Kerko Mesazhet ketu

Friday 25 April 2014

Unë nuk do t’i lejoj ata prej jush që hyjnë në Parajsën Time të Re të vuajnë dhimbjen e vdekjes fizike

E Mërkurë, 23 Prill 2014, në 15:30

Bija Ime fort e dashur, shumë njerëz gabimisht besojnë se Paralajmërimet e Mia ndaj njerëzimit krijojnë një ndjenjë dëshpërimi dhe meraku të panevojshëm. Kjo është e kuptueshme, por dijeni këtë. E ardhmja e botës që vjen është jashtëzakonisht e Lavdishme në çdo mënyrë. Parajsa, që është pregatitur për ju, do t’ju mbushte me habi, mrekulli dhe një ndjenjë të madhe kënaqësie, po t’ju tregoja Unë sikur vetëm një grimcë të saj. Për shkak se njeriu ka një frikë për të panjohurën dhe një mungesë besimi në Premtimin Tim për t’ju dhënë secilit prej jush Jetën e Përjetshme, është e vështirë për shumë, që përpiqen të pregatiten për Mbretërinë Time.

Ndjekësit e Mi të dashur, të vegjëlit e Mi të dashur, ju lutem ta dini se Unë nuk do t’i lejoj ata prej jush që hyjnë në Parajsën Time të Re të vuajnë dhimbjen e vdekjes fizike – kjo është Dhurata Ime ndaj këtij brezi të bekuar. Ky tranzicion nga bota në të cilën jetoni sot, për në Parajsën Time të Re, do të jetë sa hap e mbyll sytë; e tillë është Dashuria Ime e Madhe për ju. Përpara asaj Dite të Madhe, Unë duhet t’ju pregatis, me qëllim që të gjithë ju ta trashëgoni Mbretërinë Time. Unë nuk kam pse t’ju vë nëpër këto sprova, që ju duroni tani dhe ato që do të vijnë – kjo është e vërtetë.

Megjithatë, për shumë njerëz, që nuk e konsiderojnë Fjalën Time dhe Mëshirën Time, Unë duhet t’i pregaris ata. Si mundem Unë t’ju pastroj ju, nëse Unë nuk ju kujtoj për të Vërtetën? Vetëm e Vërteta do t’ju çliroj nga prangat që ju lidhin me të ligun, i cili do t’ju tërheqi larg Meje, në çdo rast që të mundet. Ai e di se nëse ju nuk i përgjigjeni Thirrjes Sime për të siguruar trashëgiminë që ju takon me të drejtë në Mbretërinë Time, atëherë ai do të fitoj. Prandaj ju, duke qënë të gënjyer prej tij, do të dështoni ta pajtoni shpirtin tuaj brënda Mëshirës Sime Hyjnore.

Vetëm ata që më ndjekin Mua, në çdo hap, drejt Parajsës, do të arrijnë të marrin Shpëtimin e Përjetshëm. Ju lutem të jeni të duruar. Qëndroni gati ndaj Thirrjes Sime. Mos më shtyni Mua tutje, kur Unë përpiqem t’ju arrij, nëpërmjet këtyre Mesazheve. Mësoni të keni besim tek Unë, përmes Fjalës Sime të Shenjtë, e cila tashmë dihet nga ju në Librin e Atit Tim.

Kur Unë flas për të ligun, Unë thjesht ju zbuloj mashtrimin, me të cilin ju do të përballeni. Problemi me mashtrimin është se ju verbon ndaj të Vërtetës dhe ju bën të largoheni nga besimi në një fe, e cila do t’ju fundosi në një doktrinë të rreme. Nëse nuk jam Unë, Jezu Krishti, Ai që nderohet, në këtë doktrinë të re, atëherë ju mund të jeni të sigurtë se ajo nuk është e udhëzuar nga Shpirti I Shenjtë.

Lërini zemrat tuaja të jenë të qeta, besimi juaj të jetë si ai i një fëmije dhe thjesht më doni Mua, sipas mënyrës që Unë ju dua ju. Kurrë mos e kundërshtoni Mëshirën Time, kurrë të mos keni frikë nga Unë, kurrë të mos ndjeni zemërim ndaj Meje, dhe në veçanti kur ju vuani në këtë jetë. Sepse së shpejti, Unë do t’ju sjell në shtëpi. Menjëherë sa Dita e Madhe të agoj, bota do ta lindi, dhe një jetë e re dhe e mrekullueshme ju pret ju dhe të gjithë të dashurit tuaj. Të gjithë ju do të jeni të bashkuar me Mua, pa asnjë armik në dukje – pa frikë, rrezik apo vuajtje të ndonjë lloji. Përse pra keni frikë nga Mbretëria Ime? Ajo do t’ju sjelli lumturinë dhe dashurinë që ju kërkuat, gjatë gjithë jetës suaj në Tokë – por, që kurrë nuk u përmbush me të vërtetë, pavarësisht se sa shumë u munduat për t’i përmirësuar këto dhurata.

Dhurata Ime më E Madhja për ju është Jeta e Përjetshme. Priteni Dhuratën Time, pa frikë. Përkundrazi, priteni me dashuri dhe shpresë Mbretërinë Time të Re, sepse ka shumë për të ofruar.

Jezusi juaj