Kerko Mesazhet ketu

Sunday 31 August 2014

Gjithmonë të bëni kujdes ndaj përçarjeve që dëshmoni në botë

E Mërkurë, 13 Gusht 2014, në 16:03

Bija Ime fort e dashur, zemërimi i Satanit kurrë nuk ka qënë kaq intensiv sa ai shkakton vuajtje të çdo lloji mbi fëmijët e Hyjit, në çdo skaj të botës. Sa më e madhe trazira aq më e madhe është prania dhe influenca e tij. Por ai është i pafuqishëm i vetëm dhe është vetëm përmes influencës, që ai ushtron mbi ata që janë të hapur ndaj tij, që ai mund të shkaktoj persekutime të tilla djallëzore.

Sa më shumë shpirtra që ai zapton aq më i keq është persekutimi dhe aq më shumë ai torturon. Kur njerëzit që janë besnikë ndaj Meje, e lejojnë atë të krijoj rrëmujë dhe dëshpërim në zemrat e tyre, helmi që derdhet është i llojit më të keq. Është atëherë kur ata kthehen kundër njëri tjetrit, luftojnë dhe përçahen deri sa e shkatërrojnë njëri tjetrin.

Gjithmonë të bëni kujdes ndaj përçarjeve që dëshmoni në botë, qofshin ato në politikë, në fe apo mes ndjekësve të Mi, sepse ato i kanë gjithmonë rrënjët në strehën e bishës, sundimi i të cilit mbi njerëzimin i ka ardhur fundi. Megjithatë, ai nuk do të ndaloj për asnjë sekondë në planin e tij për të shkatërruar të gjithë besnikërinë ndaj Meje, Jezu Krishtit.

Është vetëm kur ju e pranoni Fjalën Time, ndërsa Unë e jap tani tek juve, që ju do të gjeni hirin për të më kërkuar Mua t’ju drejtoj përmes këtij rreziku djallëzor. Asnjë nga ju nuk është mjaft i fortë në besimin tuaj për të luftuar influencën e djallit.

Pa lutje ditore, ku ju lypni për Ndihmën Time, ju nuk do të jeni në gjëndje të qëndroni pranë Krahë Meje. Por kur Unë hedh hire të tilla mbi ju, ju do të bëheni të guximshëm dhe do ta keni forcën për të qëndruar besnikë ndaj Meje. Vetëm atëherë e Vërteta do t’ju mbroj.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/08/13/always-be-wary-of-the-divisions-you-witness-in-the-world/