Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 24 September 2013

Ata mes jush që vuajnë shumë dhe që mund ta kenë humbur gjithë shpresën në jetë, dijeni se ju jeni në Zemrën Time

E Premte, 13 Shtator 2013, ora 23:15

Bija Ime fort e dashur, Zemra Ime ka mall për botën dhe për gjithsecilin që jeton në të dhe Unë ju premtoj se Unë do të bëj gjithçka për t’ju bashkuar të gjithëve ju, fëmijve të Hyjit, brënda Zemrës Sime.

Unë e dua çdo burrë, grua dhe fëmij, pavarësisht se kush janë ata – nëse janë të fuqishëm, të pasur, me influencë, të përulët, të varfër apo vetëm njerëz të thjeshtë, që bëjnë një jetë të zakonshme. Të gjithë ju u zgjodhët për t’u lindur prej Atit Tim, I Cili ju krijoi. Çdo shpirt e ka një qëllim dhe gjithsecili prej jush është një fëmij i dashur i Hyjit.

Ata mes jush, që vuajnë së tep
ërmi dhe që mund ta kenë humbur gjithë shpresën në jetë, dijeni se ju jeni në Zemrën Time dhe se Unë e ndjej dhimbjen tuaj thellësisht. Unë vuaj brënda jush. Ju kurrë nuk duhet të humbisni shpresën, sepse Unë e kam një vënd për ju në Parajsën Time. Kur ju e humbni shpresën, ju i ktheni shpinën të ardhmes suaj, e cila është e mbushur me Dritën Time. Kjo e ardhme është Dhurata Ime për ju dhe gjithçka është e Imja. 

Unë do ta heq shqetësimin tuaj. Vetëm më thërrisni Mua dhe thoni: 

“Jezus, largoje dhimbjen dhe vuajtjen time të tmerrshme dhe më lejo të ndjej Dashurinë Tënde.” 

dhe Unë do ta ngre në çast barrën tuaj të rëndë.

Kur ju ndjeheni bosh dhe besoni se askush nuk ju do n
ë të vërtetë, ju duhet ta dini se Unë Jam atje pranë jush, sepse Unë gjithmonë do t’ju dua, pavarësisht se sa larg jeni larguar. Kur ju besoni se nuk keni përse të jetoni, atëherë dijeni se Parajsa Ime e Re do t’ju japi Jetën e Përjetshme. Por ju duhet të ngulmoni në fillim me vuajtjen tuaj në këtë jetë. Por Unë do ta lehtësoj vuajtjen tuaj dhe gjithçka që ju duhet të bëni është të më kërkoni Mua ta bëj këtë. 

Shumë prej jush ndjehen të pavlerë, të padashur, të pasuksesshëm, të pakënaqur dhe të pavlefshëm. Ju ndjeheni kështu sepse bota është e fiksuar pas të ashtu-quajturës sukses dhe ambicje. Vetëm t
ë paktët, prej elitës, duken të arrijnë maja kaq të larta. Presionet e krijuara nga media e botës për të festuar pasurinë dhe bukurinë shërbejnë vetëm për të shkatërruar mirëbesimin e njeriut të zakonshëm. Nuk është e nevojshme të krijoni përshtypje tek të tjerët. Nuk është e nevojshme apo e dëshirueshme të lini përshtypje tek Unë me të ashtu-quajturin suksesin tuaj. Punoni fortë, pa dyshim. Përdorini talentet e dhëna juve nga Hyji, por përdorini ato për t’i shërbyer të tjerëve dhe për të mirën e të gjithëve. 

Por dijeni këtë. Është i dobëti, i përvujturi në shpirt dhe ata me një dashuri të thjeshtë për Mua, Jezu Krishtin, të cilët Unë do t’i ngre në lavdinë më të madhe në Mbretërinë Time. Ata që vuajnë tani kurrë nuk do të vuajnë më në Parajsën Time të Re. 

Premtimi Im për të ardhur e për t’ju mbledhur të gjithëve ju do të përmbushet gjatë Ardhjes Sime të Dytë. Priteni këtë ditë me dëshirë dhe gëzim, sepse nuk është e largët dhe pastaj Unë do t’ju sjell Dhuratat e dashurisë, gëzimit, lumturisë dhe Jetës së Përjetshme. Këmbëngulni dhe afrohuni tek Unë. Unë Jam me ju. Unë kurrë nuk do t’ju braktis, por ju kurrë nuk duhet të ndaheni nga Unë, sepse nëse largoheni, ju do të jeni të humbur për Mua. Ejani, vendoseni kokën mbi Supin Tim. Më lejoni Mua t’ju ngushëlloj. Më lejoni Mua t’i jap fund dëshpërimit tuaj. Më lejoni Mua t’ju fshij lotët. Më lejoni Mua t’ju dhuroj Paqen Time.

Unë ju dhuroj tani një Bekim të veçantë. Merreni atë. Pranojeni Dorën Time dhe gjithçka do të jetë mirë. Unë ju dua ju.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/09/13/those-amongst-you-who-suffer-greatly-and-who-may-have-lost-all-hope-in-life-know-that-you-are-in-my-heart/