Kerko Mesazhet ketu

Friday 7 March 2014

Dashuria mund të mposhti çdo dhimbje e vuajtur prej racës njerëzore

E Hënë, 3 Mars 2014, në 23:27

Bija Ime fort e dashur, mendoni për Mua, me dashuri në zemrën tuaj, sepse është vetëm përmes Dashurisë që Unë komunikoj me botën, përmes Librit të së Vërtetës.

Sipas Urdhërit të Atit Tim, Unë i mbledh të gjithë fëmijët e Tij të shtrenjtë, në një me Atë dhe në Atë. Është Dashuria, e cila e lejon këtë Ndërhyrje Hyjnore. Ati Im duron Dhimbje, Zemërim, Padurim dhe Shqetësim, për shkak të njollës së mëkatit, që i njollos shpirtrat e secilit prej fëmijëve të Tij. Por është Dashuria e Tij e përjetshme për të gjithë ju, që e mban të ndezur Dritën e Hyjit në Tokë.

Pa këtë Dritë, do të ketë vetëm errësirë, jo vetëm të shpirtit, por edhe vetë në Tokë. Dita nuk do të ekzistonte. Dielli nuk do të ndriçonte, as hëna nuk do të shkëlqente natën. Yjet do të zhdukeshin. Por, të gjitha këto Dhurata mbeten në vënd prej Dashurisë së Hyjit. Kur kjo Dashuri është kthyer, ajo sjell gëzim të madh tek Ati Im, sepse Ai e di se menjëherë sa shpirti i dashurisë është i pranishëm tek shpirtrat, ajo mund të mposhti gjithë errësirën e shpirtit.

Dashuria mund të mposhti çdo dhimbje e vuajtur prej racës njerëzore. Dashuria për njëri tjetrin do ta shkatërroj të ligun. Dashuria për Hyjin do ta shkatërroj fuqinë e Satanit mbi njeriun. Besnikëria ndaj Urdhërimeve të Hyjit do ta përsosi shpirtin dhe, si pasojë do ta shpëtoj racën njerëzore nga dëbimi dhe nga ndarja prej Hyjit.

Kur Drita e Hyjit është e ruajtur në zemrat tuaja dhe Dashuria e Hyjit për njëri tjetrin është e pranishme në shpirtrat tuaj, atëherë çdo ligësi mund dhe do të mposhtet. Kur ju e doni Hyjin, ju do të ndjeni një paqe të thellë brënda jush, sepse kur ju e tregoni dashurinë tuaj për Atë, Ai do t’ju mbushi me Hiret e Tij. Ju gjithmonë duhet të ngushëlloheni në Dashurinë e fuqishme, që Hyji mban në Zemrën e Tij për secilin prej jush. 

Kushdo që ju jeni, çfarëdo hidhërimi ju mund t’i keni shkaktuar Atij dhe pavarësisht se sa të liga janë mëkatet tuaja, Ai do t’ju fali – gjithmonë. Ajo që ju duhet të bëni është t’i thërrisni Atij, duke më kërkuar Mua, Birit të Tij të dashur, Jezu Krishtit, për të ndërhyrë në emrin tuaj përmes pajtimit.

Ejani tek Unë me lutjen tuaj dhe thoni: “Jezus, më merr nën Mbrojtjen Tënde tek Ati im dhe më sill Shpëtimin e Përjetshëm.”

Kur ju vini tek Unë me pendesë të vërtetë në shpirtin tuaj, e juaja do të jetë Mbretëria e Qiellit.

Jezusi juaj