Kerko Mesazhet ketu

Thursday 5 September 2013

Hyji Atë: Trëmbuni ju, që ngriheni dhe mallkoni Birin Tim

E Dielë, 25 Gusht 2013

Bija Ime m
ë e dashur, Unë Jam gati t’i dhuroj botës një Dhuratë të madhe për arsye të këtij Misionit Tim Më Të Shenjtë. Unë do të shpëtoj 200 miljon shpirtra, pa hezitim, pavarësisht se sa shumë ata më fyejnë Mua, dhe Unë do ta bëj këtë javën tjetër për arsye të vuajtjeve të shoqëruara me këtë Mision.

Vepra Ime e Ndërhyrjes është për arsye të kërkesës tënde, bija Ime, dhe Unë do të vazhdoj të dhuroj Dhurata të mëdha ndërsa ky Mision vazhdon. Ata që më duan Mua do të durojnë, me durim, persekutimin që do të hasin dhe do të vazhdojnë të durojnë, sepse kjo është Dëshira Ime.

Ata që të persekutojnë ty, e vogla Ime e dashur, sepse ti vazhdon të shpallësh Fjalën e Shenjtë të Birit Tim, duhet ta dinë këtë. Nëse ju e quani të lig Birin Tim, Unë do t’ju ndëshkoj. Nëse ju e quani të lig Fjalën e Tij Më Të Shenjtë dhe pastaj thoni se jeni një fëmij i Zotit, Unë do t’ju flak në shkretëtirë. Asgjë nuk do ta ndaloj profeten Time të përfundoj këtë Mision. Asgjë. Përpiquni sa të doni, ju do të dështoni, sepse ju do të bëni një luftë që kurrë nuk do ta fitoni. 

Fuqia Ime e Gjithpushtetshme nuk mund të preket, të ndryshoj apo të sfidohet. Sfidojeni Ndërhyrjen Time Hyjnore për të shpëtuar botën dhe ju do ta ndjeni Zemërimin Tim. Ju do të shkatërroheni.

Trëmbuni ju, që ngriheni dhe mallkoni Birin Tim. Krenaria dhe mosbindja juaj do të jenë rrënimi juaj. Unë kam paralajmëruar, përmes profetëve të vjetër, mbi pasojat e shpërfilljes së Zërit Tim.

Unë tani vazhdoj të përfundoj fillimin e sulmit final mbi njerëzimin. Unë e kam lejuar betejën e fundit të kryhet. Unë i kam dhënë të ligut mundësinë e fundit për të infektuar ata që janë të tërhequr pas tij. Unë e bëj këtë që me anë të Mëshirës së Birit Tim, shpirtrat të mund të ngrihen kundër bishës. Ata do ta bëjnë këtë prej besnikërisë së tyre ndaj Birit Tim. Atyre, që nuk më njohin Mua apo Birin Tim, do t’ju jepen Hire të mëdha që të pranojnë shpëtimin. I gjithë shpëtimi është prej Fuqisë së Mëshirës Sime. Vetëm ato zemra të ngurta kokforte do të mbeten besnike ndaj bishës. Unë do t’i tërheq të gjithë të tjerët drejt Meje. Unë do të siguroj që çdo mundësi t’i jepet secilit prej shpirtrave, me qëllim që ta shpengojnë veten, para Birit Tim, para ditës finale.

Ky Mision Final është krijuar në Qiell që nga fillimi. Të gjithë ëngjëjt dhe shenjtët punojnë të bashkuar për t’i kthyer të gjithë fëmijët e Mi tek Unë, Ati i tyre i dashur. Udhëtimi final është tani. Të gjithë që ecin me Birin Tim, qëndroni pranë Tij në këtë kohë. Ju nuk do të jeni në gjëndje të duroni këtë udhëtim të dhimbshëm nëse nuk dëgjoni se çfarë ju thotë Ai. Mos u devijoni nga ata që do të punojnë natë e ditë për t’ju detyruar të ktheni shpinën. Nëse e lejoni këtë të ndodhi, ju do ta keni të vështirë të ngriheni përsëri.

Ju jeni asgjë pa Birin Tim. Ju jeni asgjë pa Mua. Nëse nuk i dorëzoni të gjitha dhe e ndiqni të Vërtetën, ju kurrë nuk do ta gjeni atë.

Përpiquni të pengoni të Vërtetën t’i jepet botës nga Unë, Krijuesi juaj dhe Unë do t’ju godas dhe vajtimet tuaja do të jenë pa asnjë ngushëllim. Unë do të flak në shkretëtirë krenarin dhe arrogantin, që beson se di më shumë nga Unë. Ju nuk do të keni sukses kur ta kundërshtoni Fjalën Time dhe ta mohoni Praninë Time, kur Unë përpiqem t’ju shpëtoj.

Njerëz mosmirnjohës, ju ka mbetur fare pak kohë. Duke më dëgjuar Mua, ju mund të vini tek Unë, por ju mund ta bëni këtë vetëm kur të zvarriteni përmbys dhe të bini me përulësi para Birit Tim. Misioni Im ka arritur një fazë shumë të rrezikshme pasi çdo përpjekje do të bëhet nga ata që janë armiqtë e Mi për ta copëtuar atë. Kjo mund të duket se po ndodh, por dijeni se ata armiqtë e Mi kanë fare pak kohë dhe së shpejti, kur Durimit Tim t’i ketë ardhur fundi, ata nuk do të jenë më, sepse ata kurrë nuk do ta shohin Fytyrën Time.

Ati juaj
Hyji Më I Larti

Mesazhi ne anglisht:
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/08/25/god-the-father-fear-you-those-who-stand-up-and-curse-my-son/