Kerko Mesazhet ketu

Thursday 7 November 2013

Hyji Atë: Kjo është një Thirrje për shpëtimin e atyre prej jush që nuk do t’i vënë në pyetje herezitë që janë gati për t’u deklaruar

E Enjte, 24 Tetor 2013, ora 19:45

Bija Ime m
ë e dashur, Unë vij për t’i treguar botës se armiqtë që vërtiten nëpër Tokë, të maskuar si ata që thonë se sjellin Fjalën e Birit Tim tek shumica e njerëzve, tani janë bashkuar në një të vetëm. Si një trup i vetëm, ata i bashkojnë gjithë fuqitë e tyre dhe do ta dëmtojnë Tokën me mashtrimin e tyre të shëmtuar.

Unë Jam gati. Duke pritur. Menjëherë sa ata të fusin ligjet e tyre djallëzore, Unë do të godas dhe bota do t’i dëshmoj ndëshkimet e Mia. Paralajmërimet e Mia kanë rënë në vesh të shurdhët dhe tek ata që janë tepër krenar për ta pranuar Dorën e Mëshirës, e dhën
ë ty përmes Mesazheve të Mia. Liderat e atyre që do t’ju persekutojnë, në emër të të drejtave të njeriut, do të vuajnë prej Dorës Sime. Ata besojnë se fuqia e tyre është e gjithpushtetshme dhe se ata janë të padukshëm, por ata do ta dinë së shpejti se janë asgjë pa Fuqinë e Krijuesit të tyre.

Unë Jam Autori I Jetës, dhe nëse ata që vendosin të përdorin fuqinë e tyre për të marrë jetën e fëmijve të Mi, si në trup dhe në shpirt, ata do të humbasin gjithçka. Kur ju i luftoni fëmijët e Mi dhe e tradhëtoni Birin Tim, Jezu Krishtin, ka fare pak shpresë për ju. Unë nuk e hedh Mëshirën Time mbi ju 
lehtë, sepse ju më shkaktoni Mua Zemërim të madh. Prapë Unë e dëshiroj besnikërinë tuaj por ju paralajmëroj për rreziqet po të merreni me të ligun. Unë do t’ju jap juve çdo mundësi, për t'u shkëputur nga prangat, që ju lidhin me trininë mëkatare. Ju duhet ta largoni veten nga zinxhirët e Satanit. Koha juaj është e shkurtër.

Unë ju kërkoj të shikoni në Biblën Time Më të Shenjtë, Ungjillin, dhe të kërkoni shenjat që ishin dhënë për braktisjen e madhe të parath
ënë, sepse ajo e ka mbërthyer botën dhe po përhapet si një virus vdekjeprurës në çdo pjesë të mundur të shoqërisë suaj. Ju jeni infektuar dhe tani Unë Vij, Ati Juaj, për t’ju pastruar nga kjo e keqe e tmerrshme. Ju duhet të më lypni Mua ndihmë, para se të jetë tepër vonë për ju.

Tani ju duhet të recitoni këtë Kryqëzat
ë Lutje. Më kërkoni Mua ndihmë.

Lutja e Kryqëzatës (124) Dëgjoje thirrjen time për liri

O Hyj, Ati im i Mëshirshëm, Krijuesi i gjithçka që është, dëgjoje thirrjen time për liri. Më çliro nga zinxhirët e skllavërisë dhe më mbro nga persekutimi i lig. Më ndihmo ta dalloj të Vërtetën dhe eja të më ndihmosh, edhe nëse jam i paqartë dhe mund ta dyshoj Fjalën Tënde. Më fal nëse të fyej Ty dhe më merr në Strehën e Parajsës Tënde të Re në Tokë. Amen. 

Koha Ime, për të deklaruar Ardhjen e Dytë të Birit Tim është afër. Koha do të eci shpejt dhe sundimi i armiqve të Mi, edhe pse do të jetë jetë-shkurtër, do të duket si një përjetësi, për shkak të mizorisë që ata do të tregojnë ndaj fëmijve të Mi. Ata nuk do të tregojnë aspak besnikëri, sidoqoftë, ndaj atyre njerëzve mëndjelehtë, që do t’i betohen bishës. Ashtu si i ligu më urren Mua, po ashtu ai urren edhe fëmijët e Mi, si të mirët dhe të këqinjtë. 

Kjo është një Thirrje për shpëtimin e atyre prej jush që nuk do t’i vënë në pyetje herezitë që janë gati për t’u deklaruar. Ju duhet t’i vini dhe t’i vini në pyetje çdo dyshim, që e pushton shpirtin tuaj, kur ju jeni të pakënaqur me ndonjë formë të re doktrine, që nuk ndjehet e drejtë në zemrën tuaj.

Unë nuk e kam dhënë autoritetin për ndonjë ligj apo sakrament të ri, të futet në Emrin Tim Më Të Shenjtë.

Ati juaj i dashur
Hyji Më I Larti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/10/24/god-the-father-this-is-a-call-for-the-salvation-of-those-of-you-who-will-not-question-the-heresies-about-to-be-declared/