Kerko Mesazhet ketu

Sunday 4 August 2013

Shikoni mbrapa maskës së humanizmit dhe ju nuk do t'i gjeni shenjat e Hyjit

E Shtunë, 27 Korrik 2013

Bija Ime fort e dashur, është Dëshira Ime që të gjithë ndjekësit e Mi të dashur të luten fort për të shmangur dëmtimin e shpirtrave, për shkak të rritjes së ateizmit. Ateizmi nuk e deklaron gjithmonë veten. Shumë shpesh, njerëzit që kanë vendosur, për çfarëdo lloj arsyeje, të mos besojnë në Hyj, krijojnë një zëvendësues. 

Për arsye të formimit të njeriut, ai duhet të kërkoj një shkak për të justifikuar ekzistencën e tij. Mallkimi i humanizmit është se e lartëson njeriun në sytë e njeriut. Gjithçka që duhet bërë, sipas humanistit, është p
ër të siguruar që nevojat e njeriut të vihen të parat. Shumë njerëz e ngatërrojnë humanizmin me Krishërimin.

Kur dikush deklaron rëndësinë e të mirave materiale në jetën e njeriut, me çdo kusht, me qëllim që të shmangi vuajtjen apo varfërinë, është e lehtë të supozohet se kjo është një formë e dashurisë për fqinjin tuaj.

Nëse ju thoni se kërkoni të ndaloni varfërinë, papunësinë dhe mizori të tjera, shumë do të mendojnë se ju po flisni në Emrin e Hyjit. Shikoni mbrapa maskës së humanizmit dhe ju nuk do t'i gjeni shenjat e Hyjit, as edhe nuk do ta dëgjoni Emrin e Tij të përmendet. Ata që e bëjnë jetën e vet si humanistë nuk e duan Hyjin. Ata duan vetëm vetveten. Ata gjithashtu besojnë se gjithçka që ka rëndësi është mirëqënia e njerëzimit– zakonisht në formën e gjërave materiale – si gjëja e duhur.

Ndërsa kjo mund të duket si bamirësi, të duket sikur tregon kujdes për nevojat e njeriut, ju kurrë nuk mund ta zëvendësoni Hyjin, duke vendosur së pari nevojat e njeriut. Kur ju e bëni këtë, ju e fyeni Hyjin. Humanizmi, ndërsa shfaq të gjitha shenjat e jashtme të dashurisë për Hyjin, nuk është ashtu si duket. Mbrapa maskës së dashurisë fshihet dashuria për vetveten. Njeriu do të vdesi, trupi i tij do të bëhet pluhur, shpirti i tij do të jetoj, por, humanizmi do t'ju bëj të besoni se njeriu është i pavdekshëm.

Bëni kujdes, kur ju mbështesni humanizmin, sepse kur ju e bëni këtë, ju do ta shkëpusni veten tuaj nga Unë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/07/27/look-behind-the-mask-of-humanism-and-you-will-not-find-signs-of-god/