Kerko Mesazhet ketu

Wednesday 30 April 2014

Shumë nga Misteret e Mbretërisë Sime janë të panjohura për njeriun

E Dielë, 27 Prill 2014, në 18:00

Bija Ime fort e dashur, Plani Im për të shpëtuar mbarë botën dhe për të sjellë çdo njërin nga ju në Strehën e Zemrës Sime ka përfunduar dhe të gjitha pjesët janë vendosur në vëndin e duhur, me qëllim që përsosmëria e Premtimit Tim të sjelli fryte.

Ka shumë Mistere të shoqëruara me Hyjninë Time, që njeriu, pavarësisht se sa i ditur është në çështjet shpirtërore, kurrë nuk mund t’i kuptoj me të vërtetë. Shumë nga Misteret e Mbretërisë Sime janë të panjohura për njeriun dhe Ati Im i zbuloi njerëzimit vetëm aq sa Ai dëshironte. Njeriut ju dha njohuria dhe e Vërteta, që ata të mund ta adhuronin Hyjin dhe t’i shërbenin Atij, sa me mirë të mundeshin. Njeriu u informua nga profetët, se si duhej t’i përmbahej 10 Urdhërimeve, për të siguruar që ai të mos binte në gabim. Më pas për të vërtetuar Dashurinë e Tij për botën, Ai u bë njeri dhe përmes Meje, Birit të Tij të vetëm, Jezu Krishtit, i tregoi njeriut pikërisht se çfarë krijon e mira dhe çfarë përbën e liga. Unë e zbulova të Vërtetën, edhe pse vetëm një copë të asaj që dëshironte Ati Im, për nevojat e njeriut. Por njeriu ishte kaq krenar, arrogant dhe ambicjoz, sa nuk donte t’ja dinte për të Vërtetën, sepse ajo nuk i përshtatej atij.

Farizenjtë i mbyllën sytë, panë nga ana tjetër dhe më deklaruan Mua të isha një njeri, I Cili e kishte humbur mëndjen dhe fliste përçart. Ata nuk e kishin aftësinë të dëgjonin të Vërtetën, edhe pse Mësimet e Mia thjeshtë përsërisnin Fjalët, Mësimet dhe Urdhërimet e përmbajtura në Librin e Atit Tim. Nëpër udhën e ngushtë ata ecën, duke mos parë as majtas dhe as djathtas, ndërsa ndiqnin versionin e tyre në shërbim të Zotit. Ata e bënin këtë me një pamje të jashtme prej besimtari, duke e shpërfillur të dobëtin, të varfërin dhe të paditurin, ndërsa ata e adhuronin Zotin. Ata më dëbuan Mua dhe homologët e tyre sot do ta bëjnë këtë, përsëri, ndërsa vazhdojnë me doktinën e tyre të rreme në vitet që vijojnë.

Prandaj ju tani e shikoni, për gjithçka që njeriu pohon se di, ai në të vërtetë di fare pak rreth Udhës së Zotit. Ajo, që ju dha atij u pranua, por vetëm pjesë të së Vërtetës që i përshtaten atij. Për shëmbull, Unë gjithmonë i kam udhëzuar fëmijët e Hyjit ta duan njëri tjetrin, por ata dështojnë ta bëjnë këtë. Sa shumë nga ju shtrihen para Meje dhe më mbulojnë Mua me adhurime në mirënjohje dhe pastaj fyejnë vëllezërit dhe motrat tuaja? Disa nga ju shkojnë deri aty sa më tregojnë Mua se sa njerëz të liq ata janë, në vënd që të tregojnë dashuri dhe falje.

Njeriu gjithmonë do të jetë i dobët, sepse është e pamundur për njeriun të jetë i përsosur. Por përse i pranoni Mësimet e Mia nga njëra anë dhe pastaj i mohoni ato nga ana tjetër? Kurrë mos u dorëzoni ndaj tundimit për të ndëshkuar një tjetër në Emrin Tim, sepse ju nuk e keni autoritetin ta bëni këtë. Kurrë mos e lartësoni veten para Meje, kur ju e fyeni apo e poshtëroni një tjetër qënie njerëzore, në të njëjtën kohë. Kjo është fyese për Mua. Për të pranuar të Vërtetën, ju duhet të jeni pa ligësi, krenari, vetë-pëlqim apo egoizëm. Ju duhet ta hiqni petkun tuaj të arrogancës, sepse ai është një tipar i djallit dhe Unë e shoh atë të neveritshme.

Ju lutem t’i kujtoni Mësimet e Mia dhe ta jetoni jetën sipas asaj që Unë ju tregova. Kur t’i gjeni zemrat tuaja të trazuara, të mbushura me ankth apo urrejtje, ju gjithmonë duhet të kërkoni ndihmën Time. Sepse nëse nuk e kërkoni, atëherë ndjenja juaj e dëshpërimit dhe e urrejtjes do t’ju pushtoj. Ju duhet ta pranoni faktin që ju gjithmonë do bini në mëkat, por gjithashtu dijeni se ju duhet të tregoni pendesë të vërtetë, para se të ndjeni ndonjë lloj paqeje apo qetësie në shpirtin tuaj.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/04/27/many-of-the-mysteries-of-my-kingdom-are-unknown-to-man/