Kerko Mesazhet ketu

Thursday 27 March 2014

Çfarë e mirë është ajo për Mua nëse një njeri është sjellë para Meje duke u zvarritur dhe duke përplasur këmbët? Ajo është e padobishme

E Dielë, 23 Mars 2014, në 11:30

Bija Ime fort e dashur, është e rëndësishme ta zgjeroni dashurinë që ndonjë prej jush e ka për familjen e vet, jashtë shtëpisë suaj. Unë ju bëj thirrje të gjithëve ju t’i shikoni, ata që ju njihni, ata që nuk i njihni, armiqtë tuaj, si dhe ata që janë të afërt me ju, ashtu sikur të ishin vëllezrit dhe motrat tuaja të natyrshëm. Sa shumë njerëz kanë harruar si t’i duan të tjerët, ashtu si Unë ju kam dashur ju. Nuk është e lehtë t’i duash të panjohurit, por Unë ju them - të jeni të sjellshëm me të tjerët dhe të tregoni respekt ndaj tyre, edhe nëse ju refuzojnë. Mbi të gjitha ju duhet t’ju tregoni atyre bamirësi. Ju duhet të kujdeseni për nevojat e të tjerëve, sikur Unë ju kam dërguar të kujdeseni direkt për ata.

Kur Unë ju dhashë Fjalën Time, ishte Dëshira Ime që të gjithë shpirtrat të shpëtohen. Me qëllim që të shpëtoheni, ju nuk duhet të jeni egoistë dhe të kujdeseni vetëm për shpirtrat tuaj. Ju, ndjekësit e Mi të dashur, keni një detyrë t'i ndani Dhuratat që Unë ju sjell tani, përmes këtyre Mesazheve, tek të tjerët. Ndajeni Dashurinë Time me të tjerët dhe sidomos me armiqtë tuaj. Lutuni për të gjithë ata që kanë nevojë për Ndërhyrjen Time. Trajtojini ata me durim. 

Kur ju i jepni atyre Dhuratat e Mia, Lutjet e Mia dhe Mbrojtjen e Vulës së Hyjit të Gjallë, më pas ju duhet të tërhiqeni dhe t’ju lejoni atyre kohë të kthehen tek Unë.


Unë nuk ju udhëzoj t’i detyroni njerëzit ta pranojnë Librin e të Vërtetës. Sipas vullnetit të tyre të lirë, do të jetë zgjedhja e tyre nëse ata dëshirojnë të më dëgjojnë Mua apo jo. Sigurojini këta njerëz se çdo Ndërhyrje do të bëhet nga Unë, Jezu Krishti, për t’i fituar shpirtrat e tyre. Më i dobëti mes tyre do t’i përgjigjet, në një farë mënyre, Thirrjes Sime. Ata që kanë urrejtje në shpirtrat e tyre për Mua do të shikojnë, në një farë kohe, një zbutje të zemrave të tyre dhe ata nuk do ta kuptojnë përse është kjo. Prandaj ju gjithmonë duhet të më sillni Mua shpirtrat, përmes dashurisë dhe durimit.

Çfarë e mirë është ajo për Mua nëse një njeri është sjellë para Meje duke u zvarritur dhe duke përplasur këmbët? Ajo është e padobishme. Lutjet e Kryqëzatës, që Unë i kam dhënë botës, janë kaq të fuqishme, sa përmes Dashurisë së Hyjit, shpirtrave të të gjithë atyre për të cilët ju luteni, do t’ju tregohet Dashuri e madhe, Dhembshuri dhe Mëshirë nga Unë. 

E gjitha që ju duhet të bëni është t’ju jepni atyre Lutjet dhe pastaj më kërkoni Mua t’i tërheq këta shpirtra drejt Meje. Sepse Unë kurrë nuk e refuzoj mëkatarin që ka më shumë nevojë për Mëshirën Time.

Jezusi juaj