Kerko Mesazhet ketu

Monday 16 June 2014

Pa Dritën Time nuk ka asgjë përveçse errësirës së shpirtit. As paqe. As dashuri. As shpresë. As Jetë

E Martë, 10 Qershor 2014, në 12:05

Bija Ime fort e dashur, njerëzit mund të pyesin se përse është e rëndësishme që Sakrifica e Meshës së Shenjtë të ruhet me çdo kusht? Mesha është pika kryesore e Pranisë Sime – Pranisë Sime të Vërtetë në botë. Prania Ime i sjell të dyja Jetën dhe Dritën. Ajo do të sjelli Jetë tek shpirti dhe e mbush atë me një Hir të vetëm. Ajo do të sjelli me vete Dritë – Dritën Time – e cila është më e fuqishme se dielli. Një rreze e Dritës Sime është e mjaftueshme për të ndriçuar një dhomë që është në errësirë. Për aq kohë sa Eukaristia Ime e Shenjtë është mbajtur në lavdi të madhe mbi altarët e Kishave të Mia, do të ketë jetë. Pa atë do të ketë errësirë. Kur Unë nuk Jam i Pranishëm, nuk ka aspak Dritë. Pa Dritën Time nuk ka asgjë përveçse errësirës së shpirtit. As paqe. As dashuri. As shpresë. As Jetë.

Çfarëdo lloj rregullash të reja që do të imponohen mbi ju në emër të ungjillizimit dhe modernizmit, në Emrin Tim, dijeni se nëse Eukaristia Ime nuk do të nderohet më, ashtu si Ajo duhet dhe ashtu si Ajo është caktuar të jetë, të jeni të sigurtë se nuk do të jetë gjatë kur Ajo e tëra do të zhduket.

Në ditën që kjo të ndodhi do të ketë një errësirë, që do të bjer mbi Tokën. Ju nuk do ta shikoni atë, por ju do ta ndjeni atë në zemrat e ftohta të njerëzve, sepse deri atëherë njerëzimi do të ketë ndryshuar. Kur Prania Ime të dobësohet, portat e Ferrit do të hapen dhe antikrishti do të zër Vëndin Tim në Kishën Time. Do të jetë ai që nuk vjen nga Unë, i cili do të ulet në fronin që me të drejtë është i Imi. Dhe do të jetë para tij që Kisha Ime do të gjunjëzohet tek këmbët e tij. Kjo do të jetë tradhëtia më e madhe ndaj Meje, Jezusit tuaj, që kur Judas më dorëzoi Mua tek armiqtë e Mi për t’u kryqëzuar.

Do të jetë Kisha Ime, ajo që do të persekutohet në fillim dhe ata që janë me besim të dobët do t’i bëjnë nderime bishës. Do të jenë këta njerëz që pohojnë se përfaqësojnë Kishën Time – ata që do të më kryqëzojnë Mua, edhe njëherë. Kur mashtruesi të deklaroj se ai jam Unë, ora do të filloj të bjerë dhe pastaj me një zhurmë shurdhuese të qiellit që hapet dhe kërcitjes së bubullimës, Kthimi Im do të lajmërohet. Atëherë bota do ta kuptoj të Vërtetën e Premtimit Tim për t’u Kthyer për të marrë përfundimisht Mbretërinë Time, dhe për të sjellë bashkimin tek Kisha Ime, Kisha Ime e Vërtetë – ata që mbeten besnikë ndaj Meje, përmes gjithë sprovave dhe mundimeve.

Asgjë nuk mund ta mposhti Kishën Time, sepse nën Udhëheqjen dhe drejtimin Tim, Ajo do të mbetet e padepërtueshme kundrejt bishës dhe të gjithë atyre tradhëtarëve që do të më kenë tradhëtuar Mua për fitimet e tyre vetjake.

Dëgjojeni tani Premtimin Tim. Gjithçka që Unë ju tregova se do të ndodhte, do të ndodhi. Gjithçka që Unë ju premtova, do të përmbushet. Gjithçka që është e Imja është e juaja. Ju të gjithë më përkisni Mua. Qëndroni pas Meje për jetën e shtrenjtë, sepse pa Mbrojtjen Time, ju do të bini në gabim dhe kjo do ta thyej Zemrën Time. Kurrë mos më braktisni Mua, për atë që ju urren. Unë kurrë nuk do t’ju braktis, sepse Unë jua dua shumë. Unë ju sjell drejt Meje dhe ju prapë tërhiqeni. Përse? Nga se kini frikë? A nuk e dini se jeni nga Unë dhe se kjo është e drejta e lindjes suaj natyrore? Mbështetuni tek Unë, ndjekësit e Mi të dashur, sepse së shpejti ju do të ndjeheni të humbur dhe nuk do të dini se nga të ktheheni. Dhe Unë do të jem duke pritur, për t’ju sjellë ju Dashurinë Time dhe për t’ju ofruar ngushëllim.

Ejani. Mos u trëmbni nga Unë. Unë vij vetëm me dashuri për t’ju sjellë Paqen Time.

Drita Ime ju bën të shikoni.

Dashuria Ime ju sjell shpresë.

Zemra Ime ju sjell ngushëllim.

Duart e Mia ju shërojnë.

Sytë e Mi ju shikojnë.

Plagët e Mia ju tërheqin.

Trupi Im ju ushqen.

Dhimbja Ime është e juaja.

Dhimbja juaj është e Imja.

Mëshira Ime do t’ju shpëtoj.

Fjala Ime është udha juaj drejt Mbretërisë Sime.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/06/10/without-my-light-there-is-nothing-but-darkness-of-the-soul-no-peace-no-love-no-hope-no-life/