Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 4 December 2013

Qielli së shpejti do të deklaroj pjesën përfundimtare të Planit të Madh të Hyjit për të shpëtuar njerëzimin

E Martë, 26 Nëntor 2013, ora 12:53

Bija Ime fort e dashur, për të gjithë ata që janë persekutuar në Emrin Tim, Unë dua që ta kuptojnë përse ndodh kjo. Kujtojeni se vdekja Ime në Kryq dhe vuajtjet që Unë durova ishin me qëllim që Un
ë ta çliroja njerëzimin nga skllavëria e bishës. Dijeni se Kryqi Im, kur ta gjeni veten se do t’ju duhet ta mbani, është një barrë shumë e vështirë. Ju do të urreheni, jo vetëm nga të liqtë, por edhe gjithashtu nga njerëzit e shenjtë, të cilët me të vërtetë më duan Mua, por që ju mungon dija, kur ju të merrni Kryqin Tim.

Kur ju merrni Kryqin Tim dhe të zbatoni Mësimet e Mia ju do të përçmoheni. Kur ju merrni Kryqin Tim, duke shpallur të Vërtetën, e cila është e përmbajtur brënda këtyre Mesazheve, ju do të përgojoheni dhe urreheni më tepër se ndonjë dishepull tjetër i Imi që erdhi para jush. Asnjë mision tjetër, që nga vdekja Ime në Kryq, nuk do të krahasohet me këtë, të fundit, të miratuar nga Ati Im në Qiell. 

Nëse nuk do të ishte i tillë, ai do të harrohej. Përkundrazi, Fjala Ime do të dëgjohet në çdo skaj të Tokës dhe sipas Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë do të dëgjohet nga të gjithë, përfshi edhe armiqtë e Mi. Askush nuk do ta shpërfilli Fjalën Time, sepse kjo nuk është e mundur. Sepse kur Fjala e Hyjit dëgjohet, asnjë njeri, pavarësisht nga gjëndja e shpirtit të tij, nuk do të dështoj të reagoj ndaj Saj në një farë mënyre. Ata që më lejojnë Mua të arrij në zemrat e tyre do të pushtohen nga dashuria për Mua, por ata gjithashtu do të jenë të tronditur, sepse vetëm Zëri i Hyjit është në gjëndje të krijoj një reagim të tillë.

Ata prej jush që më dëgjojnë Mua tani duhet të dëgjojnë me vëmëndje. Ju lutem ta pranoni peshën e Kryqit Tim, pavarësisht se sa e rëndë është barra juaj, si rezultat i saj. Ky Kryq do t’ju mundoj, por do të japi frytet e faljes për armiqtë e Mi, shpirtrat e të cilëve Unë dëshiroj të shpëtoj. Persekutimi juaj mund të jetë i madh, ai mund t’ju shkaktoj hidhërim dhe trishtim, por dijeni se ajo është shkaktuar prej faktit se është Puna Ime. Puna Ime, kur është e panjollosur, shkakton vuajtje të tmerrshme mes atyre që më përgjigjen Mua. Megjithatë, dijeni se vuajtja do të jetë jetë-shkurtër dhe shpejt do të harrohet, kur Qielli shpejt do të deklaroj pjesën përfundimtare të Planit të Madh të Hyjit për të shpëtuar njerëzimin. Pastaj bota do të rip
ërtërihet dhe Dashuria e Hyjit do të përhapet deri kur të kryhet Vullneti i Hyjit.