Kerko Mesazhet ketu

Tuesday 19 November 2013

Nëna e Shpëtimit: Shpëtimi është i juaji vetëm nëpërmjet pajtimit me Hyjin

E Dielë, 10 Nëntor 2013, ora 15:20

Bija ime e dashur, roli im si Nëna e Shpëtimit është për t’ju kujtuar ju për gjithçka që unë ju kam thënë nëpër shekuj. Ta doni njëri tjetrin ashtu si 
Biri im ju do. Tregoni dhembshuri për këdo dhe në veçanti për ata që ju persekutojnë. Dëgjojini ato që Unë i zbulova vizionareve në La Salettë dhe Fatima dhe studjojini ato deri në detaje të hollësishme. Fare pak nga ato që unë udhëzova u kryhen nga ju. Paralajmërimeve të mia nuk ju dha rëndësi dhe pasojat e shpërfilljes të asaj që ju ishte dhënë juve do të bëhen tani një realitet.

Kur Qielli i zbulon mesazhet tek njerëzimi, është njësoj sikur të komunikohet me një kala të madhe prej guri. Disa nga zbulimet e mia depërtuan dhe u zbatuan. Shumë prej tyre thjesht u shpërfillën prej atyre me besim të pakët, dhe kalaja u bë e padepërtueshme kundrejt ndërhyrjes nga Qielli, të dhëna juve për ta shtuar besimin tuaj dhe për t’ju mbajtur të sigurtë në Krahët e Hyjit.

Roli im si Bashkë-Ndërmjetëse do të thotë se fuqia ime kundër djallit është forcuar, në një mënyrë që nuk më është dhuruar mua nga Hyji më parë. Prandaj tani është koha kur i gjithë përkushtimi ndaj meje do të shpërfillet me kujdes, nga armiqtë e Birit tim. Kur adhurimi ndaj meje të nxitohet dhe kur kërkesa për të ruajtur vëndet tuaja kundër Komunizmit të shtrëmbërohet, atëherë dëshirat e mia nuk do të jenë zbatuar. Unë, tani e tutje, do të jem një gjë e rrallë në patronazhin zyrtar që normalisht më është ofruar mua, Nënës së Hyjit, në Kishat e Birit tim në Tokë. 

Fuqia ime kundër bishës do të shmanget duke e hequr imazhin tim, Rruzaren time të Shenjtë dhe përkushtime të tjera ndaj meje nga shumë Kisha Katolike.

Pastaj, tempujt e Hyjit do të heqin të gjitha gjurmët e Birit tim, Jezu Krishtit, në pregatitje për bishën, e cila do të vij dhe të ulet mbi fronin në tempullin më të lartë të Hyjit. Pastaj kuptimi i vërtetë i pajtimit me Jezu Krishtin do të modifikohet, kur ata do të thonë se nuk është më e nevojshme t’i kërkosh Zotit të fali për mëkatet e tua, nëse bën një jetë të mirë. Njerëzit do të fillojnë të besojnë në pikpamjet e tyre se çfarë i bën ata të mirë në Sytë e Zotit. Por ju kurrë ndonjëherë nuk duhet të harroni se shpëtimi, një Dhuratë për çdo mëkatar të vetëm në botë, kurrë nuk mund të bëhet i tyre, nëse nuk i kërkojnë Hyjit në fillim t’i fali ata. Ky është thelbi i Besëlidhjes, e cila u fitua për racën njerëzore prej vdekjes së Birit tim në Kryq. Jezu Krishti fitoi, për botën, shpëtimin nga mëkati dhe Dhuratën e Jetës së Përjetshme. Me qëllim që ta merrni këtë Dhuratë ju duhet t’i kërkoni Hyjit t’ju fali për mëkatet tuaja.

Shpëtimi është i juaji, vetëm nëpërmjet pajtimit me Hyjin.

Nëna juaj e Dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2013/11/10/mother-of-salvation-salvation-is-yours-only-through-reconciliation-with-god/