Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 21 May 2013

Ata do të falen menjëherë nëse marrin guximin dhe më thërrasin Mua t’i ndihmoj të dalin nga dëshpërimi i tyre

E Premte, 17 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, ti duhet ta dish se të gjithë mëkatarët, sidomos ata që kanë bërë gjëra të tmerrshme, duhet të vijnë tek Unë. Unë kam mall për vëmëndjen e tyre dhe Unë dua t’i sjell ata në Zemrën Time, sepse Unë i dua.

Ata do të falen menjëherë nëse e marrin guximin dhe më thërrasin Mua t’i ndihmoj të dalin nga dëshpërimi i tyre. Ata kurrë nuk duhet të kenë frikë nga Unë, sepse Unë Jam Përherë I Mëshirshëm. Ata janë më pranë Meje sesa ata që pohojnë se më përfaqësojnë Mua në Tokë, por që janë hipokritë, ashtu si ishin Farizenjtë.

Më jepni Mua dorën tuaj. Pavarësisht se çfarë veprash keni kryer, Unë do vij tek ju. Lutja Ime, e dhënë juve tani, do t’ju sjelli në Zemrën Time dhe Unë do të banoj tek ju dhe ju do të shpëtoheni. 


Kryqëzata e Lutjes (107) Më shpëto nga zjarret e Ferrit

Unë jam një mëkatar i tmerrshëm, Jezus.
Me veprimet e mia, unë kam shkaktuar dhimbje dëshpëruese tek të tjerët.
Unë jam i flakur tutje si rezultat i kësaj.
Unë nuk jam më i toleruar askund në Tokë.
Më shpëto nga kjo shkretëtirë dhe më mbro nga mbërthimi i të ligut.
Më lejo që të pendohem.
Pranoje keqardhjen time.
Më mbush me Fuqinë Tënde dhe më ndihmo të ngrihem nga thellësitë e dëshpërimit.
Unë e dorëzoj tek Ti, i dashur Jezus, vullnetin tim të lirë, që të veprosh mbi mua ashtu si dëshiron Ti, që të mund të shpëtohem nga zjarret e Ferrit.
Amen.

Shko, bija Ime, në paqe, sepse Unë kurrë nuk do t'i braktis ata që më lypin Mua Mëshirë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/17/they-will-be-forgiven-immediately-if-they-would-pluck-up-the-courage-and-call-upon-me-to-help-them-out-of-their-misery/