Kerko Mesazhet ketu

Thursday 13 June 2013

Udha Ime është shumë e thjeshtë. Ju mund të më ndiqni Mua në çdo mënyrë që dëshironi, por ju duhet të më nderoni Mua në Kishat e Mia të Krishtere

E Martë, 4 Qershor 2013

Bija Ime fort e dashur, shumë do t’i ngjiten me entuziasëm kësaj Udhe të vështirë të së Vërtetës, ashtu si ishte gjatë udhës për në Malin Kalvari.

Ky është një udhëtim sfidues, i rënduar me shumë pengesa. Për shumë njerëz, ata do ta kenë të dhimbshme këtë ngjitje, pasi shumë gjëra do të kuptohen, përfshi edhe faktin se ju do të përçmoheni se më ndiqni Mua. Të tjerët do të përpiqen t’ju ndalojnë dhe do të përdorin çdo argument për t’ju tërhequr mbrapsh, që ju të largoheni nga Unë. Të tjerët do të bërtasin gjëra të tmerrshme dhe do t’ju akuzojnë, jo si një ushtar i Krishtit, por si një vegël e Satanit.

Pastaj, për ata priftërinj dhe shërbëtorë mes jush, ju do të urdhëroheni të më lini Mua në këtë ngjitje finale drejt majës. Kjo ngjitje është simbolike e Udhës së Kryqit.

Të gjithë që më ndjekin Mua, për të ndihmuar që e Vërteta e Mësimeve të Mia t’i ri-zbulohet sot botës – ku njerëzit i mbulojnë sytë dhe nuk mund të dallojnë mes faktit dhe trillimit – do të pësojnë një lloj të ndryshëm brutaliteti. Ata, ndjekësit e Mi të dashur, do të torturohen me akuzime se ata i përkasin një kulti. Kjo fyerje në veçanti sygjeron se ata janë të gënjyer dhe nuk janë mirë nga mëndja. Ju duhet ta kuptoni se ky lloj akuzimi është bërë për të krijuar dyshime në mëndjen tuaj.

Udha Ime është shumë e thjeshtë. Ju mund të më ndiqni Mua në çdo mënyrë që dëshironi. Por ju duhet të më nderoni Mua në Kishat e Mia të Krishtere, ngado, sepse Unë nuk kam shtëpi të tjera mbi Tokë. Kultet përdorin shtëpi të tjera jashtë Kishës Sime. Kur t’ju kërkohet të largoheni nga Kisha Ime, nuk do të jetë më ndryshe nga koha kur apostujve të Mi, gjatë Kohës Sime në Tokë, ju kërkua të bënin të njëjtën gjë.

Shpërfillini ngacmimet, talljet dhe ata që përdorin Mësimet e Mia dhe që më pas i shtrëmbërojnë ato, që të mund t'i kritikojnë Mesazhet e Mia e dhëna juve sot.

Ecni drejt dhe marshoni përpara me besim, sepse kjo betejë do të mposhti të ligun dhe gënjeshtrat, e mbjella nga mashtruesi, që hedhin një errësirë të tmerrshme mbi njerëzit e pafajshëm, të cilët nuk mund ta shikojnë se çfarë po ndodh.

Ata që do ta shikojnë se nuk e kanë forcën apo trimërinë të vazhdojnë, ju lutem mos kini frikë, sepse Unë do t’ju jap Dhuratat e veçanta nëse thoni 
këtë 

Kryqëzatë Lutje (108) Ngjitja e Kodrës së Kalvarit.

Jezus, më ndihmo të gjej kurajën, trimërinë dhe guximin, për t’u ngritur dhe të numërohem, 
që të bashkohem me Ushtrinë Tënde të Mbetur dhe t’i ngjitem të njëjës Kodër të Kalvarit, 
që Ty t’u desh të duroje për mëkatet e mia.

Më jep fuqinë për të mbajtur Kryqin Tënd 
dhe barrën Tënde, për të të ndihmuar Ty 
të shpëtosh shpirtrat.

Më çliro nga dobësia ime.
Zhduke frikën time.

Shkatërroji të gjitha dyshimet e mia.
Hapi sytë e mi ndaj të Vërtetës.

Më ndihmo mua, dhe të gjithë ata që i përgjigjen Thirrjes për të mbajtur Kryqin Tënd, 
të të ndjekim Ty me një zemër të thellë 
dhe të përulur dhe që nga shembulli im, 
të tjerë të mund të marrin guximin 
për të bërë të njëjtën gjë. 
Amen.

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/06/04/my-way-is-very-simple-you-may-follow-me-any-way-you-will-but-you-must-honour-me-in-my-christian-churches/