Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 5 June 2013

Zëri Im, ndërsa Ai oshëtin, do të tërheqi miljona drejt Meje në fazën tjetër, dhe më pas miliarda në fazat përfundimare

E Martë, 28 Maj 2013

Pregatitje per
Ardhjen e Dyte
Bija Ime fort e dashur, Unë Jam duke pregatitur çdo pjesë të botës, tani, për Ardhjen Time të Dytë. Unë do të përfshij çdo komb – as edhe një nuk do të përjashtohet – në Krahët e Mi të Mëshirës, që të mund t’i sjell ata në Mbretërinë Time.

Plani Im është shumë i detajuar dhe, prapë, ai është i thjeshtë. Zëri Im, ndërsa Ai oshëtin, do të tërheqi miljona drejt Meje, në fazën tjetër, dhe më pas miliarda në fazat përfundimtare. Shumë më tepër do të dëgjojnë tani të Vërtetën, por ata nuk do ta pranojnë atë, deri kur 
çfarë Unë kam thënë do të ndodhi. Misioni Im do të zgjerohet shpejt dhe pastaj kur gjithkush ta dij se jam Unë, Jezu Krishti, Ai që e bën këtë Thirrje nga Qielli, ata do të bashkohen me Mua. Misioni Im do të përgjigjet, madje edhe nga ata që i refuzojnë këto Mesazhe.

Ju, ndjekësit e Mi, mund të jeni të dekurajuar për shkak të abuzimit, që do t’ju duhet të duroni për shkakun Tim, por kjo nuk do të zgjasi shumë. Dashuria Ime për fëmijët e Hyjit është kaq e madhe sa mund t’i përngjaj asaj të një prindi, që ka një numër fëmijësh. Disa fëmijë do të nderojnë nënën dhe atin e tyre dhe i përgjigjen dashurisë që ju tregohet atyre.

Fëmijët e tjerë do t’i largojnë prindërit, i trajtojnë vëllezrit dhe motrat e tyre keq, para se të shkëpusin përfundimisht të gjitha lidhjet. Për arsye të lidhjeve të gjakut dhe dashurisë, çdo përpjekje do të bëhet, jo vetëm nga prindërit, por edhe nga vëllezrit dhe motrat, për t’i kthyer fëmijët e humbur në gjirin e familjes së tyre. Dhe kur kjo të ndodhi, të gjitha mëkatet, zemërimi dhe refuzimi, do të harrohen.

Ndjekësit e Mi, ndërsa ju do të përballeni me zemërimin e të tjerëve, ju duhet të qëndroni të qetë dhe të duruar. Këmbngulja juaj do të vihet në provë dhe disa prej jush do të rrëzohen. Kur ju të bini, gjithçka do të bëhet, nga ndjekësit e Mi besnikë, për t’ju sjellë përsëri, që të mund t’i përgjigjeni Thirrjes Sime.

Jezusi juaj i dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/05/28/my-voice-as-it-rings-out-will-draw-millions-towards-me-in-the-next-stage-and-then-billions-in-the-final-stages/