Kerko Mesazhet ketu

Sunday 5 January 2014

Të gjithëve ju ishte dhënë e Vërteta, por shumë prej jush e kanë harruar atë. Ajo ju mërzit. Ajo është tepër shqetësuese

E Dielë, 29 Dhjetor 2013, ora 19:48

Bija Ime fort e dashur, kur Unë i zbulova sekretet e Librit të së Vërtetës, që nga fillimi, Unë të thashë se Libri ju ishte treguar profetëve – një total prej tre vetash – që përfaqësonin Trininë Më Të Shenjtë. Unë nuk ju tregoj këto gjëra për t’ju frikësuar. Unë ju tregoj këto fakte, që të besoni plotësisht tek Unë.

Bija Ime, Plani i Atit Tim për të përhapur kthimin n
ë besim filloi që nga momenti që ky Mision filloi. Ky kthim në besim, në një kohë të përçarjes së madhe, mungesës së interesit dhe indiferencës së turpshme ndaj Fjalës së Hyjit, është shumë i nevojshëm. Fëmijëve të Hyjit ju dha e Vërteta në Librin Më Të Shenjtë, por shumë prej asaj që përmbahet brënda saj ka fare pak efekt mbi njerëzit në botë sot. 

Si është e mundur? Shumë janë të dhënë pas argëtimit, kënaqen lehtë dhe të shpejtë për të kapur gjithçka, që i kënaq. Madje edhe e Vërteta e Krijimit të njeriut është mohuar. Në të kundërt, ata e zëvendësuan të Vërtetën me besime qesharake në shumë zota të rremë të krijuar prej tyre. Praktikat e tyre të magjisë dhe lojrat djallëzore në kulte kanë tërhequr vëmëndjen e shumë vetave dhe e kanë nxitur imagjinatën e atyre duke kërkuar sensualizëm në jetën e tyre.

Pastaj janë ata që e abuzojnë njohurinë e tyre për botën shpirtërore dhe që i kanë bërë shumë shpirtra të largohen nga Unë. Për të fuqizuar veten e tyre me dhurata shpirtërore, këta shpirtra të gjorë e ftojnë shpirtin e lig, kur ata thërresin shpirtrat e atyre që kanë hyrë në Ferr. Këta shpirtra vetëm do t’i tërheqin ata në një rrjet nga e cila kurrë nuk do të zgidhen. 

Ata që eksperimentojnë në praktika të epokës së re, magjitë, kartat tarro dhe kontakte me shpirtrat do të jenë shkaku i vuajtjeve të tmerrshme mbi të tjerët, edhe pse në shumë raste, ata nuk e kanë idenë e dëmit që shkaktojnë. Të gjithë këta njerëz, që vënë zotat e rremë para Një Hyji të Vërtetë, janë fajtorë për paganizëm – një krim i tmerrshëm – sepse ata e dinin të Vërtetën para se të largoheshin prej saj.

Pastaj janë ata që i mallkojnë të tjerët kur eksperimentojnë në Satanizëm. Kaq të korruptuar janë ata, sa më fyejnë Mua vazhdimisht dhe kryejnë vepra kaq të fëlliqura sepse ata kanë bërë pakt me djallin. Asgjë që Unë bëj nuk do t’i ndryshoj ata. Oh sa derdh Lotë të hidhur mbi këta shpirtra të gjorë të gënjyer.

Pastaj janë ata që më njohin Mua, por që kalojnë fare pak kohë në Shoqërinë Time. Ata më sjellin Mua trishtim të madh, sepse ata i neglizhojnë shpirtrat e tyre. Ata besojnë se e kanë të dhënë të drejtën e natyrshme ndaj Jetës së Përjetshme, por ata nuk besojnë se ju duhet ta fitojnë atë. 

Shumë prej tyre janë kaq të kënaqur sa nuk duan t’ja dinë për Sakramentet dhe rrallë i kushtojnë vëmëndje 10 Urdhërimeve, sepse ata nuk besojnë se ato janë të përshtatshme edhe për sot. 

Shumica nuk besojnë në Ferr apo në Purgator. Ata ecin në një udhë shumë të rrezikshme. Së shpejti ata do të mashtrohen më tepër, kur të ushqehen me doktrinën e re të shpëlarë, që do të futet nga armiqtë e Mi. Ata kanë nevojë për shumë lutje tani.

Më në fund, janë ata që janë më të afërt me Mua dhe që janë të mësuar në të gjitha gjërat e Shenjta. Këta janë shpirtrat që më sjellin Mua ngushëllim të madh dhe mbi të cilët Unë mbështetem. Prapë, janë ata mes atyre që nuk e jetojnë të Vërtetën. Ata e predikojnë të Vërtetën, por nuk praktikojnë bazat e Mësimeve të Mia. Ata nuk i duan të tjerët ashtu si duhet. Ata i shikojnë me përbuzje ata që i konsiderojnë më pak të informuar mbi të gjitha çështjet e shenjta sesa ata janë. Disa e konsiderojnë veten mbi të tjerët dhe më shumë të favorizuar nga Hyji. Këta hipokritë më zemërojnë Mua më shumë, sepse ata nuk arrijnë të shikojnë se si mëkatojnë në Sytë e Mi.

Prandaj, ju e shikoni se e Vërteta nuk duhet të merret si e mir
ëqënë. Të gjithëve ju ishte dhënë e Vërteta, por shumë e kanë harruar atë. Ajo ju mërzit. Ajo është tepër shqetësuese – ju harxhon shumë kohë – sepse shumë prej jush e shohin të Vërtetën si diçka që nuk është më e vlefshme në jetën e tuaj të ngarkuar sot. Shumë prej jush do të më mohojnë Mua dhe pastaj, përfundimisht, do të më refuzoni Mua plotësisht, kur t’ju ushqehen gënjeshtra prej atyre që duan t’ju largojnë nga shpëtimi. Prandaj dhe ju duhet ta mësoni të Vërtetën përsëri nga e para. 

Mund të ketë vetëm një të Vërtetë dhe ajo është e Vërteta e dhënë nga Hyji që nga fillimi.

Jezusi juaj