Kerko Mesazhet ketu

Monday 1 September 2014

Ata që ndërhyjnë me Vullnetin e Hyjit në Planin e Tij për të shpëtuar shpirtrat do të pësojnë Zemërimin e Atit Tim

E Enjte, 14 Gusht 2014, në 15:00

Bija Ime fort e dashur Unë dëshiroj të bëhet e ditur se ata që ndërhyjnë me Vullnetin e Hyjit në Planin e Tij për të shpëtuar shpirtrat do të pësojnë Zemërimin e Atit Tim.

Kur njeriut i jepet një dhuratë e madhe, përmes Vullnetit Hyjnor të Atit Tim të Përjetshëm, dhe pastaj e hedh atë tutje, Ati Im derdh lot. Por kur një njeri përpiqet të ndaloj, dëmtoj apo të ndërhyj në Planin Tim për të kryer Besëlidhjen e Atit Tim, për t’i sjell shpëtimin botës, ai do të vuaj së tepërmi për këtë. Kur një njeri beson në vetë fuqinë e tij mbi atë të Hyjit, ai do të bëhet i pafuqishëm. Dhe, kur një njeri më përqafon Mua, ashtu si bëri Judas, më thotë se më do Mua , më puth Mua në faqe dhe pastaj më tradhëton Mua, ai nuk është më i mirë se ai që më dorëzoi Mua tek xhelatët e Mi.

Unë i sjell njerëzimit hire të mëdha në këto kohë. Unë i sjell njeriut Dhurata të mëdha përmes këtij misioni, dhe çfarë bën ai? Ai pështyn në Fytyrën Time, kaq i mbushur me xhelozi, inat dhe urrejtje është ai në shpirtin e tij. Ata që e bëjnë këtë do të pushtohen nga një dëshpërim i thellë, i lindur prej një vetmie, si të tillë ata kurrë nuk e kanë kuptuar më parë. Ata do të vuajnë dhimbjen e ndarjes nga Hyji në këtë jetë në tokë dhe kur ajo të ndodhi, ata do ta dinë se kjo është shkaktuar prej tradhëtisë së tyre ndaj Meje, Jezu Krishtit, Shpëtimtari i tyre i vetëm. Megjithatë, ata do të kuptojnë gjithashtu gjerësinë e plotë të Mëshirës Sime të Madhe sepse, duke ju dhënë atyre këtë vuajtje në tokë, Unë jam duke ju dhënë atyre një mundësi për t’u penduar dhe të bëhen të plotë përsëri. Kur ata e pranojnë Vullnetin Tim, me dinjitet, Unë do t’ju sjell atyre jetë në Mbretërinë Time të Re.

Zgjohuni të gjithë ju dhe kuptojeni se dëshira Ime e vetme është që t’ju pushtoj në Krahët e Mi të Dashur. Unë nuk jam armiku juaj – Unë ju dua dhe ju dëshiroj me një kënaqësi që ju nuk mund ta kuptoni. Unë i dërgoj profetët jo për t’ju trëmbur por për të nxjerrë të Vërtetën, që Unë të mund të sjell Shpëtimin e Përjetshëm tek të gjithë ju dhe, sidomos, tek ata që nuk e meritojnë aspak.

Ejani. Dëgjojeni Thirrjen Time – Plani Im do të përmbushet pavarësisht se sa shumë ju e kundërshtoni atë. E vërteta e plotë për çfarë është e nevojshme për ju për të kërkuar të drejtën tuaj të dhënë nga Zoti të trashëgimisë suaj, do të bëhet e ditur së shpejti.

Kur Unë të vij me këtë lajm ju duhet ta mirëprisni atë ose përndryshe do ta humbisni shpirtin tuaj.

Jezusi juaj i Dashur

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/08/14/those-who-interfere-with-the-will-of-god-in-his-plan-to-salvage-souls-will-incur-the-wrath-of-my-father/