Kerko Mesazhet ketu

Thursday 9 May 2013

Nëna e Hyjit: Misioni që ju është dhënë është lidhja e fundit me Besëlidhjen Përfundimtare

E Martë, 7 Maj 2013

Bija ime e dashur, unë të kam zbuluar ty, gjatë kësaj shfaqje shumë të veçantë sot, sekretin e Zemrës sime dhe se si ajo është e ndërthurur me Zemrën e Shenjtë të Birit tim të dashur. Zemra ime rreh së bashku me të Tijën dhe si Bashkë-Shpenguese, unë do të punoj për të sjellë sa më shumë nga fëmijët e Hyjit në Epokën e Re të Paqes.

Si Nëna e Hyjit, mua më është dhënë fuqia mbi bishën, dhe të gjithë ata që e kërkojnë ndihmën time do t’ju jepet mbrojtja e madhe prej Tij. Për shkak të kësaj fuqie të veçantë, që më është dhënë mua nga Biri im, çdo përpjekje do të bëhet për të çnderuar Emrin tim gjatë sundimit të bishës. Ngjarje publike do të organizohen për të nderuar dëshirat e mia për të bashkuar të gjithë fëmijët e Hyjit. Për fat të keq, jo të gjitha ato do ta respektojnë të Vërtetën.

Unë e kam zbuluar të Vërtetën në La Salette, në Francë, dhe në Fatima në Portugali, dhe prapë shumë nuk e kuptojnë se çfarë është ajo që Unë shpjegova. S
ë shpejti, profecitë e parathëna do të bëhen një realitet dhe pastaj urrejtja, që i ligu ka për mua, do të shfaqet në ceremoni të veçanta, që do të jenë fyese për Hyjin.

Biri im ka krijuar një plan shumë të veçantë, i cili është përpunuar deri në çdo detaj të vetëm, për të siguruar që botës t’i jepet e Vërteta rreth armiqve të Hyjit. Ai e bën këtë sepse vetëm e Vërteta mund ta shpëtoj racën njerëzore. Nëse fëmijët e Hyjit ndjekin gënjeshtra dhe përfshihen në mashtrimin, e lindur prej planit të antikrishtit, atëherë, ata do t’i kthejnë shpinën Birit tim dhe vet
ë shpëtimit të tyre.

Misioni që të është dhënë, bija ime, është lidhja e fundit në Besëlidhjen finale, që Biri im duhet ta kryej në bindje ndaj Atit tim, Hyjit Më Të Lartit.

Ai do të jetë instrumenti me të cilin shpirtrat do të shpëtohen nga mbërthimi i Satanit dhe ushtria e tij djallëzore në Tokë. Për shkak të kësaj, urrejtja e treguar ndaj teje përmes fjalëve, veprave dhe veprimeve të të tjerëve do të jetë mizore dhe e ashpër. Zemërimi i treguar kundër teje do të jetë si asnjë tjetër dhe ti duhet ta kuptosh se kjo pritet. Puna e Birit tim, në këto kohë, do të kundërshtohet ashpër dhe Ai dhe Kishës së Tij në Tokë do t’i duhet të duroj një Kryqëzim përfundimtar para se ringjallja, e premtuar tek të gjithë ata që besojnë në Birin tim, të ndodhi.

Urrejta është e vërtetë dhe i ligu do të kthej mëndjet madje edhe të atyre shpirtave të zgjedhur dhe vizionarëve kundër teje, bija ime. Kurrë mos u ndje e trishtuar për vetveten apo për ata shpirtra, sepse vuajtja e Birit tim është 10 herë më e keqe. Është Biri im, Shpëtimtari dhe Shëlbyesi i njerëzimit, Ai që vdiq për mëkatet e njeriut, Ai që akoma urrehet me një pasion, që ka dalë nga zemërimi dhe i orkestruar nga Satani. Është Biri im Ai që është subjekti i sulmeve të tilla dhe kur ata hedhin fyerje tek ty, bija ime, ata e fshikullojn
ë Atë përsëri.

Ju duhet të ngriheni, të gjithë ju, dhe bëni ashtu si ju thotë Biri im, pasi ju jeni zgjedhur të formoni Ushtrinë e Tij të Mbetur. Kur ju vuani në Emrin e Tij, është për lavdinë e Hyjit dhe shpëtimin e njerëzimit. Kur Qielli i Ri dhe Toka e Re të bashkohen në një, vuajtje të tilla do të ndalojnë dhe të gjithë do t’i këndojnë Hyjit këngë lavdie.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Hyjit
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/07/mother-of-god-the-mission-you-have-been-given-is-the-final-link-in-the-final-covenant/