Kerko Mesazhet ketu

Saturday 5 April 2014

Ishte për këta shpirtra të gjorë që Unë derdha Lotë Gjaku në Kopshtin e Gjetsemanit

E Martë, 1 Prill 2014, në 21:00

Bija Ime fort 
e dashur, disa herë shpejtësia dhe rritja e këtij Misioni të Shenjtë mund të jetë e papërballueshme. Është e rëndësishme që Fjala Ime të dëgjohet në të gjitha vëndet dhe që Grupet e Kryqëzatës së Lutjes të ngrihen në çdo shtet dhe në veçanti në vëndet ku Unë nuk Jam i nderuar.

Kurrë mos e lejoni intensitetin e kësaj Fjale ta errësoj arsyen se përse Unë duhet të komunikoj me botën. Unë dua madje dhe shpirtrat më të ngurtë, të cilët nuk kanë asnjë dëshirë për ta lejuar Shpirtin e Shenjtë t’i preki zëmrat e tyre, t’i vënë veshin apo të dëgjojnë çfarë Unë them dhe të kuptojnë, Premtimin Tim.

Plani Im i Shpëtimit nuk është për të ruajtur më besimtarin – ai është për këdo, përfshi ata, shpirtrat e errët t
ë të cilëve mund t’ju shkaktojnë neveri. Ishte për këta shpirtra të gjorë që Unë derdha Lotë Gjaku në Kopshtin e Gjetsemanit. Ata ishin shpirtrat e hidhur, të harruar – dashamirësit e bishës, që shfaqeshin para Meje, nga Satani. Ai më tregoi Mua se sa shumë akoma do të më refuzonin Mua, pavarësisht nga oferta Ime ndaj Hyjit e pranimit Tim dhe e Dëshirës Sime për ta shpenguar botën me vdekjen Time në Kryq. 

Dhimbja Ime për këta shpirtra është torturuese dhe ti, bija Ime, kurrë nuk duhet ta shpërfillës Dëshirën Time për të arritur tek jo-besimtarët. Pavarësisht se sa jeni përbuzur; pështyrë dhe mallkuar, ju duhet të ngriheni mbi urrejtjen, që gjithmonë do të shtohet në këtë Mision dhe më sillni Mua këta shpirtra, me çdo kusht. Më sillni Mua ndjekësit e Mi të dashur dhe pastaj ata që nuk më njohin Mua apo ata që mund të mos më njohin Mua.

Më pas më sillni Mua shpirtrat e atyre që më urrejnë Mua. Ky dyhet të jetë qëllimi për secilin prej jush. Kur ju më sillni Mua këta shpirtra të gjorë të dëshpëruar Unë do t’ju dhuroj atyre Hire të mëdha, që të mund t’i tërheq ata drejt Mëshirën Time.

Kur ju vështroni rreth jush dhe shikoni shpirtrat e atyre me të cilët ju bini në kontakt, që janë të pavëmëndshëm ndaj Planit Tim për të ardhur përsëri, ju duhet t’i arrini ata dhe të m’i kushtoni Mua. Ju do të më sillni Mua ngushëllim dhe gëzim të madh kur ju e bëni këtë, sepse Unë atëherë mund të bëj gjithçka për t’i bashkuar të gjithë shpirtrat ngado.

Shkoni dhe shumohuni sepse udha është pregatitur. Ka qënë një kohë e shkurtër qëkur Unë i bëra thirrje botës për herë të parë, përmes këtij Misioni. Por ka qënë një udhëtim i lodhshëm dhe tani të gjitha udhët do të ndahen dhe zgjerohen me qëllim që asnjë komb të mos përjashtohet, e tillë ëshë Mëshira Ime.

Jezusi juaj