Kerko Mesazhet ketu

Thursday 31 October 2013

Antikrishti do të krijoj fonde për të tërhequr kompani, organizata, si dhe bamirësi, për të punuar për qëndrën e tij të re tregatare mbarë botërore

E Shtunë, 19 Tetor 2013, ora 20:00

Bija Ime fort e dashur, Unë i bëj thirrje të gjithë dishepujve të Mi që më kanë dëgjuar Mua dhe që më njohin Mua, në këto Mesazhe, të më dëgjojnë Mua tani.


Kjo Punë, që ju është dhënë juve, është e Shenjtë. Çfarëdo mundimi, abuzimi, vuajtje dhe tallje që ju mund të duroni, për shkak të këtij Misioni, ta kujtoni se kjo Punë është e Imja. Misioni Im final, i dhënë botës, përmes profetes së Hyjit, është një Dhuratë e madhe për njerëzimin. Ngrihuni mbi talljet, që ju do të dëshmoni dhe dijeni se ajo është krijuar nga i ligu me qëllim që të ndaloj të Vërtetën. E Vërteta, Fjala Ime e Shenjtë, do të shtypet dhe çdo djall, i lëshuar nga thellësitë e Ferrit, do të bëj gjithçka të mundur për të heshtur Zërin Tim.

Duke punuar përmes atyre shpirtrave, që e lënë veten të ekspozuar ndaj infektimit, pun
ët djallëzore të Satanit së shpejti do të mbulohen dhe do t’i paraqiten botës si Shkrime të Shenjta. Doktrina e re, do të thonë ata, u frymëzua me hyjni nga Unë, Jezu Krishti. E gjithë bota do t’i kushtoj vëmëndje, ndërsa ajo zbulohet palë palë dhe duartrokitet, sidomos nga një botë jobesimtare. Ata që ju kurrë nuk do t’i prisnit t’i bënin nderime Hyjit do të jenë të parët në radhë për të mbështetur një seri herezish – gënjeshtra kundër Meje – kur ato të shfaqen.

Kurrë më parë Kisha Katolike nuk do të marri një nderim të tillë publik me median e botës dhe elitën politike. Kurrë më parë ateistët dhe të gjitha fetë, përfshi ata që nuk më nderojnë Mua, nuk do t’i hapnin krahët dhe të binin në gjunjë në nderim të atyre që thonë se janë nga Zoti.

Kur Imazhi Im të zhduket dhe të mos duket më dhe kur Kryqet e Mia, Biblat e Shenjta, broshurat per Meshën e Shenjtë, kokrizat e ruzares, medaljet, qaforet dhe Kryqet Benediktjane të mos gjenden më, ju do ta kuptoni atëherë se regjimi i bishës ka filluar.


Bota do t’i këndoj lavdërime antikrishtit. Jo më vonë se ai të ketë krijuar paqen – një paqe të rreme – të krijuar prej luftrave që ai i ndihmoi të fillojnë – kur ai do të bëj deklarata befasuese. Ai, antikrishti, do të deklaroj se ai ka marrë mesazhe nga Hyji Atë dhe ato do të duken të jenë të vërteta. Pastaj, duke përdorur fuqinë e kultit, ai do të duket të shëroj shumë dhe do të paraqitet sikur ka dhunti të mëdha shpirtërore. Shumë do të habiten nga ‘të ashtu-quajtura’ mrekulli që ai do të duket të kryej dhe bota do ta adhuroj atë dhe do të bien p
ërmbys tek këmbët e tij. Pastaj ai, antikrishti, do ta deklaroj veten të jetë Jezu Krishti, Biri i njeriut, dhe do të thotë se koha ka ardhur për atë të shpëtoj botën dhe gjithë njerëzimin. Kushdo që guxon ta kundërshtoj fëlliqësinë dhe paturpësinë, që do të rrjedhi prej gojës së bishës, do të ndëshkohet ashpër.

Në këtë kohë, për shkak të infektimit të Satanit në botë, mëkati do të jetë kaq i përhapur sa dinjiteti njerëzor do të arrij nivelet më të ulëta, ku papastërtia, joshja, lakmia dhe çdo mëkat tjetër i ndyrë, në Sytë e Hyjit, do të dëshmohet në çdo vënd publik. Për shkak se mëkati do të deklarohet të jetë nj
ë gabim i natyrshëm njerëzor, dhe sepse juve do t’ju thuhet se Hyji nuk do t’ju gjykoj për një veçori të dobët njerëzore, shumë do ta mbështesin mëkatin dhe nuk do të kenë aspak turp në shpirtrat e tyre.

Njerëzit e famshëm botëror, argëtuesit, media, artistët e filmave të gjithë do të çirren për t’u dukur me antikrishtin dhe imazhi i tij do të jetë më i dukshëm se i kujdo tjetër që erdhi para tij. Ai do të flasi rrjedhshëm në shumë gjuhë; ai do të jetë i pamshëm; do të ketë shum
ë humor dhe aftësi komunikimi të jashtëzakonshme. Ai do të jetë shumë i kujdesshëm për çfarë ai thotë rreth Hyjit dhe ai kurrë nuk do t’i referohet Nënës së Hyjit, sepse ajo do të duket të mos luaj ndonjë rol të mëtejshëm.

Intervistat e antikrishtit në televizion do të jenë të zakonshme dhe njerëzit do t’i vënë veshin çdo fjale, që del prej goj
ës së tij. Ai do të influencoj politikanë në çdo komb dhe ata me të cilët ai shihet do të trajtohen si mbretëror. Nuk do të mbaroj me kaq. Fjalimet e tij do të predikohen mbi katedrat e të gjitha kishave. Atij do t’i jepen nderime dhe pozita të mëdha në të gjitha kishat, deri kur përfundimisht ai të ulet mbi fronin e ri në tempullin e ri të Babilonisë. Influenca e tij do të shtrihet tek të gjitha bankat, ligjet tregëtare dhe ekonomia e botës. Antikrishti do të krijoj fonde për të tërhequr kompani, organizata, si dhe bamirësi, për të punuar për qëndrën e tij të re tregëtare mbarë botërore. Pasuri e madhe do të krijohet prej atyre që duan të jenë pjesë e perandorisë së antikrishtit. Kushdo që i premton atij besnikëri, përmes ceremonive fetare, apo marrëveshjeve të biznesit dhe tregtare, do t’ju duhet të marrin një shenjë. Ata që e pranojnë shenjën, e cila do të jetë në formën e kartës bankare dhe chip i veçantë, e cila do të futet në dorën e tyre, do ta humbasin shpirtin e tyre tek ai. 

Vula e Hyjit te Gjalle
Të gjithë ata që e mbajnë Vulën e Hyjit të Gjallë do t’i shpëtojnë kthetrave të antikrishtit dhe do të bëhen të paprekshëm ndaj terrorit.
Mos e shpërfillni këtë paralajmërim. Mos u trëmbni prej saj, sepse nëse ju i ndiqni udhëzimet e Mia, ju do të jeni të mbrojtur.

Unë derdha shumë Lotë duke ju dhënë këtë Mesazh dhe prandaj Dhimbja Ime tek ty, bija Ime, në këtë kohë është kaq e madhe. Më ngushëllo Mua duke kërkuar Mëshirën Time dhe Mbrojtjen Time.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/10/19/the-antichrist-will-create-grants-to-entice-companies-organisations-as-well-as-charities-to-work-for-his-new-one-world-trade-centre/

Unë mund të jem i vetmi mik i tyre i vërtetë, shpëtimi i tyre i vetëm, por shumë prej tyre do t’i shpërfillin Paralajmërimet e Mia

E Premte, 18 Tetor 2013, ora 12:38

Bija Ime fort e dashur, trishtimi Im më i madh është se ata që më duan Mua më shumë, në numër të madh, do të refuzojnë ta dëgjojnë Zërin Tim, tani që Unë i thërras ata.

Unë mund të jem i vetmi mik i tyre i vërtetë, shpëtimi i tyre i vetëm, por shumë prej tyre do t’i shpërfillin Paralajmërimet e Mia. Madje edhe ata që e dëgjojnë Zërin Tim do të më shpërfillin Mua dhe do t’i konsiderojnë Fjalët e Mia si herezi. Ata nuk do t’i njohin kohët në të cilat po jetojnë dhe do ta kuptojn
ë të Vërtetën vetëm gjatë Paralajmërimit. Deri atëherë, shumë prej tyre do të më kenë mallkuar Mua dhe do ta kenë larguar vetën aq larg nga Unë, sa Unë nuk do të jem në gjëndje të arrij tek zemrat e tyre apo t’i shpëtoj shpirtrat e tyre.

Mos e nënvlerësoni urrejtjen që djalli e ka për Mua. Ai e tradhëtoi Atin Tim tmerrësisht, por ai më urren Mua. Kjo do të thotë se ai e urren Kishën Time dhe do të jetë mes Kishës Sime në Tokë dhe djajve të dërguar nga Satani që beteja finale do të kryhet. 

Kjo betejë ka filluar dhe tashmë ka rrëmbyer shpirtrat e Mi të dashur, shumë prej të cilëve nuk kanë arritur të shikojnë se si e fyejnë Hyjin.

Kur Prania Ime të ndjehet së shpejti, mes të gjithë atyre që më duan Mua – pavarësisht nëse besojnë apo jo në këto Mesazhe – Unë do t’i vërshoj shpirtrat e tyre me dituri prej Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë. 

Ky është Premtimi Im për botën. Unë kurrë nuk do t’ju braktis në fuqinë e të ligut, sepse Unë ju dua të gjithëve ju kaq shumë. Ju jeni si një Gjymtyrë prej Trupit Tim. Ju jeni pjesë e Trupit Tim. Ju jeni Pjesa e Imja.


Nëse doni apo jo, Unë prapë do t’ju ndjek deri në Ditën e Madhe dhe Unë do të luftoj për ta shpëtuar shpirtin tuaj. Ju mund të ma ktheni Mua shpinën, por Unë nuk do t’ju braktis, sepse Unë Jam i duruar. Këmbngulja dhe Hyjnia Ime janë përtej njohurisë suaj.

Ju kurrë nuk duhet të më harroni Mua, Jezusin Tuaj, sepse Unë Jam me ju gjithmonë, duke pritur që ju të vini tek Unë.

Shpëtimtari juaj i dashur
Shëlbyesi i Njerëzimit

Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/10/18/i-may-be-their-only-true-friend-their-only-salvation-but-many-of-them-will-ignore-my-warnings/ 

Tuesday 29 October 2013

Çdo ligj i ri, që shpejt do të futet nga armiqtë brënda Kishës Sime, do ta fyej të Vërtetën e vendosur nga Ati Im

E Enjte, 17 Tetor 2013, ora 20:38

Bija Ime fort e dashur, sikur më shumë njerëz të besonin me të vërtetë tek Unë, Jezusi i tyre, atëherë ata do të gjenin paqe në zemrat e tyre. Atje ku nuk ka besim, ka frikë. Frika e ndalon Dashurinë e Hyjit ta përshkoj shpirtin tuaj dhe më pas ju bëheni një i burgosur. Asgjë tjetër, veç Drita Ime, do ta ngre barrën tuaj.

Kur Unë ju tregoj të Vërtetën, Unë e bëj këtë vetëm se Unë ju dua dhe Un
ë e pres ditën kur ne do të bashkohemi përfundimisht. Mos kini frikë nga e Vërteta. Dashuria Ime do t’ju mbushi me kurajo dhe forcën për të qëndruar të palëkundur dhe të mbeteni besnikë ndaj Meje në të gjitha gjërat. Unë i mbroj të gjithë ata që më kërkojnë Mua, por janë vetëm shpirtrat të cilët e kanë braktisur veten e tyre plotësisht tek Unë, që nuk do të kenë aspak frikë.

Ligësia e bishës do të maskohet si joshëse dhe moderne dhe do t’ju zbulohet të gjithëve pas maskës së humanizmit, bamirësisë dhe ‘kujdesit për të varfërin’. Mos besoni, as edhe për një moment, se dishepujt e Satanit do t’i tregonin ndonjëherë ngjyrat e tyre të vërteta. Çdo gënjeshtër e treguar, për të zëvendësuar të Vërtetën, do të duket të jetë e arsyeshme dhe për të mirën e të gjithëve. 

Çdo ligj i ri, që shpejt do të futet nga armiqtë brënda Kishës Sime, do ta fyej të Vërtetën e vendosur nga Ati Im në 10 Urdhërimet, e dhëna Moisiut. 

Çdo veprim, sado i lehtë mund të jetë, do të krijohet për të më fyer Mua, Jezu Krishtin, Birin e Njeriut. Mashtruesi, përmes shërbëtorëve të tij, nuk mund të rri pa më tallur Mua, sepse ai më urren Mua. Ai do të poshtëroj çdo mjet në Kishën Time përmes veprimeve, fjalëve dhe futjen e simboleve Satanike. Vetëm ata që e dinë të Vërtetën do t’i shikojnë këto paturpësi dhe do ta kuptojnë pikërisht se çfarë do të thonë veprime të tilla në të vërtetë.

Fuqia e Satanit mund t’i ngatërroj, shpërqëndroj dhe torturoj dishepujt e Mi. Ai, Satani, kurrë nuk do t’ju lër të qetë, sidomos kur ju dëshmoni të Vërtetën. Por dijeni këtë – ai mund të mposhtet kur ju besoni plotësisht tek Unë. Kur ju e braktisni veten tuaj para Meje, atij nuk do t’i jepet forcë për të influencuar mbi besimin tuaj tek Unë. Ai, Satani, ka marrë fund. Sundimit të tij, edhe pse ishte i dhimbshëm për njerëzimin, po i vjen fundi. Fyerja e tij e fundit para Meje do të kryhet përmes antikrishtit, i cili do të më imitoj Mua dhe do të gënjej botën duke e bërë të besoj se ai jam Unë, Jezu Krishti, dhe se ai ka ardhur për të shpëtuar botën.

Kur ju e dini të Vërtetën, ju do të jeni në gjëndje t’i bëni ballë këtij tundimi. Kur ju qëndroni të palëkundur ndaj të Vërtetës, e përmbajtur në Biblën Më Të Shenjtë, ju do të shpëtoheni.

Sulmi final do të jetë i shpejtë dhe më pas Unë do t’i tregoj botës së Vërtetën dhe vetëm ata që janë të mbushur me urrejtje për Mua do ta mohojnë atë. Mos kini frikë, sepse Unë Jam I vetmi Shpëtimtar i njerëzimit. Vetëm Dashuria Ime do t’ju ruaj. Kini frikë vetëm për ata shpirtra të gjorë që do të më pështyjnë Mua kur Unë të arrij, për t’i marrë përfundimisht në Parajsën e Re.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/10/17/every-new-law-soon-to-be-introduced-by-enemies-within-my-church-will-mock-the-truth-laid-down-by-my-father/

Sunday 27 October 2013

Gjarpëri i jep antikrishtit mesazhe të veçanta, të cilat ai i dokumenton me kujdes

E Mërkurë, 16 Tetor 2013, ora 23:27 
Bija Ime fort e dashur, trinia më mëkatare, e përbërë prej tre armiqëve të Mi, profeti i rremë, antikrishti dhe dragoi, që është Satani, do të ngrihet tani në kundërshtim të hapur kundër Trinisë Më Të Shenjtë. Dijeni se ata kanë me mijra e mijra dishepuj të devotshëm dhe ndërsa koha po afron, shumë ceremoni sekrete dhe të shëmtuara do të kryhen për të nderuar gjarpërin. 
Kaq i kujdesshëm është gjarpëri për të mos e zbuluar veten e tij të vërtetë, sa qëllimet e tij vërtetë djallëzore kundër çdo fëmije të Hyjit janë të maskuara, dhe ai e tregon veten e tij tek ata pak të zgjedhurit e tij si një princ tërheqës dhe i bukur, ku ai shfaqet para tyre në mënyrën më joshëse. Ashtu si janë komunikuar profetët e Mi të zgjedhur, po ashtu dhe gjarpëri i jep antikrishtit mesazhe të veçanta, të cilat ai i dokumenton me kujdes dhe pastaj i ndan me hierarkinë e tij në Tokë. Këto mesazhe përmbajnë udhëzime për të rrëzuar Kishën Time, në pregatitje për antikrishtin që ta marri fronin e tij dhe ta mashtroj botën të besoj se ai është Krishti, Shpëtimtari i Botës. Dëgjoni tani, të gjithë ju që e shpërfillni këtë paralajmërim. Së shpejti, shumë nga dishepujt e Mi, që më duan Mua, por që nuk besojnë në këto Mesazhe, do të hasin rrezik të madh. Plani për t’ju larguar nga Unë ka filluar, dhe nëse ju nuk qëndroni të kujdesshëm dhe vigjëlent, ju do të josheni drejt strofullës së errësirës. Ai, antikrishti, do të imitoj çdo aspekt të Hyjnisë Sime, të treguara këto nga gjarpëri. 
Ai, gjarpëri, e vëzhgoi Kryqëzimin Tim dhe vetëm ai ka njohuri mbi hollësirat, që kanë të bëjnë me këtë ngjarje të tmerrshme. Ai do të më talli Mua duke i udhëzuar shërbëtorët e tij të devotshëm t’i ri-përpunojnë ritualet, në të kundërt, në Kishën Time. Fjala Ime do të hiqet dhe pjesë të reja të turpshme do të shtohen në Të, me qëllim që të nderoj bishën dhe shumë nuk do t’i kuptojnë pasojat. 
Merruni me djallin dhe vëreni veten tuaj në kontrollin e tij dhe kjo do t’ju çoj drejt sprovave të mëdha. I përsërisni fjalët e ndyra që ai do të fusi mes jush dhe ju do ta hapni shpirtin tuaj tek ai. Adhurojeni atë, duke e dashur antikrishtin kur ai të marshoj me arrogancë para jush dhe ju do ta fusni atë në zemrat tuaja, dhe jo Mua. Gjithçka që Unë ju kam mësuar do të jetë e kundërt, përmbys, dhe anasjelltas. Për arsyen se shumë nuk i kuptojnë me të vërtetë Mësimet e Mia dhe se pak prej jush e kanë dëgjuar me kujdes Ungjillin, në lidhje me ngjarjet që çojnë drejt Ardhjes Sime të Dytë, ju nuk do të jeni më të mënçur. Oh sa më thyhet Zemra Ime kur duhet t’ju zbuloj këtë lajm. Sa do të doja Unë që ju të mos vuanit kështu. Por, Unë ju premtoj, Unë do t’ju lehtësoj dhimbjen dhe sundimi i tij, kur të ndodhi, do të jetë i shpejtë.

Shpirtrave që janë kapur pafajësisht në këtë shpërfytyrim të Hyjnisë Sime, do t’ju tregohet Mëshira Ime. Për fat të keq, ata që besojnë se do të mbretërojnë në një parajsë, e premtuar atyre nga mashtruesi, do ta gjejnë veten të hedhur në liqenin e zjarrit ku do të vuajnë përjetësisht. Nuk do të ketë njeri për t’i ndihmuar ata, sepse ata do të kenë gëlltitur gënjeshtrat, e sajuara për të fituar besimin e tyre, të cilat do të çojnë në humbjen e shumë shpirtrave që do ta ndjekin verbërisht doktrinën e tyre të rreme. 
Lutuni për Mëshirë për ata që do të mashtrohen nga mbreti i errësirës.

Jezusi juaj 
https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/10/16/the-serpent-gives-the-antichrist-special-messages-which-he-documents-carefully/

Friday 25 October 2013

Planet janë hartuar nga trinia jo e shenjtë ku gjithçka që është e Vërtetë do të hidhet poshtë

E Martë, 15 Tetor 2013, ora 15:45

Bija Ime fort e dashur, është dëshira Ime që të gjithë priftërinjtë e Mi, në çdo besim t
ë Krishterë, të fillojnë t'i ruajnë Sakramentet Më Të Shenjta. Ata në Kishën Katolike do të jenë të parët të dëshmojnë shkatërrimin dhe dhunimin e Sakramenteve. Ata që janë besnikë ndaj Meje, Jezu Krishtit, do të pregatiten me kujdes për këtë shkretëtirë të tmerrshme në të cilën Kisha Ime do të fundoset. 

Ju duhet të pregatiteni tani, sepse do të jetë përmes besnikërisë suaj që të gjithë fëmijët e Hyjit do të jenë në gjëndje të marrin Sakramentet në formën e tyre të shenjtë.

Të gjitha kishave të tjera t
ë Krishtere Unë ju them këtë. Kujtojeni veten për Premtimin Tim për të ardhur përsëri në Ditën e Madhe dhe Të Lavdishme të Ardhjes Sime të Dytë. Dijeni gjithashtu, se në vitet që do të çojnë tek kjo, se të gjithë ata që më ndjekin Mua do të përballen me sprova të tmerrshme. Ata që do të arrijnë sukses në pozita të reja në fuqi, brënda të gjitha besimeve tuaja, do të udhëhiqen nga profeti i rremë dhe të gjithë do të shqiptojnë fjalët e tij dhe do të kopjojnë veprimet e tij. 

Mjerë ata që mbajnë anën e profetit të rremë sepse ai është antiteza e Gjon Pagëzorit dhe do të paraprij antikrishtin i cili do të sundoj mbi të gjithë ju.

Ju do të jeni të mbrojtur nga Unë, sepse së shpejti Unë do të jem gjithçka që keni për t’ju udhëzuar juve. Vetëm Unë mund të besohem për t’ju treguar të Vërtetën kur të përfshiheni nga herezitë, të cilat do t’ju paraqiten si forma e re e teologjisë s
ë Krishtere moderne. Sa dinak është Satani, sepse ai kurrë nuk do të trondisi – në të kundërt ai, përmes atyre që i shërbejnë atij – do t’ju tërheqi juve drejt një interpretimi të ri, të shtrëmbëruar dhe të kthyer përmbys të Fjalës Sime Më Të Shenjtë. 

Planet janë hartuar, nga trinia jo e shenjtë, ku gjithçka që është e Vërtetë do të hidhet poshtë. Gjith
çka që e josh botën jo-besimtare, kur lakmia njerëzore dhe dëshira për ta shpërfillur mëkatin, do t’ju paraqitet besimtarëve përmes të gjitha Kishave të Krishtere. Kjo ditë është e shkruajtur në gur dhe do të jetë fyerja përfundimtare, e lejuar nga Hyji, përpara se Ai të më dërgoj Mua, Birin e Tij të vetëm, për t’i mbledhur të gjithë ata që qëndrojnë besnikë ndaj Fjalës së Hyjit. Kur gënjeshtrat t’ju tregohen, ato do të duken të jenë një gjë e mirë. Stampa e përulësisë do të jetë e zakonshme tek të gjitha kishat tuaja, pasi ajo do të adoptohet prej atyre që do t’ju mashtrojnë. 

Çdo veçori, e shoqëruar me Mua – Dashuria Ime për të varfërin; Dashuria Ime për të dobëtin dhe të përulurin; mos-aprovimi Im për lakminë, vesin dhe joshjen, do të përdoren si pjesë e argumentave të bëra për t’ju detyruar të pranoni këtë doktrinë të re – këtë fe të re mbar
ë botërore, për të pregatitur botën për sundimin e antikrishtit. 

Pasi Jam një Zot i dashur, juve po ju jepen këto paralajmërime për t’ju shpëtuar. Më dëgjoni Mua tani. E gjitha që Unë kërkoj është një gjë. Qëndroni besnikë ndaj Fjalës Sime të Shenjtë. Fjala Ime e Shenjtë ju është dhënë, në Biblën e Shenjtë. Ajo kurrë nuk mund të ndryshoj. Por armiqtë e Hyjit do ta shtrembërojnë kuptimin e saj. Kur kjo të ndodhi, refuzojini ata që ju thonë se Hyji do t’i aprovonte ndryshime të tilla. Asgjë nuk mund të jetë kaq e largët nga e Vërteta.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/10/15/the-plans-have-been-drawn-up-by-the-unholy-trinity-where-all-that-is-true-will-be-banished/

Thursday 24 October 2013

Nëna e Shpëtimit: Priftërinjve në Kishën Katolike, unë ju bëj thirrje të mbani Ruzaren Time Më Të Shenjtë

E Hënë, 14 Tetor 2013, ora 15:30

Fëmija ime e dashur, mos beso as edhe për një moment, se secili prej jush është mjaft i fortë, i vet
ëm, t’i rezistoj tundimeve  me të cilat do të përballet për ta larguar nga e Vërteta – Fjala e Vërtetë e Hyjit. Pa lutje të vazhdueshme, ju do ta shikoni se nuk do të jeni në gjëndje të ngriheni në këmbë dhe të deklaroni të Vërtetën kur t’ju paraqiten gënjeshtrat.

Të gjithë ju duhet të recitoni Lutjet e Kryq
ëzatës pasi errësira ka filluar tashmë të bier mbi Kishën e Birit tim në Tokë dhe ju duhet të jeni të pregatitur për këtë çdo sekondë.
Priftërinjve në Kishën Katolike, unë ju bëj thirrje të mbani rruazat e Ruzares sime Më Të Shenjtë dhe një Kryq Benediktian me vete gjatë gjithë kohës.
 

Ju duhet ta recitoni Ruzaren time të Shenjtë çdo ditë të vetme dhe vëzhgoni ata në radhët më të larta brënda Kishës për të parë se kush e reciton Ruzaren time të Shenjtë në publik. 

Kur unë nderohem, Ruzarja ime e Shenjtë duhet të recitohet nga të gjithë ata të pranishëm para meje. Nëse ata, që thonë, se i drejtojnë besimtarët për të kërkuar ndihmën time para Fronit të Hyjit, nuk mund ta recitojnë Ruzaren time, atëherë ata kanë nevojë për lutjet tuaja. Të vini para meje, për të kërkuar ndihmën time, pa e recituar Ruzaren time, është pa fryt, pasi është njësoj sikurse një ushtar shkon në betejë pa asnjë mburoj
ë

Ruzarja ime është lutja me e fuqishme dhe, kur ajo thuhet për ditë, do të shkatërroj fuqinë e të ligut. Ata, shpirtrat e të cilëve janë të errësuar nga Satani, do ta kenë tepër të dhimbshme ta recitojnë këtë lutje. Sipas veprimeve të tyre ju do t’i njihni se kush jan
ë ata dhe ju duhet t’i kërkoni Hyjit, përmes Mëshirës së Birit tim, Jezu Krishtit, t’i ndihmoj ata të tërhiqen drejt Dritës së Hyjit. 

Ju nuk me njihni Mua sepse ju nuk më dalloni se Jam Unë

E Dielë, 13 Tetor 2013, ora 18:00

Bija Ime fort e dashur, kur ata prej jush që ndjehen të braktisur dhe të pasigurtë për Dashurinë Time për botën, ju kurrë nuk duhet të ndaloni të më thërrisni Mua për t’ju ndihmuar. Ju, herë pas here, do të keni një ndjenj
ë dëshpërimi, një ndjenjë frike dhe një ndjenjë vetmie kur ju i përmbaheni Fjalës Sime të Shenjtë, e dhënë botës përmes Ungjillit të Shenjtë. Madje edhe tani, kur Ungjilli Im i Shenjtë prapë po ju paraqitet, ju do të ndjeheni shumë të izoluar, sepse fare pak njerëz e vënë në praktikë çfarë Unë u kam mësuar atyre përmes Fjalës Sime të Shenjtë.

Nëse ju thoni se e doni fqinjin tuaj dhe pastaj e fyeni atë, ju prapë do të më përkisni Mua. Nëse ju thoni se besoni në 10 Urdhërimet, por i adoptoni ato për t’ju përshtatur m
ënyrës suaj të jetës, atëherë ju jeni të verbër ndaj të Vërtetës. Nëse ju i pranoni Sakramentet e dhëna juve përmes Meje, por i thyeni ato, ju më fyeni Mua. Kur ju predikoni Fjalën Time të Shenjtë tek të tjerët dhe pastaj e vini veten tuaj para të tjerëve, duke thënë se ju jeni më të vlefshëm se ata, në Sytë e Zotit, ju më ofendoni Mua. 

Kur ju deklaroni se Fjala e Hyjit nuk ka më rëndësi në një botë moderne dhe se ajo duhet adoptuar për t’ju përshtatur një bote jobesimtare, atëherë ju pështyni në Fytyrën e Hyjit. Kur ju besoni se njohuria juaj për Mua është superiore ndaj Fjalës Sime të Shenjtë, ashtu si Unë e jap atë tek ju tani përmes këtyre Mesazheve dhe se përmbahen gabime brënda tyre, ju jeni të paditur ndaj të Vërtetës. Ju nuk më njihni Mua sepse ju nuk më dalloni se Jam Unë. 

Prandaj, madje edhe ata prej jush që ndjehen të kënaqur me njohurinë tuaj mbi Fjalën Time të Shenjtë dhe më refuzojn
ë Mua tani në këtë Mision – ju më keni braktisur Mua. Ju, në veçanti, duhet të kërkoni Ndihmën Time sepse ju jeni asgjë pa Mua. 

Kur Qielli dhe Toka të bëhen një, nuk do të ketë më Purgator

E Shtunë, 12 Tetor 2013, ora 17:10

Bija Ime fort e dashur, Froni Im do të vendoset mbi Tokën e ripërtërirë dhe së shpejti të gjithë do të jetojnë në paqe dhe harmoni, sipas Vullnetit të Atit Tim.

Bota do të bëhet ashtu si ishte në fillim dhe asnjë mosmarrveshje nuk do të ndjehet. Të gjithë fëmijët e Hyjit, që janë zgjedhur të bashkohen me ëngjëjt dhe shenjtorët, do të jetojnë një ekzistencë të përkryer. Por dijeni këtë. Ata që nuk e pranojnë realitetin e Parajsës së Re, kur ju ishte dhënë çdo mundësi për të vendosur se cilën udhë ata dëshirojnë të zgjedhin, nuk do t’ju jepet një mundësi e dytë. 

Kur Qielli dhe Toka të bëhen një, nuk do të ketë më Purgator. Udha e vetme që shpirtrat do të ndjekin, ata që refuzojnë të pranojnë Mëshirën Time kur t’ju dhurohet falas, do të jetë ajo që çon në Ferr. Shumë do të jenë kaq kokfortë, sepse ata mbështeten pothuajse plotësisht mbi arsyen intelektuale, që ata, pa e kuptuar, do ta zgjedhin për të kaluar përjetësisht në zjarret e Ferrit. 

Ata që nuk besojnë tek Hyji, apo q
ë nuk e pranojnë të Vërtetën, nuk besojnë në ekzistencën e Satanit. Ai, mashtruesi, do ta turbulloj mëndjen e tyre me gënjeshtra, me qëllim që t’i tërheqi drejt dhomave të torturës. Menjëherë sa të hyjnë, për shkak të urrejtjes së tij për njeriun, ai do t’i bëj ata të vuajnë pa-pushim përjetësisht. Atëherë Unë nuk mund t’i ndihmoj këta shpirtëra. Sa lotoj me hidhërim të madh për shpirtrat e arrogantëve, të paditurve dhe ata me zemër të ngurtësuar. Ata janë kaq të mbushur me krenari, sa kurrë nuk do të më shikojnë Mua sepse ata nuk munden. Nuk është e mundur për një person të më shikoj Mua apo të mbushet me Fjalën Time të Vërtetë, nëse janë të goditur me mëkatin e krenarisë. Nga ana tjetër, ata prej jush që ma njohin Mua, por që më pranojnë Mua sipas kushteve tuaja – edhe ju gjithashtu e largoni veten nga Unë. 

Përse thoni se më njihni Mua dhe pastaj e shtrembëroni çfarë Unë ju tregova për të më ndjekur Mua? Si mund ta quani veten një i Krishter
ë dhe pregatiteni për të pranuar teologjinë e rreme dhe gënjeshtrat, që ju i keni sajuar për t’ju përshtatur jetës suaj? Kush jeni ju nëse nuk më ndiqni Mua dhe nuk e pranoni të Vërtetën e plotë të Mësimeve të Mia? Ju jeni një tradhëtar. Ju më tradhëtoni Mua. Kur ju më tradhëtoni Mua njëherë, ju do të tundoheni ta bëni atë prapë se prapë, deri kur më në fund, ju nuk do të jeni më një i Krishterë në Sytë e Mi. 

Unë duhet t’i bëj thirrje të gjithë atyre që besojnë në Fjalën Time dhe ju pyes, se kur Unë e kam pranuar ndonjëherë mëkatin? Unë e fal mëkatin, por Unë kurrë nuk e pranoj atë. Nëse ju besoni se Unë e pranoj mëkatin, atëherë ju e justifikoni mëkatin. Ju do të vuani për gabimin e udhëve tuaja dhe ju nuk jeni më mirë se ata që më tradhëtuan Mua, më tallnin Mua, më përqeshnin Mua dhe më kryqëzuan Mua.

Mbajeni mënd se Unë ju mësova të Vërtetën. Asgjë tjetër përveç të Vërtetës do t’ju bëj të pranoni shpëtimin që Unë tani vij për t’i sjellë botës, në këtë fazë përfundimtare të Premtimit Tim për të shpëtuar njerëzimin.

Kurrë mos harroni se Unë Jam e Vërteta. Vetëm e Vërteta vjen nga Unë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/10/12/once-the-heavens-and-earth-become-one-there-will-be-no-purgatory/

Tuesday 22 October 2013

Lehtësohuni, të gjithë ju, dhe dijeni se Hyji është përherë i Fuqishëm dhe se asnjë vepër, sado e ligë, nuk mund t’i shpëtoj Atij

E Premte, 11 Tetor 2013, ora 22:30

Bija Ime fort e dashur, dije se Unë eci krahë teje çdo ditë, çdo minutë, duke pritur përgjigjen t
ënde. Ka herë kur ty të duhet të bësh shumë për këtë Mision, por ti gjithmonë duhet të lësh mënjanë kohën e duhur për Mua, Jezusin tënd. Kujtohu se Unë Jam gjithmonë i Pranishëm dhe i përgjigjem gjithmonë atyre që më thërrasin Mua. Asgjë nuk duhet të të ndaj ty ndonjëherë nga Shoqëria Ime sepse koha që ti më jep Mua të dhuron Hire të mëdha.

Sot Unë kërkoj që të gjithë ata që e pranojnë se Unë tani i flas gjithë botës, përmes Librit të së Vërtetës, ta pregatisin veten. Kurrë mos lejoni që Mesazhet e Mia t’ju shkaktojnë shqetësim, dëshpërim apo panik. Kurrë mos besoni se Unë do t’ju kërkoja të lini shtëpitë tuaja për streha mbrojt
ëse sepse ky urdhër nuk vjen nga Unë. Strehat për të cilat Unë flas janë ato vënde që ju duhet të shkoni për të marrë Meshën dhe Sakramentet.

Shërbëtorët e Mi besnikë po pregatiten tani, në gjithë botën, për ardhjen e asaj dite kur Sakrifica ditore e Meshës nuk do të jetë më.

Ju gjithmonë duhet të mbani Vulën e Bekuar të Hyjit të Gjallë në shtëpitë tuaja dhe në çfarë do lloj formati të mundeni, për ta mbajtur at
ë gjithashtu me vete. Kjo do t’ju mbroj ju nga çdo lloj persekutimi dhe ju do të fitoni forcën e nevojshme për të qëndruar besnikë ndaj Hyjit dhe gjithçkaje, që është treguar qartë në Biblën Më Të Shenjtë. 

Lehtësohuni, të gjithë ju, dhe dijeni se Hyji është përherë i fuqishëm dhe se asnjë vepër, sado e ligë, nuk mund t’i shpëtoj Atij.

Ata prej jush që zgjedhin t’i përgjigjen Thirrjes Sime janë të bekuar. 

Ju, nga ana juaj, përmes veprës suaj të dashurisë për fqinjin tuaj, do ta përhapni Vulën e Hyjit të Gjallë ngado që shkoni. 

Tani ju duhet ta bëni këtë. Kini besim tek Unë. 

Kurrë mos u ndjeni të shqetësuar, sepse Unë nuk përhap frikë. Unë përhap të Vërtetën, që për disa mund të jetë shqetësuese. 

Unë Jam Mbrojtësi juaj, Shpëtimtari juaj dhe Unë do të vij së shpejti për t’ju sjellë shpëtimin final dhe botën që do të vij, e cila nuk do të ketë aspak ligësi.

Të keni paqen. Unë do t’ju udhëzoj dhe mbroj të gjithëve ju dhe do t’ju jap Dhuratën e qëndrueshmërisë në të gjitha sprovat që vijojnë. 

Sunday 20 October 2013

Hyji Atë: Satani dhe djajtë e tij kanë rekrutuar një ushtri shumë të madhe

E Martë, 8 Tetor 2013, ora 15:40

Bija Ime m
ë e dashur, Fuqitë e Mia Hyjnore i jepen të gjithë fëmijve të Mi që kthehen tek Unë, duke më kërkuar Mua – përmes Birit Tim – t’i forcoj ata gjatë këtyre kohëve të sprovave të mëdha mbi Tokë.

Mëkati është kaq i shfrenuar sa Biri Im tani vuan të njëjtën Agoni, që Ai duroi për secilin prej jush në Kryq. Mëkati është kaq i përhapur sa ju të gjithë keni krijuar imunitet ndaj tij dhe ligësisë që ai nxjerr. Fëmijët e Mi, ju duhet të vini tek Unë dhe kurrë të mos hiqni dorë nga përpjekja juaj për paqe dhe dashuri. Kurrë të mos mendoni se Unë nuk do t’i dëgjoja zërat tuaj, kur ato më thërrasin Mua, pavarësisht se sa të vegjël jeni.

Ardhja e Dytë e Birit Tim do të krijoj trazirë të madhe, përçarje, mosbesim, urrejtje dhe trishtim, nd
ërsa e Vërteta e Fjalës Sime të Shenjtë, do të flaket tutje. Satani dhe djajtë e tij kanë rekrutuar një ushtri shumë të madhe – një ushtri kaq të madhe dhe të fuqishme sa nuk do të arrinit ta besonit po të mund ta shikonit se si është formuar. Kjo ushtri kontrollon çfarë juve, fëmijve të Mi, ju tregohet në publik. Shumë rrallë, që tani e tutje, do t’ju tregohet e Vërteta. Me këtë Unë dua të them e Vërteta, sipas Besëlidhjes Sime Më Të Shenjtë.

Të gjitha çështjet në lidhje me botën në të cilën ju jetoni nuk do t’ju zbulohen me të vërtetë, pasi luftrat, e krijuara me qëllim për të shkatërruar njerëzit e Mi, do të dëshmohen së shpejti. Asnjë prej këtyre luftrave nuk do të jetë për të mirën e njeriut as edhe nuk do të jenë të drejta. Fjala Ime, e dhënë botës, që kur profeti i parë zbuloi Dëshirat e Mia, nuk do të merret më seriozisht. Fjala, sipas Birit Tim, Jezu Krishtit, do të abuzohet dhe do të poshtërohet me qëllim që të justifikohen gënjeshtrat.

Kjo 
është koha për të gjithë ata që janë thirrur në shërbim të Birit Tim të qëndrojnë vigjëlentë. Ju nuk mund ta shpërfillni këtë, Thirrjen Time ndaj njerëzimit. Unë, përmes Birit Tim, ju kërkoj të qëndroni së bashku, të bashkuar me Atë gjatë gjithë kohës. Ju, fëmijët e Mi, jeni shënjestra e parë e Satanit, pasi ai nuk do të pushoj deri kur ta mbërthej Kishën e Birit Tim në Tokë, si fillim. Pa Kishën e Birit Tim, ai do të dështoj të tërheqi shpirtrat që ai i dëshiron më shumë. Ju, fëmijët e Mi, do të lëndoheni dhe torturoheni nga bisha – antikrishti – nëse ju dorëzoheni ndaj presioneve që ju detyrojnë të mbështesni doktrinën e re të rreme, e cila është tani duke u pregatitur me kujdes dhe pa mëshirë.

Unë, Ati i të gjithë juve, Hyji Më I Larti, dëshiroj të bëhet e ditur se antikrishti do të p
ërkrahet nga armiqtë e Mi në ritualet sekrete. Ai po betohet pas mureve të fshehta, në vënde, që janë caktuar për Adhurimin e Birit Tim. Masoneria kishtare, e cila tani do të dëshmohet, luan një rol të rëndësishëm në këtë paturpësi. Për fat të keq, e gjithë kjo duhet të ndodhi përpara se Premtimi Im për të mbledhur të gjithë fëmijët e Mi, në Parajsën që Unë e krijova në fillim për ata, të kryhet.

Do të varet prej atyre prej jush, të zgjedhur nga Unë, ta pranoni gjithmonë të Vërtetën, që të mund të ndihmoni Birin Tim të shpëtoj shpirtrat e tjerë që do të betohen p
ër të ndjekur bishën.

Imazhi i Birit Tim, i njohur në mbarë botën, do të zëvendësohet së shpejti me imazhin e profetit të rremë. Imazhi i tij do të adhurohet në fillim, në vënd të Birit Tim. Pastaj kjo do të ndiqet nga imazhe të mëdha 
të bishës, në çdo lloj formati, ku shenja 666 e të cilit do të jetë e ndërthurur brënda çdo shenje të vetme që ai e bën mbi një botë që nuk dyshon. Ju do ta shikoni këtë shenjë të fshehur në objekte kaq të fëlliqura, që do të përdoren ashtu sikurse dikush do të mbante objekte të shenjta. Një formë e kokrrave të ruzares do të krijohet për të adhuruar bashkimin e ri, të kishave të botës, që do të deklarohet së shpejti. Feja e re botërore do të festohet duke marrë librat e shenjtë të lutjeve, medaljet, qaforet, ruzaret, Kryqet dhe duke i poshtëruar ato duke i kthyer në objekte për të sjellë fat.

Gjithkush do ta dojë antikrishtin, sepse ai do të përfaqësoj botën jashtë fesë, nga njëra anë, por për arsyen se ai do të mbështetet nga mashtruesi i rremë në Kishën e Birit Tim në Tokë, ai shpejt do të shihet se përfaqëson gjithçka që është e shenjtë në botë.

Fëmijët e Mi, mos lejoni lajmet e këtyre ngjarjeve t’ju copëtojnë zemrën, sepse kur ju më dëgjoni Mua, dhe ndiqni Udhën e Birit Tim, Unë do t’ju kursej shumë nga persekutimi i shpirtit, që do të vij. Përkushtimi juaj ndaj këtyre Mesazheve do të dobësohet herë pas here, prej sulmeve të krijuara nga Satani. Disa prej jush do të largohen. Disa prej jush do të dyshojnë. Pjesa më e madhe prej jush do të qëndrojnë besnikë ndaj Meje dhe Unë do t’ju dhuroj Favore dhe Hire të mëdha për bindjen tuaj.

Unë ju dua fëmijë. Unë do të jem i mëshirshëm dhe kur ju të më kërkoni Mua, përmes Birit Tim, t’i lehtësoj zemrat tuaja dhe t’ju ndihmoj të qëndroni të qetë dhe të ecni me besim drejt Portave të Parajsës Sime të Re, Unë do t’i përgjigjem thirrjes suaj.

Ati juaj i dashur
Hyji Më I Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/10/08/god-the-father-satan-and-his-demons-have-recruited-a-very-large-army/

Së shpejti do t’ju thuhet të përdorni besimin tuaj për të krijuar një fushatë politike nëpër botë për të shpëtuar të varfërit

E Dielë, 6 Tetor 2013, ora 23:20

Bija Ime fort e dashur, zëri i profetit të rremë oshëtin mbi gjithçka që është e shenjtë në Kishën Time. Megjithatë, fare pak do të thuhet mbi rëndësinë e mb
ështetjes së Mësimeve të Hyjit, Sakramenteve dhe Shpalljen e Të Vërtetës. Në të kundërt, ju do të shikoni devijime, të tilla si përkujdesje për të varfërit dhe të uriturit e botës, dhe kjo do të konsiderohet të jetë detyra juaj e parë si shërbëtor i Hyjit.

Si shërbëtor
ë dhe ndjekës të Hyjit në Kishë, besnikëria juaj e parë është ndaj të Vërtetës për çfarë Unë ju tregova. Të doni të varfërin dhe të uriturin si dhe t'i ndihmoni ata është një gjë e mirë, por Kisha Ime në Tokë ka një rol shumë më të madh, i cili më ishte betuar Mua. Kjo përfshin mësimin e të Vërtetës në gjithçka që Unë ju mësova dhe ju do ta kryeni këtë, nëse me të vërtetë më doni Mua.

Kisha ka një Mision për të mësuar të Vërtetën e Mësimeve të Mia. Duke marrë një aspekt të Fjalës Sime, t
ë ndihmoni të varfërin është admiruese, por çorjentuese, pasi Mësimet e Mia e shprehin qartë se ju duhet të ndihmoni të varfërin në shpirt. Ndihmojini ata të kurojnë shpirtin e tyre, përpara se t’i ndihmoni ata të çlirohen nga pikëllimet e jetës. Nëse Unë ju jap një njeri të varfër dhe ju kërkoj ta ndihmoni atë, si do ta bëni këtë? Do t’i jepni atij rroba? Para për të ushqyer familjen e tij? Apo, do të donit që Unë të shpëtoja shpirtin e tij në fillim?

Së shpejti do t’ju thuhet të përqëndroni gjithë vëmëndjen tuaj tek të varfërit e botës. Do t’ju kërkojnë para – dhe kjo do të merret nga burime të ndryshme për të ndihmuar të varfërit, të papunët dhe të pastrehët e botës. Juve do t’ju thuhet se Unë, Jezu Krishti, gjithmonë i desha të varfërit. Problemi është ky. Unë kërkoj të varfërit në shpirt 
si fillim – për t’i çliruar ata nga jetët e tyre të humbura. Të varfërit në shpirt – ata që kanë fare pak ndjenjë shpirtërore për Hyjin – janë ata që Unë dëshiroj. Të bekuar janë ata që janë të varfër në këtë jetë, ku kanë fare pak për të treguar, por që më duan Mua, sepse këta njerëz nuk janë aspak të varfër. Njeriu i pasur, që nuk ka aspak dashuri për Mua, ka më shumë nevojë për Dashurinë Time, Mëshirën Time, Dhembshurinë Time, sesa ata që janë të detyruar të gjejnë ushqim, rroba dhe strehim. Se si ju më doni Mua dhe si më kërkoni Mua t’ju shpëtoj është çfarë ju duhet t'i kushtoni vëmëndje. Sakramentet do të jenë forca e shpëtimit për ata që janë të pasur dhe të varfër, por që nuk kanë aspak dashuri për Mua.

Së shpejti do t’ju thuhet të përdorni besimin tuaj për të krijuar një fushatë politike nëpër botë për të shpëtuar të varfërit nga udhëheqësit në Kishat e Mia kudo. Asgjë nuk do të thuhet për t’ju inkurajuar të pregatiteni për Ardhjen Time të Dytë, sepse ata nuk do të guxojn
ë t’ju pregatisin juve për këtë Ditë të Madhe. Ata më tepër do t’ju largonin vëmëndjen nga Unë duke ju kërkuar të kaloni më shumë kohë në nderim të veprave të profetit të rremë.

Shumë shpejt, statuja, relika, afishe, filxhanë dhe piktura të mëdha të bëra me porosi do të bëhen për profetin e rremë për t’u vendosur në Kishat ngado. Imazhi i tij, së bashku me antikrishtin, me kalimin e kohës, do të zbukurojnë shumë vënde publike, kisha, qëndra politike, si dhe në vëndet ku parlamentet e tyre do të duken ta mbështesin Kishën Katolike në një ‘dritë të re’. Kjo do të krijoj një formë të re të ungjillizimit të rremë, dhe për arsyen se ajo do t’i përshtatet shoqërisë moderne jobesimtare, ajo do të tërheqi admirues nga e gjithë bota.

As edhe një fjalë nuk do të pranoj rëndësinë e Sakramenteve të Shenjta, ashtu si i ishin dh
ënë botës apo për Hiret e rëndësishme, që ato dhurojnë. Në të kundërt, secila prej tyre do të shkurtohet – kuptime të tjera do t’ju shtohen, me qëllim që të tërheqin ata të cilët i mohojnë ato si të tilla. Kjo do të jetë me shpresën që paturpësia e shkatërrimit të Sakramenteve të Mia t’ju ofrohet sa më shumë njerëzve të jetë e mundur, për t’i larguar ata nga Hyji, me qëllim që armiqtë e Hyjit të mund të përfundojnë marrëveshjen e tyre me djallin.

Djalli do të mashtroj shumë prej atyre që i përkasin Kishës Sime në këtë periudhë në histori. Ai do ta bëj këtë në mënyrën më joshëse dhe bindëse dhe ai do t’i justifikoj gënjeshtrat kur shërbëtorët e tij të thonë se Unë do t’i aprovoja këto ndryshime të reja. Unë, Jezu Krishti, do të përmëndem gabimisht me qëllim që të fitohen shpirtrat. Mësimet e Mia do të shtrembërohen me qëllim që të shkatërrojnë Kishën Time dhe të vjedhin ata shpirtra më të afërt me Mua. Miliona vet
ë do të pranojnë gënjeshtrat, pa asnjë problem. Ju duhet të luteni për ata me shpresën se ata do ta kuptojnë, në kohë, se diçka nuk shkon.

Kur Unë i caktoj udhëheqësit dhe kur një shpirt i zgjedhur është caktuar për të përhapur Fjalën Time të Shenjtë, brënda Kishës Sime në Tokë, e Vërteta është gjithmonë e drejtpërdrejtë, e qartë, e saktë dhe drejt e në temë. Kur ju të gënjeheni, përmes influencës së shpirtit të lig, ju do të b
ëheni të paqartë. Shprehjet nuk do të kenë kuptim. Të ashtu-quajtura përmirësime, të paraqitura nga armiqtë brënda Kishës Sime, do të thonë se e Vërteta nuk është ‘mjaft e mirë’.

Fjala Ime, Sakramentet e Mia, Mësimet e Mia nuk kanë nevojë për përmirësim, sepse ato erdh
ën nga Unë. Unë Jam Zot. Unë Jam I Përkryer. Fjala Ime qëndron përherë. Çdo njeri që e modifikon Fjalën Time Më Të Shenjtë është një armik i Hyjit. Zemërimi Im është i madh në këtë kohë dhe çdo njeri që e trajton Trupin Tim, Eukaristinë Më Të Shenjtë, pa respekt dhe thotë se ai i udhëheq njerëzit e Mi, dijeni se kjo është e pavërtetë. Unë kurrë nuk do t’i kërkoja një udhëheqësi në Kishën Time të ndryshonte Fjalën e Hyjit, duke futur kuptime të reja apo interpretime të reja. Kjo kurrë nuk mund të jetë.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/10/06/you-will-soon-be-told-to-use-your-faith-to-create-a-political-campaign-around-the-world-to-save-the-poor/

Mohojeni mëkatin dhe ju më mohoni Mua

E Premte, 4 Tetor 2013, ora 23:44

Bija Ime fort e dashur, asnjë njeri nuk mund të më luftoj Mua dhe të presi shpëtimin e përjetshëm, nëse nuk dorëzohet plotësisht tek Unë. Të gjithë fëmijët e Hyjit duhet ta dinë se koha po afrohet kur bota ta mësoj se Thirrja Ime Finale është pothuajse afër.

Kurrë mos ju trëmbni Thirrjes Sime. Mirëpriteni atë, sepse Un
ë ju sjell Dashuri, Paqe dhe Shpëtim. Më shpërfillni Mua dhe është në dëmin tuaj, sepse Unë ju jap vetëm aq kohë sa t’i përgjigjeni Thirrjes Sime nga Qielli.

Ju, ndjekësit e Mi të dashur – pavarësisht se kush jeni – do ta gjeni veten të izoluar 
së shpejti dhe të shkëputur nga Prania Ime e Vërtetë. Prania Ime, Fjala Ime dhe Mësimet e Vërteta të Hyjit do të ndalohen dhe ju do ta gjeni veten në një gjëndje shumë të vetmuar. Ata prej jush që i qortojnë dhe i tallin këto, Mesazhet e Mia të Shenjta të Dashurisë për botën, do të mbeten të habitur se si mund të jetë kjo, kur ju të ndiqni udhën e mashtrimit. Sa më larg të ecni në këtë udhë, aq më të madhe do ta krijoni largësinë mes shpirtrave tuaj dhe Mëshirës Sime.

Kur ju më doni Mua, ju do të besoni në Mësimet e Mia. Nëse ju më njihni Mua, ju do ta njihni Fjalën Time të Shenjtë tek Shkrimet e Shenjta. Nëse ju më njihni Mua dhe pranoni se Unë do ta lejoja ndonjëherë Fjalën Time të Shenjtë të kthehej në diçka që nuk është, pa ndërhyrje nga Ana Ime, atëherë ju nuk mund të thoni se më njihni Mua. Nëse ju besoni se Unë, Biri i njeriut, I Cili vdiq nga një vdekje brutale, për hatrin tuaj, për t’ju shpëtuar nga mëkati, do të rrija duarkryq dhe të pranoja një situatë të tillë, atëherë ju e mohoni Fjalën e Hyjit.

Mohojeni mëkatin dhe ju më mohoni Mua. Pranojeni mëkatin si t
ë jetë një gjë e mirë apo besoni, për një moment, se Unë do ta justifikoj atë, pa pendesë, atëherë ju nuk mund të kërkoni më një vënd në Mbretërinë Time. Unë ju paralajmëroj se kjo periudhë që vjen do t’ju çoj në udhën më të rrezikshme të shkatërrimit, nëse nuk qëndroni besnikë ndaj Fjalës Sime të Shenjtë.

Fjala Ime është e Përjetshme. Mbretëria Ime është e juaja kur ju e pranoni Fjalën Time ashtu si ju është dhënë. Guxoni ta modifikoni atë apo të pranoni ndonjë formë të adoptimit të ri dhe ju do të vuani për këtë. Zemërimi Im është shtuar tani, ndërsa shikoj se sa pak respekt shumë nga ju tregoni ndaj të Vërtetës ashtu si ishte e shkruajtur në Librin e Atit Tim. Nuk mund të ketë të Vërtetë tjetër. Çdo formë devijimi kurrë nuk mund të pranohet nga Hyji. Asnjë argument. Asnjë arsyetim njerëzor. Asnjë përjashtim. E Vërteta do të jetoj Përjetësisht. Gënjeshtrat do t’ju çojnë në krahët e bishës.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/10/04/deny-sin-and-you-deny-me/

Thursday 17 October 2013

Kur Kryqëzimi i Kishës Sime në Tokë të filloj, ju duhet të shikoni për të gjitha shenjat, që ishin parathënë

E Enjte, 3 Tetor 2013, ora 22:35

Bija Ime fort e dashur, kur Kryqëzimi i Kishës Sime në Tokë të filloj, ju duhet të shikoni për të gjitha shenjat, që ishin parathënë. Armiqtë e Hyjit do të imitojnë çdo aspekt të Vetë Kryqëzimit Tim, duke filluar me shkatërrimin e Trupit Tim. 

Kur Unë isha tërhequr zvarrë para xhelatëve të Mi, ata më zhveshën, me qëllim që të më vinin Mua në lojë dhe të më turpëronin. Pastaj ata më veshën Mua me të kuqe – ngjyrë e shoqëruar me bishën. Pastaj ata ziheshin se kush do ta ngulte gozhdën e parë në Trupin Tim. Më pas, si egërsira, ata i shqyenin Gjymtyrët e Mia dhe i tërhiqnin Krahët e Mi aq larg sa i nxorrën prej Kyçeve, për të më shkaktuar Mua më shumë dhimbje. Për të më bërë Mua të vuaj më tepër, ata i ngulnin gozhdët në pëllëmbët e Duarve të Mia në një pozicion të tillë që ato dilnin nga Kyçet e Duarve të Mia. Të dy Krahët e Mi u tërhoqën nga dy drejtime të vështira dhe Unë u vara në një pozicion të pazakontë, të dhimbshëm, i sajuar për të më shkaktuar Mua dhimbje dhe turpërim maksimal. 

Ata hidhnin shorte me qëllim që 8 burrat e fundit të mund të mbikqyrnin torturën e përgjakshme që ata shkaktuan mbi Trupin Tim. Ata nxirrnin f
ëlliqësira nga goja, më godisnin Mua me pëllëmbë dhe me grushte, më shkelmonin në bark dhe ulërinin si egërsira. Ata më poshtëronin Mua në çdo mënyrë për t’ju treguar të gjithë atyre që dëshmuan vdekjen Time në Kryq se Unë po ndëshkohesha për të ashtu-quajtura gënjeshtrat e Mia të liga. Ata më vranë për të më heshtur Mua dhe për të penguar Fjalën e Hyjit të arrinte tek shpirtrat. 

E njëjta gjë do të ndodhi së shpejti. 

Nuk do të jetë e mjaftueshme për armiqtë e Mi të ndryshojnë Prezantimin e Eukaristisë Sime – ata do ta poshtërojnë Trupin Tim edhe një njerë. Ata do të më poshtërojnë Mua në të njëjtën mënyrë. Ngjyra e kuqe do të përdoret; ata do të bëjnë gjeste para Kryqit Tim dhe do të më fyejnë Mua me ritualet e tyre të reja. Vetëm ata që i dallojnë shenjat do ta kuptojnë se si këto paturpësi do të paraqiten me entuziazëm në botë, mes ceremonive dhe shfaqjeve madhështore. 

Leximet e reja të meshës do të jenë t
ë kota dhe shumë nga liturgjia e re nuk do të ketë kuptim. Ju që i dini Mësimet e Mia, bëni kujdes nga deklaratat e ngatërruara, pakuptim dhe të komplikuara, të cilat do të shoqërojnë futjen e mësimeve të reja, të ripërpunuara dhe besimet e vjetra. Ata jo vetëm që do t’ju ngatërrojnë dhe do të krijojnë trazirë në shpirtin tuaj, ata do të jenë të mbushur me kontradita dhe gënjeshtra, që kurrë nuk mund të vijnë nga Unë, Jezu Krishti. 

Juve ju është dhënë e Vërteta që nga koha që Unë eca në Tokë. Tani do t’ju jepen gënjeshtra, të sajuara për t’ju bërë të largoheni nga Hyji. Sigurohuni që të jeni vigjëlentë, sepse do të g
ëlltiteni dhe do të çoheni drejt doktrinës së rreme. Doktrina e errësirës, e planifikuar me kujdes për shumë vjet, do të zbresë tani mbi ju. 

Ju kurrë nuk duhet të pranoni premtimet, që bien në kundërshtim me Fjalën Time. Kur të shikoni këto gjëra të ndodhin ju do ta dini se ato janë sjellë tek ju nga shpirti djallëzor, me qëllim që të shkatërroj mundësinë tuaj për shpëtimin e përjetshëm. 

Wednesday 16 October 2013

Është një koncept i madh i gabuar se çfarë e bën një burrë apo një grua të shenjtë në Sytë e Mi

E Mërkurë, 2 Tetor 2013, ora 22:15

Bija Ime fort e dashur, 
është një koncept i madh i gabuar se çfarë e bën një burrë apo një grua të shenjtë në Sytë e Mi.

Shumë njerëz në botë e kanë të vështirë ta ndjekin praktikën e Besimit t
ë Krishterë kur vjen puna tek lutja. Sa shumë njerëz të mirë dhe mirëdashës e kanë të vështirë të ulen me qetësi për të medituar qetësisht mbi Mësimet e Mia të Mëdha të dhuruara botës për t’i bërë ata të kuptojnë se çfarë kërkohet prej tyre. Unë nuk bëj kërkesa të mëdha. Unë nuk i detyroj shpirtrat të kalojnë orë të tëra përpara Meje dhe prapë, Unë Jam kaq i kënaqur kur shpirtrat e përulët e bëjnë këtë – por kjo është një gjë e rrallë.

Në këtë mënyrë Unë dëshiroj të zhvilloj një lidhje intime me të gjithë fëmijët e Hyjit. Unë thjesht dua të dëgjoj zërin tuaj të vogël të më thërrasi Mua kur ju do të d
ëshironit t'i ndanit mendimet tuaja private; hidhërimin tuaj; gëzimin tuaj; shqetësimet tuaja, dështimet tuaja dhe dëshirën tuaj për Mua, që Unë ta bëj Veten Time të Pranishëm dhe të dëshmohem prej jush.

Kurrë më parë në historinë e botës Hyji nuk do ta lejonte Veten të ndjehej, brënda atyre shpirtrave që e kërkojnë Atë tani – përmes Meje, Birit të Tij të vetëm. Me Fuqinë e Hyjit, Atit të Gjithëpushtetshëm – Unë vij madje edhe 
para më të ulëtit, më të padenjit, më të ngatërruarit, shpirtit më të munduar, për t’ju dhënë Dhuratën për të dëshmuar Praninë Time. 

Si e bëj Unë këtë? Si do ta dini se Unë komunikoj me ju? Unë do t’ju mbush si fillim me lotët e kthimit në besim. Ju do të filloni të ndjeni trishtim të madh ndërsa ju përjetoni Kryqëzimin Tim. Ju do ta shikoni jetën, madje dhe në situatat e përditshme, përmes Syve të Mi. Ju do të tërhiqeni drejt të tjerëve, të cilët do të jenë mbushur tashmë me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë. 

Unë nuk zgjedh ata që ju besoni se janë më të denjë, më të shenjtë, më të bekuar, më të disiplinuar se ju. Unë zgjedh vetëm ata që vijnë tek Unë me përulësi të plotë, ku vullneti i tyre i lirë është braktisur me dëshirë prej tyre, me qëllim që ai të mund të bëhet Vullneti Im.

Nëse ju me të vërtetë më doni Mua, ju do ta njihni paqen e vërtetë. Nëse ju me të vërtetë më doni Mua, ju do të më thoni Mua:

“Jezus Vullneti Yt është e gjitha që ka rëndësi. Vullneti im i lirë është i Yti. Bëj me atë ashtu si Ti dëshiron.”

Kur një shpirt më thotë Mua këtë, ata janë shërbëtorët e Mi të vërtetë dhe ata janë arsyeja që Unë mund të shpëtoj të tjerët, që janë tepër kokfortë për të njohur kuptimin e të qënurit të bashkuar me Mua.

Unë mund të bëj shumë gjëra dhe të krijoj shumë mrekullira, kur vullneti i lirë, i dhuruar çdo personi nga Ati Im, më ofrohet Mua, Birit të Tij. Kjo është fuqia më e madhe, që do të eleminoj fuqinë e bishës kur ai të vij në pushtet. Ejani tek Unë dhe dhurojeni vullnetin tuaj të lirë tek Ati Im, për t’i sjellë lirinë racës njerëzore. Ju lutem ta recitoni këtë Lutje të veçantë t
ë Kryqëzatës

Lutja e Kryqëzatës (123) Dhurimi i vullnetit të lirë tek Hyji

Jezusi im më i dashur, dëgjoje këtë lutje nga unë, një shpirt shumë i pavlerë, dhe më ndihmo të të dua Ty më shumë. Me vullnetin tim të lirë, unë ta ofroj Ty përsëri këtë Dhuratë, i dashur Jezus, që të mund të bëhem shërbëtori Yt i përulur dhe të qëndroj i bindur ndaj Vullnetit të Hyjit. 

Vullneti im është Vullneti Yt. Urdhri Yt do të thotë se unë jam i bindur ndaj çdo Dëshire Tënde. Vullneti im i lirë është i Yti për të bërë me të çfarëdo që të kërkohet për të shpëtuar të gjithë njerëzit, kudo nëpër botë, që janë të ndarë nga Ti. Unë e dhuroj këtë Dhuratë, që m'u dha në lindje, në Shërbimin Tënd Më të Shenjtë. Amen.

Sa më shumë të filloni të më njihni Mua, aq më shumë  ju do të kuptoni dy gjëra. Mësimet e Mia kurrë nuk kanë ndryshuar. Unë i dua të gjithë shpirtrat.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/10/02/there-is-a-great-misconception-as-to-what-makes-a-man-or-woman-holy-in-my-eyes/

Tuesday 15 October 2013

Masoneria kishtare ka arritur tani nivelin më të lartë të pushtetit brenda Kishës Sime Më Të Shenjtë mbi Tokë

E Hënë, 30 Shtator 2013, ora 15:45

Bija Ime fort e dashur, Unë duhet t’i kërkoj të gjithë shërbëtorëve të Mi të shenjtë të kenë kujdes për thirrjen për të ndjekur periudhën e qetë të lutjeve, e cila do të paraqitet për t’i bindur ata të pranojnë një betim të ri besnikërie, e cila do t’i bëj të pavlefshme – nëse ata pranojnë ta bëjnë këtë – betimet e tyre më të shenjta, që ata më bënë Mua, Jezu Krishtit. 

Masoneria kishtare ka arritur tani nivelin më të lartë të pushtetit branda Kishës Sime Më Të Shenjtë mbi Tokë dhe ajo së shpejti do të diktoj liturgjinë e saj të re, e cila do të jetë në kundërshtim të hapur me Vullnetin Tim Më Të Shenjtë. E krijuar nga armiqtë e Hyjit dhe e maskuar si një adoptim i ri për t’ju përshtatur pushteteve politike, që kërkojnë ta ndalojnë Krishtërimin, ajo do të paraqitet kaq shpejt sa shumë nga brënda Kishës Sime do të habiten. 

Ata do lëndohen kur të shikojnë një paturpësi të tillë, por zërat e shërbëtorëve të Mi besnikë nuk do të dëgjohen në publik, sepse ata, Masonët, kontrollojnë se si kjo liturgji e re do të pranohet në çdo mënyrë. Çdo kundërshtim i ngritur në dioqezat nëpër botë do të shpërfillet dhe do të hidhet tutje. Justifikimi do të jetë se Kisha ka nevojë për të rekrutuar të rinjtë që janë larguar prej saj. Duke i bërë apel botës jobesimtare, ata do të thonë se kjo do të konvertoj më shumë njerëz përmes një liturgjie të re. 

Oh sa mashtruese do të jetë kjo paturpësi dhe sa shumë do t’i besojnë gënjeshtrat, që do t
ë largojnë kaq shumë nga e Vërteta. Libri i të Vërtetës ishte parathënë nga profeti Daniel me qëllim që fëmijët e Hyjit kurrë të mos e harronin të Vërtetën kur ata të mbyten në gënjeshtrat që do ta pushtojnë Kishën Time mbi Tokë. 

Pranojeni të Vërtetën e vendosur nga Kisha Ime në Tokë. Mos i pranoni ligjet e reja, që do të detyroheni t'i pranoni në Emrin Tim Të Shenjtë, gjë që do të çoj në sakrilegj. 

Jezusi juaj 

Kisha Ime e Vërtetë do të hidhet jashtë Romës dhe do t’i duhet të duroj një numër vitesh në dëshpërim

E Shtunë, 28 Shtator 2013, ora 15:23

Bija Ime fort e dashur, gjithmonë kujtoi ata që besojnë tek Unë, por që nuk e kanë idenë se Ardhja Ime e Dytë po afrohet, se ata gjithmonë duhet të jenë vigjëlentë ndaj shenjave që ishin profetizuar në Librin e Atit Tim, për periudhën që do të paraprij Ditën e Madhe.

Braktisja e madhe është shenja e parë. Kjo është kur besimi tek e Vërteta – Fjala e Hyjit – zhduket dhe kur mëkati është lavdëruar në çdo pjesë të botës. Shenja kur Ardhja Ime e Dytë të afrohet shumë, është kur përçarja e madhe e mbërthen Kishën Time në Tokë nga brënda. 

Kur të shikoni ata që thonë se janë zgjedhur nga Unë për të udhëhequr Kishën Time në Tokë të angazhohen me botën jobesimtare për të fituar favore, ju do ta dini se ndryshimet kanë filluar. Kur të shikoni Sakrificën e Madhe – Kryqëzimin Tim – të debatohet dhe kuptime të reja t’i bashkangjiten Eukaristisë Sime, ju do ta dini se Kisha Ime do të flaket në shkretëtirë. 

Me Kishën Time, Unë i referohem atyre që nuk devijojnë nga e Vërteta dhe që vazhdojnë, si më parë, të pranojnë Fjalën e Hyjit. Kisha Ime e Vërtetë do të hidhet jashtë Romës dhe do t’i duhet të duroj një numër vitesh në dëshpërim. Ajo do të shkelet nga paganët dhe do të vuaj, por prej Hirit Tim, ajo do të mbetet e pacënuar dhe ata shpirtra të guximshëm që do të refuzojnë të më braktisin Mua do t’ju jepen Dhurata të jashtëzakonshme nga Unë. Kur paturpësia, e ashtu quajtur ‘mrekulli’, shërime dhe gjeste të përulësisë së rreme dhe dashuria për njerëzimin të dëshmohen në bërthamën e Kishës Sime, ndërhyrjet e mrekullueshme të vërteta nga Unë do të shihen. 

Unë, përmes Grupeve të Mia t
ë Kryqëzatës së Lutjeve, do t'i bëj të ditur atyre që i tallin dhe i fyejnë ata, Praninë e Shpirtit të Shenjtë. Shumë mrekulli do të hidhen mbi Grupet e Lutjeve të Mia dhe mbi ata që i recitojnë Lutjet si një dhuratë për të ndihmuar dishepujt e Mi të dashur të përballojnë persekutimin fetar. 

Persekutimi për të cilin Unë flas është kryesisht një persekutim shpirtëror. Dishepujt e Mi të vërtetë, dhe Unë dua të them të gjithë t
ë Krishterët, të çdo emri, ngado, do të shikojnë me hidhërim të madh kur do t’ju duhet të dëshmojnë mashtrimin e madh, që do të bier mbi Kishën Katolike. Kisha Katolike do të përkrahi botën jobesimtare dhe do të deklaroj se mëkati mortor nuk do të ekzistoj më. Mëkati nuk do të njihet dhe me qëllim që të mashtrojnë të pafajshmit, atyre do t’ju thuhet se nuk është e vështirë të hyjnë në Mbretërinë Time. 

Rrëfimet do të ndalojnë në formatin e tanishëm. Njerëzve do t’ju thuhet të kërkojnë shpengim sipas mënyrës së tyre, dhe si të tillë, shumë as që nuk do ta marrin mundimin të kërkojnë Faljen Time. Ata nuk do ta bëjnë këtë, sepse nuk do ta pranojnë më që mëkati shkaktohet qëllimisht dhe, për këtë arsye, Hyji do t’i fali të gjithë. Ky është gabimi që ishte parathënë dhe që do të çoj miljona drejt zjarreve të Ferrit dhe ata do të çohen atje nga profeti i rremë dhe nga antikrishti. 

Së shpejti, të gjitha festat dhe festivalet pagane do të integrohen brënda Kishave Katolike ngado. Paganët dhe ata që e urrejnë Hyjin do të jen
ë të ftuar mbi altarët përpara tabernakullave. Kjo festë do të deklarohet të jetë forma e re e Bashkimit – të gjithë fëmijët e Hyjit të bashkuar së bashku për të respektuar besimet e njëri tjetrit dhe të drejtat e njeriut. Juve, ndjekësve të Mi, do t’ju kërkohet të tregoni respekt për ata që duan ta shkatërrojnë Praninë Time në Eukaristinë e Shenjtë. Ju do të akuzoheni se jeni i anti-Krishterë nëse nuk e përkrahni paganizmin. Kjo është se si ju të gjithë do të gënjeheni. Kjo është se si Unë, Jezu Krishti, do të poshtërohem. Ata do të bëjnë të njëjtën gjë nëpër shkolla, me qëllim që ta zhdukin Krishtërimin. Ata do të bëjnë të njëjtën gjë në qarqet politike, kur gjithçka që ka të bëj me Mua do të fshihet. Asnjë besim tjetër fetar nuk do të vihet në shënjestër me urrejtje të tillë. Krishtërimi, për arsyen se është e Vërteta, do të shkatërrohet. 

Çfarë ju nuk kuptoni është, se duke u bërë pjestarë të vullnetshëm në këtë shkatërrim djallëzor, shpirtrat tuaj do të errësohen dhe me kalimin e kohës ju do ta braktisni shpëtimin tuaj. 

Më tradhëtoni Mua dhe Unë do t’ju fal. Më mohoni Mua dhe Unë do t’ju fal. Por, kur ju më poshtëroni Mua dhe i premtoni besnikëri bishës, ju shk
ëputeni plotësisht nga Unë dhe do ta keni të pamundur të pranoni Mëshirën Time. 

Sunday 13 October 2013

Hyji Atë: Nëse Unë duhet të shkatërroj qytete për të ndaluar përhapjen e të ligut, atëherë Unë do ta bëj këtë

E Enjte, 26 Shtator 2013, ora 17:55

Bija Ime më e dashur, Dora Ime e Drejtësisë ka r
ënë  mbi botën dhe Unë do t'i ndëshkoj ata që lëndojnë fëmijët e Mi, në trup dhe në shpirt. Ju duhet t’i trëmbeni Zemërimit Tim si dhe ta pranoni Mëshirën Time.

Unë do të ndërhyj tek kombet tuaja për të ndaluar rritjen e shkall
ëzuar të luftrave dhe nëse Unë duhet të shkatërroj qytete për të ndaluar përhapjen e të ligut, atëherë Unë do ta bëj këtë. Ndërsa ligësia e njeriut përhapet si një virus, Unë do t’i copëtoj ata shpirtra në dysh dhe do t’i godas ata. Sa më shkaktojnë Mua neveri mëkatet e liga të abortit, luftës, vrasjes dhe mashtrimi i atyre që ndihmojnë në përhapjen e mëkatit. 

Ata do ta paguajnë çmimin për këtë tani.

Ata në pozitat politike, që kontrollojnë dh
ënien e mundësisë së abortit, do të jenë të parët të ndëshkohen. Prisni tani pasi ju do të shikoni se si ata do të vuajnë për barbarizmat që ata i lejojnë përpara Meje. Ato grupe, që komplomentojnë zhdukjen e popullsisë së botës përmes abortit, do të vdesin në agoni prej Dorës Sime. Drejtësia do të kryhet përfundimisht mbi ata, pasi Unë nuk do t’i lejoj më ata të shkaktojnë ligësi të tillë mbi fëmijët e Mi. Pohimet e tyre arrogante, se ata po veprojnë në interes të njerëzimit, do të heshten, sepse ata e kanë larguar veten e tyre nga Unë dhe tani ata do të kenë fare pak kohë për t'i shpenguar shpirtrat e tyre. 

Atyre që ju është dhënë përgjegjësia p
ër t’ju mësuar fëmijëve të Mi të Vërtetën e Ungjillit do t'ju duhet ta dëgjojnë këtë Premtim. Unë do t’ju lartësoj kur ju tregoni të Vërtetën, por Unë do t’ju hedh në humnerë, nëse apo kur ju nuk e respektoni Eukaristinë e Shenjtë. Dhe ndërsa gënjeshtarët do t’ju bindin mbi nevojën për të ndryshuar të Vërtetën dhe t’ju persekutojnë, kjo nuk do të jetë asnjë si errësira, që Unë do të hedh mbi mbarë Tokën. Më pas do të ketë vajtime dhe kërcitje dhëmbësh, por askush nuk do t’ju dëgjoj. Ju nuk do të shikoni më, as nuk do të dëgjoni asgjë, por ju do të ndjeni dhimbjen e atyre shpirtrave që ju i shkatërruat për shkak të braktisjes, për të cilën ju ndihmuat të ndizej deri kur ajo përfshiu shpirtrat e atyre shërbëtorëve të shenjtë që ju udhëzoni. 

Trëmbuni nga Zemërimi Im, sepse ai do të bier mbi ju papritur dhe atëherë do të jetë tepër vonë për ju. Ju kurrë nuk do ta shikoni Fytyrën Time. Unë po ju jap të gjithë atyre liderave që kontrollojnë Kishat e Mia në Tokë këtë paralajmërim final.

D
ështimi ndaj mbrojtjes së Fjalës së Hyjit apo ndaj ruajtjes së Eukaristisë së Shenjtë do të çoj në vdekje dhe dëshpërim. Unë nuk do t’ju lejoj juve kohën për të shkatërruar shpirtrat që janë vënë në shënjestër nga armiqtë e Mi.