Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 23 July 2013

Për priftërinjtë: Dita kur do t’ju kërkohet të mohoni Hyjninë Time nuk është e largët

E Hënë, 15 Korrik 2013

Bija Ime fort e dashur, Unë duhet të arrij tek priftërinjtë e Mi, të cilët tani po fillojnë ta kuptojnë se Unë Jam duke i folur botës, përmes këtyre Mesazheve, në këtë kohë.

Ju duhet të jeni të kujdesshëm. Ju duhet t’i përmbaheni rregullave të Kishës Sime në Tokë, p
ër aq kohë sa ato mbeten ashtu si kanë qënë dhe nuk kanë ndryshuar. Mos u ndjeni të dekurajuar, sepse ju jeni të pasuruar me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë. Kur t’ju kërkohet të më mohoni Mua, kjo do të bëhet në një mënyrë delikate, por fatale. Do t’ju kërkohet të mbështesni doktrinën e të gjitha feve jashtë Krishtërimit. Do t’ju thuhet se kjo është për të mirën e të gjithëve dhe se kjo metodë e re, gjithë përfshirëse, është mjeti që çon drejt një fundi – ku njerëzimi më në fund do të bashkohet, përmes metodave paqësore.

Të gjitha fetë, besimet dhe doktrinat, që e nderojnë Atin Tim, por që nuk më njohin Mua, Jezu Krishtin, do të vihen në mbështetjen e antipapës. Ju, përmes fuqisë së bishës – pasi është mënyra e tij – do të shtyheni të mbështesni vëllezrit dhe motrat tuaja. Do t'ju thuhet se të gjitha besimet, që e nderojnë Hyjin,  janë të bashkuara në një në Sytë e Hyjit. Kur ju kundërshtoni, ju do të qortoheni. Kur ju shpjegoni se e vetmja udhë drejt Hyjit, Atit Tim të dashur, është përmes Jezu Krishtit, kjo është çfarë do t’ju thuhet:

“Ju nuk e kuptoni që Hyji i do të gjithë fëmijët e Tij, prandaj, duke mos treguar dashuri dhe dhembshuri për Kishën e Tij duke i përkrahur ata – përfshi dhe besimet e tyre – ju jeni një hipokrit.”

Tani, dijeni këtë. Kur ju e pranoni se të gjitha fetë duhet të përkrahen si një e vetme – se ju duhet të kaloni nga njëra anë për të treguar respekt ndaj atyre besimeve, të cilat nuk e pranojn
ë Birin e njeriut – atëherë ju do të jeni fajtorë për një mëkat të tmerrshëm. Atëherë, ju do të jeni duke më mohuar Mua.

Ata që do të çohen drejt këtij mashtrimi, ta dinë se shenjat e tjera do të shfaqen, që tregojnë vetëm një gjë – Hyjnia Ime nuk do të shpallet më.

Kishat tuaja do të shikojnë të dalin kryqe të reja ku koka e bishës do të jetë e gdhëndur brënda tyre; altarët tuaj do të ndryshojnë dhe do të më tallin Mua. Sa herë që ju të shikoni simbole të reja dhe të pazakonshme në Kishën Time, vështroni me kujdes sepse bisha është arrogante dhe e shpalos ligësinë e vet, duke shfaqur shënja, që e nderojnë atë.

Ata mes jush, që nuk janë të vëmëndshëm ndaj këtij mashtrimi, do ta gjejnë veten të zhytur në praktika, që nuk më nderojnë Mua. Ata do ta fshehin qëllimin e vërtetë, i cili është për t’i bërë nderime Satanit dhe shpirtrave të tij të liq.

Shenjat kanë filluar. Veprimet për të cilat Unë flas kanë për të ardhur, por dita kur t’ju kërkohet të mohoni Hyjninë Time nuk është e largët. Ju duhet t’i mbani sytë hapur për ata që thonë se vijnë në Emrin Tim, por në të kundërt nderojnë bishën, sepse ata tashmë i kan
ë shtrirë krahët e tyre. Ata sundojnë mes jush, por shumë prej jush nuk mund ta shikojnë akoma paturpësinë. Por, nëse ju më doni Mua, Unë do t’ju dhuroj Hiret për të parë të Vërtetën, sepse Unë kurrë nuk do t’ju braktis. Koha është afër dhe ju duhet të pregatiteni, sepse errësira do të zbresi së shpejti. Ata mes jush që janë të bekuar me Dritën e Hyjit do të vuajnë në duart e armiqve të Mi.

I kujtoni këto Fjalë, i recitoni ato dhe Unë do t’ju zbuloj juve të Vërtetën, përmes Dhuratës së Shpirtit të Shenjtë.

Lutja e Kryqëzatës (114) Që priftërinjtë të marrin Dhuratën e së Vërtetës

Zoti im, hapi sytë e mi.
Më lejo ta shikoj armikun dhe mbylle zemrën time ndaj mashtrimit.
Unë e dorëzoj gjithçka tek Ti, Jezus i dashur.
Unë kam besim në Mëshirën Tënde. Amen.