Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 1 May 2013

Fjalët e Mia të dhëna ty tani do të dëgjohen edhe njëherë në Ditën e Fundit. Mbajini mënd ato.

E Dielë, 28 Prill 2013

Bija Ime fort e dashur, Unë vij në këtë orë për të paralajmëruar ty për tradhëtinë e atyre që të rrethojnë në këtë Mision. Shumë do të detyrohen t’i kthejnë shpinën kësaj Pune dhe ti kurrë nuk duhet të vraposh pas tyre. Unë kurrë nuk vrapova pas atyre që më persekutuan Mua. Në të kundërt, Unë e ofrova Veten si një qengj në thertore, për të shpëtuar shpirtrat.

Shikoni tani ndërsa ata profetët e rremë të zgjedhur, të pregatitur nga Satani, shpejt do të futen në gjirin e atyre që thonë se janë shërbëtorët e Zotit. Profecitë e tyre, të gjitha prej të cilave e mohojnë të Vërtetën, do të përdoren për të turpëruar ty. Mos lër asnjë njeri të mendoj, as edhe për një sekondë, se Mesazhet e Mia, e dhëna botës për të pregatitur njerëzimin për Ardhjen Time të Dytë, nuk do të copëtohen më dysh.

Bija Ime, këto pengesa duhet të shpërfillen nga ty. Përmes bindjes tënde, Unë do të bëj ty më të fortë, sepse koha nuk është në favorin tënd për të siguruar që Hiret, që Unë hedh mbi njerëzimin, të merren nga të gjithë.

Profetët e Mi të vërtetë, për pjesën më të madhe, janë të paditur mbi Shkrimin e Shenjtë apo profecitë e dhëna botës prej Mëshirës Sime. Ata nuk kanë nevojë të citojnë pjesë nga Bibla e Shenjtë, sepse Unë nuk ju kërkoj atyre ta bëjnë këtë. Fjala Ime jepet ashtu si është. Bibla Ime e Shenjtë është e Bekuar. Të nxirrni pjesë prej saj, me qëllim që të vërtetoni çdo Zbulim Hyjnor, nuk është e autorizuar. Kur një Mesazh jepet nga Unë, profetja shkruan atë që Unë i diktoj, dhe kurrë nuk i kërkohet të përsëris pjesë të dhëna botës nga apostujt e Mi.

Unë Jam më i madh se të gjithë ata që më shërbejnë Mua. Fjala Ime është e Shenjtë. Dhuratat e Mia, për ju, po jepen për të pregatitur shpirtrat tuaj dhe prandaj të gjithë profetëve të vërtetë po ju jepen lutje për të ndezur dëshirën për tu bashkuar me Zemrën Time.

Persekutimi që ti do të durosh, do të vazhdoj dhe do të keqësohet. Dhe pikërisht atëherë kur ti mendon se nuk mund të durosh më, Unë do t’i vërtetoj botës Praninë Time Hyjnore. Vuaj, fëmija Ime, me dinjitet. Mos e mbro Fjalën Time, pavarësisht se sa tunduese është, madje dhe kur të tregohen gënjeshtra të liga.

Ata që më njohin Mua do të dinë gjithashtu kur fjalët nuk vijnë nga Unë sepse Unë banoj në zemrat e tyre. Prapë, Satani është kaq dinak sa ai mund të më imitoj Mua, me një përjashtim. Ai kurrë nuk mund ta pranoj se Unë erdha me trup apo se Trupi Im është i pranishëm në Eukaristinë e Shenjtë.

Shpirti Im rritet tani dhe do të vazhdoj të ngrihet kundër forcave të liga. Çdo djall do të vritet nga Ëngjëjt e Mi deri sa asnjë të mos mbetet në ditën finale.

Fjalët e Mia të dhëna ty tani do të dëgjohen, edhe njëherë, në Ditën e Fundit. Mbajini mënd ato.

Unë Jam fillimi dhe mbarimi. Unë vij, ashtu si premtova për t’ju sjellë Jetën e Përjetshme. Ngrihuni, të gjithë ju që besoni tek Unë dhe pranoni të Vërtetën. Ejani tek Unë. Le të mbretëroj Vullneti I Atit Tim mbi Qiellin e Ri dhe Tokën e Re. Gëzohuni, sepse Unë sjell paqe dhe bashkim për të gjithë ata emrat e të cilëve janë në Librin e të Gjallëve. Premtimi Im final është përmbushur. Mbretëria Ime ka ardhur. Ngrihuni dhe pranoni Dorën e Hyjit.

Dita kur ju të dëgjoni këto fjalë do të jetë dita që ju do të njihni të Vërtetën.

Mos u gënjeni, sepse vetëm Hyji dhe Dhuratat e Zbulesës Hyjnore mund t’ju sjellin dashurinë, paqen, gëzimin dhe kthimin në besim, që e përfshin botën përmes këtyre Mesazheve. Ato janë një Dhuratë. Ato kanë për qëllim t’ju tregojnë udhën e vërtetë drejt trashëgimisë suaj me të drejtë. Pranojini ato me kënaqësi dhe mirënjohje në shpirtin tuaj.

Jezusi juaj i Dashur
Shpëtimtari i Njerëzimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/04/28/my-words-to-you-now-will-be-heard-once-again-on-the-last-day-remember-them-2/