Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 19 March 2014

Parajsa, e krijuar nga Ati Im për fëmijët e Tij, do t’ju kthehet atyre, përfundimisht, në gjithë Lavdinë e vet origjinale

E Dielë, 16 Mars 2014, në 18:00

Bija Ime fort e dashur, kur Fjala u bë Njeri, përmes lindjes Sime, kjo do të thoshte se Fjala e Shenjtë e Hyjit u materializua, ashtu si ishte profetizuar në Librin e Atit Tim.

Fjala e Hyjit është shumë e qartë dhe ajo nuk ndryshon. Ajo do të zgjasi përjetësisht. Kushdo që e copëton Fjalën e Hyjit dhe e ndryshon atë për t’ju përshtatur atyre, apo të tjerëve, është fajtor për herezi. 

Kur Unë erdha në botë, fëmijët e Hyjit – dhe në veçanti shërbëtorët e Tij të mësuar në Tempujt e Tij në Tokë – i dinin profecitë e përmbajtura në Librin e Atit Tim. Nuk ishte sekret që Ati Im po dërgonte Mesian e Tij për të shpenguar njerëzimin dhe ky fakt u mësua në tempujt dhe u përfshi në çdo lexim të Shkrimit të Shenjtë. Gjithçka, që vjen nga Ati Im, është e Vërteta. Ai nuk gënjen. Fjala e Hyjit është e gdhëndur në gur. Çfarë Ati Im e tha në fillim do të ndodhi. Çfarë Ai premtoi do të përmbushet, pavarësisht nëse njerëzimi do e pranoj këtë fakt apo jo.

Ati Im i dha botës Fjalën e Tij, pastaj Trupin e Tij, përmes lindjes Sime – Birit të Tij të vetëm Jezu Krishtit – dhe pastaj i premtoi njeriut Shpëtimin e Përjetshëm. Çdo Fjalë e përmbajtur në Biblën e Shenjtë, ashtu si u dha në formën e vet origjinale, përfshi Librin e Zbulesës, është e Vërteta. 

Prandaj, Premtimi i Atit Tim për botën se Ai do të dërgonte Birin e Tij përsëri – vetëm këtë herë për të gjykuar të gjallë e të vdekur – kurrë nuk duhet refuzuar. Periudha para kësaj Dite të Madhe do të jetë me trazira dhe hollësirat e kohës që do të çoj drejt Ardhjes Sime të Dytë janë të përmbajtura në Librin e Zbulesës, ashtu si i janë treguar Gjonit nga Engjëlli i Zotit.

Të thoni se ju e pranoni një pjesë të Librit të Atit Tim dhe jo tjetrën është të mohoni Fjalën e Hyjit. Ju nuk mund të pranoni një pjesë të së Vërtetës dhe të deklaroni pjesën tjetër të Fjalës së Hyjit të jetë një gënjeshtër. Libri i të Vërtetës ju tregua Danielit dhe pastaj ju dha Gjon Ungjilltarit me pjesë. Shumë prej asaj që përmbahet në Librin e Zbulesës ka akoma për t’u shpalosur. 

Shumë njerëz i trëmben përmbajtjes së saj dhe, prandaj, do të përpiqen t’i mohojnë ato, sepse e Vërteta është një ilaç i hidhur për t’u përtypur. Dhe prapë, e Vërteta, kur pranohet, është diçka që ju mund ta kuptoni me më shumë lehtësi sepse me atë vjen qartësia. Qartësia do të thotë se ju mund të pregatiteni me dëshirë dhe me paqe në shpirtin tuaj dhe gëzim në zemër, sepse ju e dini se Unë Jam duke ardhur për ta ripërtërirë botën. Ju do ta dini se Parajsa e krijuar nga Ati Im; për fëmijët e Tij, do t’ju kthehet atyre, përfundimisht, në gjithë Lavdinë e vet origjinale.

Asnjë njeri nuk mund ta kuptoj me të vërtetë Librin e Zbulesës, sepse jo çdo ngjarje është e shënuar në hollësira apo me radhë, apo ashtu si duhet të jetë. Por dijeni këtë. Por ju mund të jeni të sigurtë se kjo është periudha kur sundimi i Satanit merr fund dhe ndërsa ai arrin fundin, ai do të shkaktoj çdo ndëshkim mbi Mua. Ai do ta bëj këtë duke infiltruar Kishën Time në Tokë nga brënda. Ai do të vjedhi shpirtrat nga Unë dhe do ta shkatërroj Trupin Tim, Eukaristinë e Shenjtë. Por Unë Jam Kisha dhe Unë do ta drejtoj popullin Tim. Satani nuk mund të më shkatërroj Mua, sepse kjo është e pamundur. Megjithatë, ai mund të shkatërroj shumë shpirtra duke i mashtruar ata të besojnë se ai jam Unë.

Ashtu si bota pregatitej për Ardhjen Time të Parë, po ashtu ajo është duke u pregatitur tani për Ardhjen Time të Dytë. Ata që më kundërshtojnë Mua, në Përpjekjet e Mia për të shpëtuar shpirtrat dhe që mbështesin armiqtë e Mi, ta dinë këtë. Ju kurrë nuk do ta mposhtni Fuqinë e Hyjit. Ju kurrë nuk do ta shkatërroni Fjalën. Ju kurrë nuk do ta përdhosni Trupin Tim dhe të lejoheni të qëndroni në këmbë.

Kur profecitë, që përmbahen në Librin e Zbulesës, të shpalosen, ju kurrë nuk duhet të dëshpëroheni, sepse të jeni të sigurtë se Dashuria e Hyjit për fëmijët e Tij do të thotë se Ai do të merret me armiqtë e Tij me ashpërsi dhe do të përpiqet t’i sjelli të gjithë fëmijët e Tij, që më njohin Mua, Birin e Tij të vetëm, në Strehën e Tij Hyjnore të Paqes. 

Dhe ndërsa armiqtë e Hyjit do të vjedhin shpirtrat e shumë vetave, përmes maskës së joshjes dhe mashtrimit, shumë njerëz do të hedhin përbuzje mbi Fjalën e Vërtetë të Hyjit.

Për ata që janë të bekuar me vizion, nuk i trëmben armiqve të Mi, por Zemërimit të Hyjit, kur bie mbi ata që përpiqen të vjedhin shpirtrat e atyre që nuk janë më të m
ënçur ndaj asaj që po ndodh.

Dashuria e Hyjit është e Gjithpushtetshme dhe Besnikëria e Tij ndaj shpëtimit të çdo personi është e pafund. Por Ndëshkimi i Tij mbi armiqtë e Tij është po aq i ashpër sa edhe përfundimtar.

Jezusi juaj