Kerko Mesazhet ketu

Sunday 29 December 2013

Në Ditën e Gjykimit, ju do ta kuptoni më në fund Fuqinë e Hyjit

E Premte, 20 Dhjetor 2013, ora 23:16

Bija Ime fort e dashur, është sipas Urdhërit Tim që Satani dhe të gjithë djajtë e tij do të dorëzohen. Për gjithë fuqinë e tyre, ata janë asgjë para Meje, Birit të njeriut, Jezu Krishtit. Për gjithë Përulësinë Time, Sakrificat e Mia, Thirrjet e Mia ndaj racës njerëzore, për ta lejuar Dashurinë Time t’i tërheqi ata drejt Meje, Hyjnia Ime kurrë nuk duhet nënvlerësuar. 

Fuqia Ime kurrë nuk duhet keqkuptuar, sepse Unë Jam I gjithë-Pushtetshëm dhe Mbretëria Ime do të mbretëroj përherë, me ose pa njerëzit që e kanë vullnetin e lirë dhe prapë e kanë zgjedhjen të më ndjekin Mua apo jo.

Ndërsa dobësia e njeriut, e shkaktuar prej mëkatit, e bën çdo njeri të pambrojtur ndaj tundimit të Satanit, ju kurrë nuk duhet të besoni se ai e mban gjithë pushtetin, sepse ai nuk e ka. Çdo djall, përfshi dhe kryetarin e tyre, bishën, do të bier tek Këmbët e Mia, sipas Urdh
ërit Tim. A nuk e dini këtë? Sepse ka vetëm Një I Cili e ka Hyjninë t’i vendosi të gjithë poshtë Këmbëve të Tij dhe se ai jam Unë, Jezu Krishti. 

Për të fituar favorin e Hyjit, secili prej jush duhet të vij tek Unë. Unë ju dua. Unë ju sjell drejt Meje. Unë ju bëj thirrje. Unë e përul Veten Time para jush. Unë e lejova Veten të tërhiqem përtokë, nëpër baltë, për ju, para se të vdisja. Së shpejti ju do të dilni ballë për ballë me Mua. 

Në Ditën e Gjykimit ju më në fund do ta kuptoni Fuqinë e Hyjit dhe pastaj ju do ta dini se si është të vish ballë për ballë me Dritën Time Hyjnore. Kaq e fuqishme është Drita Ime sa vetëm të pastërit dhe të përulurit do t’i bëjnë ballë asaj. Ajo do të shtyj shumë prej jush në tokë, kur ju do ta fshihni fytyrën nga Unë. Fare pak nga ju janë të denjë të qëndrojnë para Meje, dhe prapë Unë do t’ju tërheq drej Meje, deri sa ju të qëndroni sikur ashtu do të qëndronit të dorëzuar dhe në bindje të plotë ndaj Meje. 

Në atë ditë vullneti juaj i lirë do të marri fund.

Jezusi juaj