Kerko Mesazhet ketu

Friday 3 January 2014

Krishtlindjen tjetër festimi i Lindjes Sime do të zëvendësohet

E Mërkurë, 25 Dhjetor 2013, ora 9:50

Bija Ime e dashur, Unë Jam Fjala e bërë Njeri. Trupi Im e mbështjell botën sot, por bota, ndërsa feston Krishtjlindjet, është mospërfillëse ndaj Planit Tim të Shpëtimit.

Krishtlindjet nuk janë më një festim i Lindjes Sime, por një zëvendësim pagan, ku çdo nderim i jepet ndjekjeve pas fallciteteve. Sa i dobët është bërë besimi i t
ë Krishterëve. Sa i kanë harruar ata gjithçka që Unë i mësova botës. Sa shumë ata kujdesen për të mirat materiale, që vetem kthehen në pluhur dhe ku ata e shpërfillin, plotësisht, gjëndjen e shpirtrave të tyre.

Koha ka ardhur ku besimi i shumë t
ë Krishterëve është bërë kaq i dobët sa ka fare pak diskutime apo referime të bëra ndaj Hyjnisë Sime të Lavdishme. Mësimet e Mia nuk kanë më ndonjë kuptim të vërtetë në jetën tuaj dhe shumë priftërinj nuk më duan më Mua ashtu si duhet. Jo, bija Ime, ata në të vërtetë nuk më njohin Mua fare.

Unë nuk do të pushoj deri sa Zëri Im 
të dëgjohet, deri sa Unë t’ju zgjoj ndaj thirrjes për ta ripërtërirë besimin tuaj. Së shpejti, besimi juaj tek Unë do të dobësohet akoma më tepër. Kaq të ngarkuar do të jeni, të zhytur në çështjet politike, në lidhje me vëndet ku lufta dhe varfëria janë jashtë kontrollit, sa do të më harroni Mua. Unë do të zëvendësohem në besimin tuaj nga armiqtë e Mi, që pozojnë si shërbëtorët e Mi dhe që do t’ju largojnë sa më larg nga Unë.

Krishtlindjen tjetër, festimi i Lindjes Sime do të zëvendësohet nga një ceremoni e madhe, që do të përgëzoj punën e atyre mashtruesve, që shfaqen në Kishën Time, duke veshur rroba që shërbejnë vetëm për të gënjyer besimtarët. Në atë ditë, ata do të duartrokasin zotin e drejtësisë sociale, të drejtat e njeriut dhe paratë që ata do të thonë se i kanë mbledhur për të uriturit e botës. Por dijeni këtë. Të gjitha këto gjëra të treguara botës në Emrin Tim të Shenjtë, i shërbejnë vetëm një qëllimi. Ai është për t’ju larguar ju nga Fjala, që është Mishi Im. Mishi Im është prej Trupit Tim. Trupi Im është Kisha Ime. Kur ata që thonë se janë prej Kishës Sime nuk e nderojnë Fjalën Time të Shenjtë, por në të kundërt mbështesin dhe përpiqen të kontrollojnë politikën e botës, atëherë ata kurrë nuk duhet të thonë se janë nga Unë. Koha ka ardhur për ndarjen - përçarjen e parathënë – të ndodhi dhe ajo do të jetë e shpejtë.

Ju mund të doni vetëm një Hyj dhe e vetmja udhë tek Ati Im është përmes Meje, Birit të Tij të Vet-Lindur. Ndajeni veten tuaj nga Unë duke ndjekur fushata politike, që përpiqen të reklamojnë të drejtat njerëzore dhe drejtësinë sociale si një zëvendësim për Fjalën, atëherë ju do të më mohoni Mua.

Zemra Ime është e rënduar këtë herë. Unë ju jap këtë paralajmërim që të mos bini në gabim dhe në grackën më dinake, që do të vihet para jush nga dishepujt e kundërshtarit Tim – djallit.

Jezusi juaj