Kerko Mesazhet ketu

Monday 8 July 2013

Nëna e Shpëtimit: Çfarë unë dëshmova nuk mund të hidhet kurrë në letër, kaq të turpshme ishin mizoritë e shkaktuara mbi Trupin e Tij Hyjnor

E Hënë, 1 Korrik 2013

Bija ime, kur ti vuan për Birin tim, është e pranueshme të bërtasësh nga dhimbja, sepse mbi të gjitha ti je vetëm njeri. Kur unë dëshmova goditjet me kamzhik mbi Birin tim dhe më pas Kryqëzimin e Tij të tmerrshëm, isha e mbushur me dëshpërim. Dhe kur shikoja Trupin e Tij të gjorë të duronte atë që asnjë kafshë nuk do të ishte në gjëndje ta toleronte në një thertore, më binte të fikët kaq shumë herë nga tronditja sa mezi qëndroja në këmbë.

Se si Ai vuajti, asnjë nuk do ta dijë ndonjëherë, sepse çfarë unë dëshmova kurrë nuk mund të hidhet në letër, kaq të turpshme ishin mizoritë e shkaktuara mbi Trupin e Tij Hyjnor. Prandaj dhe kaq pak përshkrim është dhënë mbi fyerjet degraduese që ata shkaktuan mbi Atë, sepse do të ishte kaq tronditëse sa do ta njolloste Emrin e Tij të Shenjtë duke e hedhur atë në shkrim.

Ti, bija ime, vuan, por vetëm një copëz të vogël të dhimbjes së Tij. Ti duhet ta dish se ndërsa je në dhimbje fizike, Biri im e lejon që dhimbja e Tij të shfaqet vetëm tek ata që Ai zgjedh. Kur Ai e bën këtë, kjo e ndihmon Atë të sfidoj, të mposhti dhe të shkatërroj fuqinë e të ligut, përmes dhuratës së vullnetit tuaj të lirë ndaj Birit tim të shtrenjtë. Duke e bërë këtë, ju e përkushtoni shpirtin tuaj, ashtu si dhe trupin, dhe kjo është një dhuratë shumë e veçantë për Atë – një dhuratë, që i jep Atij mundësinë të shpëtoj të tjerët.

Prandaj ju lutem ta kuptoni se kur Biri im e shton vuajtjen tuaj dhe kur Ai me të vërtetë vuan me ju, se ky është një Hir, që ju nuk duhet ta refuzoni. Përqafojeni atë. Ju së shpejti do ta kuptoni se sa e fuqishme është kjo.

Kur Biri im i tregon Plagët e Tij brënda trupit të një shpirti të zgjedhur, kjo sjell me vete një persekutim të tmerrshëm. Kjo është atëherë kur i ligu sulmon me një zemërim serioz dhe të dhunshëm. Ju do të trëmbeni në fillim, por tani që e kuptoni, ju do ta pranoni këtë dhe thjesht mbrojeni veten përmes recitimit, të paktën tre herë në ditë, të Ruzares sime Më Të Shenjtë.

Bija ime, të lutem sigurohu që të mos e lejosh frikën të largoj ty nga kjo Punë, sepse këtë kërkon i ligu. Ju duhet të ngriheni, të rezistoni dhe të qëndroni të heshtur, kur urrjetja ngrihet kundër jush.

Këto sprova priten në një Mision të kësaj madhësie. Të jeni të qetë dhe dijeni se të gjithë ëngjëjt dhe shenjtët janë me ju dhe ju drejtojnë.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Hyjit
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/01/mother-of-salvation-what-i-witnessed-could-never-be-put-down-on-paper-so-vile-were-the-cruelties-inflicted-upon-his-divine-body/