Wednesday, 30 April 2014

Shumë nga Misteret e Mbretërisë Sime janë të panjohura për njeriun

E Djelë, 27 Prill 2014, në 18:00

Bija Ime e dashur, Plani Im për të shpëtuar mbarë botën dhe për të sjellë çdo njërin nga ju në Strehën e Zemrës Sime ka përfunduar dhe të gjitha pjesët janë vendosur në vëndin e duhur, me qëllim që përsosmëria e Premtimit Tim të sjelli fryte.

Ka shumë Mistere të shoqëruara me Hyjninë Time, që njeriu, pavarësisht se sa i ditur është në çështjet shpirtërore, kurrë nuk mund t’i kuptoj me të vërtetë. Shumë nga Misteret e Mbretërisë Sime janë të panjohura për njeriun dhe Ati Im i zbuloi njerëzimit vetëm aq sa Ai dëshironte. Njeriut ju dha njohuria dhe e Vërteta, që ata të mund ta adhuronin Zotin dhe t’i shërbenin Atij, sa mirë të mundeshin. Njeriu u informua nga profetët, se si duhej t’i përmbahej 10 Urdhërimeve, për të siguruar që ai nuk do të binte në gabim. Më pas për të vërtetuar Dashurinë e Tij për botën, Ai u bë njeri dhe përmes Meje, Birit të Tij të vetëm, Jezu Krishtit, i tregoi njeriut pikërisht se çfarë krijon e mira dhe çfarë përbën e liga. Unë e zbulova të Vërtetën, edhe pse vetëm një copë të asaj që dëshironte Ati Im, për nevojat e njeriut. Por njeriu ishte kaq krenar, arrogant dhe ambicjoz, sa nuk donte t’ja dinte për të Vërtetën, sepse ajo nuk i përshtatej atij.

Farizenjtë i mbyllën sytë, panë nga ana tjetër dhe më deklaruan Mua të isha një njeri, I Cili e kishte humbur mëndjen dhe fliste përçart. Ata nuk e kishin aftësinë të dëgjonin të Vërtetën, edhe pse Mësimet e Mia thjeshtë përsërisnin Fjalët, Mësimet dhe Urdhërimet e përmbajtura në Librin e Atit Tim.  Nëpër udhën e ngushtë ata ecën, duke parë as majtas dhe as djathtas, ndërsa ndiqnin versionin e tyre në shërbim të Zotit. Ata e bënin këtë me një pamje të jashtme prej besimtari, duke e shpërfillur të dobëtin, të varfërin dhe të paditurin, ndërsa ata e adhuronin Zotin. Ata më dëbuan Mua dhe homologët e tyre sot do ta bëjnë këtë, përsëri, ndërsa vazhdojnë me doktinën e tyre të rreme në vitet që vijojnë.

Prandaj ju tani e shikoni, për gjithçka që njeriu pohon se di, ai në të vërtetë di fare pak rreth Udhës së Zotit. Ajo, që ju dha atij u pranua, por vetëm pjesë të së Vërtetës që i përshtaten atij. Për shëmbull, Unë gjithmonë i kam udhëzuar fëmijët e Zotit ta duan njëri tjetrin, por ata dështojnë ta bëjnë këtë. Sa shumë nga ju shtrihen para Meje dhe më mbulojnë Mua me adhurime në mirënjohje dhe pastaj fyejnë vëllezërit dhe motrat tuaja? Disa nga ju shkojnë deri aty sa më tregojnë Mua se sa njerëz të liq ata janë, në vënd që të tregojnë dashuri dhe falje.

Njeriu gjithmonë do të jetë i dobët, sepse është e pamundur për njeriun të jetë i përsosur. Por përse i pranoni Mësimet e Mia nga njëra anë dhe pastaj i mohoni ato nga ana tjetër? Kurrë mos u dorëzoni ndaj tundimit për të ndëshkuar një tjetër në Emrin Tim, sepse ju nuk e keni autoritetin ta bëni këtë. Kurrë mos e lartësoni veten para Meje, kur ju e fyeni apo e poshtëroni një tjetër qënie njerëzore, në të njëjtën kohë. Kjo është fyese për Mua. Për të pranuar të Vërtetën, ju duhet të jeni pa ligësi, krenari, vetë-pëlqim apo egoizëm. Ju duhet ta hiqni petkun tuaj të arrogancës, sepse ai është një tipar i djallit dhe Unë e shoh atë të neveritshme.

Ju lutem t’i kujtoni Mësimet e Mia dhe ta jetoni jetën sipas asaj që Unë ju tregova. Kur t’i gjeni zemrat tuaja të trazuara, të mbushura me ankth apo urrejtje, ju gjithmonë duhet të kërkoni ndihmën Time. Sepse nëse nuk e kërkoni, atëherë ndjenja juaj e dëshpërimit dhe e urrejtjes do t’ju pushtoj. Ju duhet ta pranoni faktin që ju gjithmonë do bini në mëkat, por gjithashtu dijeni se ju duhet të tregoni pendesë të vërtetë, para se të ndjeni ndonjë lloj paqeje apo qetësie në shpirtin tuaj.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht: 


Tuesday, 29 April 2014

Hyji Atë: Është më mirë që ju të duroni këtë dhimbje shpirtërore tani, se në flakët e përjetshme

E Shtunë, 26 Prill 2014, në 13:42

Bija Ime më e dashur, forcat e liga po forcohen dita ditës, ndërsa ora e Mëshirës së Madhe të Birit Tim do të bjer pa paralajmërim.

Ata njerëz, mes jush, që nuk e pranojnë Birin Tim, do të mbështillen në çdo Rreze të Mëshirës së Tij, kaq papritur, sa pak nga ju do ta kuptojnë se çfarë është hedhur mbi ju, e tillë do të jetë Forca e Pranisë së Tij Hyjnore. Ata prej jush, me urrejtje në zemrat tuaja, do të ndjejnë dhimbje të madhe dhe ankth. Ju do ta përjetoni, mbi trefish, të njëjtën dhimbje që ju shkaktoni mbi fëmijët e Mi, sepse të jeni të bindur, Paralajmërimi është një formë Gjykimi. Ju do të dëshmoni dhimbjen dhe vuajtjen intensive, që do të duroni, po të hidheshit në zjarret e Ferrit. Shumë nga ju do t’ju duket Paralajmërimi të jetë jashtëzakonisht i dhimbshëm. Por, ju duhet ta mirëprisni Dhuratën Time, sepse është më mirë që ta duroni këtë dhimbje shpirtërore tani, se në flakët e përjetshme.

Unë përpiqem t’ju pregatis, përmes Misionit Tim të Bekuar, me qëllim që të mos humbas asnjë shpirt. Misioni Im i fundit në Tokë – ku Unë e dhashë autoritetin, në formën e Trinisë më të Shenjtë dhe më të Bekuar – do të kundërshtohet ashpër, ndërsa ai vazhdon në udhëtimin e vet për të shpëtuar shpirtra, përpara Ditës së Madhe. Asnjë mision tjetër, që nga Kryqëzimi i Birit Tim, nuk do të urrehet aq shumë sa ky. Mjerë ata prej jush që më kundërshtojnë Mua, Atin tuaj të Përjetshëm, sepse nëse ju pështyni në Fytyrën Time, me një gjuhë të fëlliqur, Unë do t’ju ndëshkoj.

Unë nuk do të lejoj, për kohë të gjatë, urrejtjen dhe blasfemitë, që ju mëkatarët e gënjyer i hidhni tek Unë. Kur ju përpiqeni të më ndaloni Mua, në Përpjekjen Time për t’ju shpëtuar të gjithëve ju nga i ligu, ju do të vuani së tepërmi, për shpirtrat që do të humbasin për Mua për shkakun tuaj.

Hyjnia Ime nuk do të shtypet, as edhe ardhja e Birit Tim nuk do të ndalohet. Askush nuk e ka fuqinë ta bëj këtë. Njeriu që përpiqet ta vendosi veten e vet mes mëkatarit dhe Meje, Atit të Përjetshëm, me qëllimin për ta gënjyer atë shpirt të mohoj Fjalën Time, do të ndalohet.

Unë Jam e Vërteta. Unë Jam Fillimi dhe Unë Jam Mbarimi. Dashuria Ime për të gjithë fëmijët e Mi është e madhe, dhe mjerë mëkatari që nxit Zemërimin Tim kur përpiqet ta ngreh veten e tij para Meje. Unë do t’i shtyp kokat krenare të shërbëtorëve të shenjtë që i vjedhin shpirtrat nga Unë, përmes herezisë. Unë do t’i shkatërroj ata veprimet e të cilëve do t’i çojnë shpirtrat në gabim të rëndë. As edhe për një sekondë ju nuk duhet ta keqkuptoni Paralajmërimin Tim, sepse kur Unë të Jem shtyrë të ndërhyj bë shpëtimin e shpirtrave, ata armiqtë e Mi do të shtypen përtokë.

Ndërhyrjet e Mia të fuqishme kanë filluar dhe së shpejti, pak nga ju, që e dëgjojnë Zërin Tim, përmes këtyre Mesazheve, do të dyshojnë përsëri, sepse ju do të dëshmoni çdo profeci të përmbajtur në Librin Tim të së Vërtetës.

Shkoni dhe të jeni mirënjohës për Mëshirën Time të Madhe. Pranojini Ndërhyrjet e Mia, sepse ato do të ndihmojnë ta bëjnë botën të kuptoj. Vetëm pas pastrimit njeriu do të jetë në gjëndje të dëgjoj me të vërtetë Zërin Tim.

Ati juaj I Përjetshëm
Hyji Më I Larti

Mesazhi origjinal në anglisht:


Sunday, 27 April 2014

Koha që mëkati të mos deklarohet më po afrohet

E Enjte, 24 Prill 2014, në 16:45

Bija Ime e dashur, kohët janë tani afër, kur mëkatet e njeriut do të konsiderohen, nga Kisha Ime, të jenë të parëndësishme dhe jo fyese në Sytë e Mi.

Mëkati nuk është diçka që është konsideruar nga Unë të jetë një dobësi apo një gabim. Mëkati është krijuar për shkak të këtyre dy veçorive, por që ndodh prej egzistencës së Satanait. Kisha Ime së shpejti do t’i lehtësoj ndjekësit e Mi duke i mashtruar të pranojnë gënjeshtrën se mëkati është thjesht një metafor që është përdorur si një simbol tek fëmijët e Zotit për t’ju kërkuar të qëndrojnë në një udhë, që është e kënaqshme për Zotin. Mëkati nuk duhet t’ju bëj të veçoheni nga të tjerët, do të thonë ata. Mëkati, do të thonë ata, nuk ka në të vërtetë rëndësi, sepse Zoti i fal të gjithë. Po, Unë Jam I Gjithë-Falshëm dhe e fal çdo mëkat – përveç mëkatit të përjetshëm – kur tregohet pendesë nga mëkatari dhe janë bërë përpjekje prej tij për ta hequr gjithë tundimin për ta shmangur përsëritjen e atij mëkati. Ju nuk mund të më kërkoni Mua ta fal mëkatin kur ju jetoni sipas atij mëkati. Një vrasës, që vret, sakaton dhe lëndon, nuk mund të më kërkoj Mua ta fal, ndërsa ai vazhdon të vrasi dhe nuk ka asnjë qëllim t’i ndaloj krimet e tij. Çfarë vlere ka të më kërkoni Mua t’ju shpengoj nga mëkati, nëse nuk e pranoni si fillim se ju mëkatoni?

Mëkati është shkaktuar nga dobësia dhe Unë e fal mëkatarin, që pendohet me të vërtetë. Kur mëkatari nuk beson më se është fajtor për mëkatin, ajo mbetet e rrënjosur në shpirt. Koha që mëkati të mos deklarohet më po afrohet. Kur ajo kohë të vij, do të ketë lehtësim të madh dhe festime, sepse çfarë konsiderohej dikur të ishte një mëkat në Sytë e Mi nuk do të konsiderohet më i tillë.

Mëkati do të shihet si një gjë e natyrshme dhe një gjë që ju të gjithë duhet ta prisni. Juve nuk do t’ju thuhet kryesisht ta doni mëkatarin, ashtu si Unë. Jo. Ju do të inkurajoheni të pranoni që mëkati nuk egziston. E gjithë kjo do të çoj në tradhëtinë finale të Hyjnisë Sime, kur bota do ta adhuroj veten, talentet e veta, inteligjencën e vetë, deri kur të deklaroj madhështinë e vet në kundërshtim të drejtpërdrjetë me Zotin, Atin e Përjetshëm.

Oh sa shumë do të çohen në gabim, dëshpërim dhe keqbërje. Kisha Ime do të përdoret për të deklaruar herezi në Emrin Tim të Shenjtë. Ata të keq udhëzuar, do ta kthejnë atë përmbys dhe mbrapsh dhe anjë pjesë e këtyre ndryshimeve nuk do të drejtohen nga Unë, Jezu Krishti. Shpirti I Shenjtë nuk do të kryesoj mbi paturpësinë dhe do të ketë rrëmujë të madhe, hidhërim të madh dhe një ndjenjë e pashpresë, nga ana e atyre që do të qëndrojnë besnikë ndaj Mësimeve të Kishës Sime. Mësimet tradicionale nuk do të tolerohen më. Pastaj, kur gjithçka që është mbajtur e shenjtë të rrëzohet, koha do të jetë gati për njeriun e mallkimit të zër vëndin e tij në Kishën Time.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Friday, 25 April 2014

Unë nuk do t’i lejoj ata prej jush që hyjnë në Parajsën Time të Re të vuajnë dhimbjen e vdekjes fizike

E Mërkurë, 23 Prill 2014, në 15:30

Bija Ime e dashur, shumë njerëz gabimisht besojnë se Paralajmërimet e Mia ndaj njerëzimit krijojnë një ndjenjë dëshpërimi dhe meraku të panevojshëm. Kjo është e kuptueshme, por dijeni këtë. E ardhmja e botës që vjen është jashtëzakonisht e Lavdishme në çdo mënyrë. Parajsa, që është pregatitur për ju, do t’ju mbushte me habi, mbrekulli dhe një ndjenjë të madhe kënaqësie, po t’ju tregoja Unë sikur vetëm një grimcë të saj. Për shkak se njeriu ka një frikë për të panjohurën dhe një mungesë besimi në Premtimin Tim për t’ju dhënë secilit prej jush Jetën e Përjetshme, është e vështirë për shumë, që përpiqen të pregatiten për Mbretërinë Time.

Ndjekësit e Mi të dashur, të vegjëlit e Mi të dashur, ju lutem ta dini se Unë nuk do t’i lejoj ata prej jush që hyjnë në Parajsën Time të Re të vuajnë dhimbjen e vdekjes fizike – kjo është Dhurata Ime ndaj këtij brezi të bekuar. Ky tranzicion nga bota në të cilën jetoni sot, për në Parajsën Time të Re, do të jetë sa hap e mbyll sytë; e tillë është Dashuria Ime e Madhe për ju. Përpara asaj Dite të Madhe, Unë duhet t’ju pregatis, me qëllim që të gjithë ju ta trashëgoni Mbretërinë Time. Unë nuk kam pse t’ju vë nëpër këto sprova, që ju duroni tani dhe ato që do të vijnë – kjo është e vërtetë. Megjithatë, për shumë njerëz, që nuk e konsiderojnë Fjalën Time dhe Mëshirën Time, Unë duhet t’i pregaris. Si mundem Unë t’ju pastroj ju, nëse Unë nuk ju kujtoj për të Vërtetën? Vetëm e Vërteta do t’ju çliroj nga prangat që ju lidhin me të ligun, i cili do t’ju tërheqi larg Meje, në çdo rast që të mundet. Ai e di se nëse ju nuk i përgjigjeni Thirrjes Sime për të siguruar trashëgiminë që ju takon me të drejtë në Mbretërinë Time, atëherë ai do të fitoj. Prandaj ju, duke qënë të gënjyer prej tij, do të dështoni ta pajtoni shpirtin tuaj brënda Mëshirës Sime Hyjnore.

Vetëm ata që më ndjekin Mua, në çdo hap, drejt Parajsës, do të arrijnë të marrin Shpëtimin e Përjetshëm. Ju lutem të jeni të duruar. Qëndroni gati ndaj Thirrjes Sime. Mos më shtyni Mua tutje, kur Unë përpiqem t’ju arrij, nëpërmjet këtyre Mesazheve. Mësoni të keni besim tek Unë, përmes Fjalës Sime të Shenjtë, e cila tashmë dihet nga ju në Librin e Atit Tim.

Kur Unë flas për të ligun, Unë thjesht ju zbuloj mashtrimin, me të cilin ju do të përballeni. Problemi me mashtrimin është se ju verbon ndaj të Vërtetës dhe ju bën të largoheni nga besimi në një fe, e cila do t’ju fundosi në një doktrinë të rreme. Nëse nuk jam Unë, Jezu Krishti, Ai që nderohet, në këtë doktrinë të re, atëherë ju mund të jeni të sigurtë se ajo nuk është e udhëzuar nga Shpirti I Shenjtë.

Lërini zemrat tuaja të jenë të qeta, besimi juaj të jetë si ai i një fëmije dhe thjesht më doni Mua, sipas mënyrës që Unë ju dua ju. Kurrë mos e kundërshtoni Mëshirën Time, kurrë të mos keni frikë nga Unë, kurrë të mos ndjeni zemërim ndaj Meje, dhe në veçanti kur ju vuani në këtë jetë. Sepse së shpejti, Unë do t’ju sjell në shtëpi. Menjëherë sa Dita e Madhe të agoj, bota do ta lindi, dhe një jetë e re dhe e mbrekullueshme ju pret ju dhe të gjithë të dashurit tuaj. Të gjithë ju do të jeni të bashkuar me Mua, pa asnjë armik në dukje – pa frikë, rrezik apo vuajtje të ndonjë lloji. Përse pra keni frikë nga Mbretëria Ime? Ajo do t’ju sjelli lumturinë dhe dashurinë që ju kërkuat, gjatë gjithë jetës suaj në Tokë – por, që kurrë nuk u përmbush me të vërtetë, pavarësisht se sa shumë u munduat për t’i përmirësuar këto dhurata.

Dhurata Ime më E Madhja për ju është Jeta e Përjetshme. Priteni Dhuratën Time, pa frikë. Përkundrazi, priteni me dashuri dhe shpresë Mbretërinë Time të Re, sepse ka shumë për të ofruar.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Mësimet e Mia nuk janë të komplikuara

E Martë, 22 Prill 2014, në 20:00

Bija Ime e dashur, pavarësisht se sa i vështirë është ky Mision, e Vërteta do të triumfoj gjatë gjithë kohës.

Çfarë të mire ka nëse Fjala Ime është e shtrëmbëruar? Çfarë të mire i shërben? Kur Fjala Ime dhe gjithçka që Unë Jam dhe Do Të Jem është përpunuar për t’ju përshtatur programit të njeriut, atëherë ajo bëhet një fallcitet. Çfarë do të thotë vdekja Ime në Kryq, nëse nuk do të ishte për t’ju shpenguar ju nga mëkati? Pavarësisht nga mizoria e vdekjes Sime në Kryq, kuptimi për Kristjanët është i thjeshtë. Unë ju shpengova nga mëkati, por vetëm kur ju më kërkoni Mua ta bëj këtë. Nëse ju nuk kërkoni, Unë nuk mund t’ju fal.

Nëse ju nuk më pranoni Mua, Jezu Krishtin, atëherë ju nuk do të jeni në gjëndje të kërkoni Mëshirën Time. Nëse ju nuk e kërkoni Mëshirën Time, atëherë Unë do të qëndroj para jush dhe do t’ju lutem ta bëni këtë, kaq e Madhe është Dashuria Ime për ju. Unë do të qëndroj si një Mbret i varfër para teje, mëkatar. Unë do të zbuloj ty të Vërtetën, deri kur sytë e tu do të hapen më në fund dhe atëherë ti do të shikosh. Ata prej jush që e shohin të Vërtetën do t’i zgjasin atëherë krahët e tyre drejt Meje dhe Unë do t’ju çoj në Strehën e Zemrës Sime. Prandaj, ashtu si ata që më njohin Mua, dhe që do të shpëtojnë, e kanë një përparësi, po ashtu Unë do t’i jap të gjithë shpirtrave, të të gjitha feve dhe të gjitha besimeve, përparësinë për t’ju treguar atyre të Vërtetën para se Koha Ime të ketë ardhur.

Gjithmonë ta kujtoni Thjeshtësinë Time. Unë ju mësoj ju të Vërtetën në mënyra të thjeshta. Unë ju mësova ta doni njëri tjetrin ashtu si Unë ju desha ju. Nëse ju e doni njëri tjetrin dhe e trajtoni njëri tjetrin ashtu si Unë ju kam treguar, ju do të jeni të Mitë. Nëse ju nuk tregoni dashuri dhe respekt ndaj të tjerëve, por e gjykoni njëri tjetrin në Emrin Tim, atëherë ju nuk mund të thoni se jeni të Mitë. Mësimet e Mia nuk janë të komplikuara. Ato nuk kanë nevojë të jenë, sepse dashuria është në thelb të gjithçkaje që Unë mësova. Pa dashuri për njëri tjetrin në zemrat tuaja, ju nuk mund të më doni Mua me të vërtetë. Kur ju e mohoni dashurinë, ju gjithmonë do të më mohoni Mua. Kur ju e mohoni Fjalën Time, atëherë Dashuria e Zotit nuk mund të ushqehet në zemrat tuaja.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Fillimi dhe fundi i botës do të bëhen një

E Hënë, 21 Prill 2014 në 15:56

Bija Ime e dashur, është shumë e vështirë për shpirtrat, madje edhe për ata me besim të madh, ta pajtojnë botën në të cilën jetojnë me atë të Mbretërisë Sime.

Bota, ashtu si është, është e papajtueshme me Mbretërinë Time dhe kjo do të thotë se ata që më njohin Mua dhe që me të vërtetë më duan Mua e kanë të dhimbshme, disa herë, ta jetojnë jetën e tyre ditore. Të më doni Mua do të thotë të ndiqni Mësimet e Mia dhe të më kërkoni Mua t’ju fal mëkatet. Kjo është e vetmja mënyrë që ju mund të bëheni pjesë e Të Cilës Unë Jam. Ju nuk mund të bëheni pjesë e Mbretërisë Sime deri kur ta njihni të Vërtetën dhe ta pranoni se, ndërsa mëkati egziston, bota kurrë nuk mund të jetë e përkryer. Për aq kohë sa njeriu e bën gjithçka sipas vullnetit të tij të lirë, kur ai është vazhdimisht i tunduar të kënaqi nevojat e veta vetjake, ai do të mbetet një skllav.

Kur ju e jetoni jetën sipas Fjalës së Zotit, ju do të jeni në gjëndje ta shikoni botën për çfarë është. Ju do ta dëshmoni mbrekullinë që është Mbrekullia e Tokës, e cila u krijua nga Ati Im. Por, ju do shikoni gjithashtu se si dobësia e njeriut e ka ndarë atë nga Zoti. Për aq kohë sa të jetë kështu, bota, ashtu si ju e njihni, nuk mund të ngrihet përsëri, në Lavdinë e vet të mëparshme. Prandaj dhe ju do të gjeni paqen e vërtetë vetëm kur Unë të vij përsëri për t’ju sjellë në Parajsën që Ati Im e krijoi për ju në fillim.

Fillimi dhe fundi i botës do të bëhen një. Nuk do të ketë as Parajsë, as Purgator dhe as Tokë – do të ketë vetëm dy egzistenca. Mbretëria Ime – ku jeta kurrë nuk do të marri fund, për ata që më lejojnë Mua t’i mbledh në Zemrën Time dhe Ferri për ata që nuk do të kthehen tek Unë.

Të gjitha gjërat do të jenë sipas Mëshirës Sime dhe Vullnetit të Shenjtë të Atit Tim, I Cili i do të gjithë fëmijët e Tij. Ai dëshiron të shpëtoj gjithsecilin dhe nëpërmjet Meje. Unë nuk mund t’i detyroj ata që nuk duan të jenë pjesë e Mbretërisë Sime, apo që i refuzojnë të gjitha përpjekjet e Mia për t’ju sjellë atyre një përjetësi të mbrekullueshme të lavdishme, të më ndjekin Mua. Mos i shpërfillni Lutjet e Mia për të ndihmuar këta shpirtra të gjorë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Tuesday, 22 April 2014

Hyji Atë: Shumë pak nga ju do ta refuzojnë kishën e re për një botë dhe prandaj Ndërhyrja Ime do të jetë e shpejtë

E Djelë, 20 Prill 2014, në 17:40

Bija Ime e dashur, kur Unë e dërgova Birin Tim për të shpenguar njerëzimin, bota e refuzoi Atë, ashtu si ata bënë me profetët që Unë dërgova para Tij.

Ndërsa Unë tani pregatitem të dërgoj Birin Tim, herën e dytë dhe të fundit, për të mbledhur fëmijët e Mi dhe për t’ju dhënë atyre Jetën e Përjetshme, ata gjithashtu do ta refuzojnë këtë Vepër të Madhe të Mëshirës. Unë, përmes Fjalës Sime, i kam dhënë njeriut të Vërtetën dhe ai prapë e refuzon atë. Sa lehtë harrojnë ata. Sa të verbuar janë, sepse Unë i tregova botës se Unë do t’ju sillja atyre Mbretërinë Time – një Botë të Re, pa fund – por ata nuk e kuptojnë në të vërtetë se çfarë do të thotë trashëgimia e tyre. Mëshira e Birit Tim nuk do të pranohet nga të gjithë dhe prandaj Unë e kujtoj  botën për çfarë do të vij, me qëllim që ata të vijnë dhe ta pranojnë Mbretërinë Time.

Do të ketë rezistencë të madhe nga fëmijët e Mi ndaj shumë mbrekullive që Unë do t’i tregoj botës, para Ardhjes së Birit Tim. Do të flitet shumë, por armiqtë e Mi do të sigurojnë që fëmijët e Mi të mashtrohen, me qëllim që të mos i pregatisin shpirtrat e tyre për Jetën e Lavdishme që Unë e kam pregatitur për secilin prej jush.

Ashtu si Biri Im u ngjall së vdekuri në ditën e tretë, po ashtu Ai do ta zbuloj Veten në ditën e tretë, pas tre ditëve të errësirës, në Ardhjen e Tij të Dytë. Unë dëshiroj që ju të jeni të vetëdijshëm për këto tre ditët e errësirës, që të mos keni frikë prej tyre. Qirinjtë e bekuar do t’ju japin dritën e vetme e lejuar nga Unë, për të mundësuar ata që më duan Mua të shikojnë dhe të presin, me gëzim, Arritjen e Birit Tim.

Mos kini frikë nga Dashuria Ime për ju apo nga Fuqia që Unë zotëroj, pasi është për të mirën tuaj që Unë i lejoj të gjitha ngjarjet të ndodhin në ditët që çojnë drejt Ditës së Madhe. Unë i lejoj armiqtë e Mi të enden nëpër Tokë. Unë i lejoj shkatërruesit ta mashtrojnë njeriun, sepse kështu Unë e vë në provë besimin e atyre që janë të bekuar me të Vërtetën. Por dijeni këtë. Ata që e tradhëtojnë Fjalën e Zotit do të flaken në humnerë. Ata që shpifin dhe që i ndëshkojnë shërbëtorët e Mi të shenjtë, të cilët e duan Birin Tim, do të ndëshkohen ashpër. Unë do ta lejoj të dobëtin dhe ata që mashtrohen lehtë, me qëllim që ata – kur Profecitë e Mia, të dhëna ty, bija Ime, të ndodhin – të pendohen dhe të më kërkojnë Mua.

Fëmijë, Unë Jam duke ju pregatitur ju, me qëllim që Vullneti Im të kryhet dhe që ju të jetoni, brënda Mbretërisë Sime, për të cilën keni lindur. Bota në të cilën jetoni është e ndotur, për shkak të të ligut dhe influencës së tij. Toka është e rrënuar nga mëkati, në këtë kohë më shumë se ndonjëherë më parë dhe mëkati tani do të shtohet, ku çdo njëri prej jush, me besim të vërtetë, do ta shikoj. Ju duhet t’ju tregohet e Vërteta çdo ditë duke filluar që sot – të Djelën e Pashkës – sepse pa atë, ju do të endeni kot dhe do të humbisni.

Shumë pak nga ju do ta refuzojnë kishën e re për një botë dhe prandaj Ndërhyrja Ime do të jetë e shpejtë. Unë do t’ju tërheq drejt Meje, do t’ju ngre lart, kur dhimbja e braktisjes të bëhet e padurueshme, dhe Unë do t’i shpëtoj shpirtrat tuaj me çfarëdo mënyre që Unë zgjedh, sesa t’ju humbas tek armiqtë e Mi. Unë dëshiroj që ju t’i trajtoni me mirësi ata që luftojnë kundër Birit Tim për shkak të këtij, Misionit të Tij për ta pregatitur botën për Ardhjen e Tij të Dytë. Unë ju ftoj që të më kërkoni Mua, Atin tuaj të Përjetshëm, të tregoj Mëshirë tek të gjitha ata që përpiqen të pengojnë Dorën Time, Bujarinë Time, Fuqinë Time dhe Hyjninë Time, me anë të kësaj Fushate Lutje të veçantë:

Fushata e Lutjes (147) Hyji Atë, trego Mëshirë mbi ata që e mohojnë Birin Tënd

O Zot, Ati im I Përjetshëm, unë të kërkoj Ty të tregosh Mëshirë mbi ata që e mohojnë Birin Tënd. Unë të lutem për shpirtrat e atyre që përpiqen të shkatërrojnë profetët e Tu. Unë të lutem për kthimin e shpirtrave, që janë të humbur për Ty dhe të kërkoj Ty t’i ndihmosh të gjithë fëmijët e Tu për t’i pregatitur shpirtrat e tyre dhe për ta përmirsuar jetën e tyre, sipas Vullnetit Tënd Hyjnor, në pritje të Ardhjes së Dytë të Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit. Amin.

Shkoni, fëmijët e Mi, dhe pregatisni të gjithë ata që janë të njohur për ju, duke i ofruar lutjet e veçanta tek Unë, Ati juaj I Përjetshëm, për Mëshirën Time të Madhe.

Unë ju dua të gjithëve ju. Unë kam Gjithë-Dashurinë, Gjithë-Durimin dhe Unë pres përgjigjen tuaj. Kurrë mos mendoni se Unë nuk do t’i dëgjoj lutjet tuaja, sepse zërat tuaj janë ëmbëlsi për Veshët e Mi dhe dashuria juaj për Mua më sjell Mua gëzim të madh. Nuk ka asgjë që Unë nuk do të bëj për fëmijët e Mi. Asgjë.

Shkoni në dashuri dhe gëzim, sepse ju mund të jeni të sigurtë se Unë Jam I Gjithë-Mëshirshëm.

Ati juaj i dashur
Hyji Më I Larti

Mesazhi origjinal në anglisht:


Sunday, 20 April 2014

Ka vetëm një udhë drejt Zotit dhe ajo është nëpërmjet Meje, Jezu Krishtit. Nuk ka rrugë tjetër

E Premte, 18 Prill 2014, në 23:24

Bija Ime e dashur, bota do të ngrihet përsëri nga hiri, prej masakrës. Unë, premtoj, se do ta fshij shenjën e antikrishtit nga faqja e Dheut. Unë do t’i shkatërroj armiqtë e Zotit dhe ata përgjegjës për sjelljen e mizorisë, padrejtësisë dhe vuajtjes tek fëmijët e Zotit.

I ligu, që ka mbërthyer zemrat e njerëzve sot, në çdo pjesë të botës, merr forma të ndryshme. Në formën e vet brutale, njerëzit janë torturuar, vrarë dhe ndëshkuar rëndë. Pastaj në mënyra të tjera, njerëzit duhet të durojnë vështirësi të mëdha, përfshi mungesën e ushqimit, mungesën e shtëpisë dhe varfërinë e tmerrshme, ndërsa liderat e tyre përlajnë çdo të drejtë që është e tyre. Më pas janë ligjet e padrejta, që favorizojnë të fuqishmit, i bëjnë njerëz të pasur akoma më të pasur dhe njerëzit e varfër akoma më të varfër, ndërsa fare pak mëshirë apo dashuri tregohet ndaj atyre në nevojë të madhe. Më në fund, është persekutimi i Kristjanëve – ndjekësve të Mi – në gjithë botën. Ata janë përbuzur, më shumë se ndokush tjetër, dhe vuajnë tmerrësisht në Emrin Tim. Kristjanët urrehen nga ndjekësit e të ligut, që i përdor agjentët e tij për t’i heshtur ata në mënyra të ndryshme. Shumë nga planet e tyre përfshijnë censurimin apo të drejtën për ta deklaruar, hapur, besnikërinë e tyre ndaj Meje. Dhe ndërsa qeveritë, sot, do të mbrojnë me vendosmëri të drejtat e çdo besimi tjetër apo të drejtat civile, ata nuk do të përulen para të drejtave të Kristjanëve.

Kristjanët shumë shpejt do të ndalohen të praktikojnë besimin e tyre në vëndet publike, në shkolla, në kolegje, deri përfundimisht në Tempujt e Zotit. Ju mund të thoni – sigurisht kjo është e pamundur – të ndalohen Kristjanët të praktikojnë besimin e tyre, në vetë Kishat e tyre? Kjo do të ndodhi në mënyrën më dinake, ku miljona do të mashtrohen, pa i kushtuar shumë vëmëndje, kur çdo detaj i vetëm i Fjalës, ashtu si është tani, do të ndryshoj, por kjo do të kaloj me qetësi. Vetëm ata që kushtojnë vëmëndje do t’i shikojnë ndryshimet dhe, pas një far kohe, do të bëhet e pranueshme për t’i hapur të gjitha kishat Kristjane të mirëpresin të gjitha besimet, përfshi ata që nuk besojnë tek Unë. Megjithatë, jo të gjithë ata që i ndjekin fetë, që nuk e adhurojnë Zotin e Trinisë, do të detyrohen në kishën për një botë të re. Jo. Do të jenë Kristjanët, të cilët do të bëhen të adhurojnë paganizmin, që do t’ju prezantohet me kujdes si një kishë e re dhe e cila do të përqafoj një formë të re ‘bashkësie’  - një kishë për këdo – ku Unë Jezu Krishti nuk do të shfaqem.

Që nga ky vit, Kryqet e Mia do të fillojnë të zhduken dhe ndërsa Kishat e Mia, dhe ata që thonë se më shërbejnë Mua, flasin për rëndësinë e humanizmit, ju nuk do të dëgjoni të flitet për rëndësinë e dorëzimit tek Unë, Jezu Krishti, Shpëtimtari juaj. Prandaj, ju nuk do të jeni të pregatitur për Shpëtimin e Përjetshëm. Rëndësia për ndjekjen e udhës Sime tek Ati Im nuk do të përmëndet, as edhe rëndësia e Sakramenteve të Shenjta nuk do të diskutohet. Përkundrazi, juve do t’ju tregohet mbi rëndësinë e kujdesit të nevojave dhe mirqënies së të tjerëve, që do të përdoret si një zëvëndësues për të më Adhuruar Mua. Unë Jam Kisha. Trupi Im është Kisha Ime, por më vonë, Unë do të hiqem plotësisht mënjanë. Kokat tuaja do të mbushen me gënjeshtra. Juve do t’ju tregohet çdo lloj udhe, që është e nevojshme për t’ju sjellë më pranë Zotit. Por çdo udhë që do t’ju thuhet të ecni, do të jetë në drejtim të kundërt.

Dijeni tani, se ka vetëm një të Vërtetë. Ka vetëm një udhë tek Zoti dhe ajo është nëpërmjet Meje, Jezu Krishtit. Nuk ka anjë udhë tjetër.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Saturday, 19 April 2014

Parajsa Ime e Re do të bëhet Bota pa fund – si është profetizuar

E Enjte, 17 Prill 2014, në 21:00

Bija Ime e dashur, Ringjallja Ime së vdekuri ndodhi për një arsye. Ajo nuk ndodhi thjesht për të provuar Hyjninë Time tek ata që nuk e pranuan se Kush isha Unë. Deri në atë kohë, shpirtrat që vdisnin nuk mund të hynin në Parajsë. Ata duhej të prisnin. Por, menjëherë sa Ringjallja Ime ndodhi, atyre ju dha Jeta e re në Mbretërinë Time. Ringjallja Ime solli Jetën e Përjetshme për shpirtrat dhe vdekja, atëherë, nuk do të kishte më kontroll mbi rracën njerëzore.  

Ringjallja Ime do të jetë me të vërtetë e qartë në Ardhjen Time të Dytë, sepse atëherë të gjithë ata shpirtra, që vdiqën në Mua dhe për Mua, do të ngjallen së vdekuri gjithashtu dhe do t’ju jepet Jeta e Përjetshme. Ata do të ngrihen në trup dhe në shpirt, në bashkësi të përkryer me Vullnetin e Zotit dhe do të jetojnë në Mbretërinë Time të Re, kur Toka e vjetër dhe Qielli do të zhduken dhe një Botë e Re do të ngrihet. Parajsa Ime e Re do të bëhet Bota pa fund – si është profetizuar. Të gjithë ata që e duan Zotin dhe që e pranojnë Dorën Time të Mëshirës do të hyjnë në Mbretërinë Time të Lavdishme. Ky ishte Premtimi që Unë bëra, kur Unë e dhashë Trupin Tim tokësor ndaj vdekjes, për t’ju dhënë ju gjithë Jetën e Përjetshme. Mos harroni se çfarë Zoti premton, Ai gjithmonë do ta sjelli. Çfarë Zoti ju profetizoi të gjithë profetëve të Tij do të ndodhi, sepse Ai nuk e thotë një gjë dhe të shprehi diçka tjetër.

Kur Zoti i tregoi Gjonit se bota do të ndahet në ditët e fundit dhe Tempulli i Tij do të shkatërrohet, Ai nuk gënjeu. Sundimi i atyre që dëshirojnë ta shkatërrojnë Fjalën e Zotit ka filluar dhe kohët për të gjitha ato profeci, si ju treguan Danielit dhe Gjonit, janë afër. Premtimi Im për të ardhur dhe për të ndarë dhitë nga delet është gati për tu bërë një realitet. Njeriut do t’i jepet çdo lloj ndihme, nëpërmjet Ndërhyrjes nga Qielli, dhe shumë raste për të bërë një zgjedhje finale. Ai ose do të më ndjeki Mua ose do të qëndroj mbrapa.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:


Friday, 18 April 2014

Kryqi është lidhja juaj me Jetën e Përjetshme. Kurrë mos e braktisni Kryqin

E Martë, 15 Prill 2014, në 20:15

Bija Ime e dashur, kur ndjekësit e Mi të dashur e festojnë të Premten e Zezë, ata duhet të kujtojnë se si Dashuria Ime shtrihet tek rraca njerëzore.

Ata që më persekutuan Mua dhe më pas më vranë Mua ishin të mbushur me urrejtje dhe i kishin zemrat e ngurta. Unë vdiqa për ata, pavarësisht nga urrejtja e tyre, dhe Unë vuajta një Agoni të madhe me qëllim që ata të mund të shpengohen. Prapë, kaq shumë njerëz sot më urrejnë dhe më përçmojnë Mua, në një shkallë të tillë, sa po ta tregoj Unë të ligun, që i shkatërron shpirtrat e tyre, ju nuk do të jeni në gjëndje të qëndroni në këmbë.

Përpjekjet e Mia për të pregatitur botën, përmes Librit të së Vërtetës, do të luftohen nga armiqtë e Mi, ngado. Sulmet më të liga do të vijnë nga grupet satanike, shumë prej të cilëve pozojnë si Kristjanë, që të mund të shfrehin zemërimin e tyre, duke pretenduar se mbrojnë fenë e tyre. E tillë është mënyra në të cilën Satanai i përdor viktimat e tij të gatshëm për të sulmuar Punën Time. Sa të dërrmuar janë shpirtrat e tyre dhe sa i pikëlluar Unë Jam, ndërsa ata vazhdojnë të më tradhëtojnë Mua, të hedhin baltë mbi Mua dhe të përhapin gënjeshtra rreth Fjalës Sime, me përpjekjen për të vjedhur shpirtrat nga Zemra Ime e Mëshirshme.

Unë derdh Lotë Dhimbje, gjatë kësaj jave; sepse koha është e shkurtër dhe Unë e di se pavarësisht se sa shumë Unë përpiqem, shumë shpirtra prapë do të ma kthejnë Mua shpinën. Përse këta shpirtra më urrejnë Mua kaq? Përgjigja është se ata nuk kanë aspak dashuri për Mua. Shumë prej tyre e shohin të tmerrshme që urrejtja që ata ndjejnë për Mua në zemrat e tyre nuk mund të fshihet. Ata janë kaq të pushtuar nga i ligu, sa kalojnë çdo minutë të ditës duke më mallkuar Mua.

Pjesa më e madhe e njerëzve nuk besojnë më tek Unë – është një numër i vogël, që beson, në një oqean të shpirtrave madhësia e të cilëve shtrihet nga një anë e Tokës tek tjetra. Por, Unë ju premtoj se Unë do të mbledh sa më shumë shpirtra të mundem dhe për arsye të Dashurisë, që Unë kam për ju, do ta zgjeroj Mëshirën Time madje dhe mes atyre që nuk e meritojnë atë. Sa i mirëpres të mirët, të dashurit dhe ata shpirtra të pastër, që vijnë para Meje. Ata më mbushin Mua me gëzim të madh. Oh sa i lehtësojnë ata Plagët e Mia. Sa lehtësim më sjellin ata Mua nga dëshpërimi që Unë duroj për mëkatarët e Mi të varfër, të cilët nuk e kanë fare idenë ndaj gëzimit të madh që Unë ju premtova në Mbretërinë Time të Re. Kaq shumë shpirtra për fat të keq do ta flakin tutje çelësin që Unë ju dhashë për Jetën e Përjetshme – dhe për çfarë? Një jete që i mungon kuptimi, një jetë e mbushur me lajka dhe premtime boshe. Një jetë e lodhur pune, që nuk sjell aspak jetë – vetëm atë që përfundon në pluhur. Unë Jam jeta juaj. Unë ju sjell jetë. Kur ju e pranoni vdekjen Time në Kryq dhe e pranoni Ringjalljen Time, ju kurrë nuk do të duroni vdekje.

Juve, të këtij brezi, Unë ju them këtë. Ju, që jeni me Mua, nuk do të duroni vdekjen – madje as edhe vdekjen e trupit. Ata që më tradhëtojnë Mua, nëpërmjet mëkatit, kur e Vërteta ju është dhënë, nuk do të kenë aspak jetë. Prandaj ju, ndjekësit e Mi të dashur, kurrë nuk duhet të keni frikë nga ky Mision. Unë do t’ju marr dhe do t’ju mbuloj me të gjitha Dhuratat, të cilat Ati Im ka dëshirë t’i hedhi mbi të gjithë ju, kur Ai më në fund t’i mbledhi fëmijët e Tij në Mbretërinë që Ai ju premtoi kur Ai më dërgoi Mua, Birin e Tij të vetëm, për të shpëtuar shpirtrat tuaj, me vdekjen Time në Kryq. Kryqi është lidhja juaj me Jetën e Përjetshme. Kurrë mos e braktisni Kryqin. Vdekja Ime ishte udha juaj drejt Jetës së Përjetshme. Pa Kryqin Tim, vdekja do të fitoj mbi ata që e refuzojnë atë.

Jezusi juaj

Mesazhi origjinal në anglisht:



Thursday, 17 April 2014

Ndërsa e Premtja e Zezë afrohet, ata që më mundojnë Mua dhe që përpiqen të fshijnë të gjitha gjurmët e Mia do të vuajnë shumë në atë ditë

E Djelë, 13 Prill 2014, në 19:00

Bija Ime e dashur, është Dëshira Ime që ata që më duan Mua, me të vërtetë, të kërkojnë falje përmes Dhuratës së Rrëfimit, gjatë Javës së Shenjtë. Kur ju më tregoni Mua pendesë të vërtetë për mëkatet tuaja, Unë do të hedh mbi ju një Dhuratë të veçantë Pranimi, sipas Vullnetit Tim Hyjnor. Unë ju kërkoj të besoni tek Unë, në këtë kohë në histori, si kurrë më parë, sepse, nëse dëgjoni me kujdes, Unë do të mund ta bëj Fjalën Time të dëgjohet nga të gjithë – përfshi ata që nuk më njohin aspak Mua.

Kur Unë ndiqesha nga armiqtë e Mi, ata shkuan deri aty sa të më diskreditonin Mua. Ata e shfrehnin zemërimin e tyre tek shumë të pafajshëm të gjorë dhe torturuan njerëz që besonin të isha Unë. Ata përhapën gënjeshtra rreth apostujve të Mi, u munduan të më diskreditonin Mua në shumë mënyra dhe shpërthenin në zemërim, kur nuk mund të më sulmonin Mua fizikisht. Ata do të më kishin vrarë Mua, nëse do të më kapnin, para të Premtes së Zezë – po të mos e kisha mbrojtur Veten. Urrejtja e tyre, gënjeshtrat e tyre, shpifjet që ata përhapën rreth Misionit Tim dhe akuzat e tyre të rreme kundër Meje, u përhapën në çdo qytet dhe fshat, para ditës kur Unë përfundimisht u tradhëtova nga një i Imi.

Helmi, që dilte prej gojëve të armiqve të Mi, erdhi nga gjarpëri, që i infektoi shpirtrat e tyre. Ata e imituan atë në çdo mënyrë – ata ulërinin në një zemërim të tërbuar kundrejt Meje, edhe pse akuzat e tyre ishin të rreme dhe pakuptim. Ata i pështynin apostujt e Mi, i torturonin dishepujt e Mi, si dhe ata njerëz fatkeqë që ata i merrnin për Mua. Ata u përpoqën t’i kthenin të tjerët kundër Meje, të cilët nuk kishin dëgjuar për Mua dhe flisnin gjëra të liga kundër atyre që nuk mund të bindeshin të më mohonin Mua. Çdo djall nga barku i Ferrit më torturoi Mua gjatë javëve të Mia të fundit në Tokë, kur Fjala Ime kishte shpuar zemrat e shumë vetave dhe kthehu me mijra.

Kur Prania Ime ishte më e fortë, urrejtja intensifikohej dhe ulërimat e atyre që më kundërshtonin Mua ishin si të atyre, që dilnin nga kafshë të egra. Njerëzit që u bashkuan me grupet e Farizenjve, për të shkaktuar ndëshkim mbi Mua, u bënë po aq të liq sa ata që i nxisnin në një zemërim të egër mbi Karakterin Tim. Unë u akuzova për papastërti në Trup dhe Shpirt. Ata thanë se Fjala Ime vjen nga shpirtrat e papastër. Ata thanë se Unë bëja dëshmi të rreme kundrejt Moisiut dhe se Unë isha dërguar nga i ligu për të korruptuar shpirtrat. Ata e shpërfillën Dashurinë që Unë përhapa, kthimin për të dashur njëri tjetrin që Unë krijova mes atyre dhe mbrekullitë që Unë kryeva. Ndërsa ata shprehnin gjëra të turpshme kundër Meje, ata rrinin drejt dhe krenarë dhe, në të njëjtën kohë, që ata blasfemonin kundër Zotit, ata deklaronin se flisnin në Emrin e Tij. Pikërisht në këtë mënyrë Satanai i mashtron njerëzit.

Ata që blasfemuan kundër Meje, gjatë Kryqëzimit Tim, nuk jetojnë në Mbretërinë Time, sepse ata pësuan ndëshkimin më të keq. Ati Im do të shkatërroj këdo që thotë se Unë flas me zërin e Satanait. Prandaj ata prej jush, që pohojnë se Zëri Im është i të ligut, dijeni se vuajtja juaj do të jetë më e keqe se vdekja. Gjuhët tuaja nuk do të nxjerrin më helmin që Satanai ka vendosur brënda shpirtrave tuaj; sytë tuaj nuk do të shikojnë më, sepse është vetëm errësira ajo që ju dëshironi – dhe kështu u bëftë. Veshët tuaja kurrë nuk do ta dëgjojnë ëmbëlsinë e e Zërit Tim, sepse ju refuzoni të dëgjoni – dhe kështu u bëftë. Zemra juaj nuk ka aspak dashuri dhe kështu ju nuk do të ndjeni ndonjëherë dashuri, kur e largoni Dashurinë e Zotit. Fjalët tuaja do të jenë rrënimi juaj, dhe kur ata që më akuzojnë Mua, Zotin tuaj, Shpëtimtarin dhe Shpenguesin e gjithë njërëzimit, se flas të ligun, ata nuk do të dëgjohen më. Ata do të vdesin.

Zemërimi Im në këtë kohë, kundër hipokritëve, që enden nëpër botë duke pretenduar se vijnë nga Unë, është e paduruar dhe Ndëshkimi Im do të bjer mbi secilin prej jush, që më pështyn Mua. Largohuni nga Unë – ju nuk keni kontroll mbi Mua. Unë do t’ju flak tutje.

Kur Unë dëgjoj britmat e atyre të zaptuar me urrejtjen e Satanait në shpirtrat e tyre guxojnë të deklarojnë publikisht besnikërinë e tyre ndaj Meje, më vjen pështirë. Ata më shkaktojnë Mua neveri dhe nuk janë më të mirë se ata që hodhën short për të ngulur gozhdën e parë në Trupin Tim.

Ndërsa e Premtja e Zezë afrohet, ata që më mundojnë Mua dhe që përpiqen t’i fshijnë të gjitha gjurmët e Mia do të vuajnë shumë në atë ditë. Në atë ditë, kur ju të ndjeni Dhimbjen Time, e dhënë juve për t’ju bërë të kuptoni, ju do ta dini se Unë Jam duke ju thirrur. Unë e bëj këtë, jo sepse ju e meritoni një grimcë të Keqardhjes Sime, por sepse Unë ju dua – pavarësisht nga gjithçka. 

Në atë ditë, Unë ju kërkoj të më thërrisni Mua si më poshtë:

“Jezus, më fal për lëndimin që kam shkaktuar mbi Trupin Tënd, Fjalën Tënde dhe Hyjninë Tënde.”

Unë do të përgjigjem dhe do t’ju ndihmoj të vini tek Unë, me Dashuri dhe Gëzim në Zemrën Time.

Jezusi juaj

Mesazhi në anglisht:


Wednesday, 16 April 2014

Dashuria Ime dhe besimi juaj, të kombinuara, do të bëhen Shpata e Shpëtimit


E Shtunë, 12 Prill 2014, në 15:42


Bija Ime e dashur, kur Zoti ndërhyn në botë, nëpërmjet profetëve të Tij të zgjedhur, Fjala është si një Shpatë.  Ajo pret drejt e në zemër dhe shkakton një reagim të dyfishtë brënda shpirtit. Nga njëra anë, ajo jep mprehtësi dhe njohuri të madhe, por nga ana tjetër, mund të jetë e vështirë për t’u pranuar. Kjo është për arsyen se e Vërteta kurrë nuk është e lehtë kur merret, pasi ajo mund të jetë e dhimbshme.

Në një botë në të cilën Satanai sundon si mbret, e Vërteta gjithmonë do të tregoj anën e shëmtuar. Ajo do të shkaktoj ankth në zemrat e shumë vetave. Ligësia pothuajse gjithmonë vjen e veshur me një llustër ngjyrash, por kur asaj i hiqen të gjitha shtresat zbukuruese, ajo që mbetet është një bërthamë shumë e shëmtuar.

Shumë njerëz e kanë të vështirë ta pranojnë se disa veprime apo punë janë të liga, për shkak të mashtrimit të djallit. Çdo formë e ligësisë, e krijuar nga dora e Satanait, është e maskuar me kujdes, që të justifikohet lehtë në mëndjet e të pafajshmëve, të cilët do ta pranojnë një mashtrim të tillë pa hezituar. Ata nuk do të jenë më të mënçur. Çfarë shprese, mund të pyesni ju atëherë, ka njeriu kur ai është i joshur nga antikrishti, i cili do të jetë i dashur dhe i adhuruar për veprat e tij të mëdha bamirëse? Përgjigja është lutja. Shpresa juaj shtrihet në lutjet tuaja sepse kur ju luteni për çlirimin nga i ligu, Unë do t’i përgjigjem thirrjes suaj.

Dashuria Ime dhe besimi juaj, të kombinuara, do të bëhen Shpata e Shpëtimit, me anë të së cilës ata shpirtra të pafajshëm, që do të mashtrohen lehtë nga bisha, mund të shpëtojnë dhe atëherë Mbretëria do të jetë e Imja. Unë Jam duke ardhur së shpejti për të rivendosur Fronin Tim të Drejtë dhe prandaj ju kurrë nuk duhet të humbisni shpresë.

Jezusi juaj
Mesazhi original në anglisht: