Kerko Mesazhet ketu

Thursday 9 January 2014

Tre ndër katër do të më mohojnë Mua

E Enjte, 2 Janar 2014, ora 20:40

Bija ime, koha kur e gjithë njohuria publike se Kush Jam Unë, të bëhet veçse një shkëndijë e zbehtë në fitilin e një qiriri, që është djegur deri në fund, është pothuajse afër.

Ata që thonë se janë nga Unë do të flasin pak për Mua. Ata që janë besnikë ndaj Meje do të tronditen kur të shikojnë se sa shumë do të më mohojnë Mua. Koha kur besimtarët do të veçohen nga ata që do të çohen në udhë të gabuar është pothuajse afër. Në ato ditë që do të vijnë, të verbërit, të shurdhët dhe ata që nuk kanë arritur të qëndrojnë në gadishmëri ndaj Fjalës së Vërtetë të Hyjit, do të mblidhen me miliarda dhe do të pranojnë një doktrinë të rreme – jo nga Unë.

Kur të dëgjoni të flitet për ripërtëritjen e betimit fetar, e cila do të jetë një formë e Sakramentit të Konfirmimit, dijeni se kjo do të jetë e rreme. Ajo nuk do të ketë kuptim në Sytë e Mi. Ajo do të prezantohet nga profeti i rremë si pjesë e planit të tij global për të bashkuar të gjitha fetë në botë. Hyjnia Ime do të lihet mënjanë. Fjala Ime do të harrohet dhe do të groposet, ndërsa Mësimet e Mia do të shtrëmbërohen, me qëllim që të detyroj besimtarët të pranojnë një formë të re të ashtu-quajtur ungjillizim.

Fjala Ime, megjithatë, do të mbetet e gjallë, sepse ata që do të qëndrojnë në Kishën Time, ashtu si u krijua që nga fillimi, nuk do të më mohojnë Mua. Tre ndër katër veta do të më mohojnë Mua. Vetëm Ushtria Ime e Mbetur do të qëndroj pas Meje dhe do ta ruaj Fjalën Time dhe shumë prej tyre do të jenë të hutuar. Ata shpirtra të gjorë, që do të qëndrojnë në Kishën Time kur ajo të jetë e mbërthyer nga doktrina e re, nuk do të dinë se nga të kthehen. Atyre Unë ju them këtë. Qëndroni të fortë. Qëndroni të palëkundur. Mos më mohoni Mua. Lutuni për Udhëzimin Tim dhe vashdoni të më shërbeni Mua, ashtu si e keni bërë gjithmonë. Kur t’ju kërkohet të më mohoni Mua, prej atyre që pohojnë se po veprojnë për të mirën e të gjithëve – të gjitha feve – ktheni shpinën, sepse do t’ju kërkohet të mbështesni paganizmin, që do të maskohet si Krishtërimi.

Ndërsa këta mashtruesa, armiqtë e Hyjit, të pushtojnë Kishën Time, brënda hierarkisë së saj, Ati Im do të dërgoj një Ndëshkim të tmerrshëm. Ai do ta lëvizi botën prej boshtit të vet dhe asnjë burrë, grua apo fëmij nuk do të jetë në gjëndje t’i shpërfilli këto përmbysje. Kur armiqtë e Mi e sulmojnë Trupin Tim Mistik, ata do të shkaktojnë shumë dëme, shumë rrëmujë dhe do të largojnë shumë nga e Vërteta. Por ata kurrë nuk do ta shkatërrojnë Kishën Time, sepse Ushtria Ime e Mbetur kurrë nuk do të heqi dorë nga e Vërteta apo të detyrohet t’i betohet për besnikëri Satanit apo agjentëve të tij.

Shumë luftra do të shtohen tani dhe stuhitë dhe tërmetet do të shtohen, deri kur Ulërima e Zemërimit të Atit Tim të ndjehet ngado.

Ata armiqtë e Mi, që ecin mes jush dhe që e keq-drejtojnë Kishën Time, ta dinë këtë. Unë kurrë nuk do t’ju lejoj t’i fitoni ata shpirta për të cilët Unë dhashë Jetën Time. Arroganca juaj do të jetë jetë-shkurtër, veprat tuaja djallëzore do të ndalojnë dhe përpjekjet tuaja për të lënduar shpirtrat që ju i keni damkosur do të kenë një fund të shpejtë. Ju kurrë nuk do të ngriheni kundër Fjalës së Hyjit, pa Ndërhyrjen Hyjnore që do të bier mbi ju. Besnikëria juaj ndaj të ligut do të përfundoj në shkatërrimin tuaj dhe kujdo që ju arritët ta mashtronit. Kur ju përpiqeni të përparoni drejt portave të Parajsës duke u mburrur për besnikërinë tuaj ndaj Satanit, ju do të goditeni, do të lidheni me zinxhirë dhe do të hidheni në humnerë, pa u treguar asnjë Mëshirë ndaj jush.

Shkoni tani, të gjithë ju që dëshmoni këto gjëra që do të vijnë, dhe të qëndroni gati gjatë gjithë kohës. Ju duhet të vazhdoni të më shërbeni Mua, sepse ka vetëm një Zot.

Jezusi juaj