Kerko Mesazhet ketu

Thursday 12 June 2014

Besimi i klerikëve do të shkelet nga armiku më i madh i Hyjit që ka ecur ndonjëherë në Tokë - antikrishti

E Shtunë, 7 Qershor 2014, në 20:00

Bija Ime fort e dashur, Shpirti i të Vërtetës, që mbizotëron përmes Kishës Sime në Tokë, duhet të vazhdoj, të ushqehet dhe të mbrohet, nga ata shërbëtorët e Mi të shenjtë të cilëve Unë i besova kujdesin e të gjithë fëmijve të Hyjit.

Priftërinjtë në Kishën Time së shpejti do të përballen me sfida, që do të thotë se shumë do ta kenë shumë të vështirë ta mbrojnë Fjalën Time.

Gjithçka që nuk është nga Unë do t’ju paraqitet atyre nga tradhëtarët mes tyre.

Sa Unë dëshiroj t’i sjell atyre ngushëllim dhe si Unë do të bëj gjithçka në Fuqinë Time për t’i mbushur shpirtrat e tyre me Zjarrin e Shpirtit të Shenjtë. Unë do ta bëj këtë me qëllim që ata të qëndrojnë gati, të qetë dhe në asnjë dyshim, kur t’ju kërkohet të marrin pjesë në doktrinën, e cila nuk do të jetë nga Unë. Ata, si mbrojtësit e Fjalës Sime, duhet të jenë të pregatitur të qëndrojnë besnikë ndaj Meje.

Por ata do të binden të ndjekin një interpretim të ri të Fjalës Sime dhe kjo do të çoj në gabim të rëndë. Nëse ata i çojnë shpirtrat e pafajshëm dhe ata që janë të përkushtuar ndaj Meje në gabim dhe në kryerjen e blasfemisë, do të jenë fajtorë për mbështetjen e doktrinave të Ferrit. Për këtë, ata do ta dinë se si do të jetë të ndjejnë Zemërimin e Atit Tim.

Priftërinjtë që janë të Mitë do t’ju duhet t’i rinovojnë betimet e tyre të dashurisë, bamirësisë dhe pastërtisë, nëse duan të qëndrojnë në Gjëndjen e Hirit, me qëllim që të më shërbejnë Mua ashtu si janë përkushtuar ta bëjnë në Emrin Tim.
Për fat të keq, fuqia e të ligut, që do të sundoj kundër tyre, do të jetë e tillë sa shumë do ta kenë tepër të vështirë për t’i bërë ballë presionit të ushtruar mbi ata.

Të tjerët do ta përkrahin doktrinën e re dhe do të bëhen pjesë e priftërinjve të rinj për një botë që do të deklarohet së shpejti – ku ata nuk do t’i shërbejnë më Hyjit të Trinisë. Atëherë ata do të çojnë shumë shpirtra në braktisje.

Vetëm pak do të mbeten besnikë ndaj Meje dhe ata do të ngushëllojnë ata të Krishterë të cilët kurrë nuk do të devijojnë nga e Vërteta. Ata që më tradhëtojnë Mua do të bëhen vetë viktimat e antikrishtit dhe ushtrisë së tij, që do t’i persekutojnë ata në mënyra, që do të thotë se nëse nuk bëjnë marrëveshje me bishën, do të flaken si kriminelë dhe do të akuzohen për krime të ngjajshme me tradhëtinë.

Besimtarët do të ngushëllojnë njëri tjetrin dhe prej Hirit Tim atyre do t’ju jepen Dhuratat nga Hyji, të nevojshme për t’i mbrojtur ata kundër persekutimit, përfshi Vulën e Hyjit të Gjallë, e cila do t’i mundësoj ata ta kapërcejnë kundërshtimin që do të hasin kur Krishtërimi të brutalizohet. Ata që janë për Mua dhe në Mua do të ndjejnë kurajo të madhe në zemrat e tyre, sepse do të jenë në gjëndje ta dallojnë Shpirtin e te Vërtetës nga shpiri djallëzor. Dhe gjatë gjithë kësaj kohe, besimi i klerikëve do të shkelet nga armiku më i madh i Hyjit që ka ecur ndonjëherë në Tokë – antikrishti. Ai do t’i joshi ata dhe do t’i tërheqi drejt një rrjete të mëdhe mashtrimi dhe dëshpërimi. Influenca e tij mbi ata do të jetë si një errësirë e madhe, që do të bjer mbi ata dhe do ta shuaj Dritën e shpirtrave të tyre dhe shumë, pas kësaj, do t’i shesin shpirtrat e tyre tek Satani .

Të gjitha këto ngjarje duket sikur do të jenë një zhurmë e madhe, si gjëmimet e bubullimës, por bisha nuk vepron në këtë mënyrë. Jo, misioni i tij do të shihet si një ungjillizim i madh i botës, që do të shfaqet në shumë mënyra. Ai do të duket të jetë kaq tërheqës, sa nuk do të jenë vetëm ata shërbëtorët e shenjë, ndriçuesit e Hyjit, të zgjedhur për ta udhëhequr popullin e Tij në Tokë drejt shenjtërimit, të cilët do të bien viktimë ndaj mashtrimit. Armiqtë e Hyjit do ta mbështesin gjithashtu lëvizjen e re ungjilltare, e cila do të deklarohet në faza dhe jo me trumpeta të mëdha, sepse kjo do të krijonte shumë dyshime.

Kushtetuta të reja do të futen të cilat do të duken ta përmirësojnë jetën e të vërfërve të botës. Pastaj bashkimi i shteteve do të krijohet përmes bankave, bizneseve, marrëveshjeve të tyre si miq në rastin e luftrave të ardhme, politikave dhe përfundimisht, feja. Fazat tashmë kanë filluar dhe plani është kordinuar për më tepër se 7 vjet dhe në hollësira të mëdha.

Ajo që Unë ju kërkoj është që të qëndroni gati dhe të luteni për të gjithë priftërinjtë e Mi, që t’i ruajnë Hiret, që Unë hedh mbi ata për të më shërbyer Mua dhe të mund ta ruajnë Besimin e Vërtetë.

Vetëm e Vërteta është e përjetshme.

Vetëm e Vërteta e Fjalës Sime do ta ruaj jetën – jetën e shpirtit, si dhe jetën e kësaj Toke.

Gënjeshtrat, e paraqitura si e Vërteta, vijnë nga Satani, që është i dënuar përjetësisht. Ata që e ndjekin atë, që i zbatojnë mënyrat e tij dhe bëhen shërbëtorë të tij, do të zhyten në errësirë dhe do ta vënë veten në rrezik të madh.

Vetëm e Vërteta do t’ju shpëtoj. Unë Jam e Vërteta. Më ndiqni vetëm Mua, sepse asgjë tjetër nuk mund t’ju sjelli dashuri, paqe, gëzim apo lumturi të përjetshme. Vetëm duke më ndjekur Mua dhe Fjalën Time të Shenjtë – ashtu si Unë ja dhashë botës, ku nuk 
është ndryshuar – ju mund të shpëtoheni.