Kerko Mesazhet ketu

Saturday 14 September 2013

A nuk e dini ju se një brez i tërë i të rinjve janë larguar nga Unë në këtë kohë

E Hënë, 2 Shtator 2013

Bija Ime fort e dashur, ndërsa zemërimi rritet kundër këtyre, Profecive të Mia, të dhëna botës për t’ju pregatitur të gjithëve ju për Ardhjen Time të Dytë, dije këtë. Ky Mision ka një qëllim. Ai është për të shpëtuar të gjithë shpirtrat – çdo njeri të gjallë në botë sot. Nuk ka rëndësi se sa e ashpër kritika ngrihet kundër teje, bija Ime, sepse Unë do të eci përpara, pa pushuar, deri kur puna Ime të jetë kryer. 

Askush nuk do të më ndaloj Mua të shpëtoj shpirtrat, sepse Unë do t’i mposht ata që guxojnë të më pengojnë në Udhën Time, që të mund t'i shpëtoj ata shpirtra që janë rrëzuar nga Mirësia Ime.

Për shkak të paganizmit që ka përfshirë Tokën dhe dobësimit të besimit, që ekziston mes besimtarëve, a nuk e dini se një brez i tërë i të rinjve janë larguar nga Unë në këtë kohë? Misioni Im përqëndrohet tek shpirtrat e të rinjve kaq të trazuar, të cilëve në të shumtën e rasteve ju është mohuar ndonjë njohuri për Mua, Jezu Krishtin. Për arsye se ka kaq shumë, në çdo shtet, Unë duhet të arrij tek ata në çfarëdo lloj mënyre të jetë e mundur për të tërhequr vëmendjen e tyre. 

Dijeni, ata të Krishterë mes jush që ju është ushqyer Fjala e Hyjit që kur ishit fëmijë të vegjël janë të bekuar. Për këtë arsye ju e keni për detyrë të luteni për brezin e humbur. Ju lutem, Unë ju kërkoj të luteni për këta shpirtra të rinj me këtë Lutje të Kryqëzatës: 

Lutja e Kryqëzatës (118) Për brezin e humbur të shpirtrave të rinj

I dashur Jezus, unë kërkoj Mëshirën Tënde për brezin e humbur të shpirtrave të rinj. 

Për ata që nuk të njohin Ty, mbuloji ata me Dhuratën e shikimit. 

Për ata që të njohin Ty, por që të shpërfillin Ty, ktheji ata në Mëshirën Tënde. 

Të lutem jepu atyre provën e Ekzistencës Tënde sa më parë dhe udhëzoi ata drejt atyre që mund t’i ndihmojnë dhe t’i çojnë drejt të Vërtetës. 

Mbushi mendjet dhe shpirtrat e tyre me dëshirën për Ty. 

Ndihmoji ata që ta njohin boshllëkun që ekziston brenda tyre sepse nuk e ndjejnë Praninë Tënde. 

Unë të lutem Ty, i dashur Zot, të mos i braktisësh ata dhe në Mëshirën Tënde dhuroja atyre Jetën e Përjetshme. Amen.

Sa dëshiroj të arrij tek këta të rinj dhe t’i mbështjell Krahët e Mi të Shenjtë rreth tyre, që të mund të përshpërij Fjalët e ngushëllimit në veshët e tyre dhe t’ju jap atyre paqen e shpirtit. Ata janë të Mitë dhe pa ata Parajsa e Re do të ishte e boshatisur me ata për të cilët Unë digjem më shumë. Më ndihmoni Mua t’i shpëtoj ata.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/09/02/dont-you-know-that-a-whole-generation-of-young-people-are-removed-from-me-at-this-time/