Kerko Mesazhet ketu

Monday 13 January 2014

Ju do të dëshmoni mashtrimin më të madh të kryer ndonjëherë mbi botën nga Satani

E Martë, 7 Janar 2014, ora 12:15

Bija Ime e dashur, Fjala Ime do të mbetet e paprekur, sepse ndjekësit e Mi të dashur besnikë në gjithë botën, të cilët do të formojnë Pjesën e Mbetur të Kishës Sime, kurrë nuk do të devijojnë nga e Vërteta.

Sa shumë nga ndjekësit e Mi do të dalin për të formuar Ushtrinë Time të Mbetur në çdo komb të botës, përfshi edhe regjimet komuniste. Shpirti i Shenjtë po dërgohet për të mbuluar secilin dhe çdo fragment të kësaj Ushtrisë Sime të vogël, por të fuqishme. Së shpejti, të gjithë dishepujt e Mi do të përhapin Fjalët e profecive, të dhëna botës përmes këtij Misioni – ngado. Ata do të dalin tani dhe do të përhapin Ungjillin, Fjalën Time dhe Premtimet e Mia tek të gjithë. Unë kurrë nuk do ta lejoj që besimi i ndjekësve të Mi të shuhet apo të zbehet. Megjithatë, ata shpirtra që qëndrojnë besnikë ndaj Fjalës, ashtu si ju dha njerëzimit në Bibël, do të jenë të pakët.

Drita Ime do të shkëlqej si dielli mbi të gjitha ato vëndet ku dishepujt e Mi të dashur i përgjigjen Thirrjes Sime në këtë kohë. Kjo është një Thirrje nga Qielli për t’ju ftuar të merrni Kryqin Tim dhe të më ndiqni Mua, Jezusin tuaj, deri në fund të Tokës. Unë dëshiroj që duke u shpërndarë për të shpallur të Vërtetën e Trinisë më të Shenjtë, ju do të më ndihmoni Mua të mbledh të humburit, të hutuarit, endacakët dhe ata që nuk më njohin Mua.

Ju do t’i bëni thirrje të gjitha feve dhe do t’ju jepni atyre Fjalën Time. Përmes Lutjeve që Unë ju jap, ata do të bekohen. Gëzoni, ata prej jush që e dinë se jam Unë, Jezu Krishti, Ai që ju bën thirrje në këtë kohë të ndryshimit të madh. Ju, me të vërtetë, jeni të bekuar. Dijeni se Dashuria Ime për ju është e tillë sa Unë do t’ju udhëheq, do t’ju forcoj dhe do t’ju jap guximin e luanëve në misionin tuaj. Ju do të flisni me dashuri dhe rrjedhshëm dhe Zjarri i Shpirtit të Shenjtë do të dali nga gojët tuaja. Kjo Dhuratë do të më sjelli Mua me miliona. Unë Jam duke ju pregatitur tani, sepse ju do të dëshmoni mashtrimin më të madh të kryer ndonjëherë mbi botën nga Satani.

Kur ju jeni prej Meje, ju do të jeni të aftë ta mbroni botën nga gllabërimi i ligësisë së djallit në ditët e tij të fundit. Ju nuk do të dështoni. Ju do të vuani. Ju do të hasni mosaprovime, kundërshtime dhe akuza herezie, edhe pse ajo që ju bëni do të jetë thjesht t’i kujtoni njerëzit për çfarë përmbahet në Ungjillin e Shenjtë.

Të keni paqen, sepse Dhuratat e Mia do t’ju ruajnë gjatë kësaj beteje. Ju jeni gati tani, sepse armiqtë e Mi, që kanë qënë duke pritur për ta deklaruar veten hapur në botë, do të bëhen të njohur së shpejti. Pastaj, kjo do të jetë koha që Plani Im final për shpëtimin e njerëzimit të kryhet. 

Unë Jam në ju, me ju dhe Unë gjithmonë banoj në zemrat dhe shpirtrat tuaj.

Jezusi juaj i dashur