Kerko Mesazhet ketu

Sunday 24 November 2013

Miliarda do të konvertohen dhe do ta njohin Hyjin, Hyjin e Trinisë, për herë të parë

E Shtunë, 16 Nëntor 2013, ora 22:17

Bija Ime fort e dashur, kur Unë të vij në botë me Mëshirën Time Hyjnore, njerëzve do t’ju jepet mundësia të kërkojnë Mëshirën Time, sepse ky do të jetë rrëfimi i parë i vërtetë n
ë të cilin shumë prej tyre do t’ju duhet të marrin pjesë.

Gjithkush, pavarësisht se kush janë, do ta përjetoj këtë shfaqjen Time të veçantë, e bekuar sipas Autoritetit të Atit Tim. Ndriçimi i Ndërgjegjes do të sjelli me vete shumë dhimbje, sepse dëshpërimi që shpirtrat e humbur do të përjetojnë do të jetë i tillë sa ata nuk do të jenë në gjëndje t’i bëjnë ballë tronditjes. Shumë prej tyre do t’ju bie të fikët dhe do të rrëzohen, të pushtuar nga hidhërimi. 

Por ata do ta kuptojnë se sa shumë duhet të pastrohen shpirtrat e tyre në fillim, para se të jenë gati të hyjnë në Parajsën Time të Përjetshme. Këta njerëz më pas do ta dinë se çfarë pritet prej tyre dhe ata do ta vuajnë pendesën për pak kohë, pas Ngjarjes së Madhe. Shumë njerëz do të mendojnë se janë duke ëndërruar. Disa do të mendojnë se është fundi i botës, por që nuk do të jetë. Megjithatë, do të jetë Paralajmërimi Përfundimtar, që do t’i jepet njerëzimit për t’i ndihmuar ata ta shpengojnë veten para Hyjit.

Miliarda do të konvertohen dhe do ta njohin Hyjin, Hyjin e Trinisë, për herë të parë dhe ata do të jenë mirënjohës për provën që do t’ju jepet për Ekzistencën e Krijuesit të tyre. Disa thjesht do të struken nga Drita Ime dhe kjo do t’ju sjelli atyre dhimbje të pabesueshme dhe ata do të fshihen dhe do ta kthejnë shpinin pa asnjë pikë pendese në shpirtrat e tyre. Ata do ta mohojnë Ndërhyrjen Time. 

Më pas pjesa tjetër do të gëzoj, kur ata të përjetojnë Rrezet e Mia të Mëshirës, sepse këta shpirtra do të jenë kaq mirënjohës të dëshmojnë Praninë Time sa ata do të tërhiqen drejt Dritës Sime me lehtësi dhe me një dëshirë për Praninë Time, e cila do të jetë përtej imagjinatës së tyre, pasi kjo nuk do të jetë koha për hapjen e Dyerve të Parajsës Sime të Re. Dhe prandaj, atëherë atyre do t’ju duhet të bëjnë pendesë si dishepujt e Mi, në emër të atyre shpirtrave që do ta refuzojnë Dorën Time të Mëshirës.

Pas Ndërhyrjes së Madhe të Hyjit, për t’i dhënë njerëzimit mundësinë të pregatitet për Ardhjen Time të Dytë, bota do t
ë bëj shumë pyetje. Disa do të jenë kaq të ndryshuar brënda shpirtrave të tyre sa do të përkushtojnë shumë kohë në ndihmë të konvertimit të atyre që ata kërkojnë të ndihmojnë për t’u shpëtuar nga mashtrimi. Të tjerët do të jenë të penduar dhe do t’ju duhet pak kohë ta kuptojnë plotësisht rëndësinë e prezantimit të tyre para Meje dhe ata do të përqëndrohen shumë ndaj pajtimit të tyre me Mua. 

Pastaj armiqtë e Hyjit do të mohojnë që Paralajmërimi ndodhi ndonjëherë dhe ata do të gënjejnë miliona duke i bërë të besojnë se ajo ishte një ngjarje kozmike, kur drita e djellit e pushtoi gjithë planetin në një ngjarje të pazakontë, e shkaktuar nga lëvizja e Tokës në boshtet e vet. Asgjë nuk mund të jetë kaq larg nga e Vërteta. Dhe ndërsa ata i paraqesin të gjitha këto shkaqe, ata do të mohojnë që Hyji Ekziston dhe do të largojnë shumë prej Meje. Për fat të keq, shumë nuk do të kthehen tek Unë dhe vetëm me Ndërhyrjet e Hyjit, kur Ai do të detyrohet t’i ndëshkoj armiqtë e Tij, me qëllim që t’i kthej ata të besojnë, shpirtrat mund të pastrohen.

Të jeni mirënjohës për këtë Mëshirë, sepse pa këtë Dhuratë nga Hyji shumë pak njerëz do të jenë në gjëndje të hyjnë në Portat e Parajsës.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/16/billions-will-convert-and-recognise-god-the-triune-god-for-the-first-time/