Kerko Mesazhet ketu

Monday 30 December 2013

Ju nuk mund ta ndani Kishën Time nga Fjala – Trupi – sepse atëherë Ajo nuk mund të Ekzistoj

E Shtunë, 21 Dhjetor 2013, ora 20:13

Bija Ime fort e dashur, ata që të akuzojnë ty, përmes Fjalës Sime të Shenjtë, se po ngrihesh kundër Autoritetit të Kishës Sime, duhet ta dëgjojnë Thirrjen Time.

Kisha, e krijuar nga Unë, Jezu Krishti, u ndërtua mbi një Shkëmb të fortë dhe pavarësisht se sa shumë Kisha Ime – Trupi Im- 
sulmohet, portat e Ferrit kurrë nuk do ta shkatërrojnë Atë. Satani dhe ëngjëjt e tij do të sulmojnë vetëm atë që është e vërtetë, çfarë është e Vërtetë dhe çfarë është prej Meje. Aty do të përqëndrohet e gjithë energjia e tij – tek Kisha Ime. Unë Jam i Pranishëm në Kishën Time, përmes Trupit Tim, Eukaristisë Më Të Shenjtë. 

Armiqtë e Mi gjithmonë do të vënë në shënjestër Eukaristinë Më Të Shenjtë, pasi Ajo nuk është thjeshtë një simbol i Dashurisë Sime, Premtimit Tim për të shpenguar botën – Ajo është Trupi Im. Ajo jeton dhe merr frymë, sepse Ai Jam Unë, Jezu Krishti, i Cili banoj në Të. Unë do të mbetem i Pranishëm brënda Eukaristisë së Shenjtë deri afër fundit, por Kisha Ime kurrë nuk do të vdesi.

Fjala Ime u bë Njeri dhe përmes Trupit Tim, ju, fëmijët e Hyjit, do të qëndroni pranë Meje. Kur armiqtë e Mi e sulmonin Kishën Time në të kaluarën, Kisha Ime bashkohej dhe luftonte kundër kundërshtarëve të Saj. Por kur Kisha Ime sulmohet, prej shpirtit djallëzor nga 
brënda, Ajo do të hasi fare pak pengesa nga një botë jobesimtare. 

Satani nuk e sulmon vetë pun
ën e tij. Si Biri i njeriut, Unë kurrë nuk do ta braktis Kishën Time, sepse Ajo është e padepërtueshme kundrejt djallit. Ndjekësit e Mi do të qëndrojnë besnikë ndaj Kishës Sime deri në ditën e fundit. Megjithatë, numri i njerëzve që nuk do t’i kuptojnë sulmet, nëpër të cilat Kisha Ime do t'i kaloj, nga brënda, do të jetë i lartë. Ata, në pjesën më të madhe, do të jenë të kënaqur me shumë adoptime të futura në Sakramentet e Shenjta dhe Ligjet e Hyjit. Ata do ta përtypin gënjeshtrën që jeta moderne bën thirrje për një kishë moderne; që njerëzit sot të kenë mundësinë për të zgjedhur, duke u bazuar në vullnetin e tyre të lirë – pavarësisht nëse ata e fyejnë Hyjin apo jo. 

Pastaj kur ata e fyejnë Hyjin dhe kryejnë blasfemi, kur ata e shkatërrojnë Eukaristinë e Shenjtë, ata nuk do të jenë më pjesë e Kishës Sime. Kisha ime do të qëndroj e paprekur. Kisha Ime do të qëndroj në këmbë, për arsye të atyre që do të mbeten besnikë ndaj Fjalës së Hyjit – Fjala, që u bë Njeri. Sepse ju nuk mund ta ndani Kishën Time nga Fjala – Trupi – sepse atëherë Ajo nuk mund të Ekzistoj. 

Unë premtova se Unë do ta mbroja Kishën Time kundër portave të Ferrit dhe Unë e bëj këtë tani duke i pregatitur shërbëtorët e Mi të shenjtë besnikë të qëndrojnë krah Meje dhe të mbeten besnikë dhe të palëkundur deri n
ë Ditën e Madhe. 

Unë kurrë nuk e thyej Premtimin Tim.

Jezusi juaj