Kerko Mesazhet ketu

Monday 16 December 2013

Unë Jam duke e pregatitur botën për Ardhjen Time të Dytë dhe shumë do të më urrejnë Mua për këtë

E Hënë, 9 Dhjetor 2013, ora 16:15

Bija Ime fort e dashur, nuk ka asgjë që më fyen Mua m
ë shumë se sa ata që i njohin Mësimet e Mia, të dhëna botës përmes Librit të Atit Tim, por që e interpretojnë Fjalën e Hyjit për t’ju përshatur dëshirave të tyre personale. 

Ata që përpiqen të ngacmojnë të tjerët dhe që i mundojnë ata, duke përdorur Fjalën Time të Shenjtë, kryejnë një gabim të rëndë. Ata nuk përdorin Dhuratën e dashurisë për të dhënë të Vërtetën. Përkundrazi, urrejtja, që shkaktohet prej mëkatit të krenarisë, rrjedh nëpër venat e tyre. 

A nuk e dini se Fjala Ime është e përjetshme? Ajo është e thjeshtë që të gjithë njerëzit, përfshi ata të lindur me pak intelekt, si dhe ata që nuk kanë aspak njohuri për Mua, të mund të kuptojnë çfarë Unë ju them atyre. Përse Unë do t’i jepja njërit një kuptim të Fjalës Sime dhe pastaj një tjetër kuptim dikujt tjetër? 

Sipas Urdhërit të Atit tim, Unë Jam duke e pregatitur botën për Ardhjen Time të Dytë dhe shumë do të më urrejnë Mua për këtë. Ata prej jush që e konsiderojnë veten të jenë elitë, të zgjedhurit e paktë dhe të vetë-shpallurit profetë, nuk janë të denjë të fshijnë Këmbët e Mia, kaq të mbushur me urrejtje jeni ju. Të nxitur nga shpirti djall
ëzor dhe kaq krenar, ju jeni të verbër ndaj Zërit të Vërtetë të Shpirtit të Shenjtë. Shpirti i Shenjtë kurrë nuk mund të bier mbi shpirtrat tuaj të ngurtë dhe të mbushur me urrejte, sepse ju nuk më përfaqësoni Mua. 

Për ju që e kuptoni të Vërtetën e përmbajtur në Librin Më Të Shenjtë, Biblën, dijeni se ju nuk duhet ta abuzoni këtë Dhuratë të Madhe të dijes. Ju kurrë nuk duhet të hiqni prej saj apo të shtoni në të. As edhe nuk duhet të përpiqeni të krijoni ndonjë interpretim apo kuptim të ri prej saj.

Unë Jam duke ju pregatitur të gjithëve ju, sepse përndryshe shumica prej jush nuk do ta pranonte Mëshirën Time Hyjnore. Nëse Unë nuk do t’ju pregatisja si duhej, atëherë ju nuk do të ishit gati. Dhe prapë, edhe pse Unë ju flas tani, shumë prej jush më fyejnë Mua. Kur ju bëni ligësi ndaj të tjerëve, ju do të vuani rëndë. Ata prej jush që kryejnë ligësi mbi të tjerët dhe pastaj thonë se e bëjnë këtë në Emrin Tim, dijeni se ju kurrë nuk do të bashkoheni me Mua në Parajsë. Kur ju e refuzoni Fjalën e Hyjit ju kurrë nuk do ta pranoni të Vërtetën. Kaq kokfortë jeni ju, kaq të mbushur me egoizëm dhe vetë-kenaqësi, sa ju nuk mund ta ndjeni Dashurinë e Vërtetë e cila mund të vij vetëm nga Unë, Jezu Krishti. Largohuni prej Meje, Unë nuk ju njoh. Ju nuk jeni të Mitë.

Shpirti djall
ëzor do të bindi shumë se Drejtësia Ime do të jetë kaq e mëshirshme sa të gjithë do të pranohen në Parajsën Time të Re. Së shpejti, çdo e Vërtetë e dokumentuar në Ungjill do të rishikohet dhe pastaj do të interpretohet në një kuptim të ndryshëm. Shumë do të mashtrohen dhe shumë nuk do të bëhem merak për të pregatitur shpirtrat e tyre, përfshi ata që besojnë në Ardhjen Time të Dytë. Kjo ndjenjë e sigurisë së rreme do të jetë mashtrimi më i madh, e sajuar për t’i mohuar njeriut të drejtën e tij të natyrshme ndaj Mbretërisë së Hyjit. Atje ku nuk ka pendesë e kërkuar nga njeriu për faljen e mëkateve të tyre, nuk do të ketë as falje në Sytë e Mi. 

Dora Ime e Drejtësisë do të bier mbi racën njerëzore. Unë do t’i veçoj shpirtrat mosmirnjohës – ata që zgjedhin të adhurojnë zotat e tyre të rremë prej ari dhe argjëndi si dhe liderat materialistë dhe krenar – nga të butët dhe të përulurit. Unë do të tregoj Mëshirë tek të gjithë ata që më lypin Mua t’i strehoj, por ata profetë të zhurmshëm, të pangopur dhe të vetë-shpallur, që m’i kanë mohuar Mua shpirtrat, kurrë nuk do ta kërkojnë Mëshirën Time, sepse krenaria e tyre do të shërbej vetëm për t’i ndarë ata nga Unë përjetësisht.

Jezusi juaj