Kerko Mesazhet ketu

Monday 9 June 2014

Nëna e Shpëtimit: Numri 1 do të përdoret si një simbol në librin e ri

E Premte, 6 Qershor 2014, në 23:15

Bija ime e dashur, botës së shpejti do t’i paraqitet, prej armiqve të Birit tim, një libër i keq, i cili do të ketë numrin 1 të gdhëndur brënda kapakut të vet në ngjyrë të kuqe dhe të zezë me kokën e bricjapit të fshehur brënda vizatimit të vet.

Tek ata që nuk janë më të ditur, ky libër do të deklarohet të jetë një botim i rëndësishëm, i cili do të bashkoj botën. Ai do të duket të jetë burimi më i madh në sjelljen e bashkimit të botës dhe do të inkurajoj të gjithë ata që e lexojnë atë të përshtaten ndaj një mënyre të re të së menduarit; një mënyre të re të besimit në vetvete; të qënurit i mirë ndaj vetvetes; që të mund të bashkoheni, në një, me të tjerët që ndjekin këtë udhë drejt lartësimit të vetvetes.

Ky libër do të bëhet një doktrinë për t’i bashkuar të gjitha kombet; të gjitha besimet fetare; të gjitha politikat; të gjitha rregullat dhe pikpamjet ekonomike. Ai do të përdoret për të krijuar një shoqëri të re mbarë botërore, ku mungojnë fetë që e nderojnë Birin tim, Jezu Krishtin. Ai do të jetë pjesë e programit të shkollave dhe gjithë qeveritë do të inkurajohen ta adaptojnë filozofinë e tij, si pjesë e kushtetutës së vëndeve të tyre.

Numri 1 do të përdoret si një simbol në librin e ri dhe njerëzit do të mbajnë emblema, me qëllim që ta deklarojnë publikisht besnikërinë e tyre ndaj kësaj aleance mbarë botërore. Gjithçka do të jetë gati, që kur antikrishti të ngrihet, libri do të duket të luaj një rol në diktaturën e tij. Libri do të aprovoj çdo doktrinë të rreme; çdo fallcitet në Sytë e Hyjit; të pavërteta dhe një filozofi të rrezikshme, që do t’i çoj të gjithë ata që e pranojnë përmbajtjen e tij në gabim të rëndë. Aftësia e njerëzve për të dalluar të drejtën nga e gabuara do të dobësohet për shkak të tij. Moraliteti i tyre do të vihet në pyetje dhe paganizmi, i maskuar si një fe që i mirëpret të gjithë, do të ndërthuret me dinakëri në çdo paragraf.

Shumë njerëz do të duan ta blejnë këtë libër, sepse do të deklarohet të jetë një zbulim kaq mahnitës në botën e politikës. Ai do të bëhet një libër, që promovon një formë të komunizmit, por që do të shihet si diçka me një spiritualitet unik, që do të preki zemrat e shumë vetave. Ai do të jetë gjithçka që është në kundërshtim me Fjalën e Vërtetë të Hyjit. Ai do të jetë një libër, që do të filloj ungjillizimin e botës të besoj në rëndësinë e humanizmit. Ai do ta lartësoj njerëzimin; inteligjencën e njeriut; progresin e njeriut; fuqinë e madhe shkencore të njeriut dhe rëndësinë mbi kontrollin e të gjitha vëndeve në të njëjtën mënyrë.

Gjithçka është planifikuar për të siguruar që antikrishti të jetë i mirëpritur mes festimeve të mëdha. Por, mos u gënjeni, ky libër do të jetë pregatitur nga ai që do ta deklaroj veten mbreti i botës. Dhe të gjithë njerëzit do të jenë të gëzuar për një botë të re; një fillim të ri dhe një udhëheqës të ri. Më pas, ai do të mirëpritet në Kishën e Birit tim me librin e herezisë. Dhe kur ai të ulet në fronin në tempullin e ri, të gjithë do ta trajtojnë atë si Krishti. Menjëherë pas kësaj, ai do të gënjej botën të besoj se ai është Biri im, Jezu Krishti.

Kjo do të jetë koha e shumë lotëve – lotë, që do të rrjedhin nga Qielli për shkak të mashtrimit, që do të përfshij kaq shumë njerëz. Të gjitha këto pregatitje kanë filluar dhe kështu edhe Hyji pregatitet të luftoj për ata që bien nën influencën e antikrishtit. Pregatituni mirë, fëmij të dashur, sepse do t’ju duhet çdo ndihmë nga Qielli për t’ju ndihmuar të rezistoni gjatë kohëve që do të vijnë.

Ecni përpara me shpresë, sepse ajo periudhë do të jetë e shkurtër, pasi Hyji nuk do ta lejoj bishën të zotëroj për më shumë nga se është e nevojshme, sipas Shkrimit të Shenjtë. Besoni, shpresoni dhe të jeni mirënjohës që ju jepet e Vërteta tani, sepse kështu do të jeni në gjëndje të pregatiteni. Jepini gjithmonë falenderime Hyjit për Mëshira të tilla, sepse Ai është kaq Bujar që sa më shumë ju e thërrisni Atë, përmes Birit të Tij të dashur, aq më shumë Ai do ta dobësoj ndikimin e sprovave të tilla.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/06/mother-of-salvation-the-figure-one-will-be-used-as-a-symbol-in-the-new-book/