E Enjte, 16 Janar 2014, ora 19:41
Bija Ime e dashur, e Vërteta përçan. Ajo gjithmonë
e ka bërë këtë. Kur një njeri thotë se ai e di të vërtetën, një tjetër do ta
mohoj atë. Por kur e Vërteta del prej Fjalës së Zotit, ajo do të shkaktoj përçarjen
më të madhe. Shumë trëmben nga e Vërteta, sepse ajo nuk është gjithmonë e këndshme,
dhe prapë pa të Vërtetën, ju do të jetonit në mohim të plotë. Kur ju jetoni në
mohimin e Fjalës së Zotit, ju kurrë nuk do të gjeni paqen e vërtetë në zemrat
tuaja.
Kur ju e
dini të Vërtetën, që përmbahet në Librin e Atit Tim, atëherë ju e dini Udhën e
Zotit dhe ju duhet ta ndiqni këtë udhë, deri në frymën tuaj të fundit. Mos
devijoni nga kjo. Por nëse Fjala Ime ndryshon, ri-shkruhet dhe shkatërrohet, ju sigurisht
kurrë nuk do ta pranonit këtë. Kjo është mirë. Por nëse doktrinat e reja, që
ndryshojnë nga Fjala Ime e Shenjtë, ju tregohen nga brënda çative të kishave të
Mia, çfarë do të bëni ju atëherë?
A do të pranoni një gënjeshtër, në vënd të së Vërtetës?
A do të pranoni një doktrinë, që do të jetë mëkatare në Sytë e Mi?
Përgjigja duhet të jetë jo. Ju kurrë nuk duhet ta
mohoni Fjalën Time – për askënd. Për asnjërin, madje edhe nëse ata janë të
veshur me rrobën e elitës brënda hierarkisë së Kishës Sime, një të varfëri, një
mbreti apo një princi – kushdo që ju kërkon të pranoni një doktrinë të re në
lidhje me Fjalën Time nuk vjen nga Unë.
Kisha Ime po shkatërrohet pa u vënë re nga
brënda dhe çdo pjesë po i zbërthehet. Ndërsa radhët po zvogëlohen dhe shërbëtorët
e Mi besnikë po hiqen – dhe më pas konsiderohen të mos jenë më të vlefshëm –
udha do të pastrohet për futjen e doktrinave të reja nga Ferri.
Mjerë priftërinjtë, peshkopët dhe kardinalët, që
guxojnë të mbrojnë Fjalën e Zotit, sepse ata do të vuajnë më shumë. Ndërsa disa
do të përjashtohen dhe do të akuzohen për herezi – edhe pse ata vetëm do të
flasin për Fjalën e Vërtetë të Zotit – të tjerët do të jenë tepër të dobët. Shumë shërbëtorë të shkretë do të dorëzohen
ndaj presionit për të dënuar Ligjet e Zotit. Nëse ata nuk pranojnë të mbështesin
doktinën e gënjeshtrave, ata do t’ju hidhen ujqërve. Ata, besimi i të cilëve
tashmë është dobësuar dhe që duan gjërat materiale dhe që kanë një ambicje të
egër në shpirtrat e tyre, do të jenë të parën në radhë për t’u betuar për
besnikëri ndaj ‘premtimit’ të ri.
Kjo
hierarki e re dhe e krijuar me shpejtësi do të marri në kontroll Kishën Time.
Ata do të deklarojnë fallcitete në Emrin e Zotit dhe do të marrin me vete shumë
shpirtra të pafajshëm të besimtarëve. Kongregatave pa e kuptuar do t’ju ofrohet një kupë
helmi e mbushur me asgjë – vetëm me bukë. Eukaristia e Shenjtë nuk do t’i
mbushi më shpirtrat e tyre. Atyre do t’ju ushqehen predikime, që do ta vënë në
lojë Fjalën e Zotit kur ata do t’i deklarojnë të drejtat e njeriut të jenë
doktrina më e rëndësishme. Dhe pastaj ata do të deklarojnë herezinë më të
madhe, se njeriut do t’i jepet Jeta e Përjetshme, nëse pendohet apo jo për mëkatet
e tij. Kështu do t’i shkatërrojnë ata shpirtrat e miljonave.
Ndësa ata vazhdojnë ta copëtojnë Kishën
Time nga brënda, priftërinjtë e Mi besnikë dhe ndjekësit e vërtetë do ta rindërtojnë
Kishën Time, gur për gur. Ju do ta shikoni, Kisha Ime kurrë nuk mund të vdesi
sepse Unë nuk do ta lejoja këtë.
Të gjithë priftërinjtë, të gjithë peshkopët dhe të
gjithë kardinalët që do të hiqen nga froni dhe që do të qëndrojnë besnikë ndaj
Meje, kurrë nuk do t’i braktisin të drejtët apo ata ndjekësit e Mi që janë të
bekuar me Dhuratën e Mënçurisë. Pastaj, ndërsa njohuria e rreme do ta mbushi
zemrën e shërbëtorëve të dobët në Kishën Time, Dhurata e Shpirtit të Shenjtë jo
vetëm që do të Ndriçoj shpirtrat e Kishës Sime të Mbetur, por edhe do të japi
Dritë, për të gjithë ata emrat e të cilëve janë në Librin e të Gjallëve, drejt
derës Sime.
Kurrë më parë dishepujt e Mi nuk do të testoheshin në mënyrën me të cilën
do të testohen në të ardhmen. Atyre do t’ju jepet Ndihmë Hyjnore për t’i
bërë të aftë ta mbajnë të ndriçuar Dritën e Zotit në një botë, që do të zhytet,
me ngadalë dhe me dhimbje, në errësirën e shkaktuar nga ardhja e armikut,
antikrishtit.
Jezusi juaj
Mesazhi origjinal në anglisht: