që ju nuk më dëgjoni Mua, por heqjen e Fjalës Sime të Shenjtë në vëndet tuaja.

Drita do ta luftoj errësirën. Drita e Hyjit ju mban gjallë. Errësira ju shkatërron. Drita Ime do të bëhet më e shndritshme, dhe më e shndritshme deri kur Eukaristia Ime e Shenjtë të hiqet. Pastaj ajo do të zbehet. Më pas Kisha Ime do të shëmbet dhe do të duket pa jetë. Bota do të gëzoj, sepse së bashku me Kishën Time në Romë, edhe kombet Hebrenj do të goditen. Ky do të jetë mashtrimi më i madh që bie mbi njerëzimin dhe ata që e pranojnë këtë formë të ndyrë të paganizmit do të zhduken në përmbytje. Dhe më pas, pasi flakët ta përfshijnë Tokën, do të dali Kisha Ime përsëri në formën e saj të plotë të lavdishme. Ky do të jetë fundi për mëkatarët që e refuzojnë Dorën Time, por fillimi i Jetës së Përjetshme për ata që më duan Mua.

Saturday 18 May 2013

Dashuria vetëm vjen nga Unë. Urrejtja nuk vjen

E Enjte, 16 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, do të jetë prej Forcës së Dashurisë që njerëzimi mund dhe do të shpëtohet. Dashuria për të cilën Unë flas është Dashuria e Hyjit, e cila vërshon në zemrat e njerëzve. Dashuria e Hyjit është e pranishme në zemrat e të gjithë fëmijve të Tij, përfshi edhe ata që e mohojnë Atë. Do të jetë dashuria juaj për njëri tjetrin, që do t’ju mbështes gjatë sprovave, të cilat shtrihen përpara. Tregoni dashuri dhe bamirësi ndaj fqinjit tuaj dhe të jeni të dashur ndaj të varfërit, të dobëtit dhe të pashpresë dhe Unë do t’ju bëj të jeni të Mitë përjetësisht.

Ata mes jush që sillen ashpër me të tjerët, që shkaktojnë dhimbje mbi ata të cil
ët ju sundoni dhe që përshpërisin keqdashje për të tjerët, ju do të jeni si enët e zbrazura pa patur asgjë për të më ofruar Mua.

Ju gjithmonë duhet të ndiqni Mësimet e Mia. Dashuria vetëm vjen nga Unë. Urrejtja nuk vjen. Ata që thonë se më nderojnë Mua dhe flasin keq për të tjerët, edhe pse pohojnë se e mbështesin Fjalën Time dhe e ruajnë Emrin Tim – ata nuk më nderojnë Mua.

Ata më fyejnë Mua dhe turpi i tyre do të duket qartë në Ditën e Madhe. Kurrë, për asnjë moment, mos mendoni se ju mund të jetoni pa dashuri në zemrat tuaja për të tjerët, sepse nëse nuk keni dashuri për të tjerët, atëherë ju e mohoni Dhuratën, që është dhuruar falas tek të gjithë fëmijët e Hyjit. Kur ju më doni Mua me të vërtetë, ju do i trajtoni të tjerët me dashuri dhe respekt.

Kur ju jeni mizor ndaj të tjerëve, flisni keq për ata apo i kritikoni pa të drejtë, atëherë ju e refuzoni Dashurinë që Unë e hedh mbi ju. Në vënd të saj është urrejtja. Urrejtja për një tjetër qënie njerëzore vjen nga Satani.

Kur ju e lejoni urrejtjen ta ngurtësoj shpirtin tuaj, ju e largoni veten nga Unë dhe ju do të jeni thellësisht të trazuar brënda shpirtit tuaj.

Kur ju e doni një tjetër në Emrin Tim, ju do ta bëni këtë përmes fjalëve tuaja, punëve dhe veprave tuaja të bamirësisë. Dashuria e Hyjit, e jetuar sipas dëshirave të Tij, përmes fëmijve të Tij, mund ta shpëtoj njerëzimin. Dashuria e mposht të ligën. Fuqia e Satanit do të shkatërrohet në çast kur ju tregoni dashuri ndaj të tjerëve që ju trajtojnë keq. Ju duhet të punoni fortë për ta lejuar dashurinë t’ju mbështjelli, me qëllim që ta përhapni këtë hir të madh tek të tjerët.

Dashuria sjell dashuri tek të tjerët. Dashuria sjell jetë. Dashuria sjell falje. Dashuria e shkatërron të ligun. Pa dashuri i ligu do të lulëzoj.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/16/love-only-comes-from-me-hatred-does-not/

Friday 17 May 2013

Hyji Atë: Ndërhyrja Ime e Madhe për të shpëtuar njerëzimin ka filluar dhe shpejtësia e veprimeve të Mia do të jetë e dukshme tek të gjithë

E Mërkurë, 15 Maj 2013

Bija Ime m
ë e dashur, Shpirti I Hyjit është duke u hedhur mbi Tokën në një mënyrë që nuk është bërë më parë.

Për t’i pregatitur fëmijët e Mi të dashur për Parajsën e Re, e cila po i pret ata, Unë i mbështjell ata me Shpirtin e të Vërtetës. Disa do ta pranojnë atë, me krahë hapur, dhe do të jenë mirënjohës për bekime të tilla. Të tjerët do të refuzojnë sepse ata nuk do t’i hapin zemrat e tyre.

Ndërhyrja Ime e Madhe për të shpëtuar njerëzimin ka filluar dhe shpejtësia e veprimeve të Mia do të jetë e dukshme tek të gjithë. Mrekullitë, të lejuara nga Unë, Ati juaj I Gjithpushtetshëm, do të jenë gjerësisht të shpërndara dhe për ato do të flitet. Këto do të sjellin më shumë kthim n
ë besim. Pastaj, ashtu si përhapet Shpirti I Dashurisë Sime, po ashtu dhe veprimet e të ligut dhe të bashkpunëtorëve të tij do të shtohen.

Dora Ime do të ndaloj veprat djall
ëzore të atyre që përpiqen të shkaktojnë luftë, sëmundje, vrasje dhe aborte mbi fëmijët e Mi. Dora Ime do të bier gjithashtu mbi ata që torturojnë ndjekësit besnik të Birit Tim të dashur dhe të atyre që përpiqen të heqin Praninë e Tij në Eukaristinë e Shenjtë.

Dëgjojeni tani Thirrjen Time. Të gjithë fëmijët e Mi do të tërhiqen drejt Mëshirës Sime. Ata që e refuzojnë Birin Tim, më refuzojnë Mua. Ata që e fyejnë Birin Tim, nuk mund të vijnë tek Unë. Ata që i mohojnë Mësimet e Tij dhe e shtrëmbërojnë të Vërtetën, refuzojnë Ekzistencën Time. Ju nuk mund të krijoni ligjet tuaja dhe të më bindeni Mua. As edhe ta pranoni mëkatin dhe të shpresoni të shikoni Fytyrën Time.

Nëse mëkati nuk dobësohet, Unë do t’i ndëshkoj ato kombe që janë përgjegjës për mëkatet, që më fyejnë Mua. Ashtu si Shpirti Im I Shenjtë vazhdon pashteruar, po ashtu do të jetë dhe Ndërhyrja Ime për të ndaluar përhapjen e mëkatit.

Të gjitha këto ndryshime do të shihen në të njëjtën kohë. Shpejt pas kësaj, kur çdo përpjekje nga Biri Im, përmes Kishës së Tij dhe dishepujve të Tij, është bërë për të përhapur të Vërtetën, dita do të vij kur Mëshira e Madhe e Birit Tim do të bier mbi njerëzimin. Pastaj, jo më gjatë pas kësaj, do të vij Dita e Gjykimit.

Pregatituni, fëmijët e Mi, tani sepse dita mund të vij në çdo kohë. Vetëm ata që i binden Urdhërimeve të Mia, dhe tregojnë pendesë për mëkatet e tyre, mund dhe do të shpëtohen. 

Ati juaj i dashur
Hyji Më I Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/15/god-the-father-my-great-intervention-to-save-humanity-has-commenced-and-the-speed-of-my-actions-will-be-evident-to-all/

Thursday 16 May 2013

Ata që ndoqën Fjalën e Hyjit, e dhënë nga profetët para Meje, ishin të parët të më pështynin Mua

E Martë, 14 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, atyre mes dishepujve të Mi që po vuajnë për shkak të besimit të tyre në këto Mesazhe nga Qielli, Unë kam këtë për t’ju thënë.

Edhe pse e vështirë është vuajtja juaj, ju duhet ta dini se jeni të bekuar me Dhuratën Time, e dhënë ju për t’ju ndihmuar të hapni sytë ndaj të Vërtetës. Abuzimi që ju duhet të duroni në Emrin Tim, për shkak të besnikërisë suaj ndaj këtyre Mesazheve, do të vij nga ata që janë pranë jush. Në veçanti, shumë shërbëtorë të Mi të shenjtë, që refuzojnë të më kërkojnë Mua përmes kësaj, Fjalës Sime të Shenjtë, do t’ju shkaktojnë më shumë shqetësim. Ju do të përgojoheni, nënvlerësoheni, sfidoheni, kritikoheni dhe talleni, dhe prapë të njëjtët njerëz do të pohojnë se flasin në Emrin Tim të Shenjtë.

Ju duhet ta duroni këtë dhimbje ashtu si apostujve dhe dishepujve të Mi ju desh ta duronin atë. Gjatë kohës Sime në tokë, Unë u përzura nga Tempujt e Zotit. Dishepujt e Mi u paralajmëruan të qëndrojnë larg Meje ose përndryshe do të merrnin dëbim nga Kisha nëse do të shiheshin me Mua. Kur ata flisnin Fjalën Time të Shenjtë dhe përhapnin Mësimet e Mia, ata kërcënoheshin dhe goditeshin me kamzhik në disa raste. Ata bëheshin gazi i botës. Ata që e ndiqnin Fjalën e Hyjit, të dhënë nga profetët para Meje, ishin të parët të pështynin tek Unë. Zemërimi i tyre shkaktohej nga fakti se Unë flisja të Vërtetën, sepse ata nuk donin të dëgjonin të Vërtetën. Ajo i trëmbte ata dhe i vinte në siktlet.

Të mbushur me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, apostujt e Mi u urryen pas Ngjitjes Sime në qiell, nga shumë që adhuronin në Tempuj. Edhe pse vuajtja e tyre ishte e madhe, dhe zërat e opozitës bërtisnin fortë në praninë e tyre, ajo nuk kishte rëndësi.

Asgjë nuk mund ta ndaloj Fjalën Time të përhapet. Asnjë zë nuk do të jetë mjaft i fortë. Asnjë argument nuk do të jetë mjaft i besueshëm. Asnjë helm nuk do të jetë mjaft i fortë. Fuqia Ime është e pamundur të mposhtet. Shpirti Im I Shenjtë do të sjelli miliarda shpirtra në sigurinë e Parajsës Sime të Re. Të gjithë zërat e pakënaqur do të heshten dhe e gjithë opozita do të shtypet, sepse ndërhyrja e Atit Tim do të siguroj që shkëmbinjtë dhe gurët, që e bllokojnë Udhën e të Vërtetës, do të pastrohen.

Vetëm Zëri Im do të mbetet. Do të jetë i vetmi Zë Autoriteti, që do të qëndroj dhe pastaj Dita e Madhe do të vij.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/14/those-who-followed-the-word-of-god-laid-down-by-the-prophets-before-me-were-the-first-to-spit-at-me/

Wednesday 15 May 2013

Fjala Ime është e fundit. Ajo është përfundimtare. Nuk mund të gjendet asnjë fjalë tjetër

E Hënë, 13 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, ushtria Ime e mbetur do të rritet shumë shpejt në këtë kohë dhe do të përhapet në 58 kombe. Do të ketë udh
ëheqës mes jush dhe ju duhet të bashkoheni kudo që të jeni, përmes formimit të Grupeve të Lutjes Jezusi për Njerëzimin.

Sillini të gjithë ata që më ndjekin Mua, si fillim, në grupin tuaj dhe pastaj filloni të tërhiqni të gjithë ata që ndjekin çdo lloj doktrine. Unë kurrë nuk do të favorizoj një shpirt mbi një tjetër. Unë dëshiroj që ju t’i tregoni të gjithë atyre që nuk besojnë tek Unë dhe Unë ju premtoj atyre se do t’ju tregohet e Vërteta gjatë Paralajmërimit. Ata do ta kenë të vështirë të më mohojnë Mua, sepse Unë do t’i rrethoj shpirtrat e tyre në një mënyrë që do t’i habisi dhe trondisi ata. Shpirti Im I Shenjtë do të bier mbi çdo komb ku janë ngritur Grupet Time të Lutjes.

Unë do ta shumfishoj numrin e mrekullive, që tashmë janë dëshmuar, ku Unë kam shëruar mëndjet, shpirtrat dhe trupat e të dërrmuarve dhe të sëmurëve mes jush. Ju do të më njihni Mua nga Prania Ime, të cilën Unë to ta sjell tek ata prej jush që kërkojnë favoret e Mia. Ju jeni me të vërtetë të bekuar – ju, fëmijët e këtij brezi, që jeni zgjedhur në një numër kaq të madh të shijoni jetën e përjetshme në Mbretërinë Time, e cila nuk ka fund. Vdekja do të mposhtet nga ju. I ligu do të mposhtet nga forca e këmbënguljes suaj dhe mëkati nuk do t'i njollosi më shpirtrat tuaj.

Fëmijët e Mi, ka shumë punë për t'u bërë. Më lejoni Mua t’ju drejtoj përmes 
Lutjeve të Mia të Kryqëzatës, pasi ato do t'ju hapin sytë ndaj të Vërtetës. Kur ta shikoni të Vërtetën, ju do ta dini në zemrat tuaja se çfarë të bëni. Një fjalë këshille – kur të refuzoheni pse flisni të Vërtetën, ju duhet të qëndroni të heshtur. Lutuni për ato shpirtra, që edhe atyre t’ju jepet hiri për të pranuar Librin e të Vërtetës.

Fjala Ime është e fundit. Ajo është përfundimtare. Nuk mund të gjendet asnjë fjalë tjetër. Kushdo që deklaron se flet në Emrin Tim, pasi ky Mision filloi në Nëntor 2010, nuk e ka autoritetin ta bëj këtë, sepse ata nuk vijnë nga Unë. Ata profetë që erdhën para kësaj, dhe që flasin në Emrin Tim gjithashtu, janë të bekuar dhe Unë do të vazhdoj t’i mbroj ata. Zëri Im i flet botës përmes këtyre Mesazheve. Nëna Ime e Bekuar, Virgjëra Mari e Papërlyme, ju flet gjithashtu vizionarëve të saj, dhe përsëri Misioni i saj është i bekuar nga Unë.

Dijeni se ushtria e Satanit përfshin një numër profetësh të rremë, që flasin me një zë të ëmbël. Të butë, të dashur dhe të mbuluar me premtime boshe, ata do t’ju thonë pikërisht të kundërtën e asaj që ju them Unë. Dijeni se vetëm Zëri Im do t’ju tregoj të Vërtetën. Vetëm Zëri Im do t’ju tregoj ngjarjet që vijnë, të cilat po ndodhin aktualisht. Askush tjetër nuk mundet, apo t’i jepet autoriteti, të flasi për Mua, Jezu Krishtin apo Atin Tim të dashur.

Gjeni ngushëllim në këtë zbulesë dhe dijeni se vetëm Trinia e Shenjtë komunikon në këtë mënyrë me një Zjarr, që do t’i përfshij të gjithë shpirtrat që janë të zbrazur nga krenaria dhe janë të mbushur me dashuri të përulët për Mua.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/13/my-word-is-the-end-it-is-final-there-can-be-no-other-word/

Tuesday 14 May 2013

Mrekullitë që Unë i premtova botës, përmes Kryqëzatës Sime të Lutjeve, do të shtohen

E Shtunë, 11 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, nuk ka rëndësi nëse të duhet të durosh dhimbje për mënyrën se si do të refuzohesh për shkakun Tim, sepse Fjala Ime kurrë nuk do të shuhet. Ajo do të ngrihet dhe do të bëhet më e fortë deri kur, si një erë e fuqishme, ajo do të vazhdoj të shtohet deri kur oshëtima e Zërit Tim do të gjëmoj si bubullimë nëpër Tokë. Do të ketë fare pak nga ata që nuk do ta dëgjojnë Zërin Tim madje edhe ata që më refuzojnë Mua do të vazhdojnë të flasin për Mua. Ata do ta kenë të pamundur të më shpërfillin Mua.

Ashtu si çdo fëmij i vetëm i nënës së tij, fëmijët e Hyjit – përfshi ata që refuzojnë ta pranojn
ë Atë – do të afrohen drejt Tij, sepse nuk mund t’i rezistojnë dot. Ashtu si një foshnje e porsalindur që krijon një lidhje me nënën e vet, çdo fëmij i Hyjit do ta njohi të vetin përmes prekjes, zërit dhe aromës. Fëmijët e Hyjit do ta ndjejnë kur Prania e Hyjit i prek shpirtrat e tyre. Ashtu si Unë i njoh të Mitë, po ashtu dhe ata që më duan Mua i përgjigjen thirrjes Sime.

Bija Ime, Vullneti I Shenjtë I Hyjit është I Fuqishëm dhe do t’i mposhti të gjithë ata që e kundërshtojnë Fjalën e Hyjit. Kur ti e ndjen se ka aq shumë kundërshtim dhe aq shumë urrejtje drejt këtij Misioni, ti gjithmonë duhet të ngushëllohesh me premtimin Tim solemn. Ai është për të shpëtuar të gjithë shpirtrat, që Parajsa Ime e Re t’i dhurohet njerëzimit shpejt dhe me sa më pak vuajtje të jetë e mundur. Vuajtja mund të zvogëlohet përmes lutjeve të ushtrisë Sime të mbetur, sepse Unë i dhuroj atyre hire të veçanta.

Mrekullitë që Unë i premtova botës, përmes Kryqëzatës Sime të Lutjeve, do të shtohen dhe shumë do të dëshmojnë shërime dhe konvertime. Do të jetë përmes këtyre mrekullive që Unë do ta bëj veten Time të njohur, madje dhe tek skeptikët më të ngurtë. Do të jetë përmes Kryqëzatës së Lutjeve që shërbëtorëve të kishave të Mia t
ë Krishtere do t’ju tregohet Mëshira Ime dhe së shpejti shumë prej tyre do t’ju jepet prova e vërtetësisë së këtyre Mesazheve.

Vullneti Im do të kryhet dhe asnjë njeri nuk do ta ndaloj atë. Shumë do ta kundërshtojnë Vullnetin Tim, hedhin abuzime mbi Fjalën Time dhe do të pështyjnë tek ty, bija Ime, por urrejtja e tyre do të fshihet dhe shpejt ata do t’i hapin zemrat e tyre, sepse nuk do të kenë asnjë dyshim se është Zotëria e tyre Ai që i thërret ata. Unë Jam Ena përmes së cilës ata do të pastrohen. Do të jetë përmes Meje që atyre do t’ju jepet e vetmja mbrojtje e mundur nga antikrishti.

Mbrojtja Ime duhet të kërkohet dhe Vula e Hyjit të Gjallë duhet të jepet tek sa më shumë shpirtra të jetë e mundur.

Dëgjojini udhëzimet e Mia dhe gjithçka do të jetë mirë. Shpërfillini paralajmërimet e Mia dhe provoni t’i luftoni padrejtësitë vetë, që do të përhapen kur bota të drejtohet nga dora e bishës, dhe ju nuk do të jeni mjaft të fortë. Pranojini Dhuratat e Mia dhe ju do të qëndoni në këmbë, të sigurtë me dijen se Unë Jam duke ju mbrojtur ju dhe familjen dhe miqtë tuaj.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/11/the-miracles-i-promised-the-world-through-my-crusade-prayers-will-increase/

Sunday 12 May 2013

I vetmi ujë i nevojshëm për mbijetesën e fëmijve të Hyjit do të vij nga Pema e Jetës

E Premte, 10 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, të bekuar janë ata që i përgjigjen Fjalës së Vërtetë të Hyjit, sepse ata do të jenë të parët të ngrihen dhe të hyjnë në Mbretërinë Time Të Re.

Atyre që nuk ju është dhënë Fjala Ime e Shenjtë, përfshi ato vënde ku Unë Jam i dënuar, janë shpirtrat e parë që Unë duhet t’i arrij. Edhe pse nuk është për fajin e tyre, ata janë mësuar që në lindje të mohojnë Hyjin, Bërësin dhe Krijuesin e gjithçkaje që është. Unë do të përpiqem t’i konvertoj ata përmes këtij Misioni dhe premtoj se menjëherë sa t’ju tregohet e Vërteta, gjatë Paralajmërimit, ata do të tërhiqen drejt Mëshirës Sime shpejt. Unë kurrë nuk do t’i braktis ata që janë mashtruar, përmes doktrinave të rreme, sepse ata janë të dobët dhe kanë nevojë për Dashurinë dhe Mëshirën Time.

Dëshira Ime është që ndjekësit e Mi tani të pregatiten t’i ngjiten shkallës, një ngjitje e gjatë dhe e vështirë, drejt përsosmërisë shpirtërore. Ata prej jush që janë të bekuar me Dhuratën e dijes përmes Zërit Tim, i përmbajtur në Librin e të Vërtetës, kanë një detyrë ndaj Meje. Kjo është çfarë duhet të bëni. Përdoreni Dhuratën që Unë ju kam dhënë, për t’u pregatitur për përsosmërinë shpirtërore që kërkohet nga ju, tani ndërsa Unë ndërtoj ushtrinë Time të mbetur në Tokë.

Përgjegjësia juaj është të ndihmoni ata që janë tepër të dobët, tepër krenar dhe tepër kokfortë për të pranuar Dorën Time të Mëshirës. Do të jetë përmes jush që Unë do të jem në gjëndje t’i jap të gjithë shpirtrave, përfshi ata që nuk janë të denjë për Mëshirën Time, shpëtimin që ju duhet për të jetuar përgjithmonë në Lavdinë Time.

Oh sa e mrekullueshme është kjo Mbretëri e Re e Imja e lavdishme. Vetëm po të mund ta shikonit atë, as edhe një mes jush nuk do të shqiptonte një fjalë kundëj Meje. Kjo do të jetë shtëpia juaj e re, vëndi ku ju dhe familja juaj do të shijoni lumturi të përjetshme, paqe, dashuri dhe gëzim, duke u shoqëruar me gjithçka që është krijuar nga Ati Im për lumturinë tuaj. Mendojeni atë si një banesë e re, e njëjtë me mënyrën në të cilën u krijua Toka, vetëm se ky Qiell i Ri dhe Toka e Re nuk do të kenë asnjë det.

I vetmi ujë i nevojshëm për mbijetesën e fëmijve të Hyjit do të vij nga Pema e Jetës, ku e gjithë jeta do të ruhet.

Çdo nevojë do të përmbushet dhe dashuria do të jetë me bollëk sa asnjë lloj pakënaqësie nuk do të ekzistoj. E qeshura, dashuria, gëzimi, ngjyra, dhe gjërat e mira, që asnjë njeri nuk i ka parë ndonjëherë gjatë jetës së tij në Tokë, do të jenë me bollëk. Lumturia, që është e pa arritshme për ju në Tokë, do të jetë një Dhuratë për secilin prej jush që i është dhënë çelësi drejt Mbretërisë Sime.

Jeta që është para jush është e zbukuruar me Dhurata të mëdha dhe ju do të mbeteni në një gjëndje të qëndrueshme të paqës me dashuri për Mua. Unë do të mbretëroj i bashkuar me të gjithë fëmijët e Hyjit dhe asnjëri prej jush nuk do të ketë nevojë pë gjë, kaq e madhe është Dashuria Ime. Kjo është e vetmja jetë për të cilën ju duhet të përpiqeni, pasi asnjë jetë tjetër nuk do të ekzistoj pas Ditës së Madhe kur Unë të vij për ju.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/10/the-only-water-necessary-for-the-survival-of-gods-children-will-come-from-the-tree-of-life/

Saturday 11 May 2013

Dëshira Ime më e madhe është që ju të kërkoni shpirtrat e të rinjve

E Enjte, 9 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, Dashuria Ime për ata të rinj të çdo kombi, ngjyre dhe besimi, që nuk më njohin Mua, është e pafund. Trishtimi Im për këta shpirtrat e Mi të vegjël është i thellë. Për ata duhet të luteni, sidomos tani. Unë do t’i marr ata në Mëshirën Time, pa hezitim, nëse ju më kërkoni Mua përmes kësaj Kryqëzate Lutje.

Kryqëzata e Lutjes (106) Mëshirë për të rinjtë që nuk e njohin Hyjin

I dashur Jezus, merri nën Mbrojtjen Tënde shpirtrat e atyre fëmijëve të Hyjit që nuk të njohin Ty, që nuk e njohin Dashurinë Tënde dhe që nuk e pranojnë Premtimin Tënd. Vërshoje Hirin Tënd të kthimit në besim dhe jepua atyre Jetën e Përjetshme. Ki mëshirë për të gjithë ata që nuk besojnë në Praninë Tënde dhe që nuk do të kërkojnë pendesë për mëkatet e tyre. Amen.

Ushtria Ime e dashur e Mbetur, dëshira Ime më e madhe është që ju të kërkoni shpirtrat e të rinjve, agnostikëve dhe atyre që nuk besojnë në Zot. Ata janë prioriteti juaj. Unë ju kërkoj që të përfshini të gjitha kombet, besimet, ngjyrat dhe fetë nën Mbrojtjen Time. Kur ju më sillni Mua shpirtra të tillë, Unë do t’ju jap atyre Dhurata të mëdha dhe premtoj shpëtimin e tyre.

Është e rëndësishme që ju nuk i lini mënjanë ata që nuk kanë aspak interes në shpëtimin e tyre. Ata janë shpirtrat e humbur për të cilët Unë kam mall dhe Unë do t’i ndjek ata në çdo cep, në çdo hendek dhe në çdo vënd deri sa Unë t’i sjell ata në Mbretërinë Time.

Mbajeni mënd këtë kërkesë. Kujtojeni dëshirën Time për të arritur ata që nuk më njohin Mua dhe ata që nuk duan të më njohin Mua.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/09/my-dearest-wish-is-that-you-seek-out-the-souls-of-the-young/

Friday 10 May 2013

Udhëzim nga Jezu Krishti për Vulën e Hyjit të Gjallë


Këtu është udhëzimi nga Jezu Krishti në lidhje me Vulën e Hyjit të Gjallë.

Asnjë ndryshim në vizatimin e Vulës nuk është i lejuar. Ato duhet të mbeten pikërisht ashtu si janë krijuar. Asnjë version tjetër nuk është i vërtetë.

Asnjë lloj shitje nuk lejohet. Ato kurrë nuk duhet të jepen me pagesë, pavarësisht nga çdo arsye.

Njerëzit mund t'i printojnë kopjet bardhë e zi nga një kompjuter nëse duan.

Na falni po askush nuk duhet t'i shesi ato, madje në çdo vlerë.

Të gjitha Vulat që janë shkarkuar duhet që të bekohen nga një prift, nëse është e mundur.

Epidemia do të jetë më e përhapur se SIDA

E Martë, 7 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, sa e shpërqëndruar ke qënë dhe e ke lejuar veten të largohesh nga Pamja Ime për këto dy ditët e fundit. A nuk e di se çfarë e shkaktoi këtë devijim? Pasi humbe vetëm një ditë të Adhurimit të Eukaristisë, ti u more dhe u abuzove në Emrin Tim, pa e mbrojtur veten ashtu si të kam udhëzuar Unë.

Udhëzimi Im është që ti të vazhdosh të vish para Meje për ditë, dhe të recitosh Rruzaren më të Shenjtë, me qëllim që Nëna Ime të mund të mbuloj me mbrojtjen që të duhet në këtë Punë.

Kaq shumë nga ata që janë pranë Meje krijojnë një mirëbesim që i bën ata të besojnë se asnjë sasi vuajtje nuk do t’i ndaloj ata kur e kryejnë Misionin Tim, por kjo bëhet e mundur vetëm kur ju më thërrisni Mua t’ju udhëheq.

Bija Ime, fillimi i një epidemie do të shihet shpejt, kur Ati Im do të hedhi mbi Tokën një ndëshkim mbi ato kombe që e fyejnë Atë dhe që e lejojnë ligësinë dhe padrejtësinë të shkaktohet mbi njerëzit e pafajshëm. Kjo epidemi do të jetë e dukshme në fytyrë dhe plagët nuk do të shërohen deri kur Ndëshkimi i Madh të marri fund. 

Epidemia do të jetë më e përhapur se SIDA dhe do të jetë një nga shenjat e para të ardhjes së Ndëshkimit. Pastaj kjo do të ndiqet nga një krizë urie në një të tretën e Tokës dhe do të dëshmohet gjatë sundimit të antikrishtit.

Ndërsa sundimi i antikrishtit përhapet si një rrjetë merimange, po ashtu ajo do të shoqërohet nga një seri ndëshkimesh të hedhura në të katër skajet e botës nga Dora e Atit Tim. Ndërhyrja Hyjnore do të ndihmoj në ndalimin e rrëmbimit të shpirtrave nga bisha përmes fuqisë së antikrishtit. Ndjekësit e tij do të pësojnë një ndëshkim të dhimbshëm dhe ajo do të shihet në fytyrat e tyre nëpërmjet epidemisë. Ata nuk do t’i shpëtojnë këtij ndëshkimi të rëndë as edhe ata që kryejnë mashtrime djallëzore mbi Kishën Time në Tokë.

Ky Paralajmërim është dhënë me qëllim që ata që e dyshojnë Dorën Time të Drejtësisë do ta kuptojnë, me kalimin e kohës, se njerëzit do të vuajnë ashtu si ata bënë në ditën e Nohas nëse i kthejnë shpinën Hyjit.

Fyerja finale kundër Atit Tim, përmes mëkatit të luftës dhe abortit, do të sjelli ndëshkimin e Tij më të madh mbi njerëzimin. Jeta e fëmijës së palindur, e marrë kaq mizorisht, dhe pa keqardhje, do të ndëshkohet me vdekjen e trupit dhe vdekjen e shpirtit.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/07/the-plague-will-be-more-widespread-than-aids/

Thursday 9 May 2013

Nëna e Hyjit: Misioni që ju është dhënë është lidhja e fundit me Besëlidhjen Përfundimtare

E Martë, 7 Maj 2013

Bija ime e dashur, unë të kam zbuluar ty, gjatë kësaj shfaqje shumë të veçantë sot, sekretin e Zemrës sime dhe se si ajo është e ndërthurur me Zemrën e Shenjtë të Birit tim të dashur. Zemra ime rreh së bashku me të Tijën dhe si Bashkë-Shpenguese, unë do të punoj për të sjellë sa më shumë nga fëmijët e Hyjit në Epokën e Re të Paqes.

Si Nëna e Hyjit, mua më është dhënë fuqia mbi bishën, dhe të gjithë ata që e kërkojnë ndihmën time do t’ju jepet mbrojtja e madhe prej Tij. Për shkak të kësaj fuqie të veçantë, që më është dhënë mua nga Biri im, çdo përpjekje do të bëhet për të çnderuar Emrin tim gjatë sundimit të bishës. Ngjarje publike do të organizohen për të nderuar dëshirat e mia për të bashkuar të gjithë fëmijët e Hyjit. Për fat të keq, jo të gjitha ato do ta respektojnë të Vërtetën.

Unë e kam zbuluar të Vërtetën në La Salette, në Francë, dhe në Fatima në Portugali, dhe prapë shumë nuk e kuptojnë se çfarë është ajo që Unë shpjegova. S
ë shpejti, profecitë e parathëna do të bëhen një realitet dhe pastaj urrejtja, që i ligu ka për mua, do të shfaqet në ceremoni të veçanta, që do të jenë fyese për Hyjin.

Biri im ka krijuar një plan shumë të veçantë, i cili është përpunuar deri në çdo detaj të vetëm, për të siguruar që botës t’i jepet e Vërteta rreth armiqve të Hyjit. Ai e bën këtë sepse vetëm e Vërteta mund ta shpëtoj racën njerëzore. Nëse fëmijët e Hyjit ndjekin gënjeshtra dhe përfshihen në mashtrimin, e lindur prej planit të antikrishtit, atëherë, ata do t’i kthejnë shpinën Birit tim dhe vet
ë shpëtimit të tyre.

Misioni që të është dhënë, bija ime, është lidhja e fundit në Besëlidhjen finale, që Biri im duhet ta kryej në bindje ndaj Atit tim, Hyjit Më Të Lartit.

Ai do të jetë instrumenti me të cilin shpirtrat do të shpëtohen nga mbërthimi i Satanit dhe ushtria e tij djallëzore në Tokë. Për shkak të kësaj, urrejtja e treguar ndaj teje përmes fjalëve, veprave dhe veprimeve të të tjerëve do të jetë mizore dhe e ashpër. Zemërimi i treguar kundër teje do të jetë si asnjë tjetër dhe ti duhet ta kuptosh se kjo pritet. Puna e Birit tim, në këto kohë, do të kundërshtohet ashpër dhe Ai dhe Kishës së Tij në Tokë do t’i duhet të duroj një Kryqëzim përfundimtar para se ringjallja, e premtuar tek të gjithë ata që besojnë në Birin tim, të ndodhi.

Urrejta është e vërtetë dhe i ligu do të kthej mëndjet madje edhe të atyre shpirtave të zgjedhur dhe vizionarëve kundër teje, bija ime. Kurrë mos u ndje e trishtuar për vetveten apo për ata shpirtra, sepse vuajtja e Birit tim është 10 herë më e keqe. Është Biri im, Shpëtimtari dhe Shëlbyesi i njerëzimit, Ai që vdiq për mëkatet e njeriut, Ai që akoma urrehet me një pasion, që ka dalë nga zemërimi dhe i orkestruar nga Satani. Është Biri im Ai që është subjekti i sulmeve të tilla dhe kur ata hedhin fyerje tek ty, bija ime, ata e fshikullojn
ë Atë përsëri.

Ju duhet të ngriheni, të gjithë ju, dhe bëni ashtu si ju thotë Biri im, pasi ju jeni zgjedhur të formoni Ushtrinë e Tij të Mbetur. Kur ju vuani në Emrin e Tij, është për lavdinë e Hyjit dhe shpëtimin e njerëzimit. Kur Qielli i Ri dhe Toka e Re të bashkohen në një, vuajtje të tilla do të ndalojnë dhe të gjithë do t’i këndojnë Hyjit këngë lavdie.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Hyjit
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/07/mother-of-god-the-mission-you-have-been-given-is-the-final-link-in-the-final-covenant/

Kur ju është dhënë e Vërteta, është e rëndësishme që të vazhdoni ta përhapni Fjalën e Hyjit

E Hënë, 6 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, ata që në mënyrë të pafajshme më fyejnë Mua qëllimisht, pasi janë të paditur ndaj Fjalës Sime, do t’ju jepet udhëzimi që ju duhet, së shpejti.

Të gjithë ata që e njohin të Vërtetën e Fjalës Sime, e dhënë njeriut 2,000 vjet më parë, ju duhet ta dini se, ndërsa ju ziheni me njëri tjetrin, miliona shpirtra po humbasin. Kaq shumë, fajtor me mëkatin mortor, i kryejnë këto vepra për shkak të infektimit nga i ligu. Po ta dinin ata të Vërtetën e premtimit Tim për jetën e përjetshme, shumë nuk do të merrnin pjesë në këto akte.

Kur ju është dhënë e Vërteta, është e rëndësishme që ju të vazhdoni të përhapni Fjalën e Hyjit. Ju duhet ta bëni këtë duke treguar dashuri dhe respekt për jetën e të tjerëve. Kjo do të thotë t’i përmbaheni Urdhërimit të Atit Tim: ‘Ti nuk duhet të vrasësh’. Pastaj është detyra juaj të siguroni që jeta e njeriut të trajtohet me respekt në Lavdinë e Hyjit.

Ju duhet t’i kujtoni të tjerët për këtë Dhuratë të jetës së përjetshme, në ato kohë kur ju e dini se ata që e mohojnë Zotin kanë nevojë për ndihmën tuaj. Ndihma juaj, përmes lutjes dhe udhëzimit, mund t’i shpëtoj këta shpirtra. Unë kam nevojë për kaq shumë nga koha juaj, ndjekësit e Mi të dashur. Ju duhet të jeni bujar me kohën tuaj për shpëtimin e shpirtrave.

Ju lutem të vazhdoni të recitoni Kryqëzatën Time të Lutjeve, sepse Unë premtoj konvertimin e miliona shpirtrave të humbur kur ato thuhen.

Mos lejoni sulmet nga i ligu, që do të vazhdoj të hedhi mjergull mbi këto Mesazhe, për t’ju tërhequr vëmëndjen. Pranojini këto sulme për çfarë janë, një përpjekje nga Satani dhe të gjithë shpirtrat e këqinj që enden nëpër Tokë, për të penguar fëmijët e Hyjit të marrin trashëgiminë e lavdishme që i pret ata.

Unë gjithashtu ju kërkoj të jeni bujar në zemër dhe të luteni për ata që janë kthyer kundër Meje, në këtë, Misionin Tim të fundit në Tokë para Ditës së Madhe.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/06/when-you-have-been-given-the-truth-it-is-important-that-you-continue-to-spread-the-word-of-god/

Wednesday 8 May 2013

Mos u mundoni të arsyetoni me mëndjen kur përpiqeni të justifikoni Ekzistencën Time sepse Unë nuk Jam i kësaj bote

E Dielë, 5 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, dhimbja e ndarjes prej Meje, Jezu Krishtit, Biri i Njeriut, është e panjohur nga shumë, por kur të vij dita, kur Drita Ime do të shuhet nga fundi, do të bëhet e qartë se sa e dhimbshme është agonia.

Ata që më njohin Mua dhe që më duan Mua, e dinë se çfarë sjell dhimbja, kur mëkati formon një ndarje mes mëkatarit dhe Hyjit.

Ata që nuk më njohin Mua, dhe ata që më refuzojnë Mua, do ta përjetojnë këtë ndarje gjatë 3 ditëve të fundit të errësirës, kur Prania e Hyjit nuk do të gjendet askërkund.

Do të jetë vetëm kur Drita e Hyjit të zhduket, që njeriu më në fund do ta kuptoj se nuk ka jetë pa Hyjin. Gjithçka që mbetet është e zbrazët, nj
ë shkretëtirë dhe errësirë.

Unë Jam Drita, që njeriu e kërkon, pa e kuptuar as vetë, në çdo sekondë të ditës.

Ndërsa njeriu përpiqet të gjejë paqe dhe lumturi ai do të provoj ta gjej atë ngado që ai mendon se mund ta gjej. Ai do të jepet pas fitimeve materialiste dhe joshjes së trupit për të kënaqur nevojat, të cilat kurrë nuk mund të përmbushen dhe ai do të ndjeki fe të rreme, të cilat premtojnë kënaqësi të mëdha personale. Asnjë nga këto gjëra nuk do ta sjelli atë në Dritën e Hyjit.

Madje edhe ata që kërkojnë përgjigje, përmes m
ënyrave dhe njohurive intelektuale, kurrë nuk do të gjejnë paqen apo përgjigjet që ata kërkojnë, nëse nuk i hapin zemrat e tyre ndaj Dashurisë së Vërtetë të Hyjit.

Unë vij tek secili prej atyre që më kërkojnë Mua. Unë kënaqem me shpirtrat, thjeshtësia ngulmuese e të cilëve kërkon vetëm Dashurinë Time. Unë i mbush njerëz të tillë me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë. Për të ardhur më pranë Meje, ju duhet të besoni tek Unë plotësisht. Do të jetë vetëm kur ju e braktisni vullnetin tuaj tek I Imi, që Prania Ime mund të ndjehet. Atyre njerëzve që përpiqen të më gjejnë Mua, por që e kanë të vështirë, Unë ju them këtë.

Mos u mundoni të arsyetoni me mëndjen kur përpiqeni të justifikoni Ekzistencën Time, sepse Unë nuk Jam i kësaj bote. Mos e verboni veten ndaj ekzistencës së jetës së përjetshme. Ajo po ju pret, vetëm po të besonit tek Unë dhe të më lejoni Mua të hyj në zemrën dhe shpirtin tuaj. Unë do ta shfaq veten Time tek ju. Gjithçka që ju duhet të bëni është të më thërrisni Mua. Ju duhet të më thërrisni Mua shpejt, sepse kur Prania Ime në tokë të pakësohet, do të jetë e pamundur të më kërkoni Mua dhe ju do të endeni në dëshpërim të pashpresë duke u përpjekur të më gjeni Mua.

Ata që mendojnë se janë të fortë në besimin e tyre dhe që besojnë se janë pranë Meje, duhet ta dinë se sa shpejt do të rrëzohen kur Unë nuk Jam askund për t’u gjetur në tabernakullat e të ardhmes. Sa të vij ajo dita e tmerrshme e shkatërrimit, do të ketë të qara dëshpërimi dhe fuqia e bishës do të jetë e tillë sa shumë shpirtra do të jenë tepër të dobët për ta mbështetur Fjalën Time të Shenjtë.

Ju duhet të kërkoni ndihmën Time dhe ajo do t’ju jepet. Më thërrisni Mua me një shpirt të përulët dhe Unë do t’ju përgjigjem. Lutuni tek Unë për t’ju mbrojtur dhe Unë do t’ju mbuloj me Gjakun Tim të Shtrenjtë, që asgjë të mos ju ndaloj në udhën e të Vërtetës, e cila ju çon drejt shpëtimit të përjetshëm.

Më shërbeni Mua sipas interpretimit tuaj personal, se si Unë duhet të shërbehem, dhe ju duhet të bëni kujdes. Bëni ashtu si ju kam thënë Unë. Jetojeni jetën tuaj sipas Fjalës Sime dhe Unë do t’ju ruaj. Më turpëroni Mua duke e përdorur Fjalën Time të Shenjtë në një mënyrë që sjell vuajtje tek të tjerët, dhe ju do të pësoni dhimbjen më të madhe të ndarjes nga Unë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/05/do-not-try-to-reason-with-the-mind-when-trying-to-justify-my-existence-for-i-am-not-of-this-world/

Tuesday 7 May 2013

Ishte mëkati i krenarisë që e bëri Luciferrin të rrëzohej dhe të ndahej dhe të hidhej në humnerë

E Shtunë, 4 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, ndërsa Fjala Ime arrin tek shumë veshë, Unë vij për të paralajmëruar ata mes jush që nuk do të më dëgjojnë Mua. Çfarë i trëmbeni? A është Fjala Ime apo ndryshimet që do t’ju duhet të dëshmoni ndërsa 
pastrimi vazhdon? A nuk e dini se Unë nuk ju sjell Mësime të reja, sepse kjo nuk është e nevojshme? Unë komunikoj me ju vetëm për t’ju kujtuar për të Vërtetën.

Sa shumë nga ju besojnë se dinë kaq shumë për Mua, por ju nuk keni mësuar asgjë. Kush jeni ju të thoni, se jeni më të mirë se të tjerët në Sytë e Hyjit, kur është për të interpretuar Fjalën Time të Shenjtë? Kush jeni ju të besoni, se e keni autoritetin të blasfemoni kundër Meje, dhe pastaj të thoni se më doni Mua? Ju nuk do të jeni në gjëndje të më ndaloni Mua përmes profetëve, për të arritur tek fëmijët e Hyjit.

Ju duhet të pyesni përse ndodh që ju e urreni Zërin Tim? Si mund të më doni Mua kur ju i copëtoni Fjalët e Mia, kur gjithçka që Unë bëj është t’ju ndihmoj të pregatiteni për Ditën Time të Madhe?

Njeriu është shumë i dobët. Madje edhe ata shpirtrat e devotshëm janë të dobët, edhe pse dashuria e tyre për Mua është e fortë. Asnjë njeri të mos besoj se ai mund të eci ndonjëherë para Meje pa turpin e mëkatit në shpirtin e tij. As edhe një mes jush nuk është i denjë të qëndroj para Meje, prandaj dhe Unë ju dhuroj Mëshirën e Dashurisë Sime. Nuk është se ju e meritoni atë, është thjesht sepse Unë e vendos t’ju dhuroj juve këtë Dhuratë.

Ata prej jush që pohojnë se flasin me njohuri të madhe për Mua dhe më pas pështyjnë me një gjuhë të mallkuar kundër profetes Sime – dijeni këtë. Besimi juaj nuk do t’ju shpëtoj kur ju e fyeni Fjalën e Hyjit. Dashuria juaj e vetë-shpallur për Hyjin është pakuptim, kur ju gjykoni një nga fëmijët e Tij para Atij. Ju e këpusni shiritin, që ju lidh me Atin Tim, kur ju tregoni mungesë respekti, zemërim dhe urrejtje kundër Meje. Kur ju më pështyni Mua, ju do të bëheni të verbër dhe nuk do të shikoni më kurrë. Kur ju shqiptoni fjalë urrejtje, gjuha juaj do të pritet. Kur ju të ngriheni dhe të deklaroni tek të gjithë njohurinë tuaj të vetë-shpallur për Hyjin, ju do të rrëzoheni me këmbët e prera poshtë jush. Kur ju e konsideroni profeten Time të jetë djallëzore, ju nuk do të keni jetë.

Fjala Ime kurrë nuk do të vdesi; ajo do të jetojë përjetësisht. Ajo do të merret nëpër këmbë nga ata mëkatarë që përpiqen ta kundërshtojnë Mëshirën e Hyjit, përmes këtyre Mesazheve. Më refuzoni Mua këtë herë dhe ju do të refuzoni lirinë që Unë sjell kur Unë të vij për t’ju mbledhur, përfundimisht, në Mbretërinë Time. Ju nuk keni shumë kohë për të shpenguar veten në Sytë e Mi para Ditës së Madhe. Mos e harxhoni atë kot përmes mëkatit të krenarisë. Ishte mëkati i krenarisë ai që e bëri Luciferrin të rrëzohej dhe të ndahej dhe të hidhej në humnerë. Të gjithë ata që e ndjekin ata, përmes mëkatit të krenarisë – mëkat i cili shkaktoi kaq shumë ndarje nga Hyji – do të rrëzohet dhe kurrë nuk do të ngrihet në Praninë e Hyjit.

Monday 6 May 2013

Pikpamjet në dukje si të vërteta që ata do të paraqesin, do të shihen si një formë e re e Katolicizmit

E Premte, 3 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, plani djallëzor për ta shkatërruar Kishën Katolike nga brënda pothuajse po kryhet. Gjithçka e shenjtë për Zotin do të hidhen tutje, dhe ato koka të kishës moderne dhe tashmë të rinovuar, që së shpejti do të shihen nga të gjithë, do të jenë liberal në pikpamjet e tyre por ata do të jenë armiqtë e të Vërtetës.

Pikpamjet në dukje si të vërteta që ata do të paraqesin, do të shihen si një formë e re e Katolicizmit. Shumë të Krishterë do të thonë, çfarë ka kjo të bëj me mua? Kur Kisha Ime, e themeluar nga apostulli Im Pjetri, është copëtuar në këtë mënyrë, do të ndikoj tek të gjithë ata që më ndjekin Mua.

Kur Fjala Ime dhe Mësimet e Mia të copëtohen dhe pastaj të bëhen të pranueshme për nevojat egoiste të njeriut, edhe pse do të jenë gënjeshtra, me kalimin e kohës ato do të besohen të jenë e Vërteta.

Gënjeshtrat, që i janë treguar botës për shkak të infektimit djallëzor, do të trajtohen nga të gjitha Kishat e Krishtere të jenë të pranueshme në sytë e tyre. As edhe një kishë e Krishter
ë nuk do t’i shpëtoj këtij sulmi – një sulm që është planifikuar me qëllim dhe me kujdes për më tepër se një shekull.

Mos u gënjeni, kur Fjala Ime të manipulohet, e Vërteta do të hiqet. Gënjeshtrat e infektojnë shpirtin. Kur kjo të ndodhi njerëzit, pa e kuptuar, do të ndjekin një udhë që do të përfundoj në dëshpërim. Unë ju bëj thirrje të gjithë atyre që më dëgjojnë Mua tani, të qëndrojnë tek e Vërteta gjatë gjithë kohës. Ju nuk duhet të pranoni asnjë ndryshim që do t’ju kërkohet ta pranoni si pjesë e kishës së re, e cila nuk vjen nga Unë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/03/the-seemingly-authentic-views-they-will-present-will-be-seen-as-a-new-form-of-catholicism/

Sunday 5 May 2013

Ata do të akuzohen për krimet kundër Fronit të Pjetrit dhe do të turpërohen publikisht në Emrin Tim të Shenjtë

E Enjte, 2 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, Kisha do të braktiset nga shumë në nivelet më të larta, ku pjesa më e madhe do të pranojnë doktrinat e reja të rreme që do t’i çojnë ata drejt mbretërisë së errësirës.

Ata që mbeten besnik ndaj Meje, dhe ata që e refuzojnë ligësinë, do të udhëhiqen nga Pjetri Apostull, i cili u ul në Fronin e parë të Romës. Ai do të udhëzoj Benediktin Tim të dashur, i cili, ashtu si është parathënë, do t’i ndihmoj ata të shikojnë të Vërtetën. Atij do t’i duhet të dëshmoj tmerrin, por ai do të mbështetet nga ata që janë betuar për besnikëri ndaj Një Fjale të Vërtetë të Hyjit.

Dhe kështu përçarja do të filloj. Ata që ndjekin doktrinën e rreme, ku Unë, Jezu Krishti, nuk nderohem, do të shqyhen nga bisha dhe djajtë e tij. Ata shërbëtorët e Mi të pafajshëm, që nuk i kanë pranuar këto Mesazhe deri tani, do të vrapojnë drejt Meje për ngushëllim. Profecitë e Mia nuk gënjejnë, dhe shumë shpejt, shumë nga këta shpirtra të gjorë do të hiqen nga Selia e Shenjtë. Ata do të akuzohen për krimet kundër Fronit të Pjetrit dhe do të turpërohen publikisht në Emrin Tim të Shenjtë.

Unë ju them atyre këtë.

Qëndroni të qetë dhe në paqe, sepse kur ju ndiqni të Vërtetën, ju do të shpëtoheni. Ju kurrë nuk duhet të pranoni një doktrinë të shpëlarë, që nuk do ta përmbajë Autoritetin Tim. Ata që pranojnë gënjeshtrat, me besimin se po kryeni detyrën tuaj, ju duhet ta kuptoni se do të përballeni me një udhë të vështirë.

Ju keni dy zgjedhje.

Qëndroni në Dritën e Hyjit, ose i ktheni shpinën Sakramenteve të Mia të Shenjta.


Së shpejti, shumë nga ju do të shikojnë qartë për çfarë 
Unë ju kam paralajmëruar. Përçarja do të jetë e ashpër dhe një luftë do të krijohet midis të Vërtetës dhe gënjeshtrave. Ajo do ta rrëzoj Kishën Katolike, deri sa ajo t’i përngjaj një grumbull gurësh, por Kisha e Vërtetë e Vetme do të mbetet në këmbë, pasi shërbëtorët e Mi besnik kanë ngritur Ushtrinë Time të Mbetur. Ata do të luftojnë deri në fundin e hidhur për të mbështetur Fjalën e Shenjtë të Hyjit.

Friday 3 May 2013

Mëkati i abortit është një mëkat mortor dhe ata përgjegjës do të digjen në zjarret e Ferrit përjetësisht

E Mërkurë, 1 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, kjo ndërhyrje nga Unë, Qengji I Hyjit, duke i zbuluar botës këto Mesazhe, ka qënë parathënë.

Ata prej jush që e ndjekin Fjalën e Hyjit duhet të jenë të qetë, pasi Unë nuk dua që ju të qëndroni të distancuar, sepse Unë ju dua. Ju kurrë nuk duhet t’i trëmbeni Dashurisë Sime, madje edhe nëse mëkati ju largon nga Unë. Unë i hap sytë e të gjithë atyre që duan të shikojnë dhe Fjala Ime e Shenjtë do t’i mbylli sytë e atyre që refuzojnë të pranojnë Dorën Time. 

Unë e shtrij Dorën Time drejt jush, fëmijët e Mi të dashur, që t’ju tërheq drejt shpëtimit, larg nga grabitqarët që dëshirojnë t’i rrëmbejnë shpirtrat tuaj.

Çdo ditë, që nga kjo ditë e tutje, ju do të dëgjoni shumë zëra duke bërtitur – duke kërkuar që t’i dëgjoni. Ata do t’ju paraqesin gënjeshtra dhe argumenta djallëzore, të maskuara me ëmbëlsinë e mjaltit. Duke ju bindur, me një varg të pafund argumentash, për të dëgjuar arsyen e tyre, në emër të çështjeve humanitare – të cilat e pranojnë mëkatin – ata nuk do të ndalojnë deri sa ju të pranoni çfarë ata duan t’ju detyrojnë ta përtypni.

Aborti, një vrasje në Sytë e Hyjit, do të imponohet mbi të gjitha kombet si një shenjë mosbindje kundër Atit të Gjithpushtetshëm, Hyjit Më Të Lartit. Kur ju e pranoni këtë ligësi të keqe, ju jeni fajtor për mëkatin e tmerrshëm. Mëkati i abortit është një mëkat mortor dhe ata përgjegjës do të digjen në zjarret e Ferrit përjetësisht.

Ata prej jush që refuzojnë ta pranojnë këtë gabim të rëndë, ju ka mbetur fare pak kohë për të siguruar shpëtimin. Sepse kur të vij dita e madhe, nëse nuk i keni kthyer shpinën kësaj vepre të ligë, ju kurrë nuk do ta shikoni Fytyrën e Hyjit.

Vrasja është një nga aktet më serioze të mosbindjes ndaj Hyjit dhe do të jetë e ndëshkueshme me tredhje (kastrim). Përçarja e madhe, mes racës njerëzore, ka filluar. Ata që mbajnë anën e bishës dhe pranojnë gjithçka që e kundërshton Fjalën e Hyjit do të ndahen nga vëllezrit dhe motrat e tyre. Mos e nënvlerësoni Paralajmërimin Tim. Pranojeni abortin dhe ju pranoni vrasjen e qëllimshme të një fëmije të Hyjit. Nëse ju nuk mund të gjeni pendesë në shpirtin tuaj, atëherë ju kurrë nuk do të më shikoni Mua. Unë do t’ju hedh në shkretëtirë.

Dashuria dhe Mëshira Ime mund të jetë e madhe. Unë do të fal edhe shpirtrat më të nxirë, por pa pendesë, Drejtësia Ime është përfundimtare. Ndëshkimi Im është i përjetshëm. Më doni Mua dhe Unë do t’ju mbroj. 

Shkatërroni jetën e një tjetër qënie njerëzore, të krijuar prej Dashurisë së Atit Tim, edhe ju gjithashtu, do ta humbisni jetën tuaj.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/01/the-sin-of-abortion-is-a-mortal-one-and-those-responsible-will-burn-in-the-fires-of-hell-for-eternity/

Thursday 2 May 2013

Një formë e re e Kryqit do të futet

E Martë, 30 Prill 2013

Bija Ime fort e dashur, Autoriteti Im kurrë nuk do të dobësohet, dhe si një dritë, që zbehet mes mjergullës së dëndur, por që gjithmonë do të jetë e dukshme, edhe pse mund të pakësohet veçse në një dritëz të dobët.

Kur bota të ndryshoj përsëri, ndërsa shpirti djall
ëzor krijon përçarje pas përçarje, do të jetë vetëm Drita e Hyjit e cila do t’ju ruaj. Prania Ime do të ndjehet nga ata që vijnë tek Unë për ndihmë, sepse Unë kurrë nuk do t’ju braktis, sidomos kur të ndjeni se gjithçka është e pashpresë. Asgjë tjetër përveç se e Vërteta do t’ju ndihmoj të mbijetoni, kur mungesa e bamirësisë që është e dukshme në botë sot rritet, ndërsa zemrat e njerëzve kthehen në gurë.

E Vërteta përmbahet në Biblën e Shenjtë. Ajo është ushqim me të cilën njeriu mund të jetoj tani dhe në të ardhmen. Shumë shpejt do të bëhet e pamundur të blihet një Bibël, pasi shumë kombe do të mbështesin ligjet e reja, sidomos në Evropë, të cilat do të ndalojnë të gjithë librat që deklarojnë Fjalën e Hyjit.

Letra po shkruhet tani për të udhëzuar të gjithë ata në shërbim të Kishës Katolike. Së shpejti, të gjithë shërbëtorët e Mi të shenjtë do të informohen për ndryshimet, të cilat do t’ju thuhen se janë për të mirën e Kishës.

Rregullat e reja, të cilat do të shikojnë ndryshime të bëra tek lutjet gjatë Meshës së Shenjtë, do të duken të pafajshme. Shumë nuk do ta vënë re rëndësinë, por ajo do të ketë lidhje me Eukaristinë e Shenjtë dhe Praninë Time brënda Saj. Fjala ‘përkujtojmë’ do të përdoret dhe të gjitha kishat së shpejti do të zhvishen nga thesaret e tyre. Heqja e thesareve, përfshin Tabernakullat e arta – të cilat do të zëvendësohen me ato të bëra prej druri dhe guri – do të jetë një nga shenjat se ata jan
ë duke u bashkuar për Fenë e Botës së Re.

Kishat do të ndryshojnë brënda mureve të tyre dhe kjo përfshin shkatërrimin e altarëve. Mbajtësja e Eukaristisë së Shenjtë do të filloj të zhduket dhe ditët kur Buka Ime e Shenjtë të ekspozohet do të vijnë drejt fundit.

Hidhni përbuzje mbi Fjalën Time tani, dhe ju do të derdhni lotë kur këto vepra të sillen para jush. Së shpejti, pas jo shumë kohe, veshjet e mbajtura nga shërbëtorët e Mi të shenjtë, do të ndryshojnë dhe një formë e re e Kryqit do të futet. Ligësia e re nuk do të bazohet mbi kryqin e thjeshtë. Në të kundërt, ai do të përmbaj, pa u vënë re, kokën e bishës.

Unë ju kërkoj të mblidhni Kryqet e Mia të shenjta tani dhe t’i mbani ato në shtëpitë tuaja, së bashku me Ujin e Bekuar. Unë ju bëj thirrje të gjithëve ju të mbështesni të Vërtetën e asaj që ju kam treguar Unë. Pastaj Unë dua që ju të besoni tek Unë plotësisht. Kurrë mos besoni se Unë Jam duke ju lënë në mëshirën e të ligut. Unë do të qëndroj pranë jush gjatë gjithë kohës. Unë do të hedh bekime të veçanta mbi kokat e shërbëtorëve të Mi të shenjtë, të dashur e besnikë për t’i mbajtur ata të ndërthurur me Zemrën Time të Shenjtë.

Mbajini zemrat tuaja pranë Meje dhe ndaj njëri tjetrit. Ngushëlloheni dhe forcojeni njëri tjetrin, sepse ju duhet ta doni njëri tjetrin, më shumë se kurrë, para dhe gjatë kohëve që vijnë. Unë Jam familja juaj. Ju jeni të Mitë. Ne do të mbetemi të bashkuar, deri në kohën kur trumpetat të bien dhe lajmërimi të bëhet se Unë Do të shfaq Veten, më në fund, në Ardhjen Time të Dytë. Pastaj ju do të ndjeni gëzimin dhe paqen që Unë ju kam premtuar. Pastaj të gjitha vuajtjet do të marrin fund.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/30/a-new-form-of-the-cross-will-be-introduced/