Kerko Mesazhet ketu

Sunday 21 September 2014

Shumë njerëz jobesimtarë do të lartësohen nga armiqtë e Mi dhe do të mësohen se si të ungjillizojnë

E Shtunë, 14 Shtator 2014, në 17:45

Bija Ime fort e dashur çfarëdo që mund të vij, Fjala e Vërtetë e Hyjit do të vazhdoj të mbetet e gjallë, edhe pse ajo do të mbështetet vetëm nga një pjesë e mbetur e Kishës Sime.

Profetët e rremë, siç është parathënë, do të ngrihen në numër të madh për të përhapur gënjeshtra, përmes një forme globale mashtruese të ungjillizimit. Atyre do t’ju jepet autoritet nga ata që pohojnë se më përfaqësojnë Mua, që të tërheqin miliona në të ashtu-quajturën version i ri, i modernizuar i Kishës Sime të Shenjtë në tokë. Oh sa do të gënjejnë ata kaq shumë veta me versionin e tyre të shtrembëruar të Fjalës Sime, e cila do të mbuloj shumë herezi. Vetëm të mënçurit do t’i dallojnë këto të pavërteta, sepse ato do të jenë të fshehura me kujdes përbrënda një doktrine të rreme, e cila do të duket të jetë një frymë e re.

Shumë lavdërime do të hidhen mbi ata armiqtë e Mi, që kanë infiltruar Kishën Time, për ta pregatitur atë për ardhjen e antikrishtit. Ata do të krijojnë shumë zhurmë në mbledhjet e tyre publike dhe, ndërsa ata do të më shajnë Mua me gënjeshtrat e tyre, zbulime të pavërteta do të bëhen gjithashtu rreth Meje Kush Unë Jam në të vërtetë; Lidhjen Time me Atin Tim të Përjetshëm; Mësimeve të Mia dhe Hyjnisë Sime. Ata do ta përzjejnë të Vërtetën me gënjeshtra me qëllim që të mashtrojnë të Krishterët nga frika se do të shihen për çfarë ata janë.

Shumë njerëz jobesimtarë do të lartësohen nga armiqtë e Mi dhe do të mësohen se si të ungjillizojnë. Shumë do të bëhen ena e gatshme e bishës, e cila do t’i mbushi ata me fjalët e doktrinës prej Ferrit. Ju, ndjekësit e Mi të dashur, duhet të vini në pyetje gjithçka që ju kërkohet ta dëgjoni, të cilën ata, armiqtë e Mi, do t’ju thonë është për t’i dhënë jetë të re Fjalës e përmbajtur në Shkrimin e Shenjtë. Juve do t’ju jepen lutje të reja nga profetët e rremë, të cilat më fyejnë Mua dhe blasfemojnë kundër Hyjnisë Sime. Ndërsa miliona do të ngrihen dhe do të recitojnë këto lutje të reja, po ashtu, edhe ata profetë të rremë. Ata do t’i mësojnë fëmijët e Hyjit se si ta adhurojnë bishën, përmes një forme të re të ceremonisë fetare. Kjo ceremoni e re do t’i çoj të gjithë ata që ngrihen dhe ndjekin profetët e rremë drejt një kishe mbarë botërore, e cila do të nderoj bishën.

Ata shërbëtorët e Mi të shenjtë që do ta kuptojnë, mjaft shpejt, planin djallëzor të krijuar për të gënjyer ndjekësit e Mi, do të ndjehen të pafuqishëm. Shumë do ta besojnë mashtrimin, sepse ata do të kenë kaq pak besim sa nuk do ta marrin aspak mundimin ta lexojnë doktrinën e re fallco dhe prandaj, ajo do të adaptohet nëpër Kisha pa shumë kundërshtime.

Kur Fjala Ime të jetë shkatërruar, asgjë e mirë nuk do të vij prej saj dhe ligësia do të përparoj. Unë ju jap këtë paralajmërim për të mirën e shpirtrave tuaj dhe për t’ju pregatitur për braktisjen më të madhe në historinë e njerëzimit, e cila do ta pushtoj Fjalën e Hyjit.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2014/09/14/many-lay-people-will-be-elevated-by-my-enemies-and-taught-how-to-evangelise/