Kerko Mesazhet ketu

Sunday 31 August 2014

Nëna e Shpëtimit: Koha që profecitë e La Salette dhe Fatima të përmbushen është shumë afër

E Mërkurë, 13 Gusht 2014, në 14:39

Fëmijët e mi të dashur, koha që profecitë e La Salette dhe Fatima të përmbushen është shumë afër. Ju nuk duhet t’i trëmbeni këtyre kohëve por, më mirë, t’i pranoni ato sepse ju duhet ta dini se Besëlidhja e Atit Tim përfundimisht do të përmbushet ashtu si duhet. Antikrishti, gradualisht, do të zër vëndin e tij në Kishën e Birit tim në tokë dhe asgjë nuk do ta ndaloj këtë të ndodhi. Shumë do t’i mohojnë profecitë, të cilat unë i zbulova botës dhe ata do ta bëjnë këtë në dëm të vet.

Ata që refuzojnë të pranojnë paralajmërimet e dhëna botës, dhe që ndjekin armiqtë e Hyjit, do t’i vënë shpirtra e tyre në rrezik dhe është për këta shpirtra të gënjyer që unë ju kërkoj të luteni me zell.

Beteja për racën njerëzore dhe për shpëtimin e të gjithë fëmijve të Hyjit është duke u luftuar tani dhe lëndim i madh është duke u shkaktuar mbi të gjithë ata që qëndrojnë të palëkundur ndaj të Vërtetës për të gjitha që Biri im i ka treguar botës.

Ju kurrë nuk mund të merrni një pjesë të Fjalës së Tij apo Biblën e Shenjtë dhe pastaj ta hidhni atë poshtë në favor të diçkaje, që mund t’ju bëj të ndjeheni më rehat.

E Vërteta nuk është kurrë e lehtë për t’u pranuar sepse ajo mund të ngjalli frikë në zemrat e të Krishterëve madje më trima dhe më të guximshëm. E Vërteta gjithmonë refuzohet dhe kur gjëmbat u vendosën mbi Kokën e Shenjtë të Birit tim, Jezu Krishtit, priftërinjtë dhe pleqtë në atë kohë ishin duke u lutur në tempull duke i dhënë lavdi Hyjit, ndërsa grupi i tyre e mallkonte Atë kur Ai vdiq në Kryq.

Kështu ishte atëherë dhe po kështu do të jetë kur bota të ngrihet kundër Fjalës së Hyjit dhe ta kthej atë mbrapsh dhe përmbys.

Unë ju bëj thirrje, fëmijë të dashur, ta pranoni të Vërtetën pasi ajo do të jetë mjeti me të cilën ju do të marshoni më me lehtësi drejt Mbretërisë së Epokës së Re. Nëse nuk e pranoni çfarë po ju thuhet tani, shumë shpirtra do të bien në gabim dhe do të përkrahin bishën. Ata do të dorëzojnë çdo të drejtë individuale civile dhe lirinë kur ata i adhurojnë armiqtë e Birit tim deri kur, më në fund, ata do ta dorëzojnë shpirtin e tyre tek i ligu.

Frika ndaj të Vërtetës mund të çoj në pakënaqësi sepse ajo mund të jetë shumë e vështirë për t’u gëlltitur. Pakënaqësia çon në zemërim dhe zemërimi çon në urrejtje. Urrejtja kundër këtij misioni, dhe çdo misioni tjetër para tij, do të rritet dhe ata që më duan mua, Nënën e Hyjit, do të inkurajohen ta mohojnë atë. Sa më trishton mua kur emri im përdoret për të fyer Fjalën e Jezu Krishtit, Shpëtimtari një i vetëm i njerëzimit.

Ngatërresa do të krijohen mbi grupet e mia Mariane sa ata do të fillojnë të dyshojnë paralajmërimet që unë isha udhëzuar t’i paraqesja botës në La Salette dhe në Fatima. Njerëzit do ta shpërfillin çfarë unë thashë dhe ata do të besojnë se profecitë e dhëna janë për një kohë tjetër në një të ardhme shumë të largët.

Ndërsa të gjitha trazirat shpërthejnë dhe kur Doktrina e përmbajtur në Librin e Atit tim është ri-shkruar dhe e paraqitur botës sikur të jetë e vërtetë, vetëm ata me dijen e vërtetë do ta kuptojnë të Vërtetën.

Ju duhet të luteni fortë për mbijetesën e Kishës së Birit tim, Trupi i Tij në tokë, me qëllim që Ai të mos flaket tutje dhe t’ju hidhet qenëve. Kur ajo ditë të ndodhi, Drejtësia e Hyjit do të ndërhyj dhe njerëzimi do ta kuptoj, më në fund, se si është të zhytet në errësirë.

Dita që Drita e Hyjit të jetë shuar është koha kur të gjitha gjërat do të përmbushen ashtu si u profetizuan.

Nëna juaj e dashur
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/08/13/mother-of-salvation-the-time-for-the-prophecies-of-la-salette-and-fatima-to-be-fulfilled-is-very-close/