Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 22 May 2013

Kur Shpirti I Shenjtë është i pranishëm, Ai do të përhapet si zjarri dhe do të përsërisë Fjalën e Hyjit në shumë gjuhë

E Shtunë, 18 Maj 2013

Bija Ime fort e dashur, Dhurata e Shpirtit të Shenjtë është shumë e keqkuptuar. Ajo është një Dhuratë e çmuar dhe është hedhur mbi njerëzimin prej Bujarisë së Hyjit. Ajo është dhënë me dashuri të madhe tek të gjithë, por jo gjithkush e pranon atë. Jo gjithkush është në gjëndje ta marri këtë Dhuratë. Ata që besojnë se e meritojnë këtë Dhuratë sepse thonë se më njohin Mua, dhe që janë të arsimuar në çdo aspekt teologjik, nuk janë kryesisht të pregatitur të marrin këtë Dhuratë Më Të Shenjtë.

Gjatë 10 ditëve në Dhomën e Darkës së Fundit, Nëna Ime e dashur duhej t’ju shpjegonte me durim apostujve të Mi rëndësinë e përulësisë. Pa përulësi ju nuk mund të mbusheni me këtë Dhuratë nga Qielli. Disa nga apostujt e Mi mendonin si dishepuj të zgjedhur ata ishin më të mirë se njerëzit e zakonshëm, sepse ata ishin më pranë Meje dhe se të tjerët duhej që automatikisht të binin në këmbët e tyre. Por, sigurisht, kjo nuk është 
çfarë Unë ju mësova atyre. Nëna Ime kaloi shumë orë të gjata duke ju shpjeguar atyre se krenaria mund ta pengoj Shpirtin e Shenjtë të hyjë në shpirtrat e tyre.

Kur Shpirti I Shenjtë hyn tek një shpirt, Ai sjell me Vete shumë Dhurata. Mund të jetë Dhurata e Dijes, Dhurata e Gjuhëve, Dhurata e Mënçurisë, Dhurata e Dashurisë, Dhurata e Shërimit apo Dhurata e Profecisë. Në rastin e apostujve të Mi, ata shpejt e kuptuan se, menjëherë sa morën këtë Dhuratë, ata kurrë nuk mund ta lejonin mëkatin e krenarisë ta njolloste më pas Misionin e tyre. Sepse menjëherë sa krenaria ndërhyn tek një person, që e ka marrë Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, Shpirti I Hyjit zhduket dhe në vënd të Saj do të banoj shpirti i errësirës.

Një shpirt i errët nuk mund të hedhi Dritën e Shpirtit të Shenjtë mbi të tjerët. Ai mund të përhapi vetëm errësirë. Errësira e shpirtit i mashtron të tjerët. Është në veçanti mashtruese kur ajo vjen nga dikush që duket të jetë një dishepull i shenjtë apo një ekspert në Mësimet e Mia. Gjithçka që vjen prej kësaj është urrejtje, shqetësim dhe një ndjesi e pashpresë.

Për të marrë Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, shpirtrat tuaj duhet të jenë të pastër dhe të çliruar nga mëkati i krenarisë, përndryshe kurrë nuk do t’ju dhurohet. Kur Shpirti I Shenjtë është i pranishëm, Ai do të përhapet si zjarri dhe do të përsërisë Fjalën e Hyjit në shumë gjuhë. Ai do të sjelli shërimin e mëndjes, trupit dhe shpirtit dhe do të sjelli me vete mënçurinë, e cila mund të vij vetëm nga Hyji. Ai do të përhapi kthimin n
ë besim në mbarë botën.

Kjo pra do të jetë fryti sipas të cilit ju do ta dini kur Shpirti I Shenjtë është i pranishëm. Numri i madh i çdo Dhurate të mundshme, përfshi mrekullitë nga Qielli, tani janë shfaqur në Librin e të Vërtetës për të mirën e të gjithëve – Libri i premtuar gjithë njerëzimit për këto kohë. Pranojeni atë me një zemër të bardhë dhe jepini falenderime Hyjit për një nga Dhuratat e fundit nga Qielli para Ditës së Madhe.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/18/when-the-holy-spirit-is-present-it-will-spread-like-fire-and-will-replicate-the-word-of-god-in-many-tongues/