Kerko Mesazhet ketu

Monday 17 February 2014

Ata bëjnë premtime boshe në atë çka do të thotë Ardhja Ime e Dytë

E Mërkurë, 12 Shkurt 2014, ora 23:00

Bija Ime fort e dashur, sa gjatë mendoi njeriu se Unë do të prisja para se Unë të komunikoja përsëri me atë para Ardhjes Sime të Dytë? A mendoi ai se Unë do ta bëja këtë një vit përpara? Një muaj përpara? Një javë përpara? Apo ai besonte se Unë nuk do ta paralajmëroja atë fare?

Para lindjes Sime, botës ju premtua një Mesia. Ati Im foli përmes profetëve, që njerëzimit t’i jepej shpresë, mënçuri dhe Hiri për ta pranuar Fjalën e Hyjit, me qëllim që ata të ishin gati për ardhjen Time. A dëgjuan ata? Shumë dëgjuan dhe u pregatitën për Kohën Time. Për fat të keq, kur Unë u linda ata nuk ishin gati. Më vonë, Gjon Ungjilltari ju dha atyre Fjalën dhe i paralajmëroi ata të pregatiteshin. A ishin ata gati? Jo, sepse nuk e besuan atë. Dhe prapë shumë shpëtuan, sepse përmes vdekjes Sime në Kryq, e shkaktuar prej mospranimit të tyre për Mua, Unë i shpengova ata në Sytë e Atit Tim.

Sa shumë luftuan kundër Misionit Tim atëherë dhe prapë aq shumë më ndoqën Mua. Tani bota është duke u pregatitur përsëri për arsye të Dashurisë së Atit Tim për të gjithë fëmijët e Tij. Këtë herë, do të jetë më e vështirë. Pavarësisht nga gjithë njohuritë e tyre për Mua, ata prapë do të refuzojnë ta pranojnë se Hyji është duke ndërhyrë dhe duke i pregatitur ata përmes profetes së Tij. Prandaj sa më larg ata e largojnë veten nga Hyji, aq më pak do ta njohin Premtimin Tim. Ata bëjnë premtime boshe në atë çka do të thotë Ardhja Ime e Dytë, sepse shumë prej tyre nuk dinë asgjë fare rreth saj.

Këtë herë atyre do t’ju lihet pak mundësi, veçse të shohin shenjat, të cilat ata do t’i dëshmojnë, sepse Unë do t’i zbuloj të gjitha. Kur Unë them se diçka do të ndodhi dhe kur ajo të ndodhi, ata prapë do ta mohojnë se profecia erdhi prej Fjalëve të shqiptuara nga Buzët e Mia. Kur ata të shikojnë Tokën të rrotullohet, të tundet dhe ndëshkime të tjera që do të bien mbi ata, ata prapë do të argumentojnë se ka një arsye shkencore për atë.

Kur braktisja e madhe të pushtoj botën dhe të shtypi Krishtërimin, në favor të paganizmit, a do të thonë ata se kjo është një gjë e mirë? Përgjigja është po. Prandaj, ndërsa Prania Ime nderohet më pak nga shumë veta, çfarë mundësie ka bota kundër Satanit? Prandaj dhe Ati Im po ju pregatit tani, sepse Ai kurrë nuk heq dorë në pregatitjen e fëmijve të Tij për Mëshirën e Tij të Madhe.

Pregatitja e njerëzimit do të vazhdoj dhe botës do t’i jepet e Vërteta, me qëllim që ta shpëtoj njeriun nga shkatërrimi përfundimtar. Koha Ime është afër dhe mbarë njerëzimi duhet ta gjej kohën që i nevojitet për të shpëtuar shpirtat e tyre. Koha kurrë nuk duhet harxhuar kot kur ju jeni duke u pregatitur për të më mirëpritur Mua. Ju kurrë nuk duhet ta refuzoni Fjalën e dhënë një profeti të Hyjit. Nëse e bëni këtë, ju më godisni Mua, Jezusin tuaj, me shuplakë në Fytyrë.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti