Kerko Mesazhet ketu

Sunday 17 November 2013

Zemërimi i Atit Tim do të shtohet kur më shumë nga fëmijët e Tij mosmirnjohës ngrihen në kundërshtim të hapur me Besëlidhjen e Tij të Plotfuqishme

E Hënë, 4 Nëntor 2013, ora 16:00

Bija Ime fort e dashur, fëmijët e Hyjit duhet ta kuptojnë seriozitetin e betejës së madhe, që po zhvillohet mes Atit Tim të dashur dhe të ligut. Sa pak prej jush mund ta kuptojnë ndonjëherë intensitetin e kësaj beteje të madhe, që tashmë ka filluar.

Engjëjt në Qiell kanë filluar betejën përfundimtare për të shkatërruar armiqtë e Atit Tim në Tokë. Ndërsa beteja egërsohet, ajo do të përfshij shpirtrat, ngado. Në veçanti, ajo do të shtyj shpirtrat e atyre që janë në errësirë dhe që në të vërtetë nuk më njohin Mua, të luftojn
ë kundër atyre emrat e të cilëve janë në Librin e të Gjallëve. 

Ata që nuk më njohin Mua, që nuk besojnë tek Unë, që nuk besojnë tek Ati Im dhe që nuk besojnë se Satani ekziston, do të vështrojnë si spektatorë se si dy ushtri të Krishtere do të ndeshen në Tokë. Të dy krahët do të jenë të përfshirë brënda Kishave të Krishtere. Të Krishterët nga të dyja palët do të pësojnë persekutimin më të madh dhe ata do të tërhiqen nga çdo drejtim për t’i inkurajuar të më braktisin Mua. 

Shpirtrat e pafajshëm do të lëndohen prej urrejtjes e treguar ndaj tyre nga armiqtë e Hyjit dhe Satani do t’i përdori të dy krahët si peng në një plan të mbushur me urrejtje, gjë që do të çoj në një shkretim të tmerrshëm mbi Tokë. Shkretimi do të shkaktohet prej mëkateve t
ë njeriut dhe tradhëtisë së tyre ndaj Meje. Refuzimi i tyre ndaj Hyjit, Atit Tim, do të bëhet i qartë kur ata të vendosin të ndryshojnë Ligjet e vendosura sipas Urdhërit të Tij, me qëllim që t’i bëjnë ato të pranueshme në jetët e tyre mëkatare. Dijeni se kjo do të çoj në një ndëshkim të tmerrshëm. 

Zemërimi i Atit Tim do të shtohet kur më shumë nga fëmijët e Tij mosmirnjohës ngrihen në kundërshtim të hapur me Besëlidhjen e Tij të Plotfuqishme. Ata që pregatiten për Ardhjen Time të Dytë do të zihen në një lloj burgu, kur të detyrohen të gëlltisin gënjeshtra. Nëse ata refuzojnë të pranojnë herezitë, të cilat do t’ju imponohen t’i përtypin, ata do të përjashtohen nga kishat e tyre. Fjala Ime shpejt do të harrohet. Gjithçka, për të cilat Unë ju paralajmërova, do të ndodhi pikërisht ashtu si Unë ju kam treguar. Ata që janë të verbër ndaj të Vërtetës, preferojn
ë më mirë të jetojnë një gënjeshtër, sepse do të jetë më e lehtë të pranojnë gënjeshtrat, pasi ato do të jenë tepër joshëse në mënyrën me të cilën do t’ju paraqiten atyre. 

Herezia do t’ju paraqitet masave si pjesë e një dekreti të ri në Kishën Time, e cila nuk ka të bëj aspak me Mua. Të gjithë do të çirren ta pranojnë këtë, sepse ata nuk qëndruan vigjëlent ndaj kohëve, për të cilat u paralajmëruan, në lidhje me udhën që çon drejt Ditës së Madhe. Tani ju duhet të pregatiteni për këtë Ditë. Ju duhet të largoheni kur Hyjnia Ime të sfidohet, pasi ajo do të jetë në shumë mënyra, brënda Kishës Sime në Tokë. Bashkohuni me armiqtë e Mi dhe ju nuk do të fitoni. Shp
ërfillini ata. Lutuni për shpirtrat e tyre dhe pregatituni për tuajin, sepse shpejt gjithçka do të marri fund.