Kerko Mesazhet ketu

Sunday 9 March 2014

Luftrat do të shkallëzohen, deri kur Lufta e Madhe të deklarohet

E Martë, 4 Mars 2014, në 17:00

Bija Ime fort e dashur, është e rëndësishme që njerëzit, e mbarë bota, të kthehen dhe të më kërkojnë Mua t’i mbroj ata nga fshikullimi i luftës, në këtë kohë.

Luftrat do të shkallëzohen, deri kur Lufta e Madhe të deklarohet dhe atëherë armiku më i madh, që është komunizmi, do të krijoj trazira të mëdha mes gjithë kombeve. Pushteti dhe një etje për atë, do të lindi prej egoizmit. Ata që kërkojnë pushtet, më pas nuk do të kenë asgjë, kur do t’ju duhet të qëndrojnë p
ërpara Meje. Ata që persekutojnë të dobëtit dhe të përulurit do të pësojnë vetë persekutimin e tyre, tre herë më shumë nga çfarë ata shkaktuan mbi të tjerët.

Këto luftra do të përfundojnë në trazira. Jetë do të humbasin, por atëherë lufta në Lindje do të shkaktoj një luftë akoma më të madhe. Kur kjo luftë të ndodhi, me miliona jetë do të humbasin. Kur gjithçka të duket e pashpresë, njeriu i paqes do të shfaqet dhe pastaj fillimi i fundit do të dëshmohet.

Jeta Ime, Prania Ime, do të siguroj që shpresa, dashuria dhe lutja do të vazhdojn
ë, për të lehtësuar dhimbjen e fëmijve të Hyjit, gjatë këtyre kohëve. Të gjitha luftrat, Unë ju siguroj, do të jenë të shkurtra. Të gjitha këto ngjarje të tmerrshme do të jenë jetë-shkurtër, por dijeni se kur ato të ndodhin, ora për të gjitha ato që duhet të ndodhin do të jetë në Duart e Atit Tim.

Jezusi juaj